S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, April 12, 2022

Kërkohet një President/e! Shkruan Skeja-

 Kërkohet një President/e! 


Nga Hamdi Skeja!


Kur lexoj këto njoftimet më kujtojnë rubrikën në gazetat Rozë, me titull “djemtë kërkojnë vajza, vajzat kërkojnë djem”. 

Kjo rubrikë fillonte me jam e/i bukur, kaq e kaq gjatësi, kaq e kaq kg, tregonin flokët, profesionet dhe pasionet, tregonin madje edhe sesi kërkonin lidhjet! 

E njejta gjë më ngjan edhe me Presidencën!


Këto kohë kam lexuar propozime të çuditshme, por edhe kam lexuar propozime pellazgësh fejskujane! 

Këto vetdeklarimet e vlerave duke i nxjerr në katundin e madh të facebook-ut, duke tundur dhe shkundur zbulimet dhe ç’virgjerimet e mendjeve të kamura për famë, më ngjajnë me ato premtimet e lidhjeve martesore që pas betimit që, “do jem përgjithmonë me ty” vjen edhe ndarja pastaj. E premtimet përfundojnë në koshin e mbeturinave. 

Në një faqe portali mes shumë llumëve ishin edhe dy gra që sipas meje janë të larta. Gjithsesi unë e dhashë mendimin tim, të drejtë! 

Por nuk tolerohen këto vetdeklarimet e vlerave pasi duhet pritur që dikush tjetër të na zbuloj vlerat (nëse kemi gjithmonë). 


Kërkohet një President/e nuk po kërkohet një lopë në pazar, nuk po kërkohet një çift kau për njërin krahë që të lëroj tokën, po kërkohet një President. 

Mund të lind pyetja se çfarë mendimi kam unë?! 

-Jam për një Presidente Femër, jam për një Kryeministre Femër, ama të jenë të pastra, të jenë persona që kanë kontribuar për këtë popull, në një mënyrë, ose në një tjetër. 

Presidenca duhet të mos anoj nga krahët politik dhe të jetë i pavarur. 

E kur them mos të ketë varësi as nga e majta, as nga e djathta dhe të mbroj interesat e popullit, të respektoj kushtetutën, të drejtën dhe njerëzoren. 

Aq më tepër mos të ketë ngjashmëri me këtë kancerozin që kemi, dhe mos dali si Kim-kinezja një ditë në mal, një ditë në fushë, një natë muzikë tallavaje, e një natë muzikë popullore. 

Presedenca mos të kthehet në një lokal rrugeçërisht që pijnë alkool e kokainë duke kërcyer me Mandi Nishtullën! 

Presidenca duhet mbajtur në lartësinë që meriton e jo me pellazgët fejzukjan! 


Presidenca nuk duhet të kthehet në rubrikën e gazetave rozë ku “djemt dhe vajzat kërkojnë”. 

Kaq për sot! 


Hamdi Skeja!

Wednesday, March 9, 2022

Në pamundësi për të vënë në punë trurin, mbyll gojën Balluku!

Nga Elona Caslli 


 Në pamundësi për të vënë në punë trurin, mbyll gojën Balluku!


Balluku makina nuk është veçse mjet lëvizës për t'u zhvendosur nga një pikë në një tjetrën për një qëllim të caktuar, fjala bie për të blerë cigare. Jo Balluku! Është përtej kësaj. Makina është edhe mjet pune për shumë shqiptarë Balluku.


A e di domethënien e fjalës " punë"  Balluku?!  Kur them " punë", nuk nënkuptoj xhirot mbi borëpastruese dhe videot në fejsbuk Balluku. 


Nënkuptoj një njeri që ngrihet  pa u gdhirë ende dhe atë makinën e përdor për të furnizuar marketin modest që ka në një lagje. E përdor për të blerë frutat apo perimet diku gjetkë dhe i sjell në market për banorët e zonës. Me një llogari të thjeshtë Balluku, nëse nafta rritet, do të rriten edhe çmimet në atë market ndërkohë që rrogat janë po ato.  Ky shembull kaq i thjeshtë do të mjaftonte për të ta mbyllur gojën Balluku. 


A e di çfarë do të thotë fjala " rrogë" Balluku?!  Kur them rrogë nuk nënkuptoj bakshishet e majme që kabineti rilindas i njeh mirë. Nënkuptoj atë shumë parash të dukshme për të cilat firmos në bankë kur i tërheq.


A e njeh rëndesën e faturave në fund të muajit Balluku për çdo familje shqiptare?! A e di raportin e faturave me rrogën?! Çmimet Balluku jane evropiane, por rrogat janë shqiptare.


A e di Balluku se sipas të dhënave të fundit një pjesë e mirë e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi t'u mundësojnë fëmijëve pushime verore?!


Ti nuk di asgjë  Balluku, pasi jeton në një dimension paralel mes paditurisë dhe papërgjegjshmërisë, mes Dubait dhe dalldisjes së një ministreje që fyen dhe poshtëron një popull të tērë me deklaratën; Mos e përdorni makinën për të blerë cigare.


Në një vend normal pas kësaj deklarate duhet të kishe fluturuar nga ai post, por duke qenë se jetojmë në një vend anormal ti vazhdon të jesh ministre dhe në pamundësi për të vënë në lëvizje trurin, hap gojën kur të mundesh e si të mundesh duke poshtëruar dhe shkelur shqiptarët me çdo fjalë që nxjerr nga goja. 


Balluku në pamundësi për t'u ngritur deri në nivelin e mendimit, zbrit në nivelin e heshtjes dhe mbyll gojën!


Post Scriptum- Meqënëse deklaratën e bëre në 8 mars Balluku, në një ditë që është e shënuar për çdo grua gjej rastin të të rikujtoj një shprehje të Kunderës- Jo çdo grua meriton të quhet grua. 


Elona Caslli

Tuesday, March 8, 2022

Gruaja e Zelensky përshkruan situatën në Ukrainë: Kjo javë ishte e tmerrshme


Gruaja e presidentit të Ukrainës, Olena Zelensky, ka bërë një postim të gjatë në Instagram. Ajo përshkroi disa momente të tmerrit që po përjetojnë qytetarët e Ukrainës.

Postimin u kujdes ta bëj në tri gjuhë, ukrainase, gjermane dhe atë angleze, në mënyrë që të kuptohet nga e gjithë bota shkrimi i saj.

Gjatë kësaj jave ajo pati kërkesa nga përfaqësues të mediave nga e mbarë bota për intervistë. Dhe përmes këtij postimi ajo vendosi të jap dëshminë e saj nga Ukraina.

“Ishte e pamundur të besohej ajo që ndodhi një javë më parë. Vendi im ishte i qetë dhe qytetet, qytezat dhe fshatrat ishin plot me jetë.

Më 24 shkurt u zgjuam duke u paralajmëruar fillimi i luftës. Tanke kaluan kufirin ukrainas, avionët hynë në hapësirën tonë. Qytetet u rrethuan nga raketat.

Unë dëshmoj: pavarësisht garancive të propaganduesve të Kremlinit, të cilët e quajnë këtë pushtim “operacion special”, është vrasja e civilëve!

Gjëja më e keqe është të lexosh për fëmijët viktima. Duke nisur nga tetëvjeçarja Alice, e cila vdiq në rrugën Okhtyrka – gjyshi i saj u përpoq ta mbulonte me trupin e tij. Ose për Polinën nga Kievi, e cila vdiq nga granatimet së bashku me prindërit e saj. 4-vjeçari Arseniy … Në periferi dikur afër kryeqytetit, një një djal u godit në kokë dhe ambulanca nuk munden të arrinin ta shpëtojnë.

Kur Rusia të thotë përsëri se “nuk po bën luftë kundër civilëve”, unë do të jem e pari që do t’i kundështoj ata.

Unë dëshmoj se gratë dhe fëmijët tanë tani jetojnë në strehimore dhe bodrume me bomba. Me siguri i keni parë këto foto nga metroja e Kievit dhe Kharkiv, ku njerëzit shtrihen me të vegjlit e tyre dhe kafshët shtëpiake. Për ukrainasit për një javë – ky është një realitet i tmerrshëm.

Ka qytete ku familjet nuk mund të largohen nga strehimoret për disa ditë.

Fëmijët tanë japin mësime në bodrume. Fëmija i parë i luftës, i cili pa qiellin e qetë, por tavanin prej betoni të bodrumit, lindi në ditën e parë të pushtimit. Tani ka disa fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetën e tyre.

Dëshmoj se kjo luftë po bëhet kundër popullatës civile jo vetëm me granatime: njerëzit që varen nga trajtimi dhe kujdesi i vazhdueshëm nuk mund ta marrin atë në mënyrë cilësore.

Me sa vite burg mund të dënohen dy kosovarët që shkuan të luftojnë në Ukrainë?


Me sa vite burg mund të dënohen dy kosovarët që shkuan të luftojnë në Ukrainë?

Sot u raportua se dy kosovarë nga Komuna e Suharekës kanë tentuar të kalojnë kufirin në Ukrainë, për të luftuar përkrah luftëtarëve ukrainas kundër atyre rusë.

Por, pjesëmarrja në luftime të huaja jashtë shtetit të Republikës së Kosovës është i dënueshëm me Ligjin që ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2015, i cili parasheh që shkelësit e këtij Ligji të dënohen me 3-15 vite burgim.

Në anën tjetër, organizimi apo udhëheqja e grupeve për dërgim me qëllim lufte ne shtetet tjera dënohet me 5-15 vite burg efektiv.

Në një prononcim të mëhershëm të avokatit Asdren Hoxha për Albnews, i njëjti kishte konfirmuar se pjesëmarrja në luftëra të huaja është në kundërshtim me Ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

“Pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në lufta të huaja jashtë vendit, sipas Ligjit 05/L-002, organizimi dhe udhëheqja janë të dënueshme nga 5-15 vite burgim. Ndërkaq, pjesëmarrja e thjeshtë dënohet nga 3-15 vite burgim”, kishte deklaruar ai.

Për interesimin e kosovarëve që të marrin pjesë në luftën Ukrainë-Rusi, ishte deklaruar më parë edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, i cili kishte thënë se disa qytetarë nga Kosova i kanë kërkuar atij mënyra se si të shkohet në Ukrainë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, gjithashtu kishte deklaruar se Kosova dhe vendet e rajonit po rekrutojnë militantë për në Ukrainë, por kjo deklaratë ishte përgënjeshtruar nga shefi i Kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

“Akuza e rreme e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov, se #Kosova po dërgon mercenarë në Donbass, është pjesë përbërëse e fushatës dezinformuese që kërkon të justifikojë agresionin ushtarak kundër #Ukrainës. Kosova përkrah aleatët e saj dhe Ukrainën në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë”, kishte deklaruar Vela në Twitter.

Për deklaratat e Lavrov kishin reaguar edhe përfaqësues nga shtetet e tjera të rajonit, ku disa nga ta edhe ishin tallur me pretendimet e tij.

Ende nuk dihet nëse dy kosovarët nga Suhareka që u deklaruan për media sot në afërsi të kufirit me Ukrainën do të arrijnë të futen në territorin ukrainas, ose nëse të njëjtit janë në dijeni se janë duke bërë shkelje të Ligjit.

Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja


 Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja 


Nesër është thirrur  protestë përpara Kryeministrisë, për çmimin e lartë të Karburatit, por kam disa gjëra për të thënë, pastaj bëni si të doni e çfarë të doni! 

Lexova se nesër janë thirrur për protestë, shumë mirë. Ama protestë paqësore! 

Të dalësh dhe të kërkosh uljen e çmimëve me paqe, të dalësh për fermerët me paqe, të dalësh për jetën me paqe, ku është parë kjo?! 

Pse në Shqipëri nuk organizohen protesta si në gjithë botën? 

Ku ekziston kjo llojë proteste me paqe?! 

E dini ku ka paqe?! Vetëm një lypsarë që del për të lypur një 10 lekëshe vetëm aty ka paqe! 

Për të kërkuar llogari nga një shtet bushtër me paqe pse të ka vjedhur, është 5 me zero për shtetin. 

Ndaj, mendojeni mirë. Duhet protestë dhe jo dasëm, duhet rebelim dhe jo përqafime, duhen luajtur themelet e shtetit e jo ledhatim për to. 

Ndryshe është e humbur beteja! 

Kërkesa që nuk do realizohen! 

Ju kujtohen besoj, naftëtarët? Atë do bëj edhe me këtë. 

Shteti në një vend normal duhet të trembet nga populli, e jo e kundërta! 

E kemi provuar me protesta paqesore, ndaj duhet të bëhemi si të gjithë europa, në këtë aspekt qytetarie, pastaj edhe politike! 


Hamdi Skeja !

Për Dibrën që rivulosi mjerimin!

 Për Dibrën që rivulosi mjerimin!



Nga Hamdi Skeja 


Pavarësisht se historia e tregon krejt ndryshe dibrën heroike, historike, bujare, dibra dje rivulosi mjerimin e saj, rivulosi mjerimin dibranë. 

Vota është një proçes shuplake, ku në vënd që t’ja jepnin qeverisë së llumtë, ja dhanë vetës atë shuplakë. 

Në këto vite kam ulëritur fort, kam denoncuar çdo padrejtësi, po siç duket, siç edhe u faktua se paskëm fol kot! 

Votuan edhe njëherë për shtypjen, për vjedhjen, për arrogancën, për llumin, për kryetar kukulla, për kryetar të drejtuar turpshëm nga klika e turpit. 

Madje kur Rama ishte në Dibër u shpreh para dibranëve të mi se, nëse nuk do votonin PS-n, rruga e Arbërit nuk do bëhej. E nga ana tjetër pashë të rinj e të reja që qeshnin, që pajtoheshin dhe duartokisnin nipin e Spiro Kolekës! 

Kjo nuk është dibra që ka folur historia. 

Rinia nuk është ajo rinia dibrane që ka lënë gjurmë suksesesh kudo. 

Partia kanceroze e drejtuar nga Ulsi Manja &co edhe këtë herë e mori dibrën. 

Turp! 

E mori duke përdorur çdo mjet antidemokratik, duke fikur rrymën elektrike, duke kërcitur druri, duke thyer kuti votimi, apo edhe duke mbrojtur njerëz që dibra i njeh mirë. Por u faktua se dibrës i pëlqen ta “rrahësh” ta vjedhësh, ta lësh në mjerim, në varfëri, në skamje. 

Kurse nga ana tjetër, nuk ishte fare e nevojshme për të bërë garë mes dy demokratëve, ishte për të garuar me kompaninë e krimit, me grupimin e llumit, me sektin mavi. Por zgjodhën luftën mes vetës. 


Tani është e qartë se ju pëlqen shtypja, vjedhja, dhe harbutëria e rilindjes kanceroze! 

Dje keni vulosur dhe rivulosur mjerimin në dibër dhe koha ka për t’ju dënuar!


Ju vazhdoni të gëzoni mjerimin rilindas, kurse unë kam rrugë akoma, se më duhet të jem i vetëm kundra kancerit rilindas për të denoncuar çdo aferë korruptive që bëhet ndaj jush, e ju që e votuat! 



Hamdi Skeja!

Monday, March 7, 2022

Mihail Shishkin (shkrimtar rus që jeton në Zvicër):

 


Mihail Shishkin (shkrimtar rus që jeton në Zvicër):


"Kjo luftë nuk filloi tash, po në vitin 2014. Bota perëndimore nuk donte ta kuptonte, por shtirej se nuk po ndodhte asgjë tmerruese. Gjithë këta vite u mundova, në paraqitjet dhe publikimet e mija, t’ua shpjegoj njerëzve se kush është Putini, por n


uk arrita. E qe, tash ai vet tregoi se kush është.

Unë jam rus. Putini përbindshëm po kryen krime në emër të kombit tim, të shtetit tim, dhe në emër tim personal. Putini nuk e pëfaqëson Rusinë. Rusia po ndjen dhembje dhe turp. Në emër të Rusisë sime dhe të kombit tim, kërkoj falje nga ukrainasit. Dhe e kam të qartë se ajo që po bëhet atje nuk mund të ketë të falur.

Pas çdo botimi të artikujve të mij në shtypin zviceran, në redaksi vinin, nga ambasada e Rusisë në Bern, letra plot pezëm. Tani ka heshtje. Ndoshta atje po i bëjnë gati valixhet ose po përpilojnë kërkesa për azil politik.

Un dëshiroj të kthehem në Rusi. Por në cilën Rusi? Kthimi në Rusi të Putinit nuk është i mundur, për shkak të kutërbimit tepër të fortë të çizmes policore. Do t’isha kthyer në vendin tim të cilin e pëshkrova në letrën time të hapur kur refuzova ta përfaqësoj Rusinë e Putinit nëpër panaire ndërkombëtarë të librit, qysh në vitin 2013, pra para aneksimit të Kërëmit dhe para fillimit të kësaj lufte kundër Ukrainës:

«Un dua, dhe do ta përfaqësoj një Rusi tjetër, një vend të çliruar nga njerëzit e vetshpallur, me strukturë shtetërore që e mbron, jo të drejtën për korrupt, po të drejtën e individit, në një vend me mjete të lirë të informimit të masave, zgjedhje të lira, njerëz të lirë».

Hapësira e të shprehurit të lirë në Rusi qysh me heret ishte cunguar gjer në suaza të internetit por tani atje vepron cenzura ushtarake. Qeveria njohton se çdo prononcim kritik që i drejtohet Rusisë dhe ushtrisë së saj do të konsiderohet tradhëti dhe do të gjykohet sipas ligjeve të gjendjes së luftës.

Ç’mund të bëjë shkrimtari? Vetëm atë që di ta bëjë: të flasë qartë. Heshtja paraqet përkrahje të agresorit. Në shekullin e XIX, kryengritësit polakë u ngritën kundër carizmit me parullën «për lirinë tonë dhe tuaj». E tash ukrainasit po i kundërvehen armatës së Putinit për liri tuaj dhe tonë. Ata s’po e mbrojnë vetëm dignitetin e tyre njerëzor, po të njerëzimit të tërë. Ukraina tani po na i mbron lirinë dhe dignitetin. Ne duhet t’i ndihmojmë aq sa të jetë e mundur.

Krimi i regjimit qëndron edhe në ate që hija e keqe po i bie tërë shtetit. Tash Rusia nuk i sjellë më ndërmend letërsinë e muzikën, po bombat që u hedhen fëmijve. Krimi i Putinit qëndron në helmimin e njerëzve me urrejtje. Putini do të zhduket por dhembja dhe urrejtja do të rëndojnë shpirtëra për një kohë shum të gjatë. Dhe vetëm arti, letërsia, e kultura mund të ndihmojnë që të përballohet kjo traumë. Jetës së poshtër e të pavlerë të diktatorit, heret ose vonë i vjen fundi, kurse kultura vazhdon — kështu ka qenë gjithmonë, dhe kështu do të jetë edhe pas Putinit. Letërsia s’e ka për detyrë të bëjë gjë me Putinin, letërsia s’e ka për detyrë ta shpjegojë luftën. Nuk  është e mundur të shpjegohet lufta: përse i japin njerëzit urdhër një populli për ta vrarë tjetrin? Letërsia është ajo që i kundërvehet luftës. Letërsia e njëmendtë përherë e pasqyron nevojën e njeriut për dashuri, e jo për urrejtje.

Çka po na pret? Në rastin më të mirë, s’do të ketë luftë bërthamore. Shumë do të kisha dëshirë të besoja se nuk i lejojnë të çmendurit qasje të pullës së kuqe, ose që ndonjeri nga të nënshtruarit nuk ia plotëson këtë urdhër përfundimtar. Por kjo është, si duket, gjëja e vetme e mirë ndër ato që na presin. Federata Ruse, si shtet, pushon së ekzistuari në hartë, pas Putinit. Procesi i shpartallimit të perandorisë do të vazhdojë. Shembullin e pavarësimit të Qeqenisë do ta vijojnë edhe kombet e regjnonet tjerë. Do të fillojë lufta për pushtet. Popullit nuk do t’i pëlqejë jeta kaotike — prap do të paraqitet nevoja për grusht të fortë. Madje edhe pas zgjedhjeve të lira — edhe po të ketë të tilla — ndonjë diktator i ri do të vijë në fuqi. E Perëndimi do ta përkrahë, se ky do të premtojë se e mban pullën e kuqe nën kontroll. Dhe, s’i dihet, ndoshta e tëra kjo pastaj edhe përsëritet."


Përkthimi nga rusishtja▪️Florent Rizvanolli: lejohet përhapja, me kusht të rreptë që të mos ndryshohet as edhe një presje.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...