S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, March 8, 2022

Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja


 Mendojeni mirë! Nga Hamdi Skeja 


Nesër është thirrur  protestë përpara Kryeministrisë, për çmimin e lartë të Karburatit, por kam disa gjëra për të thënë, pastaj bëni si të doni e çfarë të doni! 

Lexova se nesër janë thirrur për protestë, shumë mirë. Ama protestë paqësore! 

Të dalësh dhe të kërkosh uljen e çmimëve me paqe, të dalësh për fermerët me paqe, të dalësh për jetën me paqe, ku është parë kjo?! 

Pse në Shqipëri nuk organizohen protesta si në gjithë botën? 

Ku ekziston kjo llojë proteste me paqe?! 

E dini ku ka paqe?! Vetëm një lypsarë që del për të lypur një 10 lekëshe vetëm aty ka paqe! 

Për të kërkuar llogari nga një shtet bushtër me paqe pse të ka vjedhur, është 5 me zero për shtetin. 

Ndaj, mendojeni mirë. Duhet protestë dhe jo dasëm, duhet rebelim dhe jo përqafime, duhen luajtur themelet e shtetit e jo ledhatim për to. 

Ndryshe është e humbur beteja! 

Kërkesa që nuk do realizohen! 

Ju kujtohen besoj, naftëtarët? Atë do bëj edhe me këtë. 

Shteti në një vend normal duhet të trembet nga populli, e jo e kundërta! 

E kemi provuar me protesta paqesore, ndaj duhet të bëhemi si të gjithë europa, në këtë aspekt qytetarie, pastaj edhe politike! 


Hamdi Skeja !

Për Dibrën që rivulosi mjerimin!

 Për Dibrën që rivulosi mjerimin!



Nga Hamdi Skeja 


Pavarësisht se historia e tregon krejt ndryshe dibrën heroike, historike, bujare, dibra dje rivulosi mjerimin e saj, rivulosi mjerimin dibranë. 

Vota është një proçes shuplake, ku në vënd që t’ja jepnin qeverisë së llumtë, ja dhanë vetës atë shuplakë. 

Në këto vite kam ulëritur fort, kam denoncuar çdo padrejtësi, po siç duket, siç edhe u faktua se paskëm fol kot! 

Votuan edhe njëherë për shtypjen, për vjedhjen, për arrogancën, për llumin, për kryetar kukulla, për kryetar të drejtuar turpshëm nga klika e turpit. 

Madje kur Rama ishte në Dibër u shpreh para dibranëve të mi se, nëse nuk do votonin PS-n, rruga e Arbërit nuk do bëhej. E nga ana tjetër pashë të rinj e të reja që qeshnin, që pajtoheshin dhe duartokisnin nipin e Spiro Kolekës! 

Kjo nuk është dibra që ka folur historia. 

Rinia nuk është ajo rinia dibrane që ka lënë gjurmë suksesesh kudo. 

Partia kanceroze e drejtuar nga Ulsi Manja &co edhe këtë herë e mori dibrën. 

Turp! 

E mori duke përdorur çdo mjet antidemokratik, duke fikur rrymën elektrike, duke kërcitur druri, duke thyer kuti votimi, apo edhe duke mbrojtur njerëz që dibra i njeh mirë. Por u faktua se dibrës i pëlqen ta “rrahësh” ta vjedhësh, ta lësh në mjerim, në varfëri, në skamje. 

Kurse nga ana tjetër, nuk ishte fare e nevojshme për të bërë garë mes dy demokratëve, ishte për të garuar me kompaninë e krimit, me grupimin e llumit, me sektin mavi. Por zgjodhën luftën mes vetës. 


Tani është e qartë se ju pëlqen shtypja, vjedhja, dhe harbutëria e rilindjes kanceroze! 

Dje keni vulosur dhe rivulosur mjerimin në dibër dhe koha ka për t’ju dënuar!


Ju vazhdoni të gëzoni mjerimin rilindas, kurse unë kam rrugë akoma, se më duhet të jem i vetëm kundra kancerit rilindas për të denoncuar çdo aferë korruptive që bëhet ndaj jush, e ju që e votuat! 



Hamdi Skeja!

Monday, March 7, 2022

Mihail Shishkin (shkrimtar rus që jeton në Zvicër):

 


Mihail Shishkin (shkrimtar rus që jeton në Zvicër):


"Kjo luftë nuk filloi tash, po në vitin 2014. Bota perëndimore nuk donte ta kuptonte, por shtirej se nuk po ndodhte asgjë tmerruese. Gjithë këta vite u mundova, në paraqitjet dhe publikimet e mija, t’ua shpjegoj njerëzve se kush është Putini, por n


uk arrita. E qe, tash ai vet tregoi se kush është.

Unë jam rus. Putini përbindshëm po kryen krime në emër të kombit tim, të shtetit tim, dhe në emër tim personal. Putini nuk e pëfaqëson Rusinë. Rusia po ndjen dhembje dhe turp. Në emër të Rusisë sime dhe të kombit tim, kërkoj falje nga ukrainasit. Dhe e kam të qartë se ajo që po bëhet atje nuk mund të ketë të falur.

Pas çdo botimi të artikujve të mij në shtypin zviceran, në redaksi vinin, nga ambasada e Rusisë në Bern, letra plot pezëm. Tani ka heshtje. Ndoshta atje po i bëjnë gati valixhet ose po përpilojnë kërkesa për azil politik.

Un dëshiroj të kthehem në Rusi. Por në cilën Rusi? Kthimi në Rusi të Putinit nuk është i mundur, për shkak të kutërbimit tepër të fortë të çizmes policore. Do t’isha kthyer në vendin tim të cilin e pëshkrova në letrën time të hapur kur refuzova ta përfaqësoj Rusinë e Putinit nëpër panaire ndërkombëtarë të librit, qysh në vitin 2013, pra para aneksimit të Kërëmit dhe para fillimit të kësaj lufte kundër Ukrainës:

«Un dua, dhe do ta përfaqësoj një Rusi tjetër, një vend të çliruar nga njerëzit e vetshpallur, me strukturë shtetërore që e mbron, jo të drejtën për korrupt, po të drejtën e individit, në një vend me mjete të lirë të informimit të masave, zgjedhje të lira, njerëz të lirë».

Hapësira e të shprehurit të lirë në Rusi qysh me heret ishte cunguar gjer në suaza të internetit por tani atje vepron cenzura ushtarake. Qeveria njohton se çdo prononcim kritik që i drejtohet Rusisë dhe ushtrisë së saj do të konsiderohet tradhëti dhe do të gjykohet sipas ligjeve të gjendjes së luftës.

Ç’mund të bëjë shkrimtari? Vetëm atë që di ta bëjë: të flasë qartë. Heshtja paraqet përkrahje të agresorit. Në shekullin e XIX, kryengritësit polakë u ngritën kundër carizmit me parullën «për lirinë tonë dhe tuaj». E tash ukrainasit po i kundërvehen armatës së Putinit për liri tuaj dhe tonë. Ata s’po e mbrojnë vetëm dignitetin e tyre njerëzor, po të njerëzimit të tërë. Ukraina tani po na i mbron lirinë dhe dignitetin. Ne duhet t’i ndihmojmë aq sa të jetë e mundur.

Krimi i regjimit qëndron edhe në ate që hija e keqe po i bie tërë shtetit. Tash Rusia nuk i sjellë më ndërmend letërsinë e muzikën, po bombat që u hedhen fëmijve. Krimi i Putinit qëndron në helmimin e njerëzve me urrejtje. Putini do të zhduket por dhembja dhe urrejtja do të rëndojnë shpirtëra për një kohë shum të gjatë. Dhe vetëm arti, letërsia, e kultura mund të ndihmojnë që të përballohet kjo traumë. Jetës së poshtër e të pavlerë të diktatorit, heret ose vonë i vjen fundi, kurse kultura vazhdon — kështu ka qenë gjithmonë, dhe kështu do të jetë edhe pas Putinit. Letërsia s’e ka për detyrë të bëjë gjë me Putinin, letërsia s’e ka për detyrë ta shpjegojë luftën. Nuk  është e mundur të shpjegohet lufta: përse i japin njerëzit urdhër një populli për ta vrarë tjetrin? Letërsia është ajo që i kundërvehet luftës. Letërsia e njëmendtë përherë e pasqyron nevojën e njeriut për dashuri, e jo për urrejtje.

Çka po na pret? Në rastin më të mirë, s’do të ketë luftë bërthamore. Shumë do të kisha dëshirë të besoja se nuk i lejojnë të çmendurit qasje të pullës së kuqe, ose që ndonjeri nga të nënshtruarit nuk ia plotëson këtë urdhër përfundimtar. Por kjo është, si duket, gjëja e vetme e mirë ndër ato që na presin. Federata Ruse, si shtet, pushon së ekzistuari në hartë, pas Putinit. Procesi i shpartallimit të perandorisë do të vazhdojë. Shembullin e pavarësimit të Qeqenisë do ta vijojnë edhe kombet e regjnonet tjerë. Do të fillojë lufta për pushtet. Popullit nuk do t’i pëlqejë jeta kaotike — prap do të paraqitet nevoja për grusht të fortë. Madje edhe pas zgjedhjeve të lira — edhe po të ketë të tilla — ndonjë diktator i ri do të vijë në fuqi. E Perëndimi do ta përkrahë, se ky do të premtojë se e mban pullën e kuqe nën kontroll. Dhe, s’i dihet, ndoshta e tëra kjo pastaj edhe përsëritet."


Përkthimi nga rusishtja▪️Florent Rizvanolli: lejohet përhapja, me kusht të rreptë që të mos ndryshohet as edhe një presje.

Rubla e Rusisë bie në një nivel të ri rekord kundrejt dollarit amerian


Rubla ruse ka rënë edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord, teksa bisedimet po shtohen për sanksione të mundshme kundër energjisë ruse.

Dollari amerikan/rubla ruse aktualisht është 155, që do të thotë se 1 dollarë vlen 155 rubla, shkruan CNN.

Përpara se të fillonte konflikti me Ukrainën, ajo ishte midis 70 dhe 80 rubla për dollar. Rubla ruse ka humbur 90% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit.

Rubla ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe qeveria ruse vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.

Shtyp New! 

Saturday, January 8, 2022

Policia e Shtetit hedh poshtë akuzën e Bardhit: Veprimet lidhen me punën hetimore pas protestës

Nga Sadiola Xhelili 

Pas akuzës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se policia ka ndaluar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Ka reaguar Policia e Shtetit.

Kjo e fundit ka bërë me dije se veprimet e ndërmarra lidhen me punën hetimore të policisë që po kryhet për dokumentimin e shkatërrimit të pronës dhe akteve të dhunës të ndodhura gjatë protestës së sotme në selinë e PD-së.

Ndërkaq, policia ka sqaruar se janë marrë në pyetje vetëm deputetë të partisë kurse të tjerë që janë gjetur në ambjentet e godinës janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

“Sqarojmë opinionin publik se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në selinë e Partisë Demokratike janë pyetur vetëm deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa personat e tjerë që janë konstatuar brenda selisë janë shoqëruar në ambientet e Policisë se Shtetit, për t’u marrë në pyetje”, ka theksuar policia.

Ndërkaq, policia ka treguar se “do të vijojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri veprimet ligjore, për të dokumentuar të gjitha veprimet e kundërligjshme gjatë protestës së sotme dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës”.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka garantuar qytetarët se shërbimet e Policisë janë në terren dhe janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë.

 /Albanianpost.com

Protesta e PD/ Regjisori Kastriot Çipi: Katër shtetas kosovarë po mbahen në qeli, s’kanë avokat t’i mbrojë


 Policia ka shoqëruar mbi 50 qytetarë që morën pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD. Mes të shoqëruarve në komisariat janë edhe katër shtetas kosovarë nga Gjakova. Ky lajm është bërë me dije nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me anë të një postimi në "Facebook" njofton se ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe se nuk kanë avokat që t'i mbrojë. Ata rrezikojnë që të mbeten në qeli deri ditën e hënë kur do të dalin para gjykatës.

Postimi i plotë i Kastriot Çipit:

4 shtetas kosovarë, nga Gjakova, janë të arrestuar në Tiranë, për pjesëmarrje në protestën e sotme. Ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe nuk kanë avokat që t'i mbrojë. Ata rrezikojnë të mbeten në qeli deri të hënën, kur do të dalin para gjykatës. Mesazhi i regjistruar në sekretarinë telefonike të Ambasadës së Republikës së Kosovës thotë se zyrat janë të hapura nga e hëna, deri të premten, nga ora 9 deri në ora 17. Kush të mundet të njoftojë mediat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Qytetarët quhen:
  1. Arben Dervishaj (dy vetë me këtë emër e mbiemër)
  2. Valdrin Dervishaj
  3. Qëndrim Dervishaj
Ju lutem shpërndajeni!
Këto shoqërime janë TË PALIGJSHME! Në bazë të Nenit 109 “Shoqërimi në polici”, të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e Policisë ose institucionin urdhërdhënës në kushtet dhe rastet e mëposhtme:
  1. a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
  2. b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
    c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
    ç) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
    d) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
    dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
    e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;ë) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
    1. f) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.
    Sipas Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, pjesëmarrja në tubime nuk përbën vepër penale, edhe kur tubimet janë të ndaluara ose policia ka kërkuar shpërndarjen e tubimit. Vlen të theksohet se tubimi i sotëm ka qenë me leje dhe policia NUK ka bërë thirrje për shpërndarjen e saj. Të gjitha shkeljet e këtij ligji konsiderohen “kundravajtje penale”. Siç shihet qartë, asnjë klauzolë ligjore nuk e justifikon shoqërimin e qytetarëve në Komisariat, për pjesëmarrje në tubime. E vetmja e drejtë që ka Policia e Shtetit, është të të kërkojë letërnjoftimin, për të të identifikuar për efekt të plotësimit të proces-verbalit të gjobës.
    BURIMI NGA JOQ ALBANIA 

Gaz Bardhi i kërkon llogari policëve që i thirri vetë: Pse po na i ndaloni njerëzit?!

Gaz Bardhi i kërkon llogari policëve që i thirri vetë: Pse po na i ndaloni njerëzit?!

Gaz Bardhi i kërkon llogari policëve që i thirri vetë: Pse po na i ndaloni njerëzit?!

 Shtyp New! 

Gjatë mbrëmjes policia ka shkuar në selinë e PD-së dhe ka shoqëruar disa persona. Ka qenë vetë Sekretari i Përgjithshëmë i PD Gazment Bardhi i cili bashkë me Lul Bashën ka thirrur policinë për shkak se kishin frikë se Berisha do të merrte selinë. Por një ngjarje e rrallë ka ndodhur në oborrin e selisë, pasi Bardhi ka nisur t’u kërkojë llogari policëve se përse po shoqëronin njerëzit.

"Pse po ndaloni dhe shoqëroni? Të lutem a mund të di kush po i shoqëron? Kush po i shoqëron? Detyrën ti nuk e bën dot në shkelje të ligjit. Unë po të kërkoj informacion. Ndalimet jeni duke i kryer ju, a mund të më thoni kush jua ka dhënë urdhrin dhe arsyen pse?- iu është drejtuar Bardhi policëve

Kujtojmë se Basha e lavdëroi punën e policisë të bërë gjatë ditës së sotme, por kur policia nisi nga shoqërimet, Bardhi iu ka kërkuar llogari policisë se përse po i ndalonin njerëzit.



Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...