Ministria e Jashtme greke ka shtuar edhe një kërkesë tjetër, për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ata i kanë kërkuar zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherinit dhe Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, që ta trajtojnë me seriozitet çështjet e minoritetit grek në Shqipëri.
Në letrën për kreun e Parlamentit, Jorgo Surla, zv. ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, thuhet se shteti shqiptar po ua merr me pa të drejtë pronat minoritetit grek në Himarë.
Në letër shkruhet:
Ministria e Jashtme grek po ndjek me shumë vëmendje çështjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me çështjen e parcelave të tokës. Ne kemi informuar përfaqësuesit e komuniteti kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherinin dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek. Dhe i kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e minoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian.
No comments:
Post a Comment