Dy studentë janë shoqëruar nga policia pas protestës së sotshme. Burime për Balkan Web bëjnë me dije se bëhet fjalë për studentët, Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta. Mendohet se dy të shoqëruarit, kanë gozhduar dhe kyçur dyert e Universitetetit Politeknik dhe të Juridikut.
Kujtojmë se studentët sot në protestë janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve.
Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.
No comments:
Post a Comment