S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, January 7, 2019

Mesazhi i ndjerë i gazetarit pas vdekjes së endacakut: Ben shpëtove, më keq po rrojmë ne

Gazetari Agim Xhafka teksa ka paraqitur vdekjen e një njeriu endacak në qytetin e tij, Korçë, i cili ndërroi jetë prej të ftohtit, ka pasqyruar gjendjen kritike në të cilën ndodhet vendi.
Policia deklaroi se viktima nuk kishte shenja dhune, por ndërroi jetë për shkaqe natyrale, diçka e pakonceptueshme kjo për gazetarin.
Xhafka shkruan se mbi viktimën Arben kishte dhunë, dhuna e të ftohtit që i futi dorën në grykë e në zemër dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën, ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanët e plehrave të Bashkisë, por policisë kjo i duket normale.
Shkrimi i plotë i Agim Xhafkës:
ENDACAKU…
Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben,i sëmurë epileptik,ishte 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje.
Policia deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune,por pati vdekje natyrale. Kemi arritur në këtë ditë që shoqëria jonë vdekjen nga e ftohta ta quajë natyrale. Krejt e zakonshme i duket policisë e këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta,nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat e shohin ëndërra me fitime e me udhëtime.
Beni nuk pati shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës,që i futi dorën ne grykë e në zemer dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën,ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë.
Beni pati shenja dhune, por policisë nuk i leverdis t’i tregojë.
Se janë grushtat e indiferencës,të harresës,të mospërkujdesjes. Është arroganca e pushtetit mafioz,që vjen ne karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh gjithë ditën e natën veç të fryjë fitimet. Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston. Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij. Ndaj e ftohta sa e pa jetim,pa përkujdesje,iu afrua tinëz dhe e rrëmbeu. Pa dhunë të dukshme, pa shenja, por me egërsi dhe me gëzim kriminal.
Beni sot mori udhën per tek varrezat. Ai nuk jeton më,por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më. Ka vdekur,mbase edhe para se a ftohta ta rrëmbente atë. Se ne jemi të pakallur. Bëjmë sikur marrim frymë e heshtim. Ben, shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e ftohta nuk na ka marrë,nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt dhe i pavlerë. S’quhet njeri…
/SHTYPNEWS.AL/ 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...