S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, March 2, 2021

LIROHET NGA BURGU mjeku Prifti, Apeli jep VENDIMIN edhe për gjyqtaren Hoxha

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti.

Vendimi i Posaçëm i GJKKO ka vendosur për ndryshimin e masës së sigurisë për mjekun Prifti që u kap me mbi 300 mijë euro në zyrë dhe banesë. Apeli gjithashtu ka vendosur edhe pezullimin nga detyra të mjekut mbi të cilin rëndon akuza e “korrupsionit”.

Ndërkohë, për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, Apeli ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Për dhjetë persona të tjerë të arrestuar, ndër ta avokati Aldo Tabaku dhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Emanuela Mallkuçi.

Shefi i repartit të kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen.

antibiotikët e rëndë spitalorë”/ Mjeku pneumolog jep alarmin: Do të këtë pasoja në të ardhmen! Çfarë do bëjmë nëse…

antibiotik-jorgji-covidMjeku pneumolog, Ardian Jorgji ka dhënë alarmin se përdorimi në masë i antibiotikëve për të trajtuar pacientët me Covid do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen. Sipas tij është e dëmshme fakti që antibiotikët e rëndë spitalore përdoren që në fillimet e para të mjekimit. Sipas mjekut të njohur nëse do vazhdojmë kështu, do kemi problem të madh edhe për mjekimin e ardhshëm të sëmundjeve të ndryshme. “Ajo që unë shikoj rëndomë dhe për mua është një gjë që do ketë një pasojë të madhe në të ardhmen, gamën e madhe të antibiotikëve që po përdoren, por ajo që është më tepër alarmuese për mua, po përdoren rëndomë antibiotikët e rëndë spitalorë, kjo për fillimin e parë të mjekimit. Me antibiotikë brenda spitalorë shumë të rëndësishëm. Nëse do dështonte ky mjekim që jepet shpesh herë në fillim dhe jo në ditët jo korrekte, çdo bësh pastaj? Nëse do vazhdojmë kështu, do kemi problem të madh edhe për mjekimin e ardhshëm të sëmundjeve të ndryshme me të tilla antibiotikë brenda spitalorë, por të kemi në vëmendje edhe që Covidi nuk do mbarojë me këto muaj, duhet të kemi në vëmendje edhe vitin që vjen. Nuk mund të gjykojmë sikur nuk ka nesër. Sidomos komuniteti shkencor”, u shpreh mjeku Jorgji për emisionin “Rudina” në Klan. I pyetur nëse ky është vetëm një fenomen shqiptar, apo vihet re edhe në botë keq administrimi i antibiotikëve, ai tha: “Kaq i shprehur mendoj se është këtu tek ne përsa i përket antibiotikëve brenda spitalor.” Shkruan Panorama.al

Monday, March 1, 2021

E keni të vështirë të zgjoheni herët? Ndiqni këto 8 këshilla dhe gjithçka do të ndryshojë

 

TAN CARA

Thonë se “mëngjesi ka ar në gojë” dhe në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë e kemi provuar. Megjithatë, sa herë na ka ndodhur të mos arrijmë të ngrihemi nga shtrati dhe të largohemi nga shtëpia në kohën e duhur, ose të shkojmë në punë apo në shkollë në orar.

Një studim i bërë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi na tregon se si të rregullojmë kohën tonë biologjike dhe zakonet tona, në mënyrë që të jetojmë më mirë dhe të kemi një gjumë më të mirë. Ja disa këshilla të thjeshta!

Për të gjithë njerëzit që kanë këtë lloj problemi, për të gjithë ata që priren të qëndrojnë zgjuar natën dhe më pas nuk arrijnë të zgjohen në mëngjes, këtu janë disa këshilla që duhet të ndiqni, njëra pas tjetrës:

• Zgjohuni 2-3 orë më herët se zakonisht dhe ekspozohuni nën dritën e mëngjesit.

• Hani mëngjes sa më herët të jetë e mundur.

• Bëj ushtrime vetëm në mëngjes.

• Hani drekë në të njëjtën kohë çdo ditë dhe mos hani darkë pas orës 19:00.

• Shmangni kafeinën pas orës 15:00.

• Mos dremisni pas orës 16:00.

• Shkoni në shtrat 2 ose 3 orë më herët se zakonisht dhe kufizoni hyrjen e dritës gjatë natës.

• Shkoni për të fjetur gjithmonë në të njëjtën kohë dhe zgjohuni gjithashtu në të njëjtën kohë në mëngjes.

Nga hulumtimi e kryera, “bufët e natës” kanë raportuar se duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, nivelet e pagjumësisë, depresionit dhe stresit janë përmirësuar shumë.

Me pak fjalë, nganjëherë është e mjaftueshme për të vendosur ritme të sakta që trupi juaj të jetë në gjendje të gjejë çelësin më të mirë të orës suaj biologjike. Kush e di, nëse duke i ndjekur këto, edhe ju mund të gjeni vendin e duhur për të pushuar më mirë dhe për të jetuar ditët që vijnë edhe më intensivisht, sidomos tani në pranverë!

Kjo m'u kujtua me këtë aktin moral të turpshëm dhe pervers të vaksinimit pa radhë të personaliteteve!

Nga; Artan Fuga! 


Me kujtohet aty nga mesi i viteve 60, ende fëmije, shkoja te merrja bukën te furri i bukës te Rruga e Kavajës. Bukë e ngrohtë 40, e zezë, 52 e rrumbullakët, misri, panine, ndonjëherë, etj. 


Radhë e arsyeshme në atë kohë. Qëllonte që vinte ndonjëherë ndonjë fshatare grua e ndonjë zotëri nga fshati, të varfër, me rroba të vjetra, të rrëgjuar, dukeshin shumë të vjetër, pa asnjë copë tule në trup! 


Vinin si vjedhurazi, shihnin me frikë, kishin mbaruar pazarin duke shit ndonjë lëpjetë a kokërr vezë dhe me ato çika lekë donin të blenin ndonjë copë bukë. 


Shitësja, e shkathët, me një thikë të madhe në dorë shërbente klientët e saj. E ndante bukën dhe treçerekshe, me aftësi të madhe. Art thika në dorën e saj. 


Por sa shihte ndonjë fshatar që afrohej i bërtiste : Ik ti, nuk ka për ty bukë. 


Aman m'i gru, boj sevap, i thoshte fshatarja e shkretë, me zë vajtues, dhe i zgjaste lekët e rrudhura dhe bëra shuk! 


Ik, pra mos më bëj me llafe, ia priste shitësja, dhe në sytë tanë vazhdonte me thikën në dorë që e tundëte kërcënueshëm: Ik, ju e merrni bukën në fshat, kjo bukë këtu është për këta, qytetarët! 


Ne qytetarëve na vinte keq për të gjorin a të gjorën, por edhe lumturoheshin fshehurazi se ne nuk ishim si ata dhe ata nuk ishin si ne. 


 Na vriste pak ndërgjegja ca minuta, pastaj i hynim simites me gjalpë dhe harronim se çfarë kishim parë, skenën e turpit. 


He m'i t'keqen nona, vazhdonta fshatarja e shkretë, me pamje të butë që të vinte t'i puthje duart e çara nga të ftohtit dhe balta. Aq e mirë ishte. 


Ik, pra të thashë - bërtiste shitësja dhe e sharronte me inat bukën me thikën e saj. 


Ju ikni furnizohuni në kooperativë! Për ju bukë misri ka. Fshatarë jeni ju, bukë misri! 


 Po e du për spital - vazhdonte nona e shenjtë vajtueshëm. 


E moj, e moj e, të gjithë kështu thoni ju. Vazhdojmë ne, sa bukë do ti? Ca numri është porta jote te Islam Alla? Të bëftë mirë! 


---------------------

Kjo m'u kujtua me këtë aktin moral të turpshëm dhe pervers të vaksinimit pa radhë të personaliteteve! 


Ej ju boftë nona!

Zbulohen dy bashkëpunëtorët e vrasësit të Behar Sofisë, njëri vëzhgoi tek kafja 66-vjeçarin, tjetri ndihmoi autorin të largohej


Sokol Dema 


Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për njërin prej bashkëpuntorëve të atentatorit, i cili ka kryer vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, para se të vritej. Një tjetër bashkëpunëtor dyshohet të ketë ndihmuar autorit e vrasjes për t’u larguar në drejtim të Kodrave të Liqenit, vend nga ku kanë humbur çdo gjurmëSokol Dema 

Kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku 66-vjeçari Behar Sofia ka konsumuar kafen e mëngjesit gjatë ditës që u ekzekutua, kanë fiksuar një person të dyshimtë. Edhe ky i fundit, thonë burimet për Report TV, shfaqet i maskuar me maskën antiCOVID dhe rroba të zeza, në të njëjtën formë si autori i dyshuar, i cili ekzekutoi 66-vjeçarin Sofia.


Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për njërin prej bashkëpuntorëve të atentatorit, i cili ka kryer vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës, para se të vritej. Një tjetër bashkëpunëtor dyshohet të ketë ndihmuar autorit e vrasjes për t’u larguar në drejtim të Kodrave të Liqenit, vend nga ku kanë humbur çdo gjurmë.

Deri tani, dyshohet se janë të paktën dy bashkëpunëtorë të vrasësit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë. Në fokus të hetimeve vijojnë të jenë rreth 60 kamera sigurie në të katër anët e qendrës së kryeqytetit, të cilat janë e vetmja mundësi që ngjarja të shkoj drejt zbardhjes dhe grupi hetimor të shkoj drejt gjurmimit të autorëve të dyshuar. Mësohet se rrezja e sekuestrimit të kamerave të sigurisë shkon deri në afërsi të zonës së Brrylit.


66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua pak ditë më parë afër Piramidës në Tiranë nga një vrasës që është larguar me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Sunday, February 28, 2021

A do të jesh në terren për fushatë?!

 


A do të jesh në terren për fushatë?!


Duke qenë se jam përballur shpesh me pyetjen; A do të zbresësh në terren për fushatë?!", gjej rastin që përmes këtij statusi t'i përgjigjem kësaj pyetjeje.


" Jo, nuk do të zbres në terren për fushatë"- është përgjigjja ime.


Nuk kam zbritur ndonjëherë në fushatën e ndonjë partie dhe nuk kam kurrfarë përvoje në këtë proces.


Zbritja në terren u takon strukturave përkatëse të partive opozitare dhe anëtarësisë përkatëse.


Nëse do ta kini vënë re, në faqen time nuk ka asnjë postim të aktiviteteve të partive opozitare në vend, që ka të bëjë me fushatën e tyre elektorale apo me prezantim kandidatësh të partive opozitare, cilado qofshin këto parti.


Ka mendim opozitar kundër bordellos së quajtur Rilindje të shprehur nga unë dhe nga individë të tjerë.


Shqiptarët duhet të jenë të gjithë në opozitë me Rilindjen, pasi parandalohet instalimi i një diktature moderne; parandalohet futja e kriminelëve dhe e përdhunuesve në  vendimmarrje dhe luftohet gremisja në humnerën e një rruge pa kthim.


Post Scriptum-  Rrotacioni nuk është mrekullibërës, por nuk dënon me vdekje demokracinë e sëmurë shqiptare.


Elona Caslli

Saturday, February 27, 2021

Dua Lipa ambasadorja e re e Versaces

A Cara

Dua Lipa, një nga yjet më të njohura të pop-it të viteve të fundit, është bërë Versace Girl e re. E ngritur lart mbi rrokaqiejt e Milanos, në tabelat gjigande që e përjetësojnë atë me ikonën Medusa në duar, fotot e saj kanë bërë xhiron e mediave sociale. Donatella Versace është e gatshme të vazhdojë bashkimin midis yjeve të muzikës pop dhe Versace-s, filluar nga Gianni.

Dua Lipa është “Versace Girl” e re, e përjetësuar në një seri shkrepjesh si dëshmi e markës së njohur të altamodës; këngëtarja britanike me origjinë shqiptare është prej pak vitesh në aktivitet, por zëri i saj magnetik dhe bukuria, i kanë garantuar një ndikim të konsiderueshëm mediatik.

Këngëtarja që ka thyer rekorde është shoqe shumë e ngushtë me drejtoren artistike të maison dhe Donatella Versace ka treguar disa herë se kishte një miqësi midis të dyjave, duke e veshur atë për koncerte dhe ngjarje të shumta; kjo karakteristikë e tërheqjes së shumë yjeve të popit dhe personaliteteve të njohura në “Medusa” është një tipar familjar i firmës.

Gianni Versace ishte veçanërisht i dashur dhe i vlerësuar nga njerëz të famshëm, veçanërisht aktorët dhe yjet e popit; pas vdekjes tragjike në 1997, funerali i tij u bë një ngjarje mediatike edhe për shkak të pranisë së personaliteteve, si Sylvester Stallone, Elthon John dhe Lady Diana Spencer, të gjithë miqtë dhe admiruesit e markës.

Pse është e rëndësishme një përfaqësuese si Dua Lipa?

Sjellja e një emri si Dua Lipa në krah është e rëndësishme për disa arsye: të kesh një dëshmi të famshme është një veprim i mirë marketingu, kjo i jep besim markës.

Versace është plot me polemika në historinë e saj në botën e Haute Couture, mbajtja e kësaj tradite është shumë e rëndësishme, sepse lë të paprekur ëndrrën dhe dëshirën për të imituar përdoruesin.

Moderniteti, eleganca dhe sensualiteti i Dua Lipa përzihen me markën në sytë e shikuesit, duke lejuar të tjerët të identifikohen për një moment në një ëndërr me sy të hapur: “nëse vesh Versace, unë jam paksa si këngëtarja”.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...