S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 1, 2021

Kjo m'u kujtua me këtë aktin moral të turpshëm dhe pervers të vaksinimit pa radhë të personaliteteve!

Nga; Artan Fuga! 


Me kujtohet aty nga mesi i viteve 60, ende fëmije, shkoja te merrja bukën te furri i bukës te Rruga e Kavajës. Bukë e ngrohtë 40, e zezë, 52 e rrumbullakët, misri, panine, ndonjëherë, etj. 


Radhë e arsyeshme në atë kohë. Qëllonte që vinte ndonjëherë ndonjë fshatare grua e ndonjë zotëri nga fshati, të varfër, me rroba të vjetra, të rrëgjuar, dukeshin shumë të vjetër, pa asnjë copë tule në trup! 


Vinin si vjedhurazi, shihnin me frikë, kishin mbaruar pazarin duke shit ndonjë lëpjetë a kokërr vezë dhe me ato çika lekë donin të blenin ndonjë copë bukë. 


Shitësja, e shkathët, me një thikë të madhe në dorë shërbente klientët e saj. E ndante bukën dhe treçerekshe, me aftësi të madhe. Art thika në dorën e saj. 


Por sa shihte ndonjë fshatar që afrohej i bërtiste : Ik ti, nuk ka për ty bukë. 


Aman m'i gru, boj sevap, i thoshte fshatarja e shkretë, me zë vajtues, dhe i zgjaste lekët e rrudhura dhe bëra shuk! 


Ik, pra mos më bëj me llafe, ia priste shitësja, dhe në sytë tanë vazhdonte me thikën në dorë që e tundëte kërcënueshëm: Ik, ju e merrni bukën në fshat, kjo bukë këtu është për këta, qytetarët! 


Ne qytetarëve na vinte keq për të gjorin a të gjorën, por edhe lumturoheshin fshehurazi se ne nuk ishim si ata dhe ata nuk ishin si ne. 


 Na vriste pak ndërgjegja ca minuta, pastaj i hynim simites me gjalpë dhe harronim se çfarë kishim parë, skenën e turpit. 


He m'i t'keqen nona, vazhdonta fshatarja e shkretë, me pamje të butë që të vinte t'i puthje duart e çara nga të ftohtit dhe balta. Aq e mirë ishte. 


Ik, pra të thashë - bërtiste shitësja dhe e sharronte me inat bukën me thikën e saj. 


Ju ikni furnizohuni në kooperativë! Për ju bukë misri ka. Fshatarë jeni ju, bukë misri! 


 Po e du për spital - vazhdonte nona e shenjtë vajtueshëm. 


E moj, e moj e, të gjithë kështu thoni ju. Vazhdojmë ne, sa bukë do ti? Ca numri është porta jote te Islam Alla? Të bëftë mirë! 


---------------------

Kjo m'u kujtua me këtë aktin moral të turpshëm dhe pervers të vaksinimit pa radhë të personaliteteve! 


Ej ju boftë nona!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...