S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, July 18, 2019

Nga Erl Kodra: Shqiptarët janë pa fëmijëri | Shtypnews.al |


Shqiptarët janë pa fëmijëri

Albania  

Shikoni se çfarë ndodhi me shqiptarin. Shqiptari është një qenie disi emotive, njësoj si të gjitha qeniet njerëzore. Me gjithë problemet e shumta, nuk mund të thuhet se shqiptari ndryshon shumë nga ballkanasit e tjerë, madje nuk ndryshon hiç edhe nga një finlandez ose indian i Amerikës së Veriut.

Por shqiptari ka një problem serioz; shqiptari është dhunuar që ditën kur lindi. Akoma më shumë se gjysma kemi lindur në diktaturë. Shqiptari është njësoj si njeriu i përdhunuar në fëmijëri. Shqiptari është pa fëmijëri fare.

Po ashtu, edhe ata të lindurit pas viteve 90 të tillë janë, të dhunuar. Shqiptari rritet nën terrorin e vrasësve, hajdutëve, trafikantëve, mafiozëve, politikanëve, gjykatësve.

Shqiptari rritet nën dhunën e të fortëve me mercedesa që të shtypin me rrotat e mëdha. Shqiptari rritet nën hijen e hashashit.

Shqiptari ushqehet me gënjeshtra, në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Edhe ëndrrat i sheh me rrena dhe euro fallco.

Shqiptarin e mbytën fajdet dhe bankat. Po po, të gjitha këto ndodhin në kuptimin e parë. Me këtë dua të them se kjo që po shkruaj nuk është një metaforë, fatkeqsisht.

Shqiptarin e shkërrdhen Edi Rama nga mëngjesi në darkë, dhe prap nuk ngopet.

Shqiptari rri në shtëpi, larg nga rrëmuja dhe kiameti, në pritje që kiameti t'i mbërrijë në votër. Gjallë në botë nuk del nga shtëpia, duke e lënë fatin e vet në duart e hienave. Tani edhe Gjykatë Kushtetuese nuk ka. Siguresa e fundit ka ra.

Shqiptari vazhdon të mbledhë kufomat e bijëve dhe bijave nëpër rrugët e Shqipërisë. Kështu, deri në shqiptarin e fundit. Ndërsa Edi Rama vazhdon të rritet e forcohet.

Me sa duket shqiptari e ka ndarë mendjen; do të durojë deri sa Edi Rama të vdesë nga kapslliku ose Zoti ta godasë me një rrufe. Por Zoti nuk i shpenzon fishekët e tij në hale, prandaj edhe Edi Rama shpëton paq.

Deri atëherë, vazhdoni bëni shqiponjën. Oh sa mirë!
Për "Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))

Tuesday, July 16, 2019

Kjo është Klea Bushi që fitoj kurorën e Miss Shqipëria për vitn 2019 | Shtypnews.al |

Klea Bushi Miss Shqipëria mbylli për këtë vit shtegëtimin e saj në Kalanë e Libohovës. Vajza e cila kishte udhëtuar nga Milano për të qenë pjesë e më të bukurave shqiptare Klea Bushi, ja doli të rrëmbejë kurorën e Miss Shqipëria 2019.

Një natë plot emocion jo vetëm për konkurrentet por edhe për jurinë, me kryetare Eni Çobanin, të cilët kishin vendimin e vështirë për të shpallur fituesen.

Na ndiqeni dhe ne Instagram (( @shtypnews_al )) 

28 konkurentet ja dolën të tërhiqnin vëmëndjen e të gjithëve, me performancat e tyre. Ndonëse ka vetëm një kurorë,  për vajzat e tjera ishin rezervuar të tjera çmime, si Miss Press, Miss Turizmi, Miss Inteligjenca, Miss Fotozhenia.
Surprizat gjatë mbrëmjes nuk mungonin, pasi në edicionin e këtij viti, Enisa Koleci njëra nga finalistët, pati fatin të fitonte një kontratë punë si velinë në emisionin STOP, ndërsa fituesja e kurorës, një bursë të plotë studimi në Final International University në Qipro.
Këngëtarët ishin ata që herë pas herë c’tensionin situatën më hitet e tyre, duke i bërë të gjithë të çohen e të kërcejnë.
Kompeticioni i këtij viti sapo përfundoi, por Petri Bozo duket se e ka gjetur destinacionin për shtegëtimin e radhës të bukurosheve që do të jenë konkurrente të vitit tjetër. Kalatë asnjëherë nuk mbarojnë, për aq kohë sa dhe ‘Deliart Association’ do të vazhdojë të kërkojë të kurorëzojë më të bukurën e Shqipërisë.
Tv Klan dhe Shtypews.al  


Eni Çobani ishte juristja që shpalosi emrin e fitueses së kurorës madhështore..!
Shtypnews.al vlesimet metemadh për juristja Eni Çobani 

https://www.instagram.com/p/Bz0yUtOhP2h/?igshid=1qmhxqn6g3xc1


Ju Kujtojmë se Miss Shqipëria 2018 ka qenë bukuroshja Alba Bajrami, e cila mes emocionesh dhe lotësh i ka dorëzuar kurorën Klea Bushit. Ndërsa “Miss Buzëqeshja” u shpall Arta Çelaj. Marjana Çobani u shpall “Miss Social Media”.




Monday, July 15, 2019

Tiranë, shpërthen bombola me hidrogjen në argjendari, 4 të plagosur…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Vaso Pasha”, në një argjendari në Tiranë ku fillimisht shpërtheu një bombolë me hidrogjenhpërthimi, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka shkaktuar panik të madhe ndër qytetarë dhe bizneset e afërta me argjendarinë e cila ndodhet në Bllok, ku ndodhet edhe një pikë karburanti.


Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën, kanë evakuar pallatin ku ndodhet argjendaria, për shkak të tymi të madh që rrezikonte edhe asfiksimin e banorëve.
Drejtori i Zjarrfikseve, Shkelqim Goxhaj ka sqaruar se shpërthimi i fuqishëm ndodhi pas shpërthimit të bombolës së hidrogjenit në argjendari dhe tashmë situata është nën kontroll.


Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:15  në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar  shtetasit S. P dhe A. P,  E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkia Mirdite vazhdon shkaterrimin e pasurive natyrore te Mirdites !

Megjithe protestat e shoqerise civile dhe banoreve te Selites , Bashkia Mirdite e thellon inisiativen e mbrapshte per degradimin e Burimeve natyrore si ujin per ndertimin e H/ C -ve pa miratimin e banoreve,  por se fundmi ndertimin e nje gurore per shfrytezim inertesh ne Zajs duke demtuar rende mjedisin !

Shtrojme pyetjet e meposhtme ;

• A ka vendim te keshillit bashkiak per sheshin dhe  ndertimin e gurores per shfrytezim inertesh ?

-• A jane respektuar konsultimet publike me komunitetin e Zajsit apo aty s’ka  nevoje tashme se dihet marifeti i vjeter dhe njerezit nuk guxojne te flasin nga presioni i te  “ forteve “ ?

• A ka miratim te ministrise se Mjedisit per dhenien e lejes se studimit per shfrytezimin e gurores ne fshatin Zajs ?

Banoret e Kurbneshit ndofta kane nevoje te domosdoshme per punen ne keto momente te veshtira te situates ekonomike , por ata duhet te mendojne per zonen e tyre dhe zhvillimin e saj drejt prioriteteve te qendrueshme , si turizmi malor , blegtoria , rivitalizimi i zhvillimit te Kroit te Bardhe  , kurativ per mijera shqiptare !

Ndaj dhe Selitasit duhet te gjykojne me inteligjence se cila eshte perqasja  per zhvillimin e tyre te qendrueshem , qe i hap rruge te ardhmes apo te genjehen me joshjet e momentit e te derguarve te shtetit e bashkise Mirdite , se ne fund me gisht ne goje do mbesin , te zhgenjyer per mos resagimin ne kohe ndaj korrupsionit qe ka gerryer Shqiperine dhe Mirditen !!!

Kryetari aktual i Bashkise Mirdite Ndrec Deda  , i votuar , vetem nga votuesit socialiste , me 3100 vota me pak se ne zgjedhjet e 2015 ,
i kundershtuar me vote kunder e abstenime rreth 1000 vota socialistesh , me 15 % pjesmarrje ne zgjedhje  ku komisioneret ishin vetem te PS dhe i votuar pa kundershtar alternativ te opozites , vazhdon me rritje te papare shkaterrimin e burimeve natyrore te Mirdites duke izoluar ate nga prespektivat e zhvillimit te qendrueshem !!!

Gojet e  “ liga “ thone se po fillojne punimet dhe ne Fan per ndertimin e nje hirocentrali tjeter ne Melth - Zall Gjocaj - Xhuxhe - Fan qe pritet te kete nje reagim masiv te banoreve te zones !!!
Per Shtypnews.al / Mark Ruci

(Video ) Kjo është Shqipëria ne syrin e Italise,


Sunday, July 14, 2019

Paralajmërimi/ Ish-Presidenti: Sot nisin prishjet te Unaza e Re.. ( & Video)

Ish-Presidenti, Sali Berisha, ka paraljmëruar banorët e Unazës së Re se kanë nisur përgatitjen mbrëmjen e së dieles dhe aksioni i prishjes së banesave që preken nga propjekti për Unazën e Madhe do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm .
Në faqen e tij në facebook ai ka paralajmëruar nisjen e prishjes së banesave që preken nga propjekti për Unazën e Madhe.
Duke ju referuar policit dixhital, Ish-Presidenti Sali Berisha përmes rrjetit social Facebook ka paraljmëruar banorët e Unazës së Re se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur përgatitjet mbrëmjen e së dieles dhe aksioni do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, 15 korrik 2019.
I menjëhershëm ishte reagimi i banorëve te Unaza e Re. Përmes rrjeteve sociale, banorët shprehen se do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, duke kërcënuar hapur se do të marrin masa për të mbrojtur me çdo kusht shtëpitë e tyre.
“Duhet të jemi në gadishmëri! Të lajmërojmë njerëzit tanë kudo që i kemi. Po guxuan të vijnë në shtëpitë tona do t’i djegim si mijtë. Nuk kanë asnjë shancë,” shprehen banorët te Unaza e Re.


Ja statusi i plote:
Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur në këto momente pasi kanë infomacion se fadromat mund të vijnë gjatë natës drejt banesave të tyre.

Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…


Saturday, July 13, 2019

Hoxha nga Peja: Burka të ndalohet, është adet arab

Na ndiqeni dhe ne Instagram (( @shtypnews_al )) Miq..!!
Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, po thotë se burka duhet të ndalohet sepse është adet arab dhe se nuk është rit fetar. Sipas hoxhës, nuk ka ajet kuranor apo hadith që urdhëron diçka të tillë.
Ky reagim i hoxhës erdhi pas lajmit që u publikua nga Gazeta Express se si një grua në Luginën e Preshevës po u ligjëron fëmijëve e veshur me burkë.
“Burka nuk është urdhër as kuranor dhe as fjalë e profetit Muhamed. Më shumë është adet arab që është futur në fe dhe tash po konsiderohet si rit fetar”, ka thënë hoxha Drilon Gashi për Gazetën Express.
Ndërsa lidhur me rastin e mësueses që po iu ligjëron fëmijëve të moshës 6-9 vjeç, hoxha Drilon Gashi tha se kjo është e paarsyeshme pasi para fëmijëve nuk obligohet as shamia e lëre më burka.
“Veshja e burkës në klasë është më e arsyeshme me u ndalu. Kjo sepse nxënësi kur e sheh mësuesen me burkë, ai mund të frikësohet. Madje para fëmijëve nuk është e obliguar as shamia, e lëre më burka”, është shprehur hoxha Drilon Gashi.
Mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Kështu ka thënë edhe profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti.
Duke interpretuar Kuranin, ai ka thënë se me Librin e Shenjtë fytyra e njeriut është pa burkë.
“Njeriu është i lirë të vishet si të dojë, por mbulimi i tërsishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Mbulimi i plotë i fytyrës është një prodhim i grupeve dhe shoqërive të caktuara, si rezultat, kryesisht i injorancës fanatizmit, konservatizimit dhe interpretimit ideologjik sektar”, ka shkruar ai në Facebook.
“Sipas Kuranit, fytyra e njeriut edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër është – pa peçe, burka, pa ferexhe, pa nikabe. Ajo është e lartësuar estetikisht, si e tillë është e zbuluar, sepse në të janë shqisat më të rëndësishme”komunikuese” të qenies njerëzore: sytë, veshët, hunda, goja etj.”, ka theksuar Hamiti.
“Fytyra e njeriut në Kuran përmendet në raportin moral dhe emocional si pjesë shprehimisht shpirtërore e trupit të njeriut. (Me shpinë nuk mund të qeshim ose të mrrolemi! As me bark, as me gjoks, nuk qeshemi/murrëtohemi, etj.!) Vetëm në fytyrë shpërfaqet fuqishëm gëzimi, shendi e hareja, por edhe pikëllimi, mjerimi, depresioni, melankolia dhe zia”, ka shkruar ai.
“Religjionet semite, as cilatdo fe të tjera të botës nuk e lidhin konceptin e lakuriqësisë me fytyrën e njeriut. Në Kuran dhe hadith fytyra e njeriut nuk trajtohet asgjëkundi si pjesë e trupit që është “lakuriq” ose “cullak”!”, ka thënë Hamiti.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...