Nga / Nikoleta Kovaci /
Ta ndjej dhimbjen e s`ta kam braktisur për asnjë sekond!
U shpik kjo dreq forme monstruzoe te te berit gazetari për like! E shpiken këta qe kane ne duar edhe frymën tone, ndaj fali se s`dine ç`a bajnë! Ngushëllime te sinqerta për Dijen tende!
Letra e Anës drejtuar medieve
“Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënën time fatkeqe, nënën time të mjerë. Nënën që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.
Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua.
Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.
Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Friday, February 28, 2020
Urime ditlindjen motera ime e dashtur Nila: Urime ditelindjen e jetofsh e qofsh sa malet e shiperise
Urime Ditelindjen Motera ime Nila.
Urime ditlindjen motera ime e dashtur Nila: Urime ditelindjen e jetofsh e qofsh sa malet e shqiperise, uroj mbarsi per ty moter , sot un vellaj te uroj me dor ne zemer ditlidjen e me sy lart nga qielli duke ju lutur zotit🙏qe te kesh shendet, buzqeshje, qetesi, lumturi, mbarsiii e hramoni pafsh vetem te mira ne jet o Zot🙏Zoti qoft me ty Nil shoqerues cdo dit qe ti realizoj ata cka jam lutur une per ty motra ime❤️.
T'uroj t'kesh shendet motra ime e dashtur, se shendeti asht' gjeja me e nevojshme per ne ne jet. T'uroj t'kesh lumturi s'e lumturia asht' ushqimi i zemres e i shpirtit, se kur i ushqen lumturia zemren e shpirtin, cdo gja e harron, hallet , streset, lodhjen e ditve te fundit te Hungaris.
Uroj dhe shpresoj qe nje pas disa vitesh ti kthej gjitha ato te mira qe ke ba per mua.
Ndoshta edhe smundem,'por nuk do i harroj kurr', kurr ata cka ti ke ber per mu.
Tani ureme e gezuar dhe qofsh e lumtur gjithmon e u perkundeshi n'djepin e dashuris per gjith jeten motra ime Nila, bashk me bashkshortin tand, me ndarsin e fatit dhe t'jetes tande, zoti ju bekoft.
Ma puc rrezen e diellit Minonon😘
😍 Se kam Daja Yll fal te madhit zot🙏 si shpit e kam Daja
Me dashuri vllai jot i madh ju perqafoj nga larg🖐️.
Urime Nila, te uroj dhe 100 Pranvera skruan
🥂
Urimi i Vellajt per Motrem Mare nga Artan Cara.
Kushdo qe ka thene se burrat nuk qajne kan gabuar rende-...
Kushdo qe ka thene se burrat nuk qajne kan gabuar rend thot -
A Cara...
Shikojeni dhe nje here ket videon e Elvis Nacit, shikojeni kete videon deri ne fund ju lutem, sepse kjo ishte vidoja qe perloti cdo njeri me ndjenja njerzore per ata qe e kan ndjek kete.
Klikni mbi linkun si me poshte
👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇
https://youtu.be/rJIEzqRWCpA
A Cara...
Klikni mbi linkun si me poshte
👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇👇
https://youtu.be/rJIEzqRWCpA
👈👍🙏 |
Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.
GODITEN RËNDË FORCAT TURKE DHE TURQIA BETOHET PËR HAKMARRJE TË RËNDË
👇💪👇
Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.
Sipas një deklarate për shtyp nga valiu i Hatajit në mëngjesin e sotëm kanë rënë shehid 33 ushtarë turq dhe jane plagosur 32 te tjerë.
Kjo goditje vjen në nje kohe kur delegacionet turko-ruse po binin dakort për një paqe afatgjatë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndërkombëtarëve.
NATO ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente për këtë çështje.
Ministri i mbrojtjes së Rusisë deklaroi se forcat ruse nuk kanë gisht në këtë goditje dhe se forcat e Asadit janë përgjegjëse.
Ministria e mbrojtjes së Turqisë ka filluar një fushatë te gjerë ushtarake dhe ka deklaruar se kanë bombarduar me dhjetëra objektiva.
👇💪👇
👈👍☝️😍
|
Forcat turke në Idlib kanë marrë goditjen me të rënda që nga fillimi i operacionit.
Sipas një deklarate për shtyp nga valiu i Hatajit në mëngjesin e sotëm kanë rënë shehid 33 ushtarë turq dhe jane plagosur 32 te tjerë.
Kjo goditje vjen në nje kohe kur delegacionet turko-ruse po binin dakort për një paqe afatgjatë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndërkombëtarëve.
NATO ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente për këtë çështje.
Ministri i mbrojtjes së Rusisë deklaroi se forcat ruse nuk kanë gisht në këtë goditje dhe se forcat e Asadit janë përgjegjëse.
Ministria e mbrojtjes së Turqisë ka filluar një fushatë te gjerë ushtarake dhe ka deklaruar se kanë bombarduar me dhjetëra objektiva.
Zyrtare: 259.891 veta në Zvicër flasin shqip -/Shtypnews.al /
Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona
62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes). 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statistikë.
Këto janë katër gjuhët vendore, autoktone në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve tjera autoktone zvicerane ka mbetur pakashumë e pandryshuar, nga viti 2010 deri në vitin 2018, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.
Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në vitin 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.
Është interesante në këtë statistikë ngritja relative e gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo tashmë flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, siç mund të nxirret nga statistika më e re, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.
Duhet thënë se kjo shifër është më së afërmi realitetit në terren, në rrethanat kur nuk ka statistika që do të përmblidhnin numrin e përgjithshëm të atyre që identifikojnë veten si shqiptarë, shkruan albinfo.ch. Kjo, për faktin se statistikat zyrtare në Zvicër njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo atë etnike të të huajve që jetojnë këtu. Në këtë kuptim, kemi rregullisht statistika për numrin e “kosovarëve”, të “maqedonasve” të shtetasve të Shqipërisë etj. por jo të shqiptarëve si etni.
Rudina Hajdari: E gjej forcën tek njerëzit, ata duan klasë të re politike
Intervistoi Sebi Alla
Në momentin e parë që shkeli në Parlament, emri i saj vriste më shumë se prania. Shumëkush që mendoi se ishte aty vetëm për hir të babait Azem Hajdari (i shpallur Hero i Demokracisë), duket se gaboi. Protagoniste në momentin kyç kur PD vendosi të dilte nga sistemi duke djegur mandatet e deputetëve dhe vendimi i Hajdarit për të qëndruar brenda institucioneve dhe për të ngritur zërin kundër disa nismave të qeverisë.
Zonja Hajdari, u mbushën tri vite aktive në jetën politike, por njëkohësisht edhe një vit akuza për “tradhti” të subjektit politik PD, protagonizëm në Parlament, me kritika të qenësishme ndaj qeverisjes dhe “e sulmuar” nga të dyja anët. Përtej perceptimit dhe gjykimit në distancë, politik apo publik, si do ta përshkruanit karrierën tuaj nga momenti që u betuat si deputete në vitin 2017 dhe deri më tani?
Ka qenë një eksperiencë e cila më ka përballur me shumë sfida dhe e ndiej që gjatë kësaj periudhe jam rritur si person në një periudhë relativisht të shkurtër. Ndihem më e sigurt në vetvete dhe në hapat që bëj, por thelbi im si njeri nuk ka ndryshuar, është i njëjtë me atë të tri viteve më parë apo 10 viteve më parë. Pa dyshim kam pasur edhe dobësitë e mia, duke marrë parasysh që formësimi im lidhet me kohën që kam shpenzuar në Amerikë që prej vitit 2002 dhe e kam limituar kapacitetin e të shprehurit lirshëm. Është një problem për të cilin shumë njerëz që kanë emigruar në Amerikë apo në Itali për një kohë të gjatë, më kuptojnë. Por ky fakt nuk ka dëmtuar logjikën time politike apo mënyrën se si i marr unë vendimet. Prandaj, ata që më kanë paragjykuar, kanë gabuar rëndë. Shiko, fjalori dhe artikulimi im në shqip do të përmirësohen, për këtë ju siguroj, sepse unë jam njeri që punoj pa fund për të realizuar aspiratat e mia dhe të atyre që përfaqësoj, por e shoh të vështirë që të ndryshojë kjo sjellje e kësaj klase politike, mendësia e tyre grabitqare, e cila u ka sjellë kaq shumë dëme njerëzve dhe vendit. Ata janë problemi ynë dhe unë dua shumë ta zgjidh këtë. Rruga që unë mora përsipër është një përgjegjësi shumë e madhe, sidomos kur merr parasysh faktin që jam e bija e dikujt me një peshë të madhe historike. Kështu që, kjo e shton përgjegjësinë mbi vendimet që unë marr. Për mua politika është mbi të gjitha një sfidë me vetveten për të kuptuar thellësisht në qenien tënde se çfarë të motivon te vetja për të ndihmuar njerëzit dhe vendin tënd. Kur ky është një burim i pastër, atëherë është e lehtë që të mbizotërosh se kush je dhe duhet të luftosh me çdo çmim apo çdo vështirësi që të del përpara. Sa herë në rrugë më ndalon një qytetar dhe më shtrëngon dorën apo më përqafon një nënë plot dashuri, unë marr më shumë energji dhe ndihem akoma më e bindur se kjo është rruga e drejtë. Aty e gjej forcën, te njerëzit e thjeshtë. Në fund të ditës unë besoj se politika duhet të jetë arti i zgjidhjes së problemeve të shumicës së njerëzve e jo mjet për të pasuruar një pakicë.
Ju ishit deputetja që nuk iu bindët vendimit politik të subjektit që përfaqësonit, PD, për djegien e mandateve të deputetit. Përse refuzuat dhe në vazhdën e kësaj pyetjeje, thuajse çdo delegacion i rëndësishëm që ka ardhur nga jashtë është takuar edhe me ju, (veçanërisht përfaqësues politik nga SHBA), mos edhe vendimi juaj për të mos djegur mandatin e deputetes ka qenë edhe këshillë nga SHBA?
Vendimi për të mos e djegur mandatin ka qenë një vendim i vështirë, por në thelb një vendim i drejtë. Koha tregoi që edhe përballë një qeverisjeje autokratike, metodat jodemokratike e dëmtojnë opozitën dhe forcojnë pozitat e qeverisë. Asnjëherë me mjete jodemokratike nuk mund të përmirësosh demokracinë dhe të luftosh kundërshtarin politik, sepse kjo të bën njësoj me të. Braktisja e mandateve e dobësoi rolin e Parlamentit dhe bllokoi zhvillimin e vendit dhe kjo ndihet dhe te qytetarët. Bota lufton në rrugë për t’u bërë pjesë e sistemit me mendimin se bëhesh më i fortë. Është një koncept që nuk e kuptoj dhe nuk kam për ta kuptuar kurrë pse e bënë. Ky veprim nuk do t’i falet Partisë Demokratike, partisë së parë pluraliste që solli demokracinë në Shqipëri pas 50 vitesh komunizëm. Vërtet akoma jemi shumë larg nga ato parime që u premtuan në ato vite, por ky vendim pati një kosto shumë të madhe për vendin dhe shqiptarët dhe ndërkohë me këtë veprim nuk fituan asgjë. Por, le të shpresojmë se eksperienca e hidhur e vitit të kaluar mund të konfirmojë përfundimisht se në të ardhmen, asnjë aktor politik nuk duhet t’i shkojë më në mendje se mund të fitohet simpati dhe vota duke braktisur institucionet. Eja shohim pak realitetin pa syze partie. Nëse unë dhe kolegët e mi nuk do të ishim në Parlament, aty nuk do të kishte sot fare debat. Prezenca jonë siguron që qytetarët si minimum të informohen mbi çfarë ndodh dhe shpeshherë ia kemi vështirësuar apo edhe pamundësuar mazhorancës të kalojë ligje të dëmshme. E pra, ne nuk jemi aspak problem, por ata që ikën ia lanë fushën bosh palës tjetër që ajo të bëjë çfarë të dojë. Eja shohim pak pasojat e bojkotit të zgjedhjeve vendore. Mijëra shqiptarë, simpatizantë të PD-së, sot janë hequr padrejtësisht nga puna prej kryetarëve të rinj, duke i lënë ata rrugëve me hallet e tyre familjare dhe Rama kontrollon sot gjithë territorin e vendit. Kush e mundësoi këtë? A e shkaktova unë këtë problem? Aspak. Nëse do të ndiqej rruga ime, sot PD do të ishte opozitë e fortë në Parlament dhe me pushtet të rëndësishëm në bashkitë e vendit dhe shqiptarët e dinë këtë, sepse kjo është e vërteta. Mjafton ta shohësh me sy. Me delegacionet ndërkombëtare takohem dhe komunikoj shpesh për shkak edhe se fokusohem goxha në politikën e jashtme të vendit. Mendoj se tek unë ata gjejnë një person politik të qëndrueshëm dhe besnik në komunikim dhe në veprim. Një politikane, e cila vërtet është e interesuar për zhvillimin dhe interesin e vendit, pavarësisht përkatësisë apo bindjes politike. Është një mentalitet që ata e përqafojnë dhe e kuptojnë tek unë dhe ndihen shumë komode në komunikim dhe, pse jo, të japin edhe këshilla nëse unë i kërkoj ato.
Në një nga intervistat e para që më keni dhënë pas ardhjes nga SHBA dhe angazhimit në PD në vitin 2017 (para se të përfshiheshit në lista për deputetë) jeni shprehur: “Basha është një lider me format bashkëkohor, është në moshë politike të re, por garanton perspektivë ekzekutive. Veçanërisht teksti i tij politik artikulohet me sukses me të huajt, intelektualët dhe është shumë i kapshëm nga njerëzit e thjeshtë. Ekspozon jo vetëm faktet, por ofron zgjidhje”. A e keni më këtë perceptim për Bashën?
Mendoj se formimi i zotit Basha është i tillë, por nuk mund ta mohoj që edhe jam ndier e zhgënjyer në disa raste, ashtu siç mund të jetë edhe ai i zhgënjyer. Kjo mund të jetë relative. Gjithsesi, figura e tij si lider, në opinionin tim, nuk ka pasur qëndrueshmëri. Mendoj se sot demokratët dhe shqiptarët duan një lider që udhëheq me vizion e qëndrueshmëri dhe ata t’i besojnë, sesa një lider që do të përmbushë pritshmëritë e një elektorati të caktuar apo thjesht disa personave të caktuar. Nuk del kurrë i fituar ashtu. Ka pasur raste, me aq sa unë e njoh, që më është dukur jashtë vetes. Nuk jam e sigurt nëse kjo vjen nga këshillat që merr apo nga vetë ai.
PD dhe LSI mbushën një vit nga djegia e mandateve. Ka dështuar apo arritur sukses në kauzën që ngriti opozita, duke kaluar drejt një vendimi ekstrem politik në braktisjen përfundimtare të Parlamentit? Ndërsa kohët e fundit i është bashkuar tryezës së reformës zgjedhore, ku edhe ju jeni pjesë.
Kthimi i tyre në institucione më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Ishte pranim nga ana e tyre i faktit se braktisja ishte një gabim i cili sigurisht që solli dëme për vendin, por edhe për ta. Jam ulur në një tryezë e cila për mua ka rëndësi, për dy arsye: që më në fund uli palët bashkë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për reformën zgjedhore, por edhe për të sheshuar konfliktet për hir të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne vazhdojmë të besojmë fort se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse me sa më shumë aktorë politikë e jopolitikë, ekspertë vendës e të huaj si dhe mbështetur prej partnerëve tanë ndërkombëtarë. Që një reformë kaq e rëndësishme të jetë e besueshme dhe jetëgjatë, ajo duhet të ketë dakordësinë e të gjitha palëve relevante politike e shoqërore në vend. Gjatë gjithë angazhimit tonë, ne kemi insistuar në gjithëpërfshirje. Dhe ja ku jemi sot, pas një viti stërmundimi e lodhjeje të panevojshme për shqiptarët, ne sot kemi një dakordësi nga të gjitha palët për t’u ulur në tavolinë dhe gjatë javës së kaluar kemi vënë re angazhimin e partive politike jashtë Parlamentit për t’u përfshirë në procesin e reformës zgjedhore. Por, gjithsesi, reforma zgjedhore do të bënte sens dhe do të jepte sinjale pozitive për qytetarët vetëm nëse u jep mundësinë atyre që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë më të drejtpërdrejtë, ashtu siç e përcakton edhe Kushtetuta. Ndryshimi i sistemit dhe sidomos hapja e listave do ta sillte këtë risi të rëndësishme dhe do të përmbushte detyrimet kushtetuese që ne kemi ndaj zgjedhësve tanë. Ndryshimi i sistemit do të ishte zhvillim pozitiv për vendin dhe do krijonte kushtet për një demokraci më funksionale në Parlament.
Kemi një qeverisje e cila në shtatë vite ka shumë akuza për korrupsion, varfëri në vend, braktisje nga të rinjtë duke emigruar, por edhe një mungesë të dukshme shprese. Ndërkohë, ekziston një reagim masiv, sidomos nga “elektorati gri”, i cili është i zhgënjyer nga klasa politike e 29 viteve të fundit. A mendoni se në zgjedhjet e ardhshme kasta politike aktuale do të pësojë goditje?
Mendoj se po, pa asnjë dyshim. Faktet e pakundërshtueshme janë se, pavarësisht propagandës së palëve të vjetra politike, që e kanë mbajtur peng vendin përgjatë tri dekadave, pas 29 vitesh shumica dërrmuese e shqiptarëve ndihen të zhgënjyer nga partitë politike dhe njerëzit që kanë dominuar në politikën shqiptare. Kush nuk do të ndihej i lodhur, nëse për 29 vite rresht do të ushqehej me të njëjtën gjellë dhe do të dëgjonte të njëjtën muzikë? Viti që lamë pas ishte një prej viteve më të vështira për vendin tonë. Një vit ku kriza politike dominoi dhe aventurat me fatin e shqiptarëve nuk munguan. Në këtë kontekst të vështirë e intimidues, besoj se angazhimi ynë në Parlament ka qenë kyç dhe i ka shërbyer vendit. E them këtë, sepse pavarësisht makinerisë së përbaltjes për të delegjitimuar këtë institucion bazë të demokracisë që ka 100 vjet ekzistencë, duhet të respektohet dhe mendoj se puna jonë në Parlament po fillon të japë frytet e para të saj, që nga përfundimi i paketës ligjore për reformën në drejtësi e deri te reforma zgjedhore. Me mbajtjen e mandatit parlamentar, unë besoj përulësisht se bashkë me disa nga kolegët e mi i kemi shërbyer vendit tonë, me aq sa ne kemi mundur. Disa cinikë mund të na kenë paragjykuar, por ne kemi qëndruar fort, duke i shërbyer axhendës euroatlantike të vendit. Shqiptarët gjatë vitit 2019 kanë përjetuar sërish në mënyrë të padrejtë momente kritike dhe tërësisht stresuese në jetët e tyre familjare. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e çdo qytetari. Ndërkohë që e ardhmja e tyre në Shqipëri vihet gjithnjë në pikëpyetje, neve na takon të gjenerojmë shpresë dhe alternativa të besueshme për qytetarët.
Brenda PD-së është qartësuar se nuk keni më mundësinë e rikthimit. A po mendoni për krijimin e një subjekti të ri politik? Nëse po, besoni se qytetarët shqiptarë janë shkëputur nga “militantizmi ekstrem”, duke përzgjedhur vetëm tri subjekte, apo mendoni se ka ardhur koha që do të kërkojnë alternativa të reja dhe a e shihni veten si alternativë të re dhe të ndryshme nga e shkuara?
Partia Demokratike nuk arriti të mbante dot njerëzit më të aftë brenda partisë dhe kjo është për të ardhur keq. Në një parti duhet të ketë gërshetim individësh me eksperiencë dhe me të rinj. Ajo parti është dëmtuar sepse u ka dhënë më shumë hapësirë aleatëve të Partisë sesa vetë personave që kanë investuar në atë Parti. Nuk më vjen mirë të them që nuk e shikoj rikthimin, por unë besoj të rimëkëmbja e frymës opozitare. Deri më sot kemi parë një elitë politike pa vizion për shqiptarët, por e kanë parë çdo zhvillim të vendit për të mirën e karrierës politike. E kanë shfrytëzuar çdo kartë të mundshme për të marrë besimin e shqiptarëve dhe më pas i kanë flakur tej në momentin që kanë pasur pak pushtet. Ka nevojë për një ndryshim rrënjësor sepse këta individë kanë dëmtuar bazën e shoqërisë. E kanë kthyer shoqërinë tonë në një shoqëri nihiliste që nuk besojnë në asgjë dhe askënd.
Para pak ditësh u përkujtua 29-vjetori i rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha, duke u krijuar në vijim edhe perceptimi kolektiv se komunizmi ra. Por a ka rënë vërtet në mënyrat qeverisëse dhe në sjellje politike?
Pavarësisht se kemi pasur edhe progres në këto 29 vite, mendoj se kemi dështuar në dy nga aspiratat e lëvizjes së studentëve në fillimin e viteve ‘90. E para, nuk arritëm kurrë të dënojmë krimet e komunizmit dhe sikur mos të mjaftonte kjo, kemi lejuar që ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit dhe të ish-sigurimit kanë qenë pjesë e vendimmarrjeve politike në këto 29 vite. Jo vetëm kaq, nuk kemi arritur kurrë t’i dëmshpërblejmë plotësisht të gjithë ish-të përndjekurit politikë. Të dy krahët i kanë përdorur politikisht për të fajësuar palën tjetër. Shumica e tyre tani ose kanë kaluar në moshë të tretë, ose kanë vdekur dhe familjet e tyre nuk e kanë shijuar kurrë “ardhjen” e demokracisë në Shqipëri. Aspekti tjetër është se kemi ngelur në të ashtuquajturën fazë tranzicioni, pra akoma nuk kemi një demokraci funksionale në Shqipëri. Sot që flasim nuk respektohen parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë. Pra, ka akoma shumë për të bërë dhe kjo do të ndodhë vetëm kur politika e vjetër të pastrohet nga individë që kanë bllokuar proceset demokratike të Shqipërisë.
Thursday, February 27, 2020
Kurthit që i’u shmangën studentët ushtarakë
Nga Azem Parllaku
Rrëzimi i shtatores së diktatorit Hoxha, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë është një ngjarje që, për ne shqiptarët kulmon si një moment historik i paharrueshëm.bShtatorja e Enver Hoxhës njeriut që, për më tepër se 45-vjet kishte drejtuar dhe qeverisur Shqipërinë, u shtri rrugëve të Tiranës, duke u tërhequr zvarrë nga po ata njerëz që, vite më parë e kishin duartrokitur. Askush nuk mundi t’a ndalte atë çast. Por, një ndryshim i tillë dhe kaq drastik, që do të sillte shndërrimin e të gjithë sistemit politik në vend, nuk mund të konceptohej njëlloj nga të gjithë qytetarët. Shqipëria ishte përballë një ballafaqimi serioz, i cili mund ta çonte në një luftë të pakontrolluar civile. Lëvizja më e rrezikshme ishte ajo e nisur në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, që mbante emrin e Hoxhës.
Të gjithë pa përjashtim, gjeneralët e sotëm të Ushtrisë, deputetët ish-ushtarakë, madje edhe Nishani, ishin aty, kur u krijua “Komisioni nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, i cili u bëri thirrje partive politike, Presidentit e popullit shqiptar, duke kërkuar vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës.
Vendosja e bustit të Enverit që, do të zëvendësonte monumentin e bronztë në qendër të Tiranës, vlerësohej si shprehje e besnikërisë për diktatorin dhe partinë e tij. Qindra ish-studentë ushtarakë të frymëzuar nga trupa e pedagogëve të tyre, disa prej të cilëve sot deputetë e gjeneralë, u armatosën dhe ishin të gatshëm t’a merrnin shtatoren e Hoxhës që, ndodhej në oborrin e kësaj shkolle për t’a vendosur aty në sheshin “Skënderbej”.
Në ngjarjet e Shkollës së Bashkuar, u përfshinë edhe Akademia Ushtarake e Shkolla e Mesme Ushtarake ‘Skënderbej”. Me institucionet e arsimimit ushtarak, u solidarizuan pothuaj të gjitha strukturat e mbrojtjes së asaj kohe. Ende deri sot, askush nga ish-drejtuesit e lartë komisarë e komandantë të kohës, nuk ka folur në lidhje me planet e “puçshtetit” të shkurtit ’91.
Në planet ogurzeza të atij shkurti, ishte provokimi i studentëve ushtarakë, si kundërpërgjigje ndaj studentëve të Universitetit të Tiranës, sipas një skenari të sofistikuar, fundi i të cilit do të ishte i përlyer rëndë me gjak. Vetëm një muaj e gjysmë më parë, ishte tentuar që, studentët e shkollave ushtarake të përdoreshin për të mbajtur në rrethim “Qytetin Studenti”, një tentativë kjo të cilën studentët nën uniformë e injoruan.
Në pasditen e 20 shkurtit, postoblloqet e shkollave ushtarake u mbyllën, ç’ka nënkuptonte shkëputjen e kontaktit me rrugët e Tiranës, në të cilat festohej pas rrëzimit të shtatores së Enverit. Në orët e mbrëmjes, kur dhe u pa që, studentët nuk ishin të shqetësuar për çfarë kishte ndodhur, çuditërisht edhe pse garnizoni ushtarak ruhej me roje të armatosur, në sheshin e Akademisë Ushtarake, ku ishte vendosur busti i Hoxhës, u shtuan “rojtarët vullnetarë”. Ndërkohë, atë natë ndryshe nga zakonisht nga qendra e zërit transmetoheshin këngë e marshe të përzgjedhura.
Në mëngjesin e datës 21 shkurt, në kohën kur do të bëhej shpërndarja për fillimin e proçesit mësimor komisari i Shkollës duke derdhur lot, u është drejtuar studentëve me thirrjet “Komandantin e rrëzuan”, “Shtatoren e Enverit e rrëzuan, por ai është i pavdekshëm”, etj. Pikërisht në këtë moment, një grup i organizuar i studentëve të vitit të tretë, ka shpërthyer në brohoritjen “Shqipëri-Enver jemi gati kurdoherë”. Sigurisht që, një thirrje e tillë e padëgjuar më parë nuk ishte spontane. Ndërsa studentët kanë shkuar në sallat mësimore, pjesa më e madhe e trupës së pedagogëve nuk i është bashkëngjitur atyre. Duke përfituar nga mungesa e pedagogëve, studentët kanë lënë sallat e mësimit dhe janë lëshuar në grupe drejt sheshit qëndror të shkollës. Më vonë u mësua se, pedagogët dhe komanduesit e shkollës ndanin qëndrime të ndryshme në lidhje me situatën, çarje kjo që, u reflektua dhe në masën e studentëve.
Ajo ç’ka ka qenë befasuese në ato orët e paradites, ishte armatosja e kursantëve oficerë të Akademisë së Mbrojtjes. Duhet pranuar që kursantët në fjalë oficerë të karrierës, ishin të zgjedhurit e privilegjuar, të cilëve pas kursit akademik u rezervoheshin postet drejtuese të fushës së Mbrojtjes. Armatosja e kursantëve u justifikua, si vetmbrojtje mbasi: “qytetarët e Tiranës, kishin planifikuar të sulmonin Akademinë Ushtarake, për të hequr që andej shtatoren e Enver Hoxhës”. Pas armatosjes së oficerëve të Akademisë, është kërkuar që, të armatoseshin edhe studentët e Shkollës së Bashkuar. Shpërndarja e armatimit ka vazhduar deri në orët e para të pasdites, ndërsa nuk kanë pranuar të armatosen një pjesë e konsiderueshme e studentëve të vitit të dytë, në Fakultetin Gjithëarmësh.
Drejtuesi i atëhershëm i vendit Ramiz Alia përpiqej të gjente zgjidhje në një situatë të atillë, me 22 shkurt, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve po ndodhte armatosja me urdhër e studentëve një dukuri kjo e paparashikuar, që krijoi pështjellim te jashtëzakonshëm për të gjithë. Oficerët, jo studentët e shkollave ushtarake u ngritën kundër heqjes së monumentit të diktatorit në sheshin “Skënderbej”. Ata madje guxuan të kërkonim rivendosjen e tij, duke i’u drejtuar vetë Ramiz Alisë, si përgjegjës dhe fajtor që nuk arriti t’a mbronte monumentin.
Tashmë, situata në garnizonin e shkollave ushtarake po bëhej e paparashikueshme. Oficerë e studentë të armatosur u ngjitën në tarracat e godinave ushtarake, duke terrorizuar jo pak, edhe banorët e lagjes. Oratorë të ndryshëm rrokën mikrofonat, duke bërë thirrje se, pikërisht duhet të ishin ushtarakët, ata që duhet të merrnin në dorë fatet e Shqipërisë së atyre ditëve. Çdo pesë minuta lexoheshin telegrame, për të cilat thuhej se vinin nga katër anët e vendit, e dërguesit e tyre ishin solidarizuar me veprimet e studentëve dhe oficerëve të shkollave ushtarake.
Kursantët e Akademisë Ushtarake shpallën edhe një komision të quajtur “Komisioni nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, e përmes një peticioni drejtuar presidentit, partive politike dhe mbarë popullit, kërkonin mbajtjen e një referendumi për rivlerësimin e figurës së Enver Hoxhës. Nuk mungonin zërat se qeveria e asaj kohe ishte në anën e oficerëve dhe studentëve ushtarakë, e po të ishte e nevojshme, pse jo dhe do të urdhëronte një grusht shteti, në përpjekje për të qëndruar ende në fuqi
Në pasditen e 22 shkurtit një grup studentësh kishin mundur të krijonin një kontakt me qytetarë dhe eksponentë opozitarë të politikës në afërsi të Shkollës 9-vjeçare Bajram Curri, e më vonë edhe në zonën e quajtur “Oxhaku i Shkollës së Bashkuar”. Studentët e këtyre takimeve, u pikasën dhe në ditët në vijim, ata u anatemuan dhe mbaheshin pandërprerë nën mbykqyrje, përmes masave shtërnguese. Pati në atë kohë edhe studentë dhe skënderbegas, të cilët i ndërprenë studimet me dëshirën e tyre.
Në mbrëmje pati një takim mes përfaqësuesve të partive politike dhe ushtarakëve, i cili u zhvillua i ashpër, në ndërkohë që, një grup studentësh kish sekuestruar kamerën e RTSH-së, e i kishte bërë presion ekipit që kishte ardhur nga televizioni. Situata u përkeqësua edhe më tej, kur qarkulloi informacioni se, garnizoni i shkollave ushtarake pritej të vihej nën rrethim nga ana e qytetarëve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët dy ditë më parë e kishin tërhequr zvarrë bustin e diktatorit.
Në fakt edhe brenda Shkollës së Bashkuar nuk kishte një mendim të unifikuar, në lidhje me çfarë po ndodhte. Një pjesë e studentëve thurnin planin për aksionin e heqjes së shtatores së Hoxhës nga ambientet e Akademisë. Grupi i studentëve në fjalë donte t’a kryente vetë këtë akt, pa përfshirë civilët e lagjes, pasi i druhej konfrontimit të këtyre të fundit me pjesën e studentëve ekstremistë. Gjatë këtyre takimeve u është kërkuar drejtuesve të grupimeve civile të mos tentonin të futeshin në garnizonin, mbasi një veprim i tillë konsiderohej si sulm ndaj objekteve ushtarake, e rrjedhimisht do të sillte reagimin nga ana e studentëve të armatosur. Brenda dy ditësh situata është marrë në dorë nga drejtuesit e lartë të Mbrojtjes, të cilët, u kanë thënë oficerëve dhe studentëve të vetpërmbaheshin, mbasi rreth pikave të peticionit, po diskutohej me nomeklaturën e lartë qeverisëse.
Teksa numri i studentëve të cilët kërkonin heqjen e shtatores së diktatorit, po bëhej gjithnjë e më i madh, drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, e konsideruan këtë ngjarje si, thyerje të hapur të rregullores ushtarake, e cila në asnjë mënyrë nuk lejonte tubime kolektive dhe aq më tepër në ambientet e brendshme të shkollës.
Kiço Mustaqi ish-Ministër i Mbrojtjes, ka pohuar se ka urdhëruar që në asnjë mënyrë, nuk duhej që studentët të dilnin jashtë garnizonit të shkollave. Ushtria ishte edukuar që ta donte popullin dhe gjithashtu, edhe ajo e priste ndryshimin, madje e pranoi atë. Nëse studentët ushtarakë, do të kishin dalë nga ambientet e shkollës, me siguri do të ishte një katastrofë. Mustaqi fajëson Ramiz Alinë teksa i është referuar atyre ditëve; “Unë as sot e kësaj dite nuk e kuptoj urdhrin për të mobilizuar 15 brigadat që do të marshonin drejt Tiranës. Ashtu sikurse u urdhërua për shumë kompani të specializuara që, erdhën në Tiranë pa asnjë qëllim e objektiv e pastaj u kthyen. Për këto të fundit ekzistojnë urdhra të arkivuar. Të tillë urdhra e lëvizje ushtarake nuk vlejnë as për veprime demonstrative e psikologjike, por ato, ama, vlejnë për të akuzuar”.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Halim Habazaj, është shprehur se; “Në orën 21:00 të mbrëmjes thirra Komandantin e Shkollës, Komandantin e Akademisë, Drejtorin e Drejtorisë së Xhenios dhe komandantin e Regjimentit të Fortifikimit në Ministri. U dhashë urdhër t’a hiqnin monumentin, t’a largonin dhe të shmangnin ndonjë incident provokativ. Për çudinë time, të nesërmen në mëngjes busti ishte në vend”. Ato ditë Ministër i Mbrojtjes u emërua, Perikli Teta. Si Komandant i Akademisë Habazaj i ka kërkuar Ministrit heqjen e bustit dhe ai ka pranuar. Busti është hequr me shumë lehtësi gjatë natës, duke i zbërthyer vidat që e mbanin dhe eshtë dërguar në një prej magazinave të ushtrisë. Në mëngjes nuk pati asnjë reagim dhe gjithçka u mbyll me aq.
Ata që, konsiderohen si pjestarët dhe mbështetësit e “Komisionit nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, shpresonin që studentët ushtarakë të dilnin jashtë mureve. Thirrjet për të çuar shtatoren e diktatorit në sheshin “Skënderbej”, do të thotë të kërkosh gjakderdhje, ndërsa thirrjet për të sulmuar institucionet shtetërore, do të thotë puçshtet.
Studentët ushtarakë u treguan gjakftohtë edhe pse, përmbajtja e thirrjes së “Komisionit nismëtar për mbrojtjen e interesave të popullit”, tingëllonte si ultimatum dhe pati njerëz që kur u njohën me përmbajtjen e saj, menduan të tmerruar se vendi po kërcënohej realisht me puç ushtarak.
Peticioni
“Efektivi i shkollave ushtarake Tiranë, bij të punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve të ndershëm, të shqetësuar seriozisht dhe të indinjuar thellë nga veprimet kriminale dhe forcave të errëta, ndaj të cilëve partitë politike dhe shoqatat e ndryshme me deklarata janë distancuar prej tyre publikisht, por fatkeqësisht jashtë dëshirës dhe kërkesave të panumërta të popullit shqiptar, gjendja në vend jo vetëm nuk po qetësohet, por keqësohet gjithnjë e më shumë, ndaj kërkojmë;
1.Figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor, dhe ajo të vlerësohet ashtu siç e do populli.
2.Në kushte e demokratizimit të mëtejshëm të vendit dhe të pluralizmit politik, kërkojmë departizimin e ushtrisë.
3.Kërkojmë që figura e ushtarakut të mbrohet me ligj, ajo të jetë e paprekshme.
4.Të zbatohet me rreptësi ligji për mbrojtjen e objekteve që kanë vlera ekonomike, sociale, kulturore, historike, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e popullit.
5.Kërkojmë që sot, më datën 22.2 1991, ora 17.00 përfaqësues të Presidiumit, të partive politike, të Ministrive të Mbrojtjes e të Punëve të Brendshme, si dhe të mjeteve të propagandës, Radiotelevizionit, organeve të shtypit të takohen me studentët dhe kuadrot e shkollave ushtarake. Takimi do të bëhet në sheshin e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”.
6.Radio-Televizioni të kalojë nën drejtimin e Këshillit Presidencial dhe të japë informacion të plotë për gjendjen në shkallë vendi dhe jo vetëm për ato çka zhvillohen në Tiranë.
7.Efektivat e shkollave ushtarake në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha partive politike, organizatave dhe subjekteve të ndryshme të largohen nga fjalët e deklaratat e mëdha dhe të ulen me masat e popullit për t’u siguruar atyre qetësinë dhe stabilitetin në vend, për t’i ndërgjegjësuar me qëllim që të kapërcehet pa dhimbje e gjak situata e rëndë që është krijuar.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...