S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, March 27, 2019

LEXOJE: "Vetja ime, kjo është bota!. Nga - Shkelqim Ziraj.

"Vetja ime, kjo është bota!"


Do ta mar veten prej dore
ti mësoj ca të vërteta,
do ta fus në rrugë qorre,
dhe në skutat më të errta.

Ti them vetes hapi syt,
kjo është bota ku jetojmë,
litarin ta mban në fyt,
pak nga pak ta shtrëngon.

Mos kujto, do ti them vetes,
jeta s'është vetëm, qesh!
Shpesh të çon në prag të vdekjes,
të lë vetëm në harres.

Bota  ësht aq hileqare,
e pa drejt me të drejtin,
askush nuk jeton pa pare,
"plaçk" që prishi gjithë miletin.

Hapi syt shiko kudo
vetja ime e llastuar,
s'kam mbaruar, më dëgjo!
Kam të tjeta për të treguar.

Hidh vështrimet tej në popull,
nuk janë të gjithë njësoj,
ca të mjer e të pangopur,
ca të tjerë si mbret rrojnë.

Pa shiko o vetja ime,
shiko si vjedhin atje tej,
pjesën tende, pjesën time,
E marin ca maskarenj.

Krisma armësh a dëgjove?
E vranë njërin fare kot,
një mesazh të fortë more,
nuk ka paqe në këtë bot.

Vetja ime kjo është bota,
kjo është bota ku jetojmë,
thonë se është dhe me rrota,
nuk e dimë a ta besojmë?

Vetja ime hapi syt,
pak a shumë ti thashë të gjitha,
litari na rri në fyt,
ka shumë kurthe, ka shumë prita.

Shkëlqim Ziraj
Greqi.31.10.2018

Fajon: Evropa po humb kredibilitetin ndërsa qytetarët e Kosovës shpresën

Parlamenti Evropian ka diskutuar të mërkurën rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe në mesin e diskutimeve mes përfaqësuesve evropianë, ka pasur dallime të qarta në qëndrime për këtë çështje.

Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës.

“Rritja e radikalizmit nuk ka të bëjë me kufizimin e udhëtimit sidomos për të rinjtë dhe për qëllime të vizitave. Mirëpo po, rritja e radikalizimit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshprimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimin e saj”, është shprehur ajo.

Deri kur viza për qytetarët e Kosovës?

Fajon e ka përmendur sërish se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga blloku evropian. Përveç kësaj ajo ka thënë se:
“...nëse ju sot thoni se Kosova nuk ka përmbushur obligimet ju thjesht jeni duke gënjyer, jeni duke u treguar të papërgjegjshëm”.

Përveç kësaj raportuesja për Kosovën ka thënë përmes një postimi në Twitter se “Evropa është duke humbur kredibilitetin dhe qytetarët e Kosovës po humbin shpresën”.

Burri nuk e di se ka një gjarpër poshtë. Gruaja nuk e di se ka një gur që po e shtyp burrin.

Burri nuk e di se ka një gjarpër poshtë.
Gruaja nuk e di se ka një gur që po e shtyp burrin.

Gruaja mendon: "Unë do të bie! dhe unë nuk mund të ngjitem lart sepse gjarpri do të më kafshojë mua! Pse nuk mund të përdorë një  burrë pak më shumë forcë dhe të më tërheqë lart mua! "

 Burri mendon: "Unë jam në kaq shumë dhimbje! Megjithatë unë jam ende duke të të tërhequr ty aq shumë sa unë mundem! pse nuk përpiqesh të ngjitesh pak më shumë ?! "

Morali është: Ju nuk mund ta shihni se në çfarë  presioni personi tjetër është , dhe personi tjetër nuk mund të shohë dhimbjen në të cilën ju jeni.

Kjo është jeta, pa marrë parasysh nëse është puna, familja, ndjenjat ose miqtë duhet të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin.
Mësoni të mendoni ndryshe, ndoshta pak më qartë dhe komunikoni më mirë.
Një mendim dhe durim i vogël jeton shumë gjatë

( A. Pjetra )

/Shtypnews.al/

Tuesday, March 26, 2019

Shqiptari, dhunon dhe lë pa ndjenja vajzën e tij 16-vjeçare


          Shtypnews.al

Një 48-vjeçar shqiptar mësohet se ka dhunuar vajzën e tij 16-vjeçare, derisa e ka lënë pa ndjenja.
Sipas informacioneve paraprake, ai është drejtuar në fshatin Nea Jonia pak kilometra nga qyteti Volos, ku ndodhej e bija 16-vjeçare, e ka thirrur jashtë shtëpisë dhe e ka qëlluar fort në kokë dhe në qafë.

6-vjeçarja ka humbur ndjenjat ndërsa urgjenca e ka transportuar menjëherë në spital, ku kurohet jashtë rrezikut për jetën. Megjithëse 48-vjeçari”>48-vjeçari është përpjekur të fshihet, policia ka arritur t’a arrestojë në 03.00 sot.
48-vjeçari”>48-vjeçari është drejtuar në Prokurorinë e Volos dhe ndaj tij rëndon akuza për ushtrim dhune ndaj të miturës, me rrezik vdekjen./ Shtypnews.al /

Monday, March 25, 2019

Shqipëria e mposht Andorrën - | Shtypnews.al |

Shqipëria e mposht Andorrën

Kombëtarja  e Shqipërisë e ka nisur mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar që në minutat e para me një traversë të Uzuni apo edhe një penallti e pa dhënë nga arbitri.Sfida u zhbllokua në minutën e 20 me bomberin, Armando Sadiku, duke shënuar një gol të bukur, ndërsa Balaj dyfishoi epërsinë për 0:2 në minutën e 88′ ndërsa Abrashi e vulosi në minutat shtesë fitoren  Shqipërisë në 0:3.
Shqipëria edhe pa teknikun Panuccin e tregoi vetën dhe ia doli ta mposht Andorrën me rezultat bindës 0:3

Challandes: Ky është fajtori që Kosova nuk fitoi sonte


Challandes: Ky është fajtori që Kosova nuk fitoi sonte
Vetëm barazim në ndeshjen e parë në kualifikueset e Euro 2020 për Kosovën tonë.

Djemtë e Bernard Challandes barazuan me Bullgarinë në “Fadil Vokrri”, 1:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga “Dardanët”, por 90-minutëshi në fund nuk e solli fitoren e shumëpritur.
Përzgjedhësi Bernard Challandes tha se dëshira e madhe për të fituar ndeshjen, bëri që triumfi të mos vijë.

“Ekipi në fushë nuk ishte nervoz, deshëm golin sa më shpejtë dhe për këtë arsye nuk e gjetëm. Ata u mbrojtën mirë, nuk ishte e lehtë”, deklaroi Challandes për “Supersport”.

“Në pjesën e parë nuk isha i kënaqur aspak. Mbajtëm topin shumë dhe nuk e komplikuam lojën”.
“Nervoza e Halimit? Nuk e di, është nervozuar me barazimin me siguri”.

“Kololli? Ishte një zgjidhje normale, ai ishte mirë dhe luajti. S’kam asgjë më shumë për të thënë”, shtoi Challandes

(Ndiqeni dhe Video) 24 mars 1999, presidenti Bill Clinton iu drejtua popullit amerikan lidhur me ndërhyrjen në Kosovë.


Mundohuni që të pëlqeni faqen ton Shtypnews.al si filim.

Shtypnews.al

Më 24 mars 1999, presidenti Bill Clinton iu drejtua popullit amerikan lidhur me ndërhyrjen në Kosovë.

Shtypnews.al

Faleminderit Amerikë , faleminderit NATO. Mos e harroni këtë dit të historis sonë . 

Shprendaje si shejë faleminderimi për Amerikë-n , Nato-n dhe të gjith aleatet tonë në botë. 

Shtypnews.al 


Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...