S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 3, 2019

Kërkesa për vizë dhe vizë pune : /SHTYPNEWS.AL/

Kërkesa për vizë dhe vizë pune

Shtypnews.al
Shtetasit e Kosovës për hyrje në Gjermani duhet të kenë vizë turistike. Ndërsa shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë në Gjermani pa viza. Sa i përket vizave të punës, të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani, duhet të kërkojnë vizë pune, në ambasadët gjermane në Prishtinë, Tiranë, Shkup… 
Ambasada gjermane nuk ka marrëdhënie me asnjë agjensiion apo zyrë. Prandaj nuk është e nevojshme që për vizë pune të ngarkoni ndonjë agjension apo zyrë udhëtimi. Kërkesat për termine janë falas, sikur edhe ndihma për të plotësuar formularët në gjuhën shqipe. Taksa e vetme që duhet paguar është taksa për vizë (75 Euro). Pagesa bëhet në sportelet e zyrës për viza. Taksa të tjera nuk ka.
Në ditën e terminit duhet të paraqiteni me kohë dhe të keni dokumentacionin e plotë, sepse kjo mund të rezultojë me refuzimin e kërkesës:

Dokumentat që kërkohen:

  • Pasaporta e vlefshme dhe
    dy kopje të pasaportës. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe të zbrazëta
    dhe së paku nëntë muaj vlefshmëri
  • 2 formularë të plotësuar dhe të nënshkruar nga ju personalisht. Formularët
    i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës. Formularët për vizë duhet të
    plotësohen në gjuhën gjermane, apo angleze
  • 3 fotografi aktuale biometrike të formatit të pasaportës me sfond me ngjyrë
    të çelët
  • Taksa e vizës në vlerë prej 75 € paguhet me para të gatshme.
  • Kontrata e punës, apo
    aftësimit profesional në origjinal me nga dy kopje. Kontrata duhet të jetë e
    nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi.
  • Sigurimi shëndetsor (incoming), i vlefshëm për 6 muaj brenda një viti. Sigurimi duhet të vlejë edhe nëse e zhvendosni vendbanimin nga Kosova jashtë vendit.
Secilit dokument duhet t’i bashkangjisni një përkthim në gjuhën gjermane.
Kujdes:
Në kërkesë duhet të paraqiten të dhënat e vërteta lidhur me
qëndrimet paraprake në Gjermani.
Të gjitha të dhënat mund t’i gjeni edhe në faqen e Ambasadës gjermane.
Ambasada gjermane në Prishtinë:
Ambasada gjermane në Tiranë:
https://.tirana.diplo.de/  Për  Shtypnews.al (ac)

Rrëfimi i ekspertes angleze: Gjërat që kryen serbët në Kosovë ishin të tmerrshme

Rrëfimi i ekspertes angleze: Gjërat që kryen serbët në Kosovë ishin të tmerrshme

Daily Mirror në një artikull për eksperten angleze të forenzikes, Dame Sue Black ka përmendur krimet e luftës në Kosovë.
Kjo pasi 57-vjeçarja ka publikuar një libër të quajtur “All that Remains” që përkthehet ‘Gjithçka që mbetet’, ka treguar për krimet serbe që ajo i pa në Kosovë pas luftës.
Në këtë artikull thuhet se ajo ka udhëhequr antropologët për punën e Ekipit Britanik të Forenzikës gjatë hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, të gjitha këto të cilat i ka përmbledhur në librin e saj.

Ajo ka rrëfyer për krimin barbar në Krushën e Madhe, djegien e burrave e vrasjen e fëmijëve.
“Në qershor të vitit 1999 shkova në Kosovë për të ndihmuar në identifikimin e një numri të madh të trupave dhe për ti vërtetuar deklaratat e dëshmitarëve në mbështetje të krimeve të luftës kundër Sllobodan Millosheviç dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka thënë Sue Black, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

“Arrita në vendin e parë të akuzës dhe veshja kostumin tim të zakonshëm të bardh, dorezat dhe çizmet e zeza. Me 25 mars policia serbe kishin zbarkuar në fshatin Krusha e Madhe. Burra të armatosur ndanë burrat dhe djemet nga familjet e tyre dhe i futën në shtëpi të braktisur. Një njeri i armatosur me kallashnikov vrau të gjithë dhe pastaj dogji ndërtesën. Dyzet burra dhe djem thuhet se humbjen jetën atë natë. Unë qëndrova në derë dhe shikoja një skenë makthi. Kishte të paktën 30 trupa të grumbulluar në një dhomë, të gjitha të djegur rëndë dhe të dekompozuar”, ka rrëfyer ajo. /Shtypnews.al/ (ac)

Saturday, March 2, 2019

«Vajza ime është e bukur, mjaft më kërkuat ta fsheh», mesazhi emocionues i nënës së foshnjes me nishanin gjigant

«Vajza ime është e bukur, mjaft më kërkuat ta fsheh», mesazhi emocionues i nënës së foshnjes me nishanin gjigant

‘’Kur e shtrëngova për herë të parë në krahët e mi, nuk mund t’u besoja syve. Ishte hera e tretë që sillja në jetë një fëmijë, dhe sigurisht që emocionet e atij momenti janë të papërsëritshme, megjithatë tanimë isha më e përgatitur se ç’duhej të bëja, dhe si duhet të përkujdesesha për të, por me Natalie ishte komplet ndryshe nga të tjerët.
Edhe pse nuk e kisha marrë akoma veten nga lindja me prerje cezariane, doja që ta shihja, ndonëse infermieret më paralajmëruan se nuk ishte akoma momenti.’’
Kështu e nis rrëfimin e saj Lacey Jackson, e cila ka ndarë së fundmi historinë e foshnjes së saj 1-vjeçare, e lindur me një shenjë të zezë që i mbulon thuajse 1/3-ën e fytyrës.
Për mamanë nga Dakota e Jugut, përballja me njollën e madhe në fytyrën e vajzës së saj nuk ishte e lehtë, aq më tepër pasi ajo dyshonte se diçka kishte shkuar keq gjatë shtazënisë. Menjëherë Natalie iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe kontrolleve të specializuara të lëkurës, por mjekët i siguruan të dy prindërit që ajo nuk kishte asnjë problem, madje nuk paraqiste asnjë rrezik për të ardhmen.
‘’Kur djemtë, Elliott 7 vjeç dhe Devin 4 vjeç, e panë për herë të parë menduan se ajo ngjante me personazhin vizatomor Batman, dhe në këtë momente Natalie u bë heroina e familjes.
Të shumtë janë ata që e paragjykojnë, madje një mama në grupin e prindërve të Elliott më tha se nuk duhe ta ekspozoja më në rrjete sociale.”-vijon ajo.
”Vajza ime është e bukur ashtu siç është. Është e bukur sepse është ndryshe, nuk ka fëmijë të shëmtuar në këtë botë. Ka thjesht fëmijë që kanë nevojë për dashuri, strehim, të ushqehen shëndetshëm, të rriten larg frymës së ndjerit anormal/anormale, fëmijë që kanë nevojë të edukohen mirë, të jenë socialë dhe të duan e t’i duam. Vajza ime është e bukur dhe këtë nuk e mohon dot njeri.”-përfundon Lacey. //Shtypnews.al//

Ja pse të lindurit në muajin mars, janë të veçantë

Ja pse të lindurit në muajin mars, janë të veçantë.
 //Shtypnews.al//

Muaji i lindjes mund të përcaktojë karakteristikat e një personi dhe sjelljen e tij/saj.
Në artikullin e sotëm do ju tregojmë se çfarë i dallon njerëzit e lindur në mars nga të tjerët:

1. Janë të sinqertë

Të lindurit në mars janë njerëz kurajoz. Ndershmëria është shumë e rëndësishme për ta. Preferojnë të vërtetën e hidhur më mirë se një gënjeshtër të ëmbël.

2. Janë të ndershëm

Dallohen për ndershmërinë e tyre. Ndjekin gjithmonë rregullat e tyre dhe nuk kopjojnë kurrë atë që bëjnë të tjerët. Kjo i bën shumë të veçantë. Janë të sigurtë tek vetja. Ndërkohë, mësojnë nga gabimet dhe eksperiencat e tyre.

3. Janë misteriozë

Atyre nuk u pëlqen të flasin hapur për ndjenjat e tyre. Janë të ndershëm, por jo aq të guximshëm. Ja përse ndonjëherë është e vështirë të kuptosh apo të dish se çfarë mendojnë.

4. Kanë sukses

Të lindurit në muajin mars kanë një imagjinatë të zhvilluar. Kanë shumë ide dhe opinione eksituese. Kanë sukses në thuajse çdo fushë. Edhe pse kjo aftësi nuk do shihet nga lindja

5. Janë unikë

Origjinalitet dhe kreativitet që e kanë që nga lindja. Janë shumë të pavarur. Njerëzit nuk mërziten kurrë me ta. Të gjithëve u pëlqen t’u rrinë pranë e madje, edhe të jenë si ata.

6. Janë besnikë

Janë shumë besnikë, të përkushtuar dhe të devotshëm. Ja përse, shpesh konsiderohen si partner idealë në një marrëdhënie.

7. Janë bujarë

Njerëzit e lindur këtë muaj nuk dinë çfarë është egoizmi. Besojnë se veprimet e njerëzve mund të ndryshojnë botën.

8. Janë të fortë

Janë të fortë emocionalisht. Janë në gjendje të kontrollojnë ndjenjat e tyre, pavarësisht situatës. Njerëzit e lindur në mars janë gjithashtu shumë romantikë.

9. Jetojnë të sotmen

Atyre nuk u pëlqen të nxitohen. Kjo i ndihmon të vlerësojnë se çfarë po ndodh në të tashmen. Analizojnë gjithnjë gjithçka para se të reagojnë apo të marrin vendime

Ky djalë u refuzua nga vajza e një babai të pasur: 10 vjet më vonë, ai e takon atë përsëri…

Çfarë cilësish kërkoni te një partner? Kur isha më e re, preferoja djem të pashëm dhe gazmorë. Por, ndërkohë që koha kalonte, burrat e mençur, më të kuptueshëm dhe ata përgjegjës u bënë më tërheqës për mua.
E zhvillova këtë preferencë, sepse doja një burrë të dashur për mua dhe fëmijët e mi të ardhshëm.
Megjithatë, disa gra i japin përparësi diçkaje tjetër kur kërkojnë një partner ideal .
Ata kërkojnë burra që mund t’u japin atyre çdo gjë dhe gjithçka që duan.
Për shkak të kësaj, ato duan të dinë llogarinë bankare të një burri para se të njohin personalitetin dhe karakterin e tyre.
Për një vajzë të tillë flet edhe historia që supershendeti.com sjell për ju.
Fundi i tregimit është absolutisht i papritur, por do t’ju japë një mësim të vlefshëm për jetën
RREFIMI
Një djalë i varfër ra në dashuri me një vajzë të pasur.
I mbushur plot me emocione dhe me dashuri për vajzën, djali i propozoi asaj.
Por, vajza e pasur nuk e pranoi atë dhe tha:
– Paga jote mujore është e barabartë me shpenzimet e mia të përditshme. Si prisni që unë të martohem me dikë si ju? Unë kurrë nuk mund të të dua, kështu që më harro. Shko dhe gjej një vajzë të nivelit tënd dhe martohu me të.
Pavarësisht se u refuzua kaq keq pa asnjë arsye, djali nuk mundi ta harrojë atë aq lehtë.
Rreth 10 vjet më vonë, ata rastësisht u kryqëzuan me njëri-tjetrin në një qendër tregtare.
Ajo e njohu atë menjëherë dhe i tha:
– Përshëndetje, si jeni? Unë jam martuar me një njeri shumë të zgjuar, dhe paga e tij është 15,700 $ në muaj! A mund ta arrish ti këtë?
Ky njeri, duke dëgjuar ato fjalë të dhimbshme nga gruaja të cilën e kishte dashur dhe ishte kujdesur, mezi mbajti lotët e tij dhe nuk tha asgjë.
Pas pak çastesh burri i gruas u afrua pranë saj.
Por, para se zonja të mund të thoshte një fjalë, burri i saj menjëherë e njohu njeriun me të cilin ajo po fliste dhe i tha:
– Zotëri? Mirdita! Shoh që e paskeni takuar gruan time!
– Mirdita, zoti …?
– Zoti Carter, Zotëri!
Burri pastaj iu kthye gruas së tij dhe i tha:
– E dashur, dua që ti të takosh shefin tim. Ai zotëron projektin prej 100 milionë dollarë për të cilin jam duke punuar!
Gruaja, mbeti e habitur nga këto fjalë dhe nuk ishte në gjendje të thoshte diçka.
Ai buzëqeshi dhe tha:
– Epo, zoti Carter. Duhet të shkoj. Unë kam gjëra të rëndësishme për të bërë. Ishte e mrekullueshme të të shihja. Uroj të kaloni sa më mirë sot!
Për një minutë, çifti mbeti i hutuar duke parë atë ndërsa po largohej.
Ashtu e shokuar, gruaja e pyeti burrin e saj me mosbesim:
– Ky ishte shefi yt?
– Po, e dashur. Ai është një person shumë i përulur, por jeta e tij është një histori mjaft e trishtuar.
Thuhet se dikur ai donte një zonjushë, por ajo e refuzoi atë sepse ai ishte një djalë i varfër në atë kohë.
Për shkak të kësaj, ai ka punuar vërtet shumë. Dhe për shkak se ai është i zgjuar, ai u bë i suksesshëm.
Tani ai është një multimilioner që fiton miliona dollarë në muaj.
Por për fat të keq, zemra e tij u lëndua aq shumë sa ai nuk vazhdoi përpara dhe ka mbetur i pamartuar akoma.
Burri vazhdoi dhe tha:
– Sa me fat do të ishte ajo zonjushë nëse do të ishte martuar me atë?
Zonja kaloi në tronditje totale dhe nuk mundi as të belbëzonte.
Moralet e tregimit:
Jeta është e shkurtër.
Për më tepër, ajo është tamam si një pasqyrë: mund të shihni vetëm aq sa reflekton.
Pra, mos jini shumë arrogantë ose krenarë dhe t’i shikoni me përçmim të tjerët për shkak të situatave të tyre të tanishme.
Gjërat dhe rrethanat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. /Shtypnews.al/  Ti që sapo e Lexove  a ja vlen që ta shpërndani.!? 

Çdo femije qe ka jetuar në Gjermani e din mir se çfar do të thotë "Horizont".

Për disa ngelet "Nostalgji" sot o nil🙋

McAllister jep lajmin fatal për Kosovën dhe Serbinë | Shtypnews.al |

McAllister jep lajmin fatal për Kosovën dhe Serbinë |Shtypnews.al |


Kryetari i Këshillit për punë të jashtme i Parlamentit Evropian, David McAllister ka thënë se integrimet evropiane nuk mund të jenë të plota pa shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por, as Serbia e as Kosova nuk do të mund të hyjnë në BE pa marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

“Nëse më lejoni të jem i qartë – as Kosova, por as Serbia nuk do t’i bashkohen Bashkimit Evropian pa marrëveshje gjithëpërfshorëse ligjërisht të obligueshme me të cilën zgjidhen të gjitha çështjet nga të cilat ka mjaft. Të drejtat e minoriteteve, të drejtat e pronës, të zhdukurit, kthimi dhe vendosja e sërishme e të zhvendosurve. Për t’i zgjidhur këto çështje duhet të nisim dialogun.

McAllister para gazetarëve ka folur edhe rreth vrasjes së Oliver Ivanovicit.

“Në disa takime kemi folur për vrasjen dhe kemi kërkuar nga bashkëbiseduesit tanë se a ka ngjarje të reja dhe ne si PE kemi qenë shumë të qartë – duam hetim shumë të thelluar të kësaj vrasjeje dhe atë që janë përgjegjës për këtë krim duhet të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen, të gjykohen për këtë vrasje të rëndë.

McAllister ka thënë edhe se Bashkimi Evropian e mbështet Kosovën në të gjitha fushat e reformave dhe siguron 100 milionë euro çdo vit dhe ka theksuar se Kosova, pas Palestinës, është vendi ku BE shpenzon më së shumti para për kokë banori, trasnmeton VOA.

McAllister ka qenë në krye të një delegacioni të zyrtarëve evropianë, të culët kanë qëndruar një ditë në Kosovë. Ai ka kërkuar që të hiqet taksa prej 100 për qind në mallin serb, në mënyrë që të mund të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...