S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, December 30, 2018

Shkoi për ta vizituar "Ishullin e ndaluar", 27-vjeçarin e vrasin me shigjetë

Ajo dukej e pakonceptueshme, mbi të gjitha, banorët e ishullit Sentinelese kishin mbijetuar. 
Kjo është fotoja që i tregoi botës së ishulli Sentinelese, mbijetoi nga cunami në vitin 2004.
Megjithatë, kur një helikopter fluturoi mbi këtë ishull, njëri nga banorët e Sentinelese nxituan jashtë për në plazh, duke drejtuar shigjetat e tyre drejt pilotit. Ata duan të ia bënin të qartë se nuk e duan aty. Nga dhjetëra miliona njerëz që u prekën nga cunami, Sentinelese ishte e vetmja që nuk kishte nevojë për ndihmën e askujt.
Nuk besoj se ka njerëz të tjerë në Tokë, që janë kaq te izoluar siç është populli i Santinelese.
Populli i tyre thuhet se kanë ardhur nga Afrika, por besohet se kanë jetuar më shumë se 60 mijë vjet në ishujt Andaman të Indisë. Fakti që gjuha e tyre është ndryshe nga ishujt tjerë Andaman, tregon se ata kanë pasur pak kontakte me njerëz për mijëra vjet.
Gjithashtu, ata jetojnë ashtu siç kanë jetuar para 60 mijë viteve. E për ta përshkruar me një fjalë, i përkasin “Epokës së Gurit”. Jetesën e tyre ata e bëjnë më mjete dhe armë nga metali, të cilat ata i morën nga anijet e mbytura në shkëmbinjtë nënujorë të ishullit.
Ashtu siç ekzistojnë edhe fise të tjera në izolim dhe me një reputacion të frikshëm, Santinelese shpesh përshkruhet si vend i egër. Armiqësia e tyre për të ardhurit (te huajt), megjithatë, është e kuptueshme, sepse bota e jashtme u ka sjell pak atyre.
Në vitin 1879 dy persona i vranë në këtë ishull, dhe u morën disa fëmijë, por më pastaj ata u liruan dhe u dërguan në shtëpitë e tyre. Por, gjenerali i qytetit kryesorë të ishujve Andaman, Port Blair, edhe pse ishte përgjegjës për vrasjet e dy personave, ai nuk shprehu keqardhje, por thjeshtë tha se populli i ishullit Sentinelese, kanë shprehje të çuditshme të fytyrave, dhe kanë një sjellje jo të mirë.


Diku rreth 200 turistë deri më tani, raportohet se kanë vizituar vendin, por nuk janë kthyer më.
Në ishullin Sentinelese gëzojnë një shëndet të shkëlqyer, ndryshe nga ato fiset e ishujve Andamans, tokat e të cilëve janë shkatërruar.
Sa është ky realitet, larg nga e vërteta, mund të gjykohet lehtë nga një video e ishullit Santinelese e bërë në plazh, gjatë vitit 1990.

Presione te shumta nga organizata të ndryshme, kanë çuar qeverinë indiane të ndryshojë politikën e saj ndaj ishullit Sentinelese, duke pranuar se ata kanë të drejtë të vendosin për vetën e tyre dhe mënyrën e jetesës

FOTO/ Ja çfarë ndodh me motin në natën e Vitit të ri

Mot i thatë dhe pa reshje, por me temperatura të ulëta.
Ky është parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme.
Në natën e Vitit të ri duket se nuk ka reshje.
Më poshtë është parashikimi i motit i bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).



Tradita e bakllavasë, të presësh Vitin e Ri me ëmbëlsi


E ëmbël dhe shije plotë, me sherbet e arra , bakllavaja pa dyshim është lezeti i tryezës shqiptare të Vitit të Ri.
Një traditë e trashëguar brez pas brezi nga nënat e gjyshet shqiptare, kjo ëmbëlsirë vijon të mbetet edhe sot më e preferuara e shqiptarëve dhe sigurisht nuk mungon në asnjë tryezë kur bëhet fjala për darkën e shumëpritur të ndërrimit të viteve.
Deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë bakllavaja u konsiderua si një gatim për njerëzit e pasur, ndaj edhe konsumohej në ceremoni të veçanta.
Ishin Otomanët ata që e sollën bakllavanë në trojet e Ballkanit. Kjo ëmbëlsirë ishte një ndër gatimet më të preferuara në Pallatin e Sulltanit.
Në ditët e sotme, Bakllavaja është shndërruar në një traditë mesdhetare, përgatitja e së cilës kulmon në festat e fundvitit, ku padyshim pjesë e kësaj tradite është edhe Shqipëria.
Përgatitja e Bakllavasë në Shtëpi  
Përbërësit
1 kg miell
4 të verdha vezësh
1 vezë e plotë
Një gotë ujë vaj ulliri
2 filxhanë çaj gjalpë i tretur
1.5 kg arra,
3 gota uji me sheqer për shurupin
2 filxhanë çaji niseshte
Përgatitja
Sitim miellin në një tepsi.
Hapim një gropë në mes. Hedhim pak kripë, të verdhat e vezëve dhe ujin.
Nisim të punojmë brumin me dorë derisa të bëhet një masë kompakte dhe homogjene.
E ndajmë në kuleçë të vegjël dhe e lëmë të pushojë përreth një orë.
Më pas, nisim të hapim petat një e nga një duke përdorur niseshte në hapjen e shpejtë të tyre.
Petët mund t’i hapim një e nga një por edhe 2 ose 3 bashkë, duke hapur pak në fillim kuleçët e duke i vendosur një mbi një e më pas i hapim përmes petësit.
Pasi i hapim petët, i lëmë  që të thahen pak e më pas i shtrojmë në tepsi.
Pasi kemi shtruar gjysmat e petëve hedhim në mes arrat e qërrura e të thërrmuara dhe sipër vendosim sërisht gjysmat e tjerave të petave.
Në vijim, mbledhim anët e të dyjavë shtresave të petëve rreth e rrotull tepsisë.
Bëjmë prerjen tipike të bakllavasë në formën e rombave, sipër hedhim gjalpin e tretur në mënyrë të njëtrajtshme.
E fusim në furrën e parangrohur dhe e pjekim derisa bakllavaja të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Më pas përgatisim, sherbetin, i cili duhet të hidhet i nxehtë ndërsa bakllavaja e ftohtë.
Për përgatitjen e sherbetit përdorim 3 gota me sheqer dhe një gotë ujë.

Jan dhe miqt ata që na inkurajojnë që të kemi me patjetër bakllavan në tryezë për festa, dhe për Vitin e Ri... Pastaj, kur miqt na përgjigjen në komente me fotot si këto më poshtë



është vërtet një kënaqësi që nuk pëshkruhet...! Pra, dhe një herë miq Ju Urojë Gëzuar  nga -/ M R/🙋
GËZUAR...!

Tjetër ngjarje e rëndë në Elbasani

Elbasani është kthyer në qytetin e ngjarjeve të rënda për këtë fund vit. Pas tentativës për rrëmbimin e një biznesmeni dhe ekzekutimit të trefishtë, një tjetër ngjarje ka ndodhur ditën e sotme.
Bëhet fjalkë për një banesë që është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit në lagjën “5 Maji”.
Sipas raportimeve paraprake flakët janë neutralizuar nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.
Bëhet e ditur se nuk ka pasur njerëz në banesë, pasi familjarët kanë qenë në punë, ndërsa djali i vogel i familjes ka qene duke luajtur në lagje.
Pasi ka vënë re tymin, djali ka shkuar në banesë dhe ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët kanë lajmëruar zjarrfikësen. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga lënia ndezur e elektroshtepiakeve.

Ja cilat vende dhe kultura nuk e festojnë Vitin e Ri njësoj si ne

Pjesa më e madhe e botës ndjek kalendarin Gregorian, me 365 ditë, ose 12 muaj në një vit. Viti përfundon më 31 dhjetor dhe fillon më 1 janar dita e Vitit të Ri. Por ka disa kultura që e festojnë ditën e parë të Vitit të Ri më vonë gjatë vitit. Këto kultura ndjekin kalendarët hënor, diellor dhe të tjerë hibride për të treguar kohën.
Më poshtë disa kultura që e festojnë Vitit të Ri në një ditë që nuk është 1 janari.
Viti i ri kinez – 8 shkurt 2019.I quajtur edhe si Festivali i Pranverës ose Viti i Ri Hënor, Viti i Ri kinez nënkupton fillimin e sezonit të korrjes në pranverë. Dominojnë zbukurime me dragoj të ngjyrosur dhe shfaqjet e fenerëve.
 Seollal (Viti i Ri Koreane) – 8 shkurt 2019.Të tjera kultura aziatike në juglindje festojnë ditën e Vitit të Ri në Vitin e Ri Hënor. Por mënyra se si çdo nënkulturë e përkujton këtë ditë, ndryshon. Në Kore, Viti i Ri shënon një festë tre-ditore ku familjet falenderojnë një vit të begatshëm. Shumë vishen në veshje shumëngjyrëshe të quajtura “hanbok”, ndërsa të tjerë kryejnë një rit të lashtë ku ofrojnë çaj, të quajtur “charye”.
Nyepi (Viti i Ri Balinez) – 9 mars 2019.Viti i Ri Balinez shënon ditën e parë të Kalendarit Saka të bazuar tek hëna. Ndryshe nga kulturat e tjera që mirëpresin vitin e ri me zhurmë, Nyepi është një ditë reflektimi dhe pushimi. Pjesa më e madhe e ishullit Bali është e mbyllur në këtë ditë. Por përpara Vitit të Ri, siguritsht që festohet, me ritualet e zjarreve të mëdhenj në të gjithë ishullin.
Nowruz (Viti i Ri iranian) – 20 mars 2019.Për të festuar fillimin e pranverës, Noëruzi ndiqet nga dy komunitetet, Zoroastriane dhe Bahá’í. Data përkon me Ekuinoksin e Veriut, që bie në mes të marsit çdo vit. Dita zakonisht festohet me trumbeta për të paralajmëruar vitin e ri, vezët e ngjyrosura dhe enët e grurit për të treguar rritjen./ Shtypnews.al /

E keni ëndërr të emigroni në Gjermani? Mësoni cilat profesione paguhen më shumë

Berlini në Gjermani ka nevojën më të madhe të punëtorëve, e ndjekur nga Mynih, Hamburg. Më shumë se 10 mijë vende të lira ekzistojnë në Këln, Shtutgart, Düsseldorf, shkruan albinfo.ch.
Në tregti ekziston nevoja më e madhe për punëtorë. Pagat për shitësit janë rreth 1800 euro.
Ata u pyetën gjithashtu për shoferët e kamionëve, automekanikët, pagat e të cilave janë rreth 14-15 euro në orë. Ndërmjetësit e sigurimeve, tregtarët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë. Pagat e tyre sillen deri 1.800 euro.
Industria farmaceutike siguron pagat më të larta me një të ardhur mesatare bruto prej rreth 70 mijë euro në vit.
Në vendin e dytë janë bankat, dhe në pozicionin e tretë është industria e automobilave. Në industrinë e automobiöave punëtorët marrin rreth 65 mijë euro paga bruto çdo vit. 

Shtypnews.al }🙋👍

Saturday, December 29, 2018

Sonte spektakël rikthehet “Bisha” Ilir Latifi, mësoni detajet e meçit

Atleti me origjinë shqiptare i cili jeton në Suedi, Ilir Latifi, do të luftojë kundër amerikanit, Corey Anderson.
Të dy sportistët njihen për aftësitë e tyre të shkëlqyera në fushën e arteve të përziera marciale, prandaj edhe pritet që ndeshja të jetë spektakolare, njofton Klan Kosova.
Ndeshja pritet të zhvillohet me 30.12.2018 në ora 04:30, në palestrën “The Forum” e cila ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Shqiptari 35 vjeçar, aktualisht renditet i pesti në kateegorinë e Lehtë të Peshave të Rënda. Ndërsa amerikani 29 vjeçar renditet i dhjeti në këtë kategori.../Shtypnews.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...