S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 11, 2018

Protesta e Shpreses ( Video Live)

Më të vendosur se kurr më par! https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=284906552162056&id=1453239624971660
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=284906552162056&id=1453239624971660

“‪Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë”, Rama provokon protesten studentore qe riktheu shpresen tek gjithe shqiptaret

/Shtypnews.al/Shtypnews.al
Mëngjesin e sotëm ka nisur protesta masive e studentëve në shumë qytete të vendit, të cilëve u janë bashkuar edhe gjimnazistët.
Dita e sotme është dita e fundit që studentët i kanë dhënë si ultimatum ministres Nikolla për të zgjidhur problemet e tyre ndërsa kanë paralajmëruar se në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën në grevë urie.
Pak minuta më parë lidhur me protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se studentët mund ta vazhdojnë protestën sa të duan, por duhet të komunikojnë me qeverinë.
Duke ritheksuar edhe edhe njëherë se është i gatshëm për negociata, Rama i ka ftuar studentët në sallën e parlamentit. Ndër të tjera kryeministri ka thënë se protestues janë 10 mijë studentë, ndërsa në Shqipëri janë 140 mijë të tillë.
Nuk dihet si do të reagojnë studentët pas kësaj deklarate, ndërsa theksojmë se disa ditë më parë ata u shumëfishuan ndjeshëm në numër kur Rama i quajti “ngelës”.

/SHQIPERIA IME /& /Shtypnews.al/

Statusi i plotë:
Të dashur protestues,
Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.
‪Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-)


‪Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?
‪Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.
‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-)”

Policia bllokoi autobuzat qe te vinin në Tiranë, studentët e Elbasanit bëjnë atë që se priste askush

Studentët e Universitetit të Elbasanit janë ndaluar nga Policia e Shtetit të nisen drejt Tiranës, për të protestuar.
Mësohet se policia ka bllokuar autobusët e linjës, por kjo nuk i ka penguar studentët, pasi ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit.
Nga ana tjetër shoferët e autobusëve shprehen se kanë frikë të vijnë për të marrë studentët dhe ti çojnë drejt Tiranës.
Gjithashtu drejt Tiranës janë nisur studentë edhe nga Korça dhe Durrësi si dhe pritet që të vijnë dhe studentë nga Vlora. 



Shtypnews.al


 

Shtypnews.al



Shtypnews.al


Protesta nga qielli/ Shihni pamjet me dron të studentëve

Shtypnews.al

Protesta nga qielli/ Shihni pamjet me dron të studentëve

Rrugët e Tiranës janë mbushur si asnjëherë më parë me të rinj e të reja që kanë nisur një lëvizje të madhe për plotësimin e kërkesave të tyre. “BalkanWeb” sjell pamjet nga qielli të protestës të filmuara me dron. Mijëra të rinj e të reja me flamuj shqiptarë, amerikanë apo edhe BE dhe me parulla të shumta në duar kanë bllokuar rrugët. Studentët i kanë drejtuar 8 kërkesa qeverisë, kanë larguar çdo element partiak nga protesta duke mos pranuar politizim dhe i kanë lënë qeverisë ultimatum për plotësimin e kërkesave deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
Studentët i janë përgjigjur negativisht edhe kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bisedime. Mësimi është bojkotuar në të gjitha universitetet e vendit në Korçë, Shkodër, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër etj. Po kështu sot studentëve iu janë bashkëngjitur edhe gjimnazistët e Tiranës.

Rames i iken mendja: Protestoni sa të doni, une e di se ca do behet!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve.
Statutsi i Rames në Facebook:
Të dashur protestues,
‪Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin. ‬
‪Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-)
‪Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?‬
‪Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. ‬E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.
‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-

/Shqipëria e shqiptarëve / & /Shtypnews.al/...

Monday, December 10, 2018

'Bomba' nga SHBA/ Soros ka financuar neokomunistët e rinj në Shqipëri




'Bomba' nga SHBA/ Soros ka financuar neokomunistët e rinj në Shqipëri

Judicial Watch -Dokumente të reja të Departamentit të Shtetit tregojnë se USAID ka punuar me Grupin Soros për të kanalizuar para në ‘Ushtrinë Mercenare’ të aktivistëve të së majtës ekstreme në Shqipëri
Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Shqipëri trajnohen të punojnë drejtpërdrejt me njerëzit e Sorosit duke kanalizuar paratë e Granteve në Operacionet e se Majtës që sulmojnë grupet tradicionale pro-amerikane, qeveritë dhe politikat në emër të 'Shoqërisë Civile'
Washington, DC - Judicial Watch publikoi 49 faqe të dokumenteve të reja të marra nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për organizatat jofitimprurëse të krahut të majtë të George Soros në Shqipëri. Dokumentet trajtojnë kryesisht aktivitetet e bashkëpunëtoreve të lartë te Soros në Shqipëri, Andi Dobrushi, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur-Shqipëri, i cili është angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban e quan ‘ushtrinë mercenare’ të Sorosit. Dokumentet tregojnë paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë ‘shoqërinë civile’, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.
Image
Judicial Watch ngriti një padi më 26 maj 2017 bazuar ne Ligjin mbi Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe USAID-it, pasi ata nuk kthyen përgjigje ndaj kerkeses së 31 mars 2017, bazuar ne Ligjin e FOIA-s (Judicial Watch kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe SHBA Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar (Nr. 1: 17-cv-01012)).
Të dhënat tregojnë se Dobrushi një bashkëpunëtor operativ i Soros, ishte personi i parë në listën e të ftuarve nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të marrë pjesë në një ‘organizimin rreth zgjedhjeve ‘ të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 27 prill 2015. Ngjarja kishte për qëllim ‘të ndihmonte nisjen e asistencës amerikane për zgjedhjet lokale të qershorit ‘, që po mbaheshin në Tiranë, Shqipëri. Siç ka raportuar më parë Judicial Watch në një njoftim për shtyp në 4 prill 2018, Ambasadori Lu ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai e ndihmoi duke mohuar vizat e SHBA-ve për juristët konservatorë nga parti konservatore në Shqipëri. Lu është emëruar nga administrata Trump për t'u bërë ambasador i SHBA në Kirgistan.
Përveç kësaj, një e-mail nga Ilva Cuko, një specialiste programi në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një ‘Takim të Rishikimit të Granteve të Donatorëve’ në Ambasadën Amerikane, në të cilën pjesëmarrësit do të shqyrtojnë aplikacionet për grante të paraqitura nga OJQ-të që kërkojnë para nga granti i tatimpaguesve të SHBA nga Departamenti i Shtetit. Cuko thotë se ‘do të donte të ftonte në një diskutim mbi këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve.’
‘Cuko më 28 gusht 2015, gjithashtu ftoi Dobrushin të merrte pjesë në një tjetër program të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, ‘Shqyrtimi Teknik i Propozimit të Grantit’ më 3 shtator në Ambasadën e SHBA-ve. Në këtë takim, Cuko tha se ata do të përqendrohen në aplikimet që kanë të bëjnë me ‘antikorrupsionin’.
Ironikisht, nën udhëheqjen e mikut të ngushtë të Sorosit, kryeministri socialist Edi Rama, i cili mori pushtetin në vitin 2013, korrupsioni në Shqipëri fluturoi ne qiell, me trafikun e kanabisit ne vend duke rritur ate 300 për qind midis viteve 2016 dhe 2017.

Protesta e studentëve/ Pedagogia Katro: I mbështes studentët me shpirt, ju hapëm derën që…

Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë Kestrin Katro e ftuar në emsionin “Open” në Top Channel u shpreh pro protestës së studentëve dhe tha se nuk ka asnjë ndikim nga pedagogët është protestë e tyre.
“Kanë qenë kërkesat e studentëve dhe i mbështes me shpirt. Ditën e premte ne e lamë derën hapur. Kush do të hyjë brenda le të hyjë thamë sepse nuk deshëm që të mbetej brenda studentëve protesta dhe të mos dukej e manipuluar.”, u shpreh pedagogia e fakultetit të Drejtësisë.
Ndërkohë pedagogu Romeo Hanxhari u shpreh se universiteti është i studentëve dhe ne duhet të bindemi.
“Universiteti është i studentëve dhe është i tyre, ne duhet te bindemi”, shtoi profesori Hanxhari. 

Shpërndajeni tani..!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...