S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, November 5, 2018

Lideri shqiptar pasi fitoj zgjedhjet në Sanxhak dridhë Serbinë: Jeni shtet që keni kryer gjenocid

Lista ”Vetëvendosje” ka fituar zgjedhjet për Këshillin Nacional të Sanxhakut, të udhëhequr nga Sylejman Uglani.
Me të fituar zgjedhjet Uglani, ka bombarduar Serbinë me deklaratë duke thënë se Serbia është shtet gjenocidial.
Mediat serbe janë tmerruar me këtë deklaratë, derisa kanë bërë reagime dhe raportime të ashpra.

Ja shkrimi i portalit serb Blic:

Lista “Samoopredjeljenje” osvojila je najviše glasova na izborima za Bošnjačko nacionalno vijeće (BNV), a proglašavajući pobedu Sulejman Ugljanin poručio je da je “zadovoljan što će sa više političkih opcija pobediti ‘tu neman, fašističku tvorevinu srpsku državu’”. Pored toga, Ugljanin je poručio Beogradu “da mu je propao posao preuzimanja Veća i da je ono ostalo bošnjačko”.
Prema preliminarnim rezultatima Ugljaninova lista osvojila je 15 od 35 većničkih mandata, pa će im za formiranje većine biti neophodno i sedam predstavnika liste “Vakat je” koju je podržao potpredsednik Vlade Rasim Ljajić. Zukorlićeva “Matica bošnjaka” u budućem sazivu imaće 13 većnika.
Ugljanin, aktuelni predsednik BNV, je okupljenim pristalicama poručio da je srećan i ponosan što su izbori protekli bez incidenata, u pozitivnoj atmosferi, naglašavajući da “Vučić nikada neće preuzeti BNV”.
Novinarima je kazao da su izbori bili najznačajniji za Bošnjake od raspada bivše Jugoslavije i da će budući saziv BNV imati legitimitet da zastupa njihove interese i rešava probleme.
– Bošnjaci nemaju status konstitutivnog naroda u Srbiji, a nije rešen ni status Sandžaka koji je okupirana zemlja od 1912. godine. Srbija i Crna Gora nemaju tapiju nad Sandžakom, a ako žele da ga uknjiže kao svoju teritoriju moraće da u Ustavu uknjiže Bošnjake kao narod. Mi smo na tome dobili izbore i to ćemo zastupati – naveo je Ugljanin.
On je dodao da će u BNV raditi svi kao tim i da mogu biti dobar partner Srbiji, susednim zemljama i međunarodnoj zajednci u rešavanju problema Bošnjaka, Srba, Albanaca, Crnogoraca.
Lider SDA Sandžaka nije bio nezadovoljan što, za razliku od prethodnog saziva, sada neće imati apsolutnu većinu u nacionalnom savetu Bošnjaka.
– Zadovoljan sam što ćemo sada sa više političkih opcija deliti odgovornost i što ćemo zajedno pobediti tu neman, fašističku tvorevinu srpsku državu Srbiju, koja želi da legalizuje genocid i zločine kao sredstvo osvajanja teritorija i rešavanja političkih pitanja – zaključio je Ugljanin.
Zukorlić zadovoljan podrškom u Novom Pazaru, nosilac liste Vakat je”: Mi smo nezavisni
Pobedu Ugljanina priznao je i predsednik Stranke pravde i pomirenja i nosilac liste “Matica bošnjaka” Muamer Zukorlić koji je bio zadovoljan jer je dobio najveću podršku u Novom Pazaru, gradu sa najvećim brojem Bošnjaka.
– Izgubili smo zbor rezultata u Sjenici i Tutinu. Tamo je pobedio politički inat onih koji su tu decenijama na vlasti, gde su masovno krali i kršili sva izborna pravila. Moramo u budućnosti učiniti sve da skinemo tu crnu mrlju – rekao je Zukorlić.
U listi “Vakat je” su zadovoljni rezultatima na koje je, kako ocenjuju, uticalo to što su njihovi rivali bili politički lideri.
– To sigurno imalo uticaja na glasače. Mi smo nezavisna lista i vodili smo blagu kampanju. Postigli smo rezultate zbog kojih nemamo razloga da budemo nezadovoljni – istakao je Sait Kačapor, nosilac te liste.
Ljajić: Rezultat očekivan i realan
Rasim Ljajić, čija je stranka podržala listu “Vakat je”, kaže da su mogli ostvariti i bolji rezultat, ali da je on očekivan i realan.
Po njegovom mišljenju rezultati su takvi zbog dva razloga – to što nisu uspeli da prenesu podršku njegove stranke toj listi i što su izbori pretvoreni u to “ko je veći, a ko manji Bošnjak, odnosno ko je za jednu, a ko za drugu islamsku zajednicu”.


– Kad takve dileme postavite pred birače, onda je uzaludno da ljudima šaljete poruke o kulturi, informisanju i obrazovanju, što su poslovi kojim bi trebalo da se bavi nacionalni savet, jer na takvom nacionalno-verskom terenu isključivo odlučuju emocije. I zapravo najveće iznenadjenje predstavlja to što je Sulejman Ugljanin pobedio Muamera Zukorlića i to na njegovom terenu – istakao je on.

Shqipëria goditet nga një tërmet, ja epiqendra

Lëkundje të lehta sizmike janë ndjerë pasditen e sotme në Shqipëri, ku bëhet e ditur se ai është ndjerë në Tiranë dhe në Durrës


Ashtu siç shihet edhe në hartë epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Prezë dhe tërmeti ka qenë i shkallës 2.6 ballë.


Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.

(Budallalleqet e sistemit komunisto-diktatorial). Mos e kloni pa e Lexur-....

(Budallalleqet e sistemit komunisto-diktatorial).


Si i shkruan 600 të rinj, parrullën mbi malin e Shpiragut. Rekordi, 15 ditë për të ndërtuar 80 metra të gjata dhe 40 metra të gjera, për ti prishur u deshën 3 muaj.

Gurë dhe gëlqere për 5 shkronjat.

Gjithçka e ndërtuar ka qenë me gurë natyralë që vendoseshin mbi “themelet” e germave. Gurë të marrë nga zona përreth dhe sidomos gurë zalli të nxjerrë nga shtrati i lumit të Osumit. Teki Përmeti thotë se gëlqerja vinte në formë qulli nga Berati. Pastaj nga rruga për rreth një orë në këmbë, transportohej me kova deri tek shkronjat dhe më pas hollohej pak me ujë dhe ashtu në formë sherbeti të trashë lyheshin shkronjat. Gjatë kohës që punohej, njerëzit që iu ngjiteshin shpateve dukeshin si mizat e dheut; të gjithë, kush me kova kush me bidonë uji ngjiteshin në heshtje pas njëri- tjetrit. Mobilizimi kishte një moto mbi të gjitha, parulla duhej shkruar brenda afatit, sepse nëse përfundimi i saj do të ishte më pas, asgjë nuk kishte vlerë. Megjithëse po të mos mbahej fjala e dhënë dhe të mos realizoheshin detyrat, mundësia më e madhe ishte që drejtuesit e aksionit, do të sakrifikoheshin në emër të partisë, madje duke u shpallur edhe armiq të saj, sabotatorë për të përfunduar burgjeve politike. Kështu, brenda 15 ditëve ENVERI, hipi në malin e Shpiragut, pasi kështu vendosi Partia… ose dhe, kështu donte baza militante…

Prishja e parullës.

Aksidenti i ushtarit që digjte me napalm emrin e Enverit.

Ishte koha kur faqet e kodrave e maleve u mbuluan me mbishkrime të mëdha, të cilat evokonin emrin, lavdinë e pavdekshmërinë e tij. Qindra e mijëra vetë, u mobilizuan për të gdhendur në shpatet e malit të Shpiragut, pranë Beratit, emrin gjigant “ENVER”, ndërkohë që procesione e rituale të tilla, kryheshin në çdo kohë e pandërprerje, anë e mbanë vendit. Por trupat e xhenios së ushtrisë do të ishin ato që do të vazhdonin pjesën tjetër të medaljes, shkatërrimin e asaj ndërmarrje që kishin marrë përsipër Vite më parë, në vitin 1994, tek përgatitej të zhvillohej festivali folklorik në kalanë e Beratit, qeveria nxori fonde për të zhdukur ato pesë germat e formuara me gurë dhe shkëmbinj të lyer me gëlqere, në faqe të Shpiragut, që përbënin fjalën ENVER. U shpenzuan miliona lekë, u punua me muaj duke u përdorur dhe mjete të forta deri në djegien me napalm. Një ushtar që punonte në shuarjen e tyre, u dëmtua rëndë dhe ky ishte i vetmi aksident që u shënua në atë kohë! Megjithatë rezultatet nuk ishin krejtësisht të pastra. Pra relievi i germave nuk arriti të zhdukej krejtësisht.

Foto të rralla - shqiptarët e Prizrenit e Prishtinës para 100 viteve - tregojnë traditat dhe mjerimin.

Foto të rralla - shqiptarët e Prizrenit e Prishtinës para 100 viteve - tregojnë traditat dhe mjerimin.

Faqja e titulluar “Fotografitë që kanë bërë historinë”, ka publikuar disa imazhe të realizuara nga filatropisti francez Alber Kahn përgjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Shqipëri.

Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve, dhe për popujt, e botës. Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.



Faqja e titulluar “Fotografitë që kanë bërë historinë”, ka publikuar disa imazhe të realizuara nga filatropisti francez Alber Kahn përgjatë vizitës së tij në Kosovë dhe Shqipëri.
Në vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndërmori një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve, dhe për popujt, e botës. Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.
Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës, ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre, ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë. Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930) ishte për në Ballkan.
">Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo thuhet se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnje menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën.
Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Prej Kosovës ekipi vazhdoi rrugën nga Shkupi për në Selanik, ku Leoni bëri gjashtëdhjetënëntë fotografi me ngjyra të qytetit, dhe prej Selanikut ata udhëtuan për në Bursë në Azinë e Vogël.
Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të atij viti. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date. Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty.Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë ku qëndruan dy ditë. Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht me një anije vazhduan rrugën për në Tivar në Malin e Zi për të përfunduar në Shkodër më 21 tetor 1913.
Shkodra, fortesa e fundit e Osmanllinjve në Ballkan, kishte rënë në duart e forcave malazeze më 22 prill 1913 dhe gjatë luftimeve një pjesë e madhe e qytetit të vjetër u shkatërrua. Më 22 tetor 1913, ekipi vazhdoi rrugën drejt veriut për në Rijekë dhe Cetinje, kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi.

Autokromat e mahnitshme të koleksionit Kan - 97 fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës nga të cilat kemi bërë një përzgjedhje e cila paraqitet këtu për herë të parë - janë unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike. Ato shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Alber Kanit, në Arkivat e Planetit.

Sunday, November 4, 2018

Ja dhe 20 Fakte rreth Nënës Terezë. Lexojeni...



Nëna Terezë është emri i cili na përkujton “murgeshën e cila ndihmoi të varfërit” mirëpo këto janë 20 faktet të cilat nuk i keni ditur rreth saj:

1. Agnes Gonxha Bojaxhiu është e lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Maqedoni, në një familje Shqiptare. Babai i saj vdiç kur ajo ishte 8 vjeç.
2. Agnes ishte e pasionuar nga puna humanitare dhe nga mosha 12 vjeçare e dinte se jetën e saj do t’ia kushtonte humanitarizmit.
3. Kur ajo ishte 18 vjeç shkoi në Irlandë, kështu duke ju bashkuar grupit të quajtur “Sisters of Loreto in Rathfarnham”.
4. Edhe pse ajo jetoi deri në moshën 87 vjeçare, asnjëherë më në jetë nuk e ka takuar motrën dhe nënën e saj, do të thotë që nga dita kur ajo shkoi në Irlandë!
5. Pas një viti mësim të gjuhës angleze, Nëna Tereëzë është transferuar në Darjeeling të Indisë.
6. Ajo  betua si murgeshë në vitin 1931
7. “Therese of Lisieux” njihet si mbrojtëse e misionarëve, mbrojtëse e atyre që vuajnë nga AIDS-i. Kurse “Tereza e Alivisë” njihet si mbrojtëse e urdhërave fetare.
8. Nëna Terezë filloi të japë mësim në lëndët e historisë dhe gjeografisë në Calcutta, në një shkollë të mesme ku kryesisht shkonin fëmijët e të pasurve. Ajo punoi 15 vite në këtë shkollë dhe e donte punën, mirëpo shpërqëndrohej nga varfëria që e rrethonte.
9. Në vitin 1946 Nëna Terezë shkoi për një udhëtim nga i cili kuptoi se ajo është e lindur që të shërbej të varfërit në emër të Krishtit.
10. Përgatitjet për punën e saj të re zgjatën rreth dy vite, ngase së pari duhet të përfundonte një kurs të infermierisë si dhe të merrte leje nga “Sisters of Loreto”.
11. Në vitin 1948, Nëna Terezë ndërroi rrobat e saj kështu duke veshur një sari (veshje tradicionale e Indisë) si dhe sandale të thjeshta.
12. Viti i parë i Nënës Terezë në lagjet e varfëra ishte shumë i vështirë ngase ajo nuk ishte e mësuar dhe se nuk kishte të ardhura. Disa herë ishte tunduar që të kthehej në manastir por i rezistoi tundimit.
13. Projekti i saj i parë ishte mësimi i fëmijëve të varfër si të shkruajnë dhe të lexojnë. Në mungesë të pajisjeve ata përdorën shkopinj druri.
14. Përveç promovimit të leximit, Nëna Terezë i ka mësuar fëmijëve higjienën themelore.
15. Fjala filloi të përhapet në lidhje me veprat e mira të Nënës Terezë dhe së shpeji shumë vullnetarë të tjerë i janë bashkuar. Më 1950, ajo filloi misionin e bamirësisë një kuvend dedikuar për kujdesin ndaj “të uriturve, të zhveshurve, të pastrehët, të verbërit dhe të gjithë ata njerëz që ndihen të padëshiruar nga shoqëria”.
16. Nëna Terezë hapi një shtëpi për jetimët dhe të rinjtë e pastrehë.
17. Nëna Terezë është nderuar me shumë çmime gjatë jetës së saj, nga Padma Shri në Indi në vitin 1962 e deri tek Papa Xhon XXlll me çmimin për paqe në vitin 1979. Në Shqipëri është nderuar me medaljen e artë si nderi i kombit në vitin 1994 por çmimi më i famshëm i që ajo e ka fituar është Nobeli në vitin 1979.
18. Ajo refuzoi ndejën e organizuar nga Nobeli duke kërkuar që paratë e kësaj ndeje të shkojnë në Indi për të varfërit. Shuma e parave ishte 192,000$.
19. Ajo vazhdoi punën e saj me të varfërit deri në ditën e saj të vdekjes më 5 shtator të vitit 1997.
20. Më 4 shtator të vitit 2016, Papa Françesku e shpalli emrin e saj të shenjtë.

Saturday, November 3, 2018

Ushtria e Shqipërisë trajnon ushtarët afrikanë në Mali (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.
Xhaçka ka postuar disa fotografi në Facebook, ku ka shkruar se krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.
“Kontingjenti shqiptar në misionin e Bashkimit Evropian në Mali, EUTM Mali e ka çuar në një tjetër nivel kontributin e tyre.
Krahas kursit bazë kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara (#counterIED) për ushtarakët afrikanë, tashmë kanë nisur edhe trajnimin e instruktorëve atje.
#KrenarePërFA🇦🇱”, ka shkruar Xhaçka.

Malok në Nju Jork! Skraparliu nuk e ndal luftën e klasave

 /NGA LIR SECI, SHBA/
  • Kisha lanë takim te dentisti në Manhattan, aty afer ku punoj, me shkue gjate pushimit që mos me humbe kohen, nji rruge e dy pune si i thone fjales.
  • Mbasi kreva punë, prita per ashensorin ne katin e 27-të ku kam dentistin…tu u hape dera ndigjoj shqip, nji burre në ashensor i tha “Mirupafshim.” nji grueje qe doli nga ashensori ne ate kat. Grueja ishte e veshun si infermiere dhe hyni te nje dere ku shkruhej “Klinike Private.”
  • Une hyna në ashensor, ai burri shqiptar qe foli me ate gruen me hodhi nji shikim matës nga kryet e deri te kambet, natyra tipike zhbiriluese shqiptare. Mos me e lane me u torturue i fola shqip.
  • -“Si jeni a jeni mirë?”
  • -“Miredita” – nxitoi me ma kthy, – “nga te kemi…nga e folura ngjan sikur je nga anët tona …”
  • Une qesha…sa herë kur njerezit nxitojne me ma caktue origjinen ua la mbarë se kam deshire me pa se ku duen me dale…
  • -“E andej jam…” – i thashë.
  • -“Me vjen mire” – tha, – “se na mbytën malokët edhe ketu në Manhattan…e pe ate gruan qe doli nga ashensori qëparë? Maloke nga Shkodra…Po që është bërë ndihmësmjeke tjetra se? Punon te klinika e nje mjeku të njohur.”
  • -“Po ti këtu punon?” – e ngava unë megjithëse e kisha pa nga uniforma qe punonte fshirës xhamash te ai pallat, sepse kishte logon e kompanisë në bluzën e uniformes…”Window Cleaning”.
  • -“Po kam sa vite qe punoj këtu…çtë bëjmë na duhet të punojmë.”
  • Heshti pak dhe shfryu :
  • -“Bëjmë punë të rënda se shkollë s’bëmë dot…ajo gruaja nga Shkodra që të thashë fillimisht pastruese ka qenë ketu, beri shkollen tjetra dhe u bë ndihmesmjeke pastaja… Ky vend paskësh qenë për malokët ore burrë…të tërë nga andej jane, nga Shkodra, nga Malësitë. Kam disa nga Kelmendi që punojne këtu…të gjithë ashtu flasin trashë, malokçe.”
  • -“Më fal” – e pyes une qetesisht, – “çfarë kupton me malokë ti? Kë quani malok sipas mendimit tuaj?”
  • -“Po këta pra që flasin trashë, që flasin malokçe…këta që nuk flasin gjuhën zyrtare.”
  • -“Nga jeni ju?” – e pyeta…
  • -“Nga Skrapari jam.” – tha ia.
  • -“Po ky Skrapari sikur është malesi me duket?” – bana të paditunin une…
  • -“Po malesi jemi por jemi ndryshe…” – nxitoi ai, – “nuk jemi te trashe se nuk flasim trashë…”
  • -“Pra domethene, ajo gruaja qe ka bërë 4 vjet shkolle në Manhattan dhe është edhe ndihmesmjeke, ngaqë flet malokçe qenka e trashe kurse zotrote që punon pastrues dhe flet gjuhen zyrtare, qenkërke i hollë? Dhe jo veç shkolla… e di ti se Shkodra është vetëm 9 metra mbi nivelin e detit!?”
  • Mbeti…nuk e priti.
  • -“Po mirë këtë tjetrën a e di zotrote, që siç na e ka lënë të shkruar Faik Konica, fjala “Malok” per herë të parë është futur në perdorim në shqip nga qytetaret e Beratit të cilet quanin “Malokë” pikërisht Skraparllinjtë!?”
  • Ai shtangu…kishim zbrite disa kate dhe per pak mbrrinim në katin ku ishte dalja prandaj nxitova me i thanë :
  • -“Edhe lidhun me ata Kelmendasit qe i quejte të trashë ti, a e din zotnia jote se Vermoshi asht zona e parë në Shqipni që ka pase rrymë elektrike!? Sepse në fillim te shekullit te kaluem kur u ndertue nji hidrocentral ne Mal te Zi, lumi mbi te cilin u ndertue kishte ujna nga Vermoshi dhe ne baze të drejtes nderkombetare duhesh me i dhane energji elektrike asaj zone… Kshtu që Vermoshi ka pase tre brezni me dritë elektrike kur zotnisë tande i kane ardhe “Dritat e Partise” mbasi u ba elektrifikimi i vendit…ajo që ju komunistet hala e queni “Festa e 25 Tetorit 1970”…Që për koinçidencë i takon me qenë dita e sotme… Tre brezni para jush kane pase drite elektrike Vermoshasit e ju prapë vazhdoni e vetëmasturbohuni në komplekse superioriteti.”
  • Per fat ashensori ndali në katin ku kisha me dale e s’mu desh me ia pa ma bojën…

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...