Regjisori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në Athinë nuk mund të imagjinohet të dëgjosh muzikë shqipe, ndërsa kujtoi rastin kur u ndalua nga policia greke për ditëlindje.Vasili: Dil ku të duash në kafeteritë e Tiranës do të dëgjosh gjithandej muzikë greke. Provo në një kafe të Athinës të vësh muzikë shqiptare. Në një ditëlindje time me 3-4 vlonjatë që jam rritur me ta, filluam të këndojmë labçe, erdhi policia dhe na arrestoi. Është një shtet që deklaron se jemi 100% të pastër. Kur ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Parlamentin Evropian se jemi 100% të pastër, Parlamenti Evropian qeshi. Le të marrim zonën e minoritetit se sa mbiemra janë sllavë dhe sot marrin pension. Në qoftë se Shqipëria do të ishte Zvicër, shumë anëtarë të minoritetit do të deklaroheshin zviceran. Fukarallëku është maskarallëk.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Monday, October 29, 2018
shkolla e parë e mësimit në gjuhën shqipe, në ceremoni edhe Nikolla
Hapet në Turqi shkolla e parë e mësimit në gjuhën shqipe. Ministrja e Arimit Lindita Nikolla u takua në Izmir të Turqisë me ministrin e Arsimit, Ismet Yilmaz, me të cilin mori pjesë në ceremoninë e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe.
Pas takimit në qytezën Kemalpasha të Izmirit, dy ministrat vizituan lagjen Halibeyli, i populluar kryesisht me shqiptarë dhe boshnjakë. Ministri turk Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore.
Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët.
Yilmaz tha se pas Shqipërisë, Turqia është vendi ku jetojnë më së shumti shqiptarë. Sipas tij nxënësit në këtë shkollë mund të zgjedhin lëndën e gjuhës shqipe dhe shtoi se lidhjet me popullin shqiptar do të forcohen tutje përmes fëmijëve.
"Ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin në çdo fushë mes dy shteteve. Distanca mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk është pengesë për vëllazërinë mes dy vendeve. Uroj që lënda zgjedhore e gjuhës shqipe të avancojë tutje miqësinë dhe vëllazërinë mes vendeve tona", tha Yilmaz
Nga ana tjetër, ministrja shqiptare Nikolla tha se ndihet e emocionuar me këtë rast.
"Ju falenderoj dhe ju shpreh mirënjohje për këtë mundësi që i keni dhënë mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe", tha Nikolla.
Ajo u shpreh se në të ardhmen do të formohet një komision për krijimin e shkollave të binjakëzuara dhe këmbim informacioni.
Fotolajm: Pamje të bukura të autostradës që na kushtoi “qimet e kokës”
Fotolajm: Pamje të bukura të autostradës që na kushtoi “qimet e kokës”
Në këtë fotografi mund të shihni pamje të bukura të autostradës “Arben Xhaferi”. Urat, për shkak të terrenit pa përshtatem, mbulojnë një pjesë bukur të gjatë të autostradës “Arben Xhaferi”, sidomos në pjesën ndërmjet Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, mbi Lumin Lepenc.
Autostrada që do t’i kushtojë rreth 800 milionë euro buxhetit të vendit, përfshirë 53 milionët shtesë që pritet ti paguhen si penallti kompanisë amerikano –turke, pritet të përurohet në fund të vitit. (Foto e realizuar nga Mumin Jashari)
“Çmendet” moti në Itali, disa të vdekur
Italia është përfshirë nga furtuna dhe rrebeshe të forta shiu. Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.
Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.
Frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.
Ne Crotonese deri tani kanë vdekur 4 njerëz për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut. Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.
Në Ciociara, një pishë është përplasur mbi një makine duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Ndërsa në Napoli, një pemë në rënie e sipër ka vrarë një kalimtar. Për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
JETOJE JETËN SI TË VIJ..! Mos e kalo pa e lexuar!?
JETOJE JETËN SI TË VIJ
`
Të ecësh përpara duhet,
Ne udhën e pa lexuar,
Në ditarin e jetës shkruhet
Ato që koha të ka mësuar.
`
Të kërkosh të pamunduren,
Eshtë më shumë se çmenduri,
Përpjekjes për arritje si druhem ,
Kur hapi hedhur ka vendosmëri.
`
Fjalët ikin s`kthehen prapa
Prandaj duhet kujdes ,
Jeta s`jetohet ndër ëndërra
hamendja është thikë me pres.
`
Të jetosh jetën si të vij ,
Do ishte një veper e zgjuar
Lakmisë duhet ti vëm kufij.
Vetdijen duke mbajtur zgjuar !
`
Të ecësh përpara duhet,
Ne udhën e pa lexuar,
Në ditarin e jetës shkruhet
Ato që koha të ka mësuar.
`
Të kërkosh të pamunduren,
Eshtë më shumë se çmenduri,
Përpjekjes për arritje si druhem ,
Kur hapi hedhur ka vendosmëri.
`
Fjalët ikin s`kthehen prapa
Prandaj duhet kujdes ,
Jeta s`jetohet ndër ëndërra
hamendja është thikë me pres.
`
Të jetosh jetën si të vij ,
Do ishte një veper e zgjuar
Lakmisë duhet ti vëm kufij.
Vetdijen duke mbajtur zgjuar !
Sabrie Selimaj@
Nga
Super vargje 👏✍❤
|
Aeroporti më i madh në botë sot po inaugurohet në “fshatin shqiptar”
Në Stamboll sot hapet një aeroport i ri, për të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur hapje solemne. Zona ku po hapet aeroporti i ri i Stambollit quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.
Një aeroport i ri po hapet në “Fshatin e Shqiptarëve” në Stamboll. Në hapjen e tij do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është ftuar nga Erdogan, transmeton Express.
Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.
Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë./Pacensure
Koment: Merkel tregon më në fund lidership të fortë
Pas rezultatit katastrofik të partisë së saj në zgjedhjet e landit të Hessenit, Angela Merkel dëshmon format e përgatit me zgjuarsi largimin e saj, me heqjen dorë nga kandidimi për kryesinë e partisë, thekson Ines Pohl.
Që prej një gjysmë viti qeveris koalicioni i përbërë nga SPD dhe CDU/CSU. Dhe që prej një gjysmë viti Gjermania nuk udhëhiqet, por paralizohet nga një qeveri, e cila në radhë të parë merret me veten e saj. Grindje të brendshme përcaktojnë rendin e ditës, jo çështjet urgjente si nacionalizmi i djathtë që po forcohet, i cili po feston suksese jo vetëm në Gjermani dhe tek fqinjët evropianë, por në të gjithë botën. Ndaj sfidave të migrimit nuk gjenden përgjigje, po kaq pak vërehet një trajtim i reflektuar i rreziqeve dhe shanseve të inteligjencës artificiale. Për të mos folur për ndryshimin e klimës.
Populli gjerman është ngopur me këtë egocentrizëm dhe me këtë vetëshkatërrim. Zgjedhjet në landin me ekonomi të fortë të Hessenit treguan qartë pikërisht këtë: vendi kërkon ndryshim. Shumica nuk ka më besim që Angela Merkeli pas 13 vitesh në post do të jetë në gjendje ta drejtojë procesin e ripërtëritjes.
Shansi i fundit për Merkelin
Angela Merkeli e di këtë. Ditët e fundit ajo ka folur çuditërisht hapur që sa e vështirë është pas kaq vitesh në post që të rregullosh atë që do të të pasojë. Dhe sot shfrytëzoi shansin e fundit për të luajtur ende një rol aktiv.
Ndërtimi i pasardhëses së preferuar
Kjo i jep asaj pak hapësirë. Ajo mund të punojë edhe më tej për ndërtimin e pasardhëses së saj Anngegret Kramp-Karrenbauer. Dhe para së gjithash ajo mund të qëndrojë për njëfarë kohe kancelare.
Në fund ajo do të ndihmojë me këtë jo vetëm veten, por edhe partinë e saj. Tani topi është sërish në fushën e SPD-së, të partneres qeveritare. Me vendimin e Merkelit janë shtuar gjasat që SPD të largohet nga aleanca qeveritare - dhe në këtë mënyrë që barra për këtë dështim të kalojë në supet e SPD-së.
Merkeli i mbetet besnike vetes. Deri në fund të kancelarisë së saj - e cila tani është afruar dukshëm. Shkran
/DW Shqip/ B C. tashmë dhe në
/Shtypnews.al/
/DW Shqip/ B C. tashmë dhe në
/Shtypnews.al/
Subscribe to:
Posts (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...