Pas Dekretit të Presidentit, reagimit kriminal të Kryesisë së PS-së dhe KQZ-së, dhe takimit të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me Aleatët, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
“Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues,” thekson propozimi i Kryesisë së Partisë Demokratike i cili do t’i propozohet Këshillit Kombëtar të PDSH-së.
No comments:
Post a Comment