S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, June 12, 2019

Gerina Mullaj: Suksesi arrihet duke fjetur me njerëz të suksesshëm-...| Shtypnews.al |

Suksesi arrihet duke fjetur me njerëz të suksesshëm.

Pres me padurim të vijë e hëna për të parë njeriun që më frymëzon në ekran. Ndodh shpesh që prek ekranin me njerën dorë dhe me tjetrën mbaj zemrën që më dridhet si për ti kujtuar vetes se jam shumë e vogël për të përballuar emocione kaq të medha. 

Shkëlqimtar është vërtëtë, mënyra si lëviz në skenë, si kruan kokën, si nervozohet, si buzëqesh, si lëpin buzet, si e bind veten se është i madh, si kujton se na bind neve që është i madh. E sigurisht ai nuk është asfare kaqol sa mos të kuptojë që për të ruajtur vezullimin e lindur televiziv duhet të dal edhe të marten në ekran.

Të martën madje pse jo edhe të mërkurën ai është aty, hokatar, qëndrestar, ironizues, ndërsa mençuria i rrjedh nëpër vena dhe ndërsa flet e i kërcen pështyma pupthi në ajer. 
Përfytyroj se përreth tij shpërndahet me të drejtë një aromë e mirë jasemini tamam si aroma e kendshme e famës së tij. 


Fama prodhon një esencë aq të fortë arome sa mposht një aromë tjetër, jo aq të kendshme si kundërmiminin e vjetërsisë. Megjithëse nuk e kuptoj përse e quajnë të vjetër në ekran, ai ka vetëm 30 vjet që del por ende nuk është konsumuar për shkak se është aq dijeplot sa i duhen edhe 30 vjet të tjera që të shperfaq krejt talentin, dijen, madhështine. Flitet që pronari i tij është i zemëruar me Zotin që bëri vetëm shtatë ditë në javë dhe sikur s'mjaftuan kaq pak ditë, të shtatën e bëri pushim. 


Siduket Zoti nuk llogariti potencialin e këtyre specieve që dalin çdo ditë në ekran për dekada me rradhë, me nje zell te pashoq për të pushtuar hapësirat televizive dhe një pangopësi kërkëllitëse që i bën të jenë të gjithgjendshem, të gjithkundshem të gjithhershëm. 
Nuk janë zbuluar ende nga e kane origjinën këto raca të ethshme për të punuar jo si shpesh thuhet për xhepin e tyre, por për xhepat e të tjerve. Sidomos të pushtetarëve që ju shërbejnë dhe pronarëve të resorteve luksoze ku ata pushojnë. Mund të jenë thashetheme nga gojë të trazuara që këta njerëz të suksesshëm janë ambasadorë ose trashëgimtarë të alienëve në tokë duke qëne se shquhen për aftësi e dije jo shumë njerëzore.Madje kanë edhe një aftësi gati gati magjike, që i bën njerëzit të kenë sukses thjesht duke fjetur, mjafton të flenë me ta.

Zgjohem në mëngjes e s’mund të rrëfej sa e vështirë është të shkoj në punë pa parë atë, madje, qëkur më iku logjika nga koka kam kuptuar se as gjumi nuk më merr pa mbërthyer qoftë edhe një herë sytë si gozhdë para ekranit kur del ai.

Të premten është dita e tij e fundit në ekran por ai nuk është aq i pamend sa ta lërë atë të jetë vërtetë e fundit. Mund të ndodh që padashje duke lëshuar terren të vezullojë ndonjë tjetër më i mirë, dhe kjo do ishte fatale, e pafalshme, e papranueshme, prandaj ai del edhe të shtunën.


Vjen e djela dhe ai më del sërish. Më del në ëndërr.
Gerina Mullaj 
Per Shtypnews.al "tc"

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...