S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, June 2, 2019

Sërish mëngjes me tërmete në Korçë. Ja bilanci zyrtar i dëmeve…



Sërish mëngjes me tërmete në Korçë. Ja bilanci zyrtar i dëmeve…

Sërish një mëngjes me tërmete në Korçë, ku nga pesë sa ka regjistruar Qendra Mesdhetare Sizmiologjike, EMSC, ai i orës 06:18 ishte më i fuqishmi me magnitudë 3.3 dhe thellësi vetëm 1 km ndërsa nga qyteti i Korçës ishte 21 km dhe Tirana 133 km.
I pari ra në orën 03:00 dhe nodnëse ishte me magnitudë vetëm 3.0 dhe thellësi 1 km, mjaftoi që banorët e QArkut të Korçës që kaluan një ditë me 20 goditje 4 prej të cilave ishin shumë të fuqishme të shkaktoj panik ndër qytetarë. Sipas EMC ishte 18 km nga Korça dhe 131 km nga Tirana.


Ndonëse EMSC në të dhënat e saja raporton për një tërmet të regjistruar në Greqi ai është vetëm 21 km nga Erseka dhe 32 km nga Korça, rajon ky që në 24 orët e fudnti po kalon momente tmerri me lëvizje tektonike që kanë shkaktuar panik ndër banorët e zonës që më nuk po njeh kufi.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.1 dhe thellësi 3 km.


Dhe pa kaluar as dy orë, ra edhe tërmeti i radhës me magnitudë 3.3 dhe thellësi vetëm 1km. Sërish EMSC raporton për tërmet i cili ka rënë në rajonin e Greqisë por dista prej 21 km nga Korça ka bërë që ai të shkaktoi shqetësim ndër qytetarë.


Ndërsa gjumi ishte i pamundur në mbrëmjen me “tokën që nuk po pushon”, vetëm 33 minuta më vonë, EMSC raporton një tërmet të regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 3.2 dhe në sipërfaqen e tokës, pra me thellësi 0.0 km. Vetëm 16 km nag qyteti i Korçës dhe 129 km nga Tirana.


Dhe i fundit u shënua në orën 08:04, ku EMSC raporton një tërmet në rajonin e Greqisë, por vetëm 26 km nga qyteti i Korçës. Lëvizjet e shumëta tektonike kanë bërë që ky tërmet ndonëse ishte me magnitudë vetëm 3.0 dhe thellësi të jetë shqetësues për banorët e zonës.


Pas tërmeteve në rajonin e Korçës, Emergjencat Civile japin edhe bilancin real të dëmeve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.
Mësohet se 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhë FA, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzës.
Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor në 24 orë. Ndërkaq janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët dhe janë siguruar në zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...