S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, June 30, 2019

Pjesëmarrja, 12 % në kutitë e Bibës, sa janë në kutitë e bananeve…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Denar Bibës ka deklaruar se pjesëmarrja e votimeve deri në orën 11:00 është afërisht 12%.
Se sa vota janë në kutitë e votimit këtë më së miri e din Edi Rama por nëse i marrim si të vërteta shifrat e Bibës, dhe gjykuar në numrin e votave të numëruar në kutin e bananes që i numëroi opozita pasi u votua jashtë KZAZ Nr.35 tek shkolla “Vasil Shanto” del se pjesëmarrja e PD tek shkolla ishte 60 %!
Meqë ajo që po ndodhë te Vasil Shanto ishte e vështirë për tu vëzhguar edhe nga vetë shefja e misionit të OSBE-ODIHR, ja se çfarë ndodhi jashtë qendrës:
Ndonëse ishte vetëm një performancë e pjesëtarëve të opozitës si kutia ashtu edhe babania ishin ajo që sot u jep Edi Rama qytetarvë të Republikës së Sqhipërisë.




Në Shkodër, kutitë e votimit ngarkohen në…

Pas mbylljes së procesit të votimit, në qytetin e Shkodrës kutitë po transportohen me makina private drejt KZAZ-ve ku do të fillojë procesi i numërimit.
Në videon e mëposhtme, shihen komisionarët socialistët që po fusin kutitë në dy makina, një “Audi” dhe një “Volkswagen”.

Skrapari braktis procesin farsë të zgjedhjeve të 30 Qershorit!

Nga Gezim Tomorrica –

Sipas të dhënave të KQZ në Skrapar kanë votuar rreth 2970 votues. Realisht numri i votuesëve nuk kalon më shumë se 2900 votues, por ne jemi të bindur që ata do të mundohen ta rrisin artificialisht këtë shifër, pasi sipas të dhënave që në disponojmë nga terreni, ata kanë marrë numrat e kartave të qytetarëve, numrat e kartave të emigrantëve me qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor.
Me gjithë angazhimin e strukturave të PS për të garantuar pjesëmarrjen, mekanizmin kriminal të blerjes së votave duke shpërndarë nga 50 euro për çdo votë gjatë natës së djeshme, me gjithë presionin e pashembullt ndaj administratës me largim nga vendi i punës, Rilindja dhe kandidati i saj për Kryetar bashkie nuk arritën të marrin as 3000 vota. Me një fjalë as votat që ata kanë marrë në zgjedhjet e fundit.
Ky votim tregoi dhe njëherë se Skrapari dhe skrapalinjtë janë njerëz dinjitozë që nuk e shesin dinjitetin e tyre me para dhe presione me vende pune, por përkundrazi kërkojnë një proces të rregullt me garë,ku çdo kandidat të paraqesë alternativë dhe votuesit më pas të vlerësojnë alternativën më të mirë për qeverisjen lokale.
Një video për të treguar përbuzjen që meritojnë votimet moniste të Edi Ramës.
Një votues ka shkuar të hedhë votën e tij për Edi Ramën bashkë me gomarin e tij, të cilin e ka veshur edhe me bluzën e Rilindjes dhe sipër ka shkruar Edi Rama.
Ish-kryeministri Berisha që ka postuar videon shkruan: Kur njerëzit i braktisin, ju dërgojnë veshgjatin për votim! Ndiqni videon! sb

Mbyllen votimet monopartiake/ Rama jep urdhër për falsifikimin e pjesëmarrjes

Janë mbyllur zyrtarisht votimet monopartiake të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Të kapur në korrupsion dhe vjedhje votash, me zë dhe me figurë, votimet e organizuara sot janë shoqëruar me skandale, tallje dhe kërcënime për të votuar.
Tani pritet që të mblidhen kutitë, që do ti numërojnë po ata që kanë votuar vetë ditën e sotme.
E këtu gjen vend edhe shprehja e sotme:
‘Partia voton, partia numëron dhe në fund partia vulos’.
Votimet e ditës së sotme ishin më qesharaket të organizuara në Shqipëri që prej ardhjes së demokracisë.
Edi Rama dhe shpura e tij tani janë në ankth sepse mezi presin se kush do të dalë fitues nga zgjedhjet monopartiake.
Rama ka dhënë urdhër që tani të nisë falsifikimi i pjesëmarrësve në këto votime monopartiake.

Shqipëri, nis procesi i votimit


Ilirian Agolli
Në Shqipëri ka nisur sot procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe këshillat e rinjë bashkiak. Zgjedhjet vendore të radhës, mbahen në një situatë të pazakontë, me opozitën e cila ka vendosur të mos marrë pjesë, ndërkohë që vendimet e presidentit Ilir Meta fillimisht duke anulluar datën e zgjedhjeve dhe më pas duke dekretuar një datë të re, shkaktuan jo pak polemika. Opozita e cila kishte deklaruar se nuk do të lejonte zhvillimin e zgjedhjeve, ditët e fundit po i bën thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në një proces farsë sipas saj. Mbrëmë vonë, kryetari demokrat Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve jo vetëm që të bojkotojnë procesin, por dhe të mblidhen “në protesta në rrugë dhe në sheshe, në mënyrë paqësore”.
Zgjedhjet e sotme organizohen në sfondin e një situata politike tejet të tensionuar. Opozita e cila në muajin shkurt doli nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj, vendosi më pas dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore, duke e kthyer 30 qershorin në gati në një simbol të betejës së saj politike, për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Shumica e cila mbajti një pozicion të prerë që në fillim, duke deklaruar se nuk pranonte të negocionte mbi datën e zgjedhjeve, i qëndroi kësaj linje dhe pasi Presideti Ilir Meta anulloi 30 qershorin, ndërsa pak ditë më parë, caktoi dhe një datë të re, 13 tetor, si “data e vetme kushtetuese dhe ligjore e zgjedhjeve vendore”, siç u shpreh ai. Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk e morën në konsideratë dekretin e kreut të Shtetit për anullimin e datës, dhe vijuan me përgatitjet, ndërkohë që Kolegji Zgjedhor i dha më pas të drejtë, për vendimin e marrë.
Protestat shpesh të dhunshme të opozitës, shtuan frikën e trazirave ndërsa drejtuesit e saj këmbëngulnin se nuk do të lejonin me çdo cmim mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Në një situatë ku tensioni sa vinte e rritej, komunitetit ndërkombëtar ndërhyri me deklarata të njëpasnjëshme. Vetëm në vigjilje të zgjedhjeve, në kor, Shtetet e Bashkuara, Delegaconi i Bashkimit europian, OSBE-ja por ambasadat e vendeve të rëndësishme europiane, ishin në një linjë ndërsa dënonin aktet e dhunës, dhe kërkonin që të garantohet një proces i qetë zgjedhor, ku të respektohet e drejta e gjithkujt për të votuar.
Ditët e fundit, drejtuesit e opozitës i mëshuan thirjeve drejtuar qytetarëve që të mos marrin pjesë në një proces zgjedhor sipas tyre farsë. Mbrëmë vonë, kryetari demokrat Lulzim Basha, në mesazhin e tij për qytetarët theksoi: “Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë dhe në sheshe! Sfidojeni regjimin kudo! Në mënyrë paqësore! Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë!”.
Zoti Basha foli për një proces antiligjor dhe antikushtetues, ndërsa shpjegoi dhe pozicionin e zgjedhur nga opozita. “Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura. Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!”, theksoi kryetari demokrat.
Të gjendur të vetëm dhe pa asnjë kundërshtar në thuajse gjysmën e bashkive, socialistët zhvilluan praktikisht më shumë një fushatë politike. Të paktën fjalimet e kryeministrit Edi Rama në takimet në mbarë vendin u zotëruan nga retorika kundër opozitës, sesa nga premtimet për vitet e ardhshme.
Tensionet megjithatë nuk kanë munguar dhe në orët e fundit. Në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e djathtë, vijuan problemet e lindura për shkak të pengimit të përdorimit të institucioneve lokale nga administrata zgjedhore. Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve edhe mbrëmë ka marrë vendime duke ndryshuar vendndodhjet e disa Komisioneve zonale apo qendrave të votimit.
Procesi i votimit do tëmbikqyret nga një mision ndërkombëtar vëzhguesish i udhëhequr nga ODIHR-i. Mbi 30 vëzhguesve afatgjatë, i janë bashkuar dhe 150 të tjerë të cilët do të ndjekin nga afër procesin e votimit dhe procedurat e numërimit.
Janë mbi 3.5 milion shqiptarë të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve. Në të gjithë vendin janë 5417 qendra votimi. Komizioni Qendror I Zgjedhjeve njoftoi mbrëmë se materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin, me përjashtim të Shkodrës, ku një numr I konsiderueshëm qendrash votimi ishin të bllokuara për shkak të vendimit të Bashkisë për të mos lejuar përdorimin e shkollave apo mjedisve të tjera publike për një proces zgjedhor të paligjshëm sipas tyre.

Skandal tek Astiri/ Militantët e PS nxjerrin jashtë qendrës së votimit grupin e SYRI TV

Skandal tek Astiri/ Militantët e PS nxjerrin jashtë qendrës së votimit grupin e SYRI TV


Votimet monopartiake të Edi Ramës, po sjellin lloj, lloj skandalesh.
Pas ndihmës për të votuar, pas veshjes si kloun të Edi Ramës dhe rrahjes së një fëmije në Durrës, një tjetër skandal ka ndodhur ditën e sotme.

Grupi i xhirimi i SYRI TV i pajisur me të gjitha lejet nga KQZ-ja nuk është lënë që të filmojë procesin e votimeve tek Astiri.
Pasi gazetari Ermal Rizaiu dhe kameramani Armir Sadikaj është futur në qendrën e votimit, sapo militantët e PS-së kanë parë logon e SYRI TV i kanë ndaluar dhe i kanë nxjerrë jashtë.

Denoncimi me video, lekë për të votuar

Denoncimi me video, lekë për të votuar


Partia Demokratike ka publikuar një video, ku sipas tyre dokumentohet operacioni kriminal për blerjen e votave.  Nënkryetari i PD-së, Edi Raloka tha se PS dhe Bashkia e Tiranës kapen me zë dhe me figurë duke blerë votues.
“Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin. Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve. Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mirë fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak. Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal”, tha Paloka.
Por kush është personazhi që del në video dhe akuzohet nga PD?

“Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat I përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës”, tha nënkryetari i PD-së./ Opinion.al

Friday, June 28, 2019

Presidenti Trump emëron zonjën Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri

Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar zonjën Yuri Kim nga Guami si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e SHBA në Shqipëri, tha Shtëpia e Bardhë në faqen e saj zyrtare.
Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t'i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.
Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.
Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.
Të emëruarit në postet ambasadoriale duhet të konfirmohen nga Senati.

Pas thirrjeve të SHBA-së, vendos të tërhiqet nga dhu na? Flet Basha: Të mos biem pre e provokimeve, refuzojeni


“Ne jemi shumica”. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës Lulzim Basha mbrëmjen e sotme duke iu bërë thirrje shqiptarëve të refuzojnë dhunën pasi ajo i jep oksigjen kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti ‘kufomë politike’.
Basha tha se 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës, ndaj iu kërkoi shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve të tij. “Refuzojeni, braktiseni. Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Të jemi bashkë më 30 qershor duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica”, theksoi Basha.
PJESË NGA FJALIMI I KREUT TË PD
Krimi financoi gjithë opozitën e tij. Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij.

Opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti. ka qenë një betejë e vështirë në momentin e fortë të rilindjes kur ajo sapo kishte ardhur në pushtet. Atëherë na u desh të bënim çdo përpjekje që të arrinim ligjin e dekriminalizimit. Ata që mendojnë se me Ramën mund të funksionojë gjuha institucionale le të kujtojnë luftën për dekriminalizimin.
Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh dhe talljet e tij ndaj nesh dhe të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi. Pa mbaruar mirë dekriminalizimin na u desh të përballemi me kanabizimin e vendit. Ju kërkoj të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona. kujtoni sulmet ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi të ngrinte zërin kundër drogës. Vetëm më këmbëngulje arritëm të zgjonim botën që të bënte presion.
Kujtoni koncesionet.
Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrat, Edi Rama do vazhdonte të ishte rilindës dhe të tjerë ministra dhe Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.
Në rrugëtimin tonë kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që do donim ti kishim bërë ndryshe.
Vendimi për mandatet shumë i vështirë.
Të respektojmë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 viteve. Çdokujt që ka rezistuar dhe është denoncuar nga ky regjim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 viteve. Më të qartë se kurrë, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.
Shpesh arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës. Sot kemi arritur shumë, të zbulojmë fytyrën e vërtetë të regjimit. Kemi arritur të krijojmë një koalicion të madh njerëzish e qytetarësh. kemi arritur të ngjallim shpresën që do bëhet edhe më e madhe kur ne të ndajmë vizionin për ti dhënë fund ciklit të së keqes. 30 qershori, dita kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit të tij para rrëzimit të regjimit. 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë t’i japim oksigjen kësaj kufome politike, kjo është dhuna. Nuk do lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. Ju ftoj të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës, refuzojeni, braktiseni. Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Të jemi bashkë më 30 qershor duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica.

Kujdes: Gjermania forcon luftën kundër punës në të zezë -|Shtypnews.al|

Ligji i ri për luftimin e punës në të zezë dhe abuzimit me përfitimet sociale është miratuar tashmë nga Parlamenti Gjerman më datën 6 qershor 2019 dhe të premten, 28.06.209 duhet të kalojë instancën e fundit, që është Dhoma e Landeve, para se të nënshkruhet nga Presidenti.
Ai përmban dy elemente kryesore: Elementi i parë ka të bëjë kryesisht me shtetasit e BE-së, që vijnë në Gjermani vetëm për të marrë shpërblimin për fëmijët (afro 190 euro për fëmijë). Me ligjin e ri, shpërblimi për fëmijët nuk jepet menjëherë, por vetëm pasi ke jetuar tre muaj në Gjermani dhe kur je me konratë pune.
Elementi i dytë ka të bëjë me punëtorët mëditës, që rrinë diku, në një vend të caktuar, dhe presin që të vijë t’i marrë punëdhënësi. Tani ata mund të gjobohen edhe nëse nuk kapen duke punuar në të zezë, mjafton dyshimi. Dhe gjobat mund të shkojnë deri në 5000 Euro.
Qarku Koordinativ kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (KOK) me seli në Berlin, e kritikon këtë masë, sepse siç thotë për DW Eva Kübelbeck, referente e kësaj shoqate, “ligji në këtë rast godet personat që janë në hall, në vend që të merret me trafikantët e tyre.”
Edhe Enti që merret me luftimin e punës në të zezë e ka të parasysh këtë fakt, prandaj, siç i tha DW një zëdhënës i tij, kjo gjobë do të vihet vetëm në raste ekstreme. Ai shpjegon se deri tani policia nuk kishte asnjë mundësi të parandalonte këtë lloj punësimi me mëditje, ku në të shumtën e rasteve njerëzit sillen në mënyrë të organizuar nga vendet e Evropës Juglindore prej personave që bëjnë si ndërmjetësues dhe duan thjesht t’i shfrytëzojnë. “Qëllimi ynë është që t’i nxisim migrantët që të kërkojnë punë legale”, thotë zëdhënësi. Ndër të tjera ai vë në dukje se, edhe për ato raste kur migrantët janë ilegalë dhe nuk kanë një kontratë pune, ata kanë të drejtë ta hedhin në gjyq punëdhënësin, nëse ky abuzon me ta.
Sigurisht që kjo kërkon një avokat, por ndoshta ia vlen llogaria. Dikush që ka punuar në të zezë në Gjermani, dhe nuk është paguar nga punëdhënësi, ka të drejtë ta hedhë atë në gjyq dhe t’i kërkojë dëmshpërblim. Në praktikë, migrantët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, nga frika se mos paditen për punë në të zezë. Por, kjo në praktikë nuk ndodh, sepse, përgjegjësia për punësimin ilegal bie mbi punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, thonë ekspertët.

“Të dielën dhunë”, PD: Skenari i rrezikshëm i Edi Ramës…

Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ripërsëriti se asnjë militant i PD nuk ka lidhje me sulmin në KZAZ në Bushat ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka një skenar dhune për ditën e diel, të cilin kërkon t’ia faturojë PD-së.
Akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kërkesën e Lleshaj për shkarkimin e tij, Bardhi i ka cilësuar “tentativa të dështuara që synojnë të imponojnë paligjshmëri”.
..
Për Shtypnews.al nga Tan Cara

Meta: Të mos konfrontohemi me ata që shkojnë në votimet socialiste, votimet e shqiptarëve janë më 13 tetor

Nje dite pasi dekretoi daten e re te zgjedhjeve vendore, 13 tetorin, e teksa kryeministri Rama ka ritheksuar prere, edhe sot, se zgjedhjet do te jene me 30 qershor, vjen reagimi i radhes i kreut te Shtetit, Ilir Meta. 

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa ka postuar edhe nje video te votimeve ne komunizem, Meta, shkruan se “data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019”.
Meta ka dhene mesazh per shqiptaret, teksa shkruan: “kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste”.
Sipas tij, “Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019”.
Mesazhi i Metës
Mirëdita të dashur qytetarë!
Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.
Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.
Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019.
Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.
Të dashur qytetarë,
T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste.
Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.
Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës.
Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë.
Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë.
Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019.
Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.
Për    >Shtypnews.al nga -/Tan Cara/

Tuesday, June 25, 2019

Qindra kuksianë në protestë, Rama shkon në Kukës me helikopter

Është tensionuar situate në Kukës mes policisë dhe militantëve të PD-së të cilët janë duke protestuar kundër ardhjes së Ramës në këtë qytet.


Edhe pse policia i kishte paralajmëruar disa herë, protestuesit kanë thyer tashmë dhe kordonin e fundit dhe janë nisur drejtë aeroportit, vendi ku dhe do të mbahet fushata elektorale e kryeministrit për prezantimin e kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit.
Bëhet me dije se fshati ku kishte ngecur dhe protesta ishte në fshatin Gostil, jo më larg se 500 metra nga aeroporit.
Mësohet se kryeministri Edi Rama tashmë ka mbërritur në Kukës. Burime pranë tij bëjnë me dije se Kryeministri Rama ka mbërritur në Kukës me helikopter.

Monday, June 24, 2019

Lajm i fundit/ Kolegji Zgjedhor merr vendimin përfundimtar për fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit


Kolegji Zgjedhor vendos përfundimisht zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Kolegji Zgjedhor i Apelimit ka vendosur të rrëzojë padinë e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet.


Rrjedhimisht dekreti i Presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm dhe data që mbetet në fuqi për zgjedhjet lokale është pikërisht 30 qershori.


Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj rrëzoi PUK-në e Beqirit i cili nga ana tjetër pranoi këtë vendim.

Tuesday, June 18, 2019

TMERR/ I VIHET FLAKA KZAZ NR 3 NE SHKOLLEN SHEJNAZE JUKA PAS PERPLASJES SE POLICISE BASHKIAKE DHE FORCAVE TE RENDIT

TMERR/ I VIHET FLAKA KZAZ NR 3 NE SHKOLLEN SHEJNAZE JUKA PAS PERPLASJES SE POLICISE BASHKIAKE DHE FORCAVE TE RENDIT

Sot Shqipëria e Edi Ramës merr votën ‘Jo’ nga BE për hapjen e negociatave

Sot Shqipëria e Edi Ramës merr votën ‘Jo’ nga BE për hapjen e negociatave


Ditën e sotme, liderët e BE-së do të marrin vendimin përfundimtar nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ti hapet drita jeshile apo jo.
Nëse për Maqedoninë ka shpresë për hapjen e negociatave, për Shqipërinë vendimi duket se është marrë që më parë.
Gjermania, Holanda, Franca, Belgjika janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa nuk kanë përjashtuar që Maqedonia e Veriut të marrë dritën jeshile.

Gjermania e ka marrë vendimin e saj. Ka qenë vetë kancelarja Angela Merkel që disa ditë më parë në Komisionin e Integrimit Europian në Bundestag është shprehur se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.
Gjermania ka kërkuar që për Shqipërinë të diskutohet vetëm në fund të muajit shtator, duke kërkuar që të mos futet farë në agjendën e takimit të ditës së sotme.
Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.  
Holanda e konsideron hapjen e negociatave me Shqipërinë të parakohshme. Qeveria holandeze ka kërkuar nga BE-ja që të rikthejë sërish vizat për Shqipërinë.

Monday, June 17, 2019

O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !

Shalqini I pare i ketij sezoni qe hapa kete mengjes 😱.
O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin ! 

O fermer te zente haku i bebes time qe ushqej akoma ne bark o monster qe me shtive ne mallkime qe ne pike te mengjesit! Me radhe i zente qe nga fermeri, agronomi , ai i Aku-se, e deri tek me i madhi qe del e me thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njolle te zeze qe e zeza ju mbulofte syte mostra! 

A ka kontroll ne kete vend, ne fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermeret mostra, e nga strukrurat bere palë me ta? Ai ligji qe te denohen me tre vjet burg ku eshte??


Përgjimet “Bild”/ Shefi i komisariatit në Kamëz: Xhelali ka nis 450 njerëz!

Përgjimet e të përditshmes gjermane “Bild” dëshmojnë edhe komunikimin që tashmë i famshmi Arben Keshi ka edhe me policinë për të arritur objektivat kriminale në zgjedhje.
Në bisedën mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe  Drejtorit në Ministrinë e Brendshme,  Arben Keshi, ai i thotë se kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka nisur 450  njerëz me furgon drejt Lurës dhe Recit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme:


Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si është t’u shku
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kanë me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reçi, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: Po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet
Arben Keshi: Jo, jo nuk kanë ça me bo
Sali Skura: Hajt të uroj fitore
Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?
Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?
Sali Skura: Mirë Beni, suksese  dhe me fitore!


Por në përgjimin e radhës Shefi i Komisariatit Nr.5, Sali Skura sqaron drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, se janë bllokuar disa autobusë dhe se disa të tjerë i hodhën me miqësi.
Arben Keshi: Urdhëro?
Sali Skua: O Beni Sala jam
Arben Keshi: Hë mo ça bone?
Sali Skura: Çkemi si ja çove?
Arben Keshi: Mirë si ja çove
Sali Skura:  Hë si janë gjërat andej?
Arben Keshi: Ku di gjë, mirë duket po ke parasysh, thesi i mbyllur
Sali Skura: Po po. Si duket situata
Arben Keshi: Po mirë
Sali Skura: Jo po flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti domethënë
Arben Keshi: aq sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh nga 52%, jo më shumë
Sali Skura: Si shko Maqellara si përafrohet?
Arben Keshi: ku di unë. Mirë mirë na thonë të gjithë, po të shohim a e themi dot vetë ne mirë. Sepse është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: po po e vërtetë
Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këndej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: a erdhën shumë autobusa mbrëmë?
Sali Skura: jo jo, nja 7 i bllokuan
Arben Keshi: I bllokuan ëë?
Sali Skura: Po po, të tjerat ia hodhëm kështu, me miqësi
Arben Keshi: Mirë pra
Sali Skura: Mirë, bëj kujdes vlla dhe fitore.
Për Shtypnews.al T.C

Saturday, June 15, 2019

Ky është niveli më i lartë i prurjeve të emigranteve që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, kur u shfa tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit.
Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.
Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.


Të dhëna të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa, për të rënë gradualisht në vititi e mëpasshme, por që gjithsesi kërkesat për azil vijojnë të mbeten të larta, në rreth 19 mijë në 2018-n.
Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.
Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi.

Friday, June 14, 2019

Parashikimi i motit për datën 15 Qershor, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 15 Qershor 2019:
Sot në përgjithësi, nuk priten reshje.
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasditeve.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 22 / 31 °C
Në vendet e ulëta: 20 / 35 °C
Në vendet malore: 16 / 31 °C

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...