Edi Rama iu kthye ashpër sot gjatë një konference për mediat Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi pak ditë më parë kryeministrit të Shqipërisë të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësim.
“Ça është ky, mo ça është ky? Ku flet ky, nga Babrruja? Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave, që në vendin e tyre nuk i pyet askush. Politika është cirk ku s’mbarojnë karagjozët. Une nuk e njoh dhe nuk kam përse t’i përgjigjem. I marrë me rezervë citimet. Këto të gjitha që rreshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kanë lidhje me realitetin. Si mund të përdoret njëherë termi përgojim?! Këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto nuk fajësoj Koordinatorët e BE. Unë e di kush është fajtori. Janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë.
Duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe që janë ofendim i madh i njerëzve. Nuk kam përgojuar BE-në, kam thënë atë që thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë thonë? E dëgjoni çfarë thotë presidentja e KiE? Kjo situatë u krijua nga një qasje dritëshkurtër e palogjikshme, urdhëro ku janë rezultatet.
Nuk ka nevojë ta mbrojë Evropën asnjë koordinator i PE nga unë. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana. Mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Edhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Për kë flet ai për shokun e vet?! Do na tregojë se ne nuk meritojmë vaksinën pse nuk kemi dakordësi për zgjedhjet e 2019-ës?
Apo do na mësojmë që ne nuk meritojmë të vaksinohemi njësoj si në Gjermani dhe në Francë pse nuk kemi rënë dakord për 5 qershorin. Për fat të keq janë produkt “Made in Albania”, dezinformim dhe manipulim i njëanëshëm. Për ca jemi ne këtu, të hamë barë dhe të mos hapim gojën kur shohim një fakt. Mos harroni që jeni shqiptarë në radhë të parë!”, tha Rama.
Në vijim Rama bëri ironi edhe me ambasadën franceze e cila kohë më parë u detyrua të shpjegonte deklarata të keqinformuara te Kryeministrit Rama, sic thuhej nga ambasada. Ïa kanë përkthyer keq”, tha rama sot në konferencë për deklarata e tij në lidhje me depozitat e vaksinove në Francë që nuk përdoreshin atje dhe nuk i jepeshin qytetareve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Rama ka një retorikë të ashpër që prej dy vitesh me zyrtarët evropianë. Ai ka një miqësi të theksuar me presidentin turk Erdogan duke marrë edhe retoriken e tij me Evropën. Po ashtu Rama ka në dosje një tufë kontratash me vende arabe për koncesionimin e ndërtimeve në Tiranë tek bulveradi i ri por edhe në Durrës. e.k/DRONI.al/