Pashku është arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, akte dhune ndaj zyrtarëve publikë, shfrytëzim dhe njihet si një prej ish-bosëve të krimit në Milano. Megjithatë, faktet konfirmojnë se rekordet e zeza kriminale nuk e kanë penguar Pashkun për të marrë tendera nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës, madje tendera në mënyrë të dyshimtë, ku oferta fituese është gati sa fondi limit.
Çuditërisht, këto ditë po flitet për anëtarët dhe sekserët e grupi mafioz ‘Ndrangheta’, të cilët në bazë të një dosje përgjimesh të anti-mafias italiane, flasin për lehtësinë e korruptimit të pushtetarëve shqiptarë, për të pastruar paratë e pista në ndërtim.
Edi Rama ka nisur të mburret se mafia nuk ka arritur të realizojnë planet e saj në Tiranë, përveç ngritjes së një dyqani.
Sot po sjellim një rast konkret, ku jo vetëm është realizuar dhe vazhdon edhe në këto momente pastrimi i parave në ndërtim, por drejtorët dhe kryebashkiakët e Edi Ramës janë vënë në rresht, duke i dhënë tendera një personazhi të krimit në Itali, duke u bërë kështu pjesë e një skeme pastrimi parash. Skema është e zakonshme. Me paratë e trafiqeve ka ardhur në Shqipëri, ku fillimisht ka ndryshuar emrin nga Pashk Rrapi duke e bërë Anton Gjinajn. Më pas, me emrin Anton, ka krijuar disa kompani përmes të cilave, pastron dhe kamuflon paratë e pista. Mes kompanive ka krijuar edhe Alesio-2014, në 8 maj 2014, me veprimtari në fushën e ndërtimit.
Përmes kësaj kompanie, Pashk Rrapi ose Anton Gjinaj ka nisur të marrë tendera nga kryebashkiakët Artur Bushi, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako. Për më tepër lexoni (https://pamfleti.net/anton-gjinaj-i-alesio-2014-perlan-parate-e-krujes-me-trafikantin-artur-bushi-shtrin-fijet-tek-erion-veliaj-dhe-merr-dy-llokma-te-medha/) dhe (https://pamfleti.net/7-pyetje-per-anton-gjinajn-qe-duhet-te-ngrene-ne-kembe-shtetin-e-kaluara-e-zeze-dhe-lidhjet-me-tre-aligatore-tenderash-te-edi-rames/).
Vetëm nga Veliaj ka marrë dy tendera me vlerë rreth 7 miliardë lekë, me ofertë gati sa fondi limit.
Ligji për prokurimin publik parashikon qartë përjashtimin nga tenderat dhe kontratat publike të personazheve që janë dënuar për veprimtari në fushën e narkotikëve, shfrytëzim etj. Operatorët ekonimikë duhet të paraqesin dokumentacion se plotësojnë të gjitha kriteret sa i takoj të shkuarës së tyre, parashikuar në ligjin për tenderat.
Në këtë rast, Pashk Rrapi ka dërguar dokumente të falsifikuara në bashkitë dhe drejtoritë e Edi Ramës.
Këta të fundit, edhe pse kanë qenë në dijeni, kanë “mbyllur sytë” dhe i kanë pranuar dokumentet, duke ndarë paratë publike. Kur të thirren nga SPAK do të thonë se nuk kanë ditur gjë, ashtu siç tha Damian Gjiknuri për çunakun e Bashkim Ulajt, përmes të cilës vodhën rreth 36 milionë euro taksa publike.
Në vijim detaje rreth veprimtarisë së Pashk Rrapit, i njohur si Anton Gjinaj, në Itali dhe Spanjë, ndryshimit të emrit, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave në fushën e ndërtimit. Do publikojmë edhe detaje se çfarë masash ka marrë Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, nëse po zbaton ligjin pas këtij sinjalizimi apo është kthyer në një lavatriçe e pastrimit të fondeve të mafies.
“Pamfleti” ka të dhëna rreth veprimtarisë së dyshimtë të kreut të DPPPD në raport me kokat e pastrimit të parave të pista në Shqipëri, të dhëna të cilat do t’ua paraqesë ambasadave.
Raportet e fundit ndërkombëtare flasin se Shqipëria po kthehet në një oaz për pastrimin e parave, sidomos në ndërtim. Disa muaj më parë Shqipëria doli nga zona e sigurisë, duke u përfshirë në zonën e rrezikut. Dje u publikua raporti i fundit nga Transparency International, në të cilin thuhet se Shqipëria ka bërë zero progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Pronari i kompanisë ‘Alesio-2014’ pastron paratë e pista në ndërtim, bos droge në Itali dhe Spanjë, i arrestuar në Milano dhe më pas i dënuar, ndryshoi emrin dhe tani po merr tendera nga drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës. A e ka korruptuar edhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave?! Së shpejti dosja e plotë!
Në letra figuron si Anton Gjinaj, por emri i tij i vërtetë është Pashk Rrapi. Kështu njihet edhe në rrethin e trafikantëve dhe sekserëve që pastrojnë paratë e pista në Tiranë, nën hundën e SPAK, Pastrimit të Parave, shërbimeve informative dhe përfaqësuesve të SHBA-BE që vëzhdojnë zhvillimet në Shqipëri.
Më herët, Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave), ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri nga krimi në bashkëpunim me pushtetarët dhe oligarkët. Në një tjetër raport të Këshillit të Evropës thuhet se “Rreziku nga pastrimi mbetet i lartë në Shqipëri”. Pas çdo kulle që po ngrihet në Tiranë, fshihet një skemë e pastrimit të parave. Dhe pastrimi i parave ka emra konkretë, të cilët janë një sfidë për organet ligjzbatuese, ndryshe dyert e integrimit do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur./Pamfleti
No comments:
Post a Comment