Drejtuesi politik i zyrtarizuar tashmë nga Partia Demokratike për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu ka nisur takimet me bazën e kësaj force politike. Pas prezantimeve me degët lokale të PD, Mziu po vijon fushatën elektorale, edhe pse ajo s’ka nisur zyrtarisht, në çdo cep të Qarkut Dibër, duke mos anashkaluar as fshatin më të thellë.
Nga një vëzhgim bie në sy pjesëmarrja masive në takimet e Mziut, jo vetëm nga radhët e anëtarësisë apo votuesve tradicionalë demokratë, por edhe të qytetarëve pa anësi të mirëfilltë politike, e thënë ndryshe “elektorati gri”.
Postimi i mëposhtëm i Mziut, i përket takimit me strukturat e PD në grupseksionin e fshatit Sllovë të Dibrës. Në dëborë dhe temperatura nën zero, numri i njerëzve është i konsiderueshëm. Të pranishëm nuk janë vetëm drejtuesit apo anëtarët e PD, por edhe banorë të thjeshtë të zonës.
E njëjtë atmosferë edhe në grupseksionin Sohodoll, Bashkia Dibër, sikundër edhe problemet e ngritura dhe të trajtuara gjatë bashkëbisedimit, mbeten si kudo, largimi i të rinjve, mungesa e infrastrukturës rrugore, nuk ka qendra shëndetësore, nuk ka shkolla e kopshte, mungojnë investimet në bujqësi dhe subvencionet për fermerët.
Edhe komentete e ndjekësve pas çdo postimi tregojnë mirëpritjen e Mziut nga anëtarësia dhe votuesit.
Në të gjitha takimet, bie në sy kthjelltësia e Mziut për problemet e çdo fshati, duke qenë i familjarizuar me shqetësimet e banorëve, pavarësisht nga shkëputja prej më shumë se dy dekadash tashmë me vendlindjen e tij. Një rikthim, që siç duket, është përqafuar nga dibranët, ndryshe nga skepticizmi i shprehur fillimisht qoftë nga media apo edhe nga zyrtarë lokalë të PD
Takimi me strukturën e PD në Fushë Alia, Dibër
Takimet e hapura dhe bashkëbisedimet e kësaj natyre si formë e komunikimit politik, qasja dhe koherenca me problematikën e çdo zone, mbeten garanci dhe avantazh për Mziun si drejtues politik i PD në Qarkun e Dibrës, për të rikthyer epërsinë e demokratëve në bastionin e tyre deri pak vite më parë.
***
Ish-kryebashkiaku i Kamzës i cili ka fituar çdo betejë elektorale përballë të majtës, është shprehur se me angazhimin e tij dhe strukturave të PD në këtë Qark, PS nuk do të ketë asnjë shans në zgjedhjet e 25 prillit për tjetërsimin e votës apo vullnetit qytetar.
SHKRUAN - MT TV!
Mziu insiston gjithashtu se PD dhe koalicioni opozitar do të marrin 4 mandate, nga 5 që ka i gjithë Qarku. Përballë tij si kryesuese e listës do të jetë Olta Xhaçka, ministre për Europën dhe Punët e Jashtme. Gara duket interesante, me demokratët që e nisin nga “hiri” (pa pasur asnjë pushtet pas dorëzimit të mandateve dhe lënies së bashkive) dhe socialistëve që kontrollojnë jo vetëm pushtetin qendror por edhe atë lokal, në të treja bashkitë e Qarkut Dibër.
No comments:
Post a Comment