S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, January 29, 2021

Drejtësi dhe liri për Monstrën! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e prokurores Fetai

 Drejtësi dhe liri për Monstrën! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e prokurores Fetai



U mblodhën në Parkun e Çairit në orën 13 për të protestuar për rastin gjyqësor “Monstra”.

Me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe me slloganin “Drejtësi dhe Liri” qindra qytetarë marshuan deri të Prokuroria Themelore Publike. Forca të shtuara policore në çdo cep ku ishte e paraparë që të kalonin protestuesit. Policia i shoqëroi në këmbë e me automjete.

“Zonja prokurore mendon se Fejzi Aziri pse ka qenë ushtar i UÇK-së duhet të përgjigjet përpara ligjit si pjesëtar i ndonjë organizate terroriste, sepse nuk rezulton si pjestar i ndonjë bande kriminale, por këtë e thotë në mënyrë perfide për ta manipuluar opinionin dhe për tu dukur para mediave dhe para popullit se ky paska mund të jetë pjestar i ndonjë organizate terroriste, e nuk e thotë se çka”, tha Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ.

Mes tjerash u kërkua edhe shkarkimi i prokurores Fatime Fetai, duke deklaruar se do të kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët, nga BE dhe nga SHBA.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai e cila ka realizuar urdhërin e qarqeve politike dhe dorës së zezë që operon nën hijë nëpër institucionet relevante në RMV. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale për hetimin e rastit ta bëjë me të dhëna të argumentuara e jo me aosicacione”, shtoi Ajdari.

Sapo u shpall e përfunduar protesta, situata eskaloi. Disa nga protestuesit nuk iu bindën organizatorëve për të mbajtur qetësi dhe filluan të gjuanin shok bomba.

Situatën po mundohej ta qetësonte Zejd Rexhepi, deputeti i Altërnativës. Ai bashkë me disa deputetë të tjerë të koalicionit “Alternativa-Ash” i ishin bashkangjitur protestës.

Protesta përfundoi pas një orë e gjysmë e nga incidenti ngeli e krisur dera e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kordoni i policor u shpërbë gjysmë ore pasi u shpërndanë protestuesit.

Përndryshe marshi është rezultat i pakënaqësisë së qytetarëve siç u shprehën ndaj drejtësisë, konkretisht ndaj rastit Monstra, për të cilin pretendojnë se është rast i montuar politik dhe i është bërë padrejtësi të të akuzuarve.

Përpara një jave prokurorja Fetai shqiptoi fjalët përfundimtare për rastin në fjalë. Ajo mbetet në qëndrimin se vepra penale është “terrorizëm” dhe se vrasjen e pesëfishtë e kanë kryer 3 të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, për të cilët kërkoi dënim të përjetshëm. Ndërkaq  për Haki Azirin dhe Fejzi Azirin kërkoi që të dënohen njëri me 9 dhe tjetri me 15 vite burg si ndihmës në veprën penale.

Më 3 shkurt mbrojtja do të mbajë fjalë përfundimtare, ndërkaq më pas Gjykata duhet të caktojë një termin tjetër për ta shqiptuar aktgjykimin.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...