S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, July 31, 2020

Silvana Begaj: Nëno unë vdiqa!

Bio Farm

Shkruan/ 
Silvana Begaj /NËNO UNË VDIQA!
Nëno më fal, por unë po iki nga ty dhe nga kjo jetë! Po iki duke e ditur se faji ishte i imi dhe me brengën:- Po sikur jeta ime të ishte ndryshe. Por ska gjë sepse unë e pranoj fajin :- Linda femër.

Nëno unë ika!  Mora burr. Ma zgjodhët apo e zgjodha. E doja, nuk e doja, u martova! Nëno me rrahu. Nuk qava. Edhe babi të rrihte ty. Nëno me rrahu përsëri. Mos i thuaj babit dhe vëllait. Ndoshta mërziten ose ndoshta më fajësojnë.

Nëno më dhatë burr të kamur. U gëzove shumë se mendove për mua. Faleminderit! E vërtetë, o Nënë zeza, bukë kishte ,por unë nuk isha e ngopur kurrë. Në atë familje me gjithcka mua më mungonte dicka. Nëno më rrahu! Nëno më rrahu përsëri e përsëri. Ndoshta më donte se shpesh më rrihte nga xhelozia.

Nëno më vrau! Mos prit që të paguaj me burg që më vrau. Mora burr të kamur. Del i pafajshëm shumë shpejt.

Nëno më dhatë burr të varfër. Nëno me rrahu. Nuk ka faj nëno. Nuk kemi ctë hamë. Nëno me vrau! Mos prit që të paguaj për krimin. Ai vërtet do shkojë në burg, por do jetë parajsa e tij. Nëno në burg ka ushqim dhe strehë të sigurt. Ai pasi me vrau u shpërblye me parajsën.

Nëno u ndava! Më rrihte. E di! Babi dhe vëllai nuk do më falin kurrë, por të paktën ti o nënë më kupto. Do jem mirë. Kam urdhërmbrojtje. Kam shtetin me vete.

Nëno me vrau! Nuk e dija qe urdhërmbrojtja është thjeshtë një copë letër dhe në fakt isha më e rrezikuar se asnjëhere. Policia nuk ka kohë të merret me mua, një pikë ujë në oqeanin e pafund.

Nëno më fal! Jam e dashuruar me një burr të martuar. Jam ajo tjetra! E doja, më vrau! Duhet të vdisja se kam mëkatuar. Gjithë bota do më kryqëzojë e do më mallkoj, por të paktën ti o nën, me zemër, ti më qaj në heshtje.

Nëno mendove për mua? Më mbajte nëntë muaj në barkë, më ushqeve me gjakun tënd, me gjirin tënd, mua mëkataren e shoqërisë maskiliste. Nëno mendove se isha djalë që më dhe gjak ato nëntë muaj në trupin tënd? Më fal nënë! Nëno unë ika nga kjo jetë, por ti mos u mërzit. Linda gabuar dhe të gjithë ju shpëtuat.

Nëno moj e zeza nënë! Më mbajte në trup, më rrite me sakrifica dhe tani po më jep me duart e tua në dhe. Vetëm të lutem mos i thuaj gjë babait. Ai do zhgënjehet nga unë se nuk të vret njëri kot dhe nuk do ma bëj hallall bukën. Nëno mos i thuaj gjë vëllait. Ai është i ri, gjaknxehtë. Do mendoj e do veproj marrëzira. Të jetë sekreti jonë i fundit o nëna ime.

Ama vetëm ti më fal. Jam fëmija jot. Se unë e di se gjithë njerëzia pasi të derdhi lotë për vdekjen time do më fajësoj, e do më varrosi më në thellësi dhe më në errësirë se ku jam tani. Është normale! Dicka kam bërë se nuk të vret njëri kot.Jam e mallkuar që në lindje se linda femër në një vend maskilist.

Nëno unë vdiqa! Mos më harro ti të paktën. Vetëm ti mos më fajëso, vetëm ti më kujto edhe sikur të më rivrasin pas vdekjes, ti më kupto.

Nëno duhet të më kishe vrarë që në lindje që të më qanin atë ditë dhe mos të më akuzonin e baltosnin më. Kam mëkate nëno dhe shoqeria jonë nuk ti fal dhe pas vdekjes.


Nëno unë vdiqa! Nëno unë nuk vdiqa. Më vranë të gjithë me heshtje. Nuk është fundi i botës. Një vajzë, një grua, një femër, një bashkëshorte, një motër, një shoqe vdiq.  Eh, nga nesër cdo gjë do vazhdoj po njësoj. Do harrohem unë se do vdesi një tjetër.

SILVANA BEGAJ
#SB
#beni_share ShqipNews.net

Xhoi: Zgjedhje në UT dhe ndryshime kushtetuese të njëanshme


 Nga- /Xhoi Jakaj
Zgjedhje në UT dhe ndryshime kushtetuese të njëanshme

Temperatura të larta dhe diskutime mbi zgjedhjet në Ut dhe zgjedhjet e ardhshme politike, priten takime nē këshillin politik, pse ka politike e gjithë jeta jonë... pse kthetrat e saj janë futur thellë në çdo cm të jetes tonë... psenë askush nuk po e zgjidh në këtë vend

Kushtetuta ndryshoi dje,
U zgjodh edhe kasta drejtuese e Ut në vend,kandidat me kritere gati të paarritshme që të shmangej konkurimi i ndershëm, në disa Ut në vend kishte dhe kërcënime të atyre pedagogëve që do kandidonin për Rektor dhe Dekan

Zgjedhje të lira në këtë vend nuk ka pasur dhe as që behet fjalë të ketë në të ardhmen.

Neser lind një ditë e re plot vape e varferi përseri..plot padrejtësi hile dhe intrigë në çdo fushë të jetës në Shqipëri.

Politikanët tanë të "dashur" edhe ne kohe covid ia dalin të bëjnë zullume sa here duan ata, ka vite që futen politikë dhe në Universitete sepse ndryshuan ligjet, e nepërmes paketave ligjore arritën manipulim dhe zotërim të gjithë procedurave zgjedhore dhe politikave universitare

Ku është faji, mendoj që të gjithë ne jemi bashkëfajtor, sepse nenshtrohemi dhe duartrokasim partitë dhe diktatorët e nuk ulemi me këmbë në tokë të ndryshojmë situatat në vend dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe saga e gabimeve nq ndjek hap pas hapi jetën e studenteve, pedagogëve, arsimtarëve, mjekut, infermierit,dhe punonjesit të thjesht po e po që nuk ka asgjë në dorë.

Duhet rrotacion o popull, mos e le te majmet pafund asnjë Politikan bashkë me farefisin e tij,se nuk ka hallin tuaj, por të pushtetit dhe të ruajtjes se oficeve te veta, edhe ai Politikani tjetër që vjen pas tij, nese nuk mban premtimet dhe mbjell korrupsion rrezoje përsëri nga pushteti, mos e ushqe me idealizmin tend në dem te vetvetes e familjes,sepse veprimet dhe mosveprimet tona na sjellin kolaps në mjeksi,në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë,histori dhe na lënë pas gjithë botës ashtu sikurse kemi mbetur prej vitesh, larg BE dhe parimeve të europës së qytetëruar që aspirojmë prej 30 vitesh,vuajtja dhe padrejtësia do vazhdojë nëse nuk shkulet me rrënjë kjo e keqe e mbjellur e cila tashmë vështirë të shkulet nga rrënjët?!

Katundi i Vjetër i Rubikut, është njëri nga 100 fshatrat e ashtuquajtur turistik që kanë fituar privilegjin e rilindjes.

Katundi i Vjetër i Rubikut, është njëri nga 100 fshatrat e ashtuquajtur turistik që kanë fituar privilegjin e rilindjes. 

Ai prej më se 10 ditësh ndodhet nën flakë, ndërsa kanë ndërhyrë vetëm zjarrfikësit e Mirditës që numërohen me gishta por një ditë më parë është konstatuar edhe një helikopter i MM, pavarësisht se qëndrimi i tij në zonë ka qenë vetëm disa minutësh. Ka edhe deklarime publike se pranë vatrave të zjarrit ka edhe parcela të bimëve narkotike, një arsye sipas këtyre zërave pse nuk ndërhyhet nga ajri. 

Nuk e bëra këtë reagim për të hedhur akuza, por në kontribut të rritjes së ndërgjegjësimit për ndërhyrjen emergjente pasi veç të tjerave, në këtë fshat banorët dhe bizneset lokale kanë investuar me miliona lekë në sektorin e turizmit, agroturizmit dhe turizmit historik e të traditës. E njoh thuajse pëllëmbë më pëllëmbë këtë zonë pasi e kam shkelur shumë herë, dhe është tragjike të shikosh se si e kall flaka një fshat të tërë i rikonceptuar dhe rindërtuar nga mundi dhe djersa e djemve që kanë punuar dhe punojnë në emigracion duke e shndërruar në një nga zonat më të investuara në krahinën e Mirditës.

Nuk jam i prirur të marr për fakt të kryer çdo denoncim apo akuzë, por nëse dreqi e mori shteti është i pafuqishëm ose bashkëfajtor në krimin narkotik, të heq dorë nga qeverisja e kësaj krahinë e të rikthehemi tek bajraktarizmi ku jo vetëm nuk bëhej fjalë të pushtohej ndonjëherë nga flakët dhe narkotizmi, por as nga perandoritë më të fuqishme të botës që shkelën e qeverisën në pjesën dërrmuese të vendit.


Fotot: Saimir Kola 
video 👇



Marre nga 👉 Fatjon Gjinaj/

Thursday, July 30, 2020

Lajm i papritur/ Ndryshon ligji për pashaportat shqiptare, ja si duhet të veproni tani

Lajm i papritur/ Ndryshon ligji për pashaportat shqiptare, ja si duhet të veproni tani. 
TANI
Deputetja e PS, Ermonela Felja, ka prezantuar në Kuvend projektligjin për shtetësisë, ku ka bërë me dje se kushti 18 vjeç është hequr.
Kësisoj fëmijëve të cilët kanë të paktën nga një prind shqiptar, nuk do u duhet më të presin deri në moshën 18 vjeç për të marrë shtetësinë shqiptare.

Kurse për ata fëmijë apo shtetas që duan shtetësinë shqiptare, duhet të provojnë lidhjen deri në tre breza me paraardhës shqiptarë.
👇
👇ANUMI travel TOURS🇦🇱
Fotografia e profilit të ANUMI travel TOURS

ANUMI travel TOURS


👆


“Ligji për shtetësinë është natyrisht një ligj shumë i rëndësishëm. Fakti që ky ligj vjen në kuvendin e Shqipërisë shpreh seriozitetin e qeverisë shqiptare dhe kuvendit, që i dha formën përfundimtare këtij drafti. Çështjet e shtetësisë shqetësojnë jo vetëm shtetin shqiptarë, por dhe shumë vende të tjera.

 Në hartimin e ligjit të ri vendi ynë reflektohen angazhimet ndërkombëtare, që shprehen në deklaratën universale për të drejtat e njeriut, për konventën e refugjatëve, konventën për pa shtetësinë, për shtetësinë që lidhet me gratë dhe fëmijët. Ligji për shtetësinë që ka vepruar sot, ka qenë në fuqi që prej kohës para kushtetutës që kemi sot, prandaj, sot është moment i rëndësishëm pasi ne na duhet të miratojmë e ti japim dritë jeshile.


raifaisen-bank-23-qershor-2020
Shtetësia përfaqëson lidhjen e qëndrueshme juridike të një shtetasi me shtetin e tij. Në rastin konkret, ne kemi parashikuar në mënyrë të hollësishme, si fitohet, si humbet dhe si mund të rifitohet. Shtetësia fitohet me lindje, dhe kur fëmija lind nga prindër shqiptar e merr automatikisht shtetësinë shqiptare, qoftë dhe nga një prind shqiptar, këtu duhet shtuar se mosha 18 vjeç nuk është më kufizues për fëmijët e lindur nga një prind shqiptarë.

Po ashtu për ata fëmijë apo shtetas që duan shtetësinë shqiptare, duhet të provojnë lidhjen deri në tre breza me paraardhës shqiptarë. Janë reduktuar afatet e fitimit të shtetësisë nga shtetasit e huaj, refugjatët dhe ato me mbrojtje plotësuese”, sqaroi deputetja e PS.
 AANUMI Taravel TOURS Uron te gjithe Besimtaret Musliman Gezuar  Festen  e Bajramit , Urim nga stafi ANUMI travel TOURS
per gjith Shqiptaret kudo qe ndodhen,
Gezuar..! 

Elona: Një kalendar për të Birin e Kristaqit

Elona Caslli/

 Një kalendar për të Birin e Kristaqit 

Kryeministri i vendit mes shumë deklaratave, ditën e sotme  ndër të tjera ka thënë- Im atë ka qenë komunist dhe si shumë të tjerë, ka qenë në anën e duhur të historisë.

Ndoshta Kryeministrit të vendit më shumë se çdo gjë tjetër në jetë, i nevojitet një kalendar për t’i kujtuar se nuk jemi në kohën e diktaturës enveriane, ku emri i Kristaq Ramës mund të përdorej si pasaportë për të përligjur një mendim a një veprim

Sigurisht, që nuk jemi as në demokraci. Jemi në paradhomën e diktaturës moderne, ku ende na lejojnë të shprehim mendimin kundër. Kjo dhe për pak kohë, pasi në rrjetet sociale ka filluar censura globale që pashmangshmërisht do të ndihet edhe tek ne.

Kuptohet se i Biri i Kristaqit e ka pasur jetën më të lehtë nën emrin e të atit. Në kohën e qoftëlargut jeta ishte shumë më e rehatshme, po të ishe i biri i Kristaqit. Partia gjithmonë i ka vlerësuar bijtë që e kanë parë të vërtetën me sytë e Partisë. 

Megjithatë, i Biri  i Kristaqit, t’i hedhë një sy kalendarit dhe të të ndalet tek viti 1988, para se të deklarojë se babai i tij, ka mbajtur anën e drejtë të historisë. 

Duke hamendësuar se i biri i Kristaqit nuk e ka një kalendar, po ia rifreskojmë kujtesën me një fragment të shkëputur nga rrëfimi i atij viti nga Albert Vataj.

Ekzekutimi me varje për poetin në orën 2 të mëngjesit

Kristaq Rama, i ati i Edi Ramës ka firmosur dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela, në ditët kur diktatura komuniste po jepte shpirt. Në dokument duket qartë se, Kristaq Rama ka firmosur për dënimin me varje të poetit vetëm për faktin, se ai kishte shkruar poezi që nuk i pëlqenin regjimit. Ky ishte një vendim xhelatësh i firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, për dënimin me varje të poetit të njohur më datë 10.8.1988. 

Poeti Havzi Nela mori një dënim maksimal për fajin e vetëm, se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut. Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi. 

As tokë nuk i dhan në pushimin e pasosun, Havzi Nelës. Deri në njat cak kishte mujt me mbërri makabriteti i lëshuem në duar të zellshme gjakatarësh, mbi të cilët nderej i friguem ajo bishë e plagosun. E derdhën mish e kocka, poetin në vrimën e një shtylle, mes ferrave. Me gurë dhe mrryl e mbuluen atë grumbull të mbetun prej së gjalli. Pa varr e lanë, pa kuja, pa lot e degdisën në tjetër botë. Kaq mundi me gadit zelli i përbinshëm i një regjimi. Vetëm kaq, me diftu, i’a behu mendja djallëzore e dora e gjakut të prishun.

I biri i Kristaq Ramës dhe njëkohësisht Kryeministri i Shqipërisë, mund të pohojë gjithçka veç, kahut të drejtë të historisë. 
Ata që mbajtën kahun e drejtë të historisë u burgosën, u dhunuan, u internuan dhe u pushkatuan, por kurrsesi nuk u vunë në shërbim të një përbindëshi.

Post Scriptum-  Visar Zhiti në artikullin e tij “Çështja Camaj dhe Koliqi nën Vëzhgim”  ndër të tjera shkkruan-
"" Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën:Më mirë të të vrasin komunistët se të jesh komunist. E thotë edhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja se të jesh i ke


Elona Caslli

Dua kërkoi të drejtat e shqiptarëve para botës, i ati Dukagjin Lipa na bën krenar: Unë jam shqiptar i Kosovës!

Dua kërkoi të drejtat e shqiptarëve para botës, i ati Dukagjin Lipa na bën krenar: Unë jam shqiptar i Kosovës!
Kosova është një shtet i pavarur, por nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova.


Por Dukagjin Lipa duket i mbushur me mllef me ata që thonë se janë “kosovarë”.

Ndërsa ishte i ftuar në “A Show” në SYRI TV, nuk ka nguruar të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar.

Dua Lipa: Critics rate Future Nostalgia as the best album of 2020 ...

“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë çështje.

Shtypnews.al  Krenar per Dua dhe gjithe ata qe flasen mir per shqiperin dhe Shqiptaret ne tersi...! 👇👇👇

Elona Caslli: Jo, mor bir, jo…!

Elona Caslli
Jo, mor bir, jo…!

Në vitin 1993 isha studente. Familja ime jetonte në Shkodër. Kthehesha shpesh në qytetin e lindjes pas mbarimit të vitit akademik. Im atë kish pak kohë që kish dalë në pension. Gjithë jetën kishte punuar mësues në një fshat të Shkodrës.
Im atë lexonte. Çdo herë që kthehesha në shtëpi e gjeja duke lexuar. 

“ Shih, shih ç’rrëfejnë ata që kanë qenë në burg më thoshte”,- dhe më afronte librin që ta lexoja dhe unë.
“Babë, iku ajo kohë. Tani njerëzit po merren me tregti e po pasurohen”- i përgjigjesha unë. 

Im atë, tundte kokën në shenjë mohimi dhe më përgjigjej- “ Jo, mor bir jo..! Nuk ikën aq lehtë ajo kohë. Duhet me kalu e gjithë koha e burgut të këtyre  njerëzve, që të kapërcëhet ajo kohë.  
Kështu më tha një studente e viteve 1990 dje në mbrëmje. 

E për ta përmbyllur këtë rrëfim do të citoj përsëri Beniamin Bakalli, i cili  me 2 fjali ka përshkruar 30 vite. 

 "Kur hyra në ambasadë në vitin 1990, Gramoz Ruçin e lashë Ministër të Brendshëm. U riktheva pas 30 vitesh dhe e gjeta Kryetar Parlamenti".

Post Scriptum- 30 korrik 2020. Në parlament po ndryshohet në mënyrë të njëanshme Kushtetuta.

Elona Caslli

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...