S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, September 4, 2019

GRAMOZ PALUSHI, grekët e vranë se i mundi SHQIPËRIA

GRAMOZ PALUSHI,
grekët e vranë
se i mundi SHQIPËRIA 

Shqipëria mundi 2-1 Greqinë 15 vite më parë. Festë e madhe sportive asokohe sepse kishim mposhtur kampionët e Europës. Por ajo fitore i kushtoi jetën një shqiptari.

Gramoz Palushi u vra mizorisht në tokën helene vetëm sepse festoi për kombëtaren e tij. Një djaloshi të ri i morën jetën vetëm sepse guxoi të valviste flamurin kuqezi në një tokë, që ende nuk e pranonte as një humbje sportive.

E pranoi thirrjen, ja kur do të jetë Presidenti Meta përballë Komisionit Hetimor



Kthim pas në kohë, kapiteni legjendar i Shqipërisë kthen në memorie fitoren e çmendur ndaj Greqisë

Lorik Cana e ka kujtuar fitoren e madhe dhe të paharrueshme të Kombëtares shqiptare ndaj Greqisë, që ishte shpallur kampione e Evropës në atë kohë. Kuqezinjtë kishin fituar 2:1 në ndeshjen e zhvilluar fiks 15 vjet më parë
Kombëtarja shqiptare e kishte arritur rezultatin më të madh në histori të saj duke u kualifikuar në Evropianin 2016, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, Kuqezinjtë gjatë dekadave të fundit i kanë përshkuar edhe të arritura dhe gëzime të tjera.
Për shembull, njëra prej fitoreve më të mëdha në histori ishte ajo ndaj Greqisë, në kualifikimet e Botërorit 2006.

Në fakt, grekët ishin shpallur kampionë të Evropës në vitin 2004 dhe vetëm pak muaj më pas e vizituan stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
Dhe, Shqipëria e fitoi atë ndeshje të çmendur me rezultat 2:1.
Këtë ndeshje të paharrueshme e ka kujtuar sot Lorik Cana përmes një fotografie në rrjetin social, Instagram.
Kapiteni legjendar shqiptar e ka kujtuar këtë ndeshje pasi ajo ishte zhvilluar më 4 shtator 2004, sot 15 vjet.
Fitorja e Shqipërisë kishte bërë jehonë në mbarë botën pasi Kuqezinjtë e kishin mposhtur kampionen e freskët të Evropës. /Gazeta Express

Produktet “Made in Albania” bëhen më të lira, ulen kostot e prodhimit

INSTAT raportoi sot se kostot e prodhimit ranë në tremujorin e dytë, si pasojë e uljes së çmimeve të prodhimit në sektorin e metalurgjisë.
Në tremujorin e dytë të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 103,2 duke shënuar një ulje me 0,3% në krahasim me tremujorin e dytë 2018.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në tremujorin e dytë 2019, shënoi rritje me 0,1% krahasuar me tremujorin e parë 2019.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” në tremujorin e dytë 2019, ka shënuar ulje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Metalurgjia” me 7,4%, ndjekur nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,3% dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,1%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 0,4%, brenda këtij seksioni ulja më e madhe vërehet në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 1,1 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shënoi një rritje me 0,8%, e ndikuar kryesisht nga rritja prej 3,0% në seksionin “Industri nxjerrëse”.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 shënoi ulje prej 3,3%. Ulja më e madhe prej 2,6% vërehet në seksionin “Industria përpunuese”. Ndërsa në krahasim me tremujorin e parë, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rritje me 0,1%.
Rritja më e madhe prej 5,2% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Ndërsa indeksi në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 1,1%, ku mund të veçojmë uljen në aktivitetet: “Metalurgjia” me 7,5%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0,4% dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,2%.






Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase: Krahasuar me tremujorin e parë 2019, indeksi shënoi një rritje me 0,4%, e ndikuar kryesisht nga rritja prej 4,1% në seksionin “Industri nxjerrëse”.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shënoi një ulje me 0,7%, ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në seksionin “Industri Përpunuese” me 2,6 %./Monitor/ Per Shtypnwes.al Nga A Cara






"Dielli duhet të jetojë", familja shqiptare kërkon azil në Suedi

Dielli është vetëm 1 vjeç por në vend të lodrave dhomën e tij e ka plot me aparatura që e mbajnë gjallë.
 Familja nga Istogu i Kosovës ka emigruar në Suedi dhe 4 muaj më parë aplikuan për të marrë azil.
Prindërit thonë se në Kosovë djali i tyre nuk mund të marrë mjekimin e duhur. Doktorët hoqën dorë nga ai dhe prindërit e dëshpëruar u detyruan të largoheshin
"U larguam dhe erdhëm në Suedi sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër" thotë i ati Armend Istogu.
Vendet e Ballkanit konsiderohen si vende të sigurta prandaj dhe është shumë e vështirë që të ardhurit nga këta shtete të fitojnë azil.
Historia e Diellit të vogël është trajtuar në mediat suedeze pasi të martën (3 shtator) 8 parti parlamentare u takuan për të diskutuar azilin humanitar.  Gjysma e tyre pajtohen  se në raste në të tilla si e diellit familja duhet të marrë azl.
Prej 2016 Suedia sa vjen e ka shtrënguar dhënien e azilit. 
Qysh se familja e Istogut ka mbërritur në Suedi pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në spital. Prindërit thonë se nëse do të kishin jetuar në Kosovë, djali i tyre nuk do të ishte më në këtë jetë.


Shtypnews.al 

Protestat vazhdojnë, Basha: Zotimi kryesor i opozitës- |Shtypnews.al|

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot u shprehë se protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme sepse me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje.
“Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj. Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP të Milot – Balldre dhe Vlorë – Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Tek Milot – Balldre duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real. Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë – Orikum,” tha Lulzim Basha pas takimit me lideren e partise aleate LSI, Monika Kryemadhi, duke e bërë të ditur dhe njërin nga zotimet kryesore të opozitës dhe Partisë Demokratike:
“Anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.”
Në fund, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e bëri të qartë se sa më shpejt ta largojnë këtë Kryeministër hajdut, aq më shpejt do ta nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vendin për shkak të vjedhjes nga kjo qeveri.
“Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje. Ndaj sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter i hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt mund t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, që ndihmojnë të varfrit, të pamundurit dhe që nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vetëm dhe vetëm për shkak të grabitjes dhe vjedhjes nga kjo qeveri.”

Deklaratë
Pyetje: Kur do të nisin protestat?
Lulzim Basha: Protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme. Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj.
Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP të Milot – Balldre dhe Vlorë – Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Tek Milot – Balldre duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real. Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë – Orikum.
Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjell buxhetit të shtetit, pra, parave të shqiptarëve dhe në momentin që është bërë kjo analizë, siç e keni e parë është përshpejtuar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta dhe futja e përshpejtuar e këtyre dy koncesione për t’i rimiratuar në atë që tashmë është fare e qartë, noteri i hajdutërisë, Landfilli i Republikës. Ky nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ka plan tjetër, as ky njeri, as kupola e tij, përveç vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve.
S’ka asnjë politikë, nuk ofron asgjë tjetër përveçse të vjedhë sa të mundet, deri në çastin e fundit që është aty. E dyta, që është fare e qartë, është se kjo ndërtesa që ndodhet prapa selisë tonë, që duhet të ishte vendi ku kontrollohet, frenohet dhe kufizohet pushteti, është kthyer në një noter të hajdutërisë.
Kësaj shqiptarët i thonë me një metaforë “vjedhje me ligj”, ligji po bëhet për të vjedhur, po bëhet që ata që kanë firmosur këtë vjedhje të mos shkojnë para drejtësisë, të mos shkojnë në burg. Siç do të shkonin në çdo vend tjetër normal.
Kjo vërteton atë që kemi thënë prej kohësh që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje.
Ndaj sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter i hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt mund t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, që ndihmojnë të varfrit, të pamundurit dhe që nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vetëm dhe vetëm për shkak të grabitjes dhe vjedhjes nga kjo qeveri. Ky është një nga shqetësimet kryesore të kësaj jave.
Natyrisht nuk është asgjë e re por jemi të vendosur ta denoncojmë deri në fund këtë aferë. Sikundër të mbajmë shënim këdo që bëhet pjesë e kësaj skeme pandëshkueshmërie dhe vjedhje, qofshin këta pseudodeputetë, qofshin prokurorë apo punonjës të drejtësisë.
Një gjë është e sigurt, nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëve, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje.
Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të miat personalisht është anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.
Faleminderit!
Per / Shtypnews.al / A Cara.

3 vite qe djalin e kam te pa regjistruar ne gjendje civile as ne kopesht nuk ma marrin

Mirmengjes un qe po ju qoj ket mesazh jam nje zonj nga Lezha.Dhe arsyeja pse po ju shkruaj esht, se mua para tre viteve me ka lindur nje djal ne gjermani por,gjermania na ktheu me polici pa na lajmeruar,dhe nuk na kan dhen qertifikaten e lindjes djalit dhe me 21 shtator tani mbush 3 vite qe djalin e kam te pa regjistruar ne gjendje civile as ne kopesht nuk ma marrin se me kerkojn qertifikaten e lindjes djalit,dhe per kte arsye as mundesi te punoj nuk kam ,se djalin skam ku e lej  ju lutem me ndihmoni jeni shpresa ime fundit,nuk dua te shkoj neper tv 📺 se me duket vetja e bajatshme dhe munsit financiare nuk I kam dhe kam dhe dy femi te tjer per te rritur me ndihmojn te afermit ju betohem.Djali quhet Niklas Jakaj .
Kush mund ta ndihmoje zonjen? SHQIPERIA IME


Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...