Shqiptarët janë pa fëmijëri
Shikoni se çfarë ndodhi me shqiptarin. Shqiptari është një qenie disi emotive, njësoj si të gjitha qeniet njerëzore. Me gjithë problemet e shumta, nuk mund të thuhet se shqiptari ndryshon shumë nga ballkanasit e tjerë, madje nuk ndryshon hiç edhe nga një finlandez ose indian i Amerikës së Veriut.
Por shqiptari ka një problem serioz; shqiptari është dhunuar që ditën kur lindi. Akoma më shumë se gjysma kemi lindur në diktaturë. Shqiptari është njësoj si njeriu i përdhunuar në fëmijëri. Shqiptari është pa fëmijëri fare.
Po ashtu, edhe ata të lindurit pas viteve 90 të tillë janë, të dhunuar. Shqiptari rritet nën terrorin e vrasësve, hajdutëve, trafikantëve, mafiozëve, politikanëve, gjykatësve.
Shqiptari rritet nën dhunën e të fortëve me mercedesa që të shtypin me rrotat e mëdha. Shqiptari rritet nën hijen e hashashit.
Shqiptari ushqehet me gënjeshtra, në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Edhe ëndrrat i sheh me rrena dhe euro fallco.
Shqiptarin e mbytën fajdet dhe bankat. Po po, të gjitha këto ndodhin në kuptimin e parë. Me këtë dua të them se kjo që po shkruaj nuk është një metaforë, fatkeqsisht.
Shqiptarin e shkërrdhen Edi Rama nga mëngjesi në darkë, dhe prap nuk ngopet.
Shqiptari rri në shtëpi, larg nga rrëmuja dhe kiameti, në pritje që kiameti t'i mbërrijë në votër. Gjallë në botë nuk del nga shtëpia, duke e lënë fatin e vet në duart e hienave. Tani edhe Gjykatë Kushtetuese nuk ka. Siguresa e fundit ka ra.
Shqiptari vazhdon të mbledhë kufomat e bijëve dhe bijave nëpër rrugët e Shqipërisë. Kështu, deri në shqiptarin e fundit. Ndërsa Edi Rama vazhdon të rritet e forcohet.
Me sa duket shqiptari e ka ndarë mendjen; do të durojë deri sa Edi Rama të vdesë nga kapslliku ose Zoti ta godasë me një rrufe. Por Zoti nuk i shpenzon fishekët e tij në hale, prandaj edhe Edi Rama shpëton paq.
Deri atëherë, vazhdoni bëni shqiponjën. Oh sa mirë!
Për
"Shtypnews.al" nga ((( @shtypnews_al )))