S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, July 11, 2019

KUJDES: Pjepri në tregjet e Tiranës, me substanca kancerogjene |Shtypnews.al|


Pas shqetësimeve të përvitshme se perimet si domatja dhe kastraveci kanë përmbajtje të lartë pesticidesh, duket se problem këtë vit është pjepri.
Nëse e keni në tryezën tuaj dhe e konsumoni, rrezikon seriozisht shëndetin.
“Në qoftë se këto norma tejkalohen dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve janë të tejkaluara, të dyja këto elementë kur futen në organizëm, sidomos nitratet ndërmjet enzimave të gojës, kthehen në nitrite të cilat pastaj pasi kalojnë në aparatin tretës në stomak, ndërmjet aciditetit të stomakut kalojnë në disa lëndë që quhen nitrozamina të cilat janë substanca potencialisht kancerogjene”, thotë Albana Daka, nutricioniste.
Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por në të gjitha matjet e kryera me këtë pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, ky nivel varion nga 540 deri në 850.
Por nga vjen ky nivel skandaloz i nitriteve tek këto produkte?
“Ne i marrim nitritet dhe nitratet fatkeqësisht në fruta dhe perime në formën e pesticideve apo fertilizantëve që atyre u hidhen gjatë kultivimit të tyre”.
Pas testimit paraprak për nivelin e nitratit në këtë pjepër, Tv Klan iu drejtua ISUV për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak. Por, ISUV thotë se pjepri nuk është në listën e analizave që duhet të kryhen.
“Nuk është në listën e analizave”.
“Në produktet e BE dhe të gjitha vendeve të tjera e kanë në listën e tyre. Kjo është një rast unikal ose një antikap në Shqipëri që nuk përfshihet në listën e kontrolleve, sepse ky hyn në të njëjtën kategori siç hyn edhe shalqini dhe produktet e tjera”, thotë drejtori i ZMK Hasan Stafa.
Pasi Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë refuzoi të kryente analizat, iu drejtuam Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ta denoncuar këtë rast skandaloz të tregtimit të pjeprit me nivel të lartë nitrati, duke u ofruar t’i tregojmë edhe tregjet ku u kryen testimet. Denoncimin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se do ta verifikojë.
Por kur iu kërkua që ta ndjekim në terren procesin e verifikimit nga grupi i inspektimit, refuzoi. Kështu, pavarësisht konstatimit se në tregje ka produkte ushqimore që tejkalojnë vlerat e lejuara të pesticideve, institucionet nuk reagojnë, duke e rënduar më shumë pozicionin e tyre. Kjo pasi, ata jo vetëm janë përgjegjës për cilësinë e ushqimeve që shiten, por për më tepër, duhet të reagojnë duke i bllokuar këto prodhime në rastin më të parë që sinjalizohen se ato përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve./TV Klan/ /Shtypnews.al

Wednesday, July 10, 2019

Çmendet Serbia dhe Rusia! Mark Zuckerberg: Familja ime ka gjetur shërim te shqiptarët! /Shtypnews.al /

Themeluesi i Facebookut Mark Zuckerberg ka deklaruar së fundmi se familja e tij ka debulesë për shqiptarët.
Në një letërkëmbim me shqiptarin Hajdar K. Shtimja, Mark Zuckerberg ka përmendur një detaj interesant që e ka dëgjuar nga stërgjyshja e tij Rozeline Zuckerberg, e cila në vitin 1853 ka vizituar Shkupin, Prishtinën, Prizrenin dhe Pejen. Në letrën e botuar thuhet se gjyshja e Zuckerberg ka lindur djalin e saj të vetëm falë një mjeku popullor në Kosovë, të cilit i është mirënjohëse përjetë. 
“ÇMENDET SËRBIJA DHE RUSIA.
(Patroni i Facebookut i përkrah shqiptarët me letrën që ia kthen Hajdar K.Shtimes)
Dear Hajdar K. Shtimja ,
Letren tuaj që ma keni adresuar dje e lexoi për fat të mirë sekretari im i cil është duke e pregaditur një libër për historinë time familjare. Emri i Juaj i kujtoi një histori të stërgjyshes sime në lidhje me njohjen e Hajdar K.Shtimes senior aty rreth viteve 1853 që e kishte lexuar ne ditarin e saj të mbajtur gjatë një udhëtimi nëpër ballkan në kuadër të një misioni diplomatik.
Ja çka shkruantë stërgjyshja ime Rozeline Zuckeberk.
« 10 Qershor i vitit 1853.
Ishte dita e 14 e udhëtimit tonë nëprë ballkan bashkë me Johnin bashkëshortin më të veçantë që ëndërron ta ketë çdo grua. Kur lëshuam Podgoricën dhe morëm rrugën për Shkup kërkova kësaj radhe që përkthyesja të jetë shqiptare dhe grua, sepse isha mërzitur nga përkthyes burra dhe jo aq gjentil. Pas Pejës ndaluam në qytetin e bukur të Prizrenit. Aty drekuam të shdravani dhe dolëm në tregun që quhej « qylhane », unë e bleva një xhamadan të punuar me kllapadan për tezen time Rebeka kurse për vehte zgjodha një postave të punueme aknagishi siç ma spjegoi përkthyesja, kurse burri im e bleu një llullë me qehlibarë dhe një sahat xhepi serkisuf.
Bënte vapë e madhe, piva edhe njehere ujë në shdravan dhe u nisëm drejt Shkupit.Nga ora 16 arrijtëm në një fshat qe quhej Shtime. Aty ku ndahej rruga për Shkup dhe Prishtinë, afër urës së madhe e pashë një turme grashe dhe disa burra që ishin grumbulluar para një dere të një shtëpie të vjetër buzë rrugës.I bëra shenj shoferit ta ndalonte makinën. I thash përkthyeses të pyeste së çka po ndodhte në këtë vend. Nuk kisha parë asnjëherë aq gra të grumbulluara gjatë këtij udhëtimi. Përkthyesja u kthye shpejt dhe më tha se këto gra kishin ardhur nga të gjitha viset, bile kjo që më tregoi kishte ardhë pikërisht nga Shkupi, ku kishte dëgjuar se njëfar Hajdar Shtimja po i shërojka gratë që nuk bëjnë fëmijë.
E shiqova Johnin habitshëm dhe sikur ai të kuptonte atë që kisha në mendje më tha : nuk humbim gjë nëse e provojmë, nganjëhere mjekësia tradicionale nëpër këso vende të humbura mund të na gjeje zgjidhjen.
Kishim 5 vjet që ishim martuar me Johnin dhe ëndërronim të kemi një djalë.Kishim konsultuar edhe mjekun më të mirë të San Franciskos por kot, bile pasi i i humbem shpresat vendosem që në vjeshtë të adaptojmë një djalë nga jetimorja e qytetit.
 Shqiptaret na shiquan me habi kur zbritëm nga makina dhe iu afruam derës.
 Kur morën vesh se ishim amerikanë na buzëqeshën dhe na e lëshuan radhën të futemi pa rend.
 Hajdar Shtimja ishte një burrë shtatgjatë, i bukur me ca mustaqe të dredhura dhe një hundë të krrysur. Kishte të veshur një këmishë të bardhe dhe pantallona të murrtë nga leshi që i quanin tirqi.
 Dhoma ku konsultonte Hajdari ishte rudimentere. Në tokë ca rrasa guri, dhe një minder i mbuluar me posteqija.Ne dollap në një kosh të vogël e pashë nje bollë dhe u zbeha nga frika. Hajdari e pa shqetësimin tim dhe i tha përkthyeses të më sigurojë se bolla është e shpijes dhe e zbutun dhe falë saj ai i shëron shumë sëmundje. Pasi dëgjoi përkthyesen e cila ia tregoi problemin tim dhe pasi ia spjegoi përkthyeses procdurën e shërimit, kërkoi nga ajo që të largohet dhe të na lejë vetëm.
Pas gjysëm ore dola dhe u futa në makinë. Johni nuk më bëri as më të voglën pyetje, më shtërngoi fort dhe tha « po e lusim zotin të kesh ra në ilaqë ». Nëntë muaj më vonë i aistuar nga Dr Jefferson në Los Angeles na lindi foshnja jonë e parë , gëzimi më i madh në jetën tonë. I vumë emrin Harris, duke i marrë dy germat e para nga emri i Hajdarit, për ta falënderuar dhe kujtuar atë.
Harrisi rritej për mrekulli dhe u bë një djalë tepër i bukur dhe shumë i gjallë. Sa herë e shiqoja me admirim duke lozur me shokë e kujtoja Hajdarin dhe e falënderoja zotin që me zgjodhi mua në atë udhëtim që i dha kuptim gjithë jetës sime. Kisha shumë dëshirë edhe njëherë të kthëhesha atje me gjithë Harrisin dhe Johnin , por Johni vdiç në një aksident hekurudhor dhe unë e kalova gjithë jetën duke ia kushtuar edukimit dhe ngritjes se Harrisit, shpresës së madhe të familjes Zuckeberk.
Dhe nëse pas shumë e shumë gjeneratash ndonjë pasardhës i familjes sone i lexon këto kujtime dhe nëse pozita ia mundëson, atëherë e ka amanet nga unë të bëjë diçka të mirë për atë vend të bukur e të shkretë dhe për ata njerëz të mrekullueshëm siç ishte Hajdar K. Shtimja »
 I nderuar Hajdar K.Shtimja Junior,
 Nuk e dij saktësiqht a është koinçidence emri dhe mbiemri i juaj, apo vërtetë ju jeni stërnipi i Hajdar K.Shtimës senior, por letra juaj që ma solli sekretari im dhe kujtimet e stérgjyshes që lidhen me këtë histori më bëjnë borxhli gjithë jetën për ju dhe popullin e Kosovës. Sepse po të mos ishte Hajdar K.Shtimja, sot nuk do të isha as une e nuk do të ishte as Facebooku që ju shqiptarët e donia aq shumë.
Është e vërtetë se kemi me ba me pare për shkak se kan fillue me teprue duke e përdorë për gjëra pa lidhje, promovime politike, biznes e shamje mes vehti, dhe kemi menduar se bërja me pagesë në formë abonimi do të ngriste kualitetin e këtij rrjeti. 
Sido që të jetë me këtë letër po ju garantojë se për juve shqiptarët do të jetë gratis për hatër të katragjyshit tuaj dhe amanetit të stërgjyshes sime. Por e kam nje lutje për juve Shqiptarëve që të shkrueni sa ma pak për politikë , mos të shaheni mes veti, sepse siç me tregoi menagjeri i rrjetit, faqja shqiptare e Facebukut po del më e ngarkura me politikë dhe debate boshe. Ju kisha lutë që të shkrueni sa më shumë për dashuri dhe bamirësi njerëzore dhe mos e humbni traditën a katragjyshit tuaj.
 Mos ja merrni ftyrën Hajdar K.Shtimes
 Me shumë respekt për shqiptarët
 Mark Zyckeberk President Drejtor Gjeneral i Facebook ut. 
Dhe mos harroni te pelqeni faqe e shqiptarve ==> Shtypnews.al <==
PS.Serbija dhe Rusia pasi e kanë lexuar këtë letër janë çmendë dhe kanë vendosur ta padisin Facebookun për racizëm, nepotizëm, familjarizëm dhe konflikt të interesit. h
Pas disa ditësh do t’ua përcjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë në--->/ Shtypnews.al / 

LAVDI ÇIFTIT HERO AZEM DHE SHOTÊ GALICA!!!


LAVDI ÇIFTIT HERO AZEM DHE SHOTÊ GALICA!!!

Shtypnews.al


Vellezer dhe Motra Shqiptar, Miqësi dhe Bashkëvëllezër e dashur të Shqipërisë!!! Të fala të gjithëve!!! Sot, 92 duke Festuar Vjetorin, më 10 Korrik 1927, ndërroi jetë në afërsi të Fushë-Krujës, "Nuses së Maleve", Qerime Halil Radisheva-Gashi (Shote Galica), Heroína së Popullit, në moshën 32 vjeçare!!! U prehte ne Paqe!!! U takofshit ne Parajse!!! Vdiq në gjendje të mjerueshme dhe u varrosë në Fushë Krujë, larg burrit të sajë Azem Bejta - Galica, me të cilin bashkëluftuan kundër shkaut, e që varri i tij gjindet në Galicë... Lavdi Shote Galica, te perjetshme do jene emri i tij!!! Lavdi Heroines!!! Qerimja e ka emrin në çdo zemër Shqiptari!!! U kujtofsh dhe u nderofsh brez pas brezi, o Bijë e Kombit Shqiptar!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit Tone!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në Lavdinë e Kombit Tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar!!! Rrofte Bashkimi Kombetar!!! Ne jete te jeteve, Rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Shqiperia do jetoj përherë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Zoti e Bekofte Racen  Ilire!!! Qofte i Bekuar Gjaku i Arberit!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët, me gjith Kombin kuq e zi kudo janë në botë!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, me shumë respekt, Shkelqësia e Juaj Imzot


Shkruan Aleksanderi.

Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve - Bir i Shqiponjësr...

Tuesday, July 9, 2019

Pse prokuroria nen vezhgimin e Kryeministrit dhe qeverise "Socialiste" nuk heton humbjen e jeteve

Pse prokuroria nen vezhgimin e Kryeministrit dhe qeverise "Socialiste" nuk heton humbjen e jeteve te punetoreve qe shtypen e shfrytezohen deri ne vdekje (vrasje), gjate punimeve koncensionare ne ndertimin te "Rruges se Arberit" ?!

Kryeminister "Socialist", tregoju shqiptareve se sa ka shkuar numri i punetoreve qe kane humbur jeten gjate punimeve ne "Rrugen e Arberit!

Pse i fut mbeturinat e qeverisjes tuaj poshte qylymit?!

Stop vrasjeve ne Rrugen e Arberit.

Stop punimet ne Rrugen e Arberit. Duam rruge dhe jo varreza.

Lavdi punetoreve qe kane humbur jetet e tyre ne pune.



Shkruan Kastrot Berberi

Monday, July 8, 2019

MIMOZA MUSAI – GJU MË GJU ME POPULLIN - |Shtypnews.al |


Foto "Mimoza Musai"

Antologjia e Këngës Durrsake

MIMOZA MUSAI – GJU MË GJU ME POPULLIN
Këtë këngë të kënduar nga Moza e publikojm përsëri, sepse është shuar nga faqja e Antologjisë.

Një gabim teknik i Facebook-ut që rrallë ndodh. E këndoi në Teatrin Veror në vitin 1984, gjatë takimit të Ansambleve të qendrave të punës dhe pikërisht me Ndërmarrjen Ushqimore. E kënduar në ato kohë edhe nga e madhja Vaçe Zela, por u interpretua më pas me mjeshtëri edhe nga nxënësja e Shkollës së Muzikës Jan Kukuzeli, Mimoza Musai, e cila pati një sukses të madh. Zëri i ngrohtë, timbri i veçant i saj u përshtat më së miri me këngën. 
I urojm Mozës suksese dhe shëndet. Dëgjojeni me vëmëndje miq.




Friday, July 5, 2019

U shpall maturantja më e bukur për vitin 2019, flet bukuroshja 18 vjeçare Xhoi Fusha: Kam oferta por nuk synoj modelingun | Shtypnews.al |

E shpallur si maturantja më e bukur për vitin 2019, Xhoi Fusha, ishte e ftuara e radhës në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet dhe eksperiencën e saj në mbrëmjen e maturës.
Bukuroshja 18 vjeçare ka qenë kryefjala e lajmeve në portale kohët e fundit, jo vetëm për titullin që rrëmbeu, por edhe për ngjashmërinë me super modelen me famë botërore Bella Hadid.
Mirëpo gjatë bisedës në studio, Xhoi tregoi se për momentin nuk merret dhe nuk e synon modelingun, edhe pse ofertat nuk i kanë munguar.
Gjatë pushimeve në New York, ajo kishte lënë takim me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha, por i ishte dashur të kthehej në Shqipëri, duke humbur mundësinë e një bisede me të.



Thursday, July 4, 2019

Maturantja më e bukur e 2019, Xhoi Fusha: Humba takimin me Fadil Berishën!


Gjergj Marku .

Profil:

Stermbesa e Bajraktarit te Shoshit, maturantja ma e bukur e Shqiperise per vitin 2019!...
(Xhoi FUSHA, eshte vajza e Arben Fushës, sipërmarresi i Camping Riviera, i njohur me shpirt te spikatur human, qe po mahnit gjithe boten mediatike me pamjen e saj, e cilesuar si maturantja me e bukur e vendit per 2019. Ajo eshte stermbesa e Bajraktarit te Shoshit, Lulash Gjeloshi, trungu i te cilit ne vitet e komunizmit u persekutu ne menyren me mizore te mundshme duke i vrare e masakruar 14 burra te konakut.
Sot, me sa duket, ajo e nderon paraardhesin e deres se njohur te Shoshit, me zgjuarsine dhe bukurine e pamate. Shume e krahasojne me modelen Bella Hadid, aktualisht modelja me e famshme ne modelingun boteror. Por, tek kjo vajze e bukur, nxenese e talentuar, ka dicka me thelbesore, qe perbashkon bukurine me virtytin.
Xhoi ka mbaruar gjimnazin Faik Konica ne Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Preferon të jetë një ekonomiste e zonja, por dhe modelingun, ndaj falë kërkesave dhe ofertave në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar për modeling, ajo ende nuk e ka vendosur se cila do të jetë rruga e së ardhmes., por dicka është e sigurtë, preferon të shkollohet maksimalisht.
Familja e saj, sic shprehet i ati Arbeni, është familje me traditë të hershme, ku mbizotëron karakteri i fortë, zakoni i mirë i malesorit, dhe epja humane për të bërë mirë. Duke u futur në historinë e të parëve të saj, bajraktarit të famshëm të Shoshit, ndesh në historitë e një dere të madhe tipike e Malësive të Shqipërisë, ku dyert e mëdha e me prestigj nxirrnin prijësit më vital të krahinave. Ndërkohë që pas 1944, mbi kullën e bajraktarit u lëshu me të gjithë arsenalin e vet propogandistik dhe ushtarak regjimi komunist, duke dënuar me 101 vite burra të shtëpisë dhe masakruar me pushkatim 14 meshkuj të shtëpisë pas një rezistence epike.
Duket se vajza e bukur, me shtat të lartë, karakter të fisëm e bukuri të rrallë, ka trashëguar anët më të mira të Derës së Madhe të Shoshit, e për këtë babai dhe familja e saj janë më të lumtur se kurrë.
Vlen të theksohet fakti se Arbeni, babai i pesë vajzave të bukura, është shumë i dhënë pas familjes, por duke mos harruar hallin e të tjerëve, jo pak herë është gjendur në vështirësi të njerëzve në nevojë, ku shënohet rasti i ofrimit të një shtëpie në Lezhë për gjashtë motrat jetime halli ekstrem i te cilave u be problem mediatik para disa kohesh)






Ky shkrim i mikut  ton Gjergj Marku  ishte më i sakt dhi i qartë për ndjsit tanë te shtypnews.al ndaj vendosëm që ta postojm dhe ne ketu ne Shtypnews.al

Arben Fushanëse na shikon i urojmë suksese Vajzes 

Në Instagram meund të nduqeni Xhoi Fusha  në linkun si me posht ===> https://www.instagram.com/p/BzfoD6Yg8P7/?utm_source=ig_web_copy_link


Ftesë në 5, Xhoi Fusha e cilësuar si maturantja më e bukur e vitit 2019, 4 Korrik 2019, Pjesa 1
 Tema: Xhoi Fusha, e cilësuar si maturantja më e bukur e 2019, tregon emocionet e mbrëmjes së maturës, pasionet dhe zbulon prejardhjen e saj si “Stërmbesa e Bajraktarit të Shoshit”. Te ftuar: Xhoi Fusha

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...