S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, May 4, 2019

Lajm i keq për udhëtarët, industria e linjave ajrore të Europës po konsolidohet

Ky është një lajm i mirë për aksionerët, por jo dhe aq për udhëtarët.


Amerika mund të jetë vendi i konkurrencës së tregut të lirë. Por nëse do të ngrinim sytë nga qielli, Europa do të dukej më e lirë. Bashkimi Europian ka mirëpritur 135 operatorë ajrorë, ndërsa Amerika vetëm 59. Por pesë prej kompanive më të mëdha ajrore të Amerikës kontrollojnë rreth 70% të tregut, ndërsa pesë prej kompanive më të mëdha ajrore të Europës, nuk arrijnë të kontrollojnë as gjysmën e tregut.


Përqendrimi më i lartë ka rezultuar në shërbim më të dobët: tre operatorë amerikanë gjenden në listën e 50 linjave ajrore më të mira në botë, në krahasim me 13 operatorë europianë, sipas vlerësimit të Skytrax, një faqe interneti e linjave ajrore. Ashtu edhe siç mund të parashikohej, nga një gjë e tillë kanë përfituar më shumë aksionerët, të cilët fitojnë rreth tre herë më shumë për çdo pasagjer në krahasim me ata në Europë. Shenjat e një konsolidimi të mundshëm të stilit amerikan do të kënaqnin padyshim kapitalistët e Europës, të cilët janë të shqetësuar për konkurrencën.Fluturimet në qiejt europianë nuk kanë qenë shumë të larta së fundmi. 

Numri i kompanive ajrore në Europë ka shënuar një rënie nga piku prej 180 kompanish i vitit 2003. Që nga fillimi i 2018 e deri më tani, kanë falimentuar rreth 14 kompani ajrore. Në mars, WOW, një kompani ajrore islandeze me kosto të ulët, ishte në vështirësi të mëdha dhe pranë falimentimit.Muajin e kaluar Flybmi dhe Germania falimentuan, duke vijuar dështimet e mëparshme të kompanisë VLM në Belgjikë, Primera Air, me qendër në Letoni, Cobalt Air në Qipro, Azur Air në Gjermani, Small Planet Airlines të Letonisë dhe atë të kompanisë ajrore zvicerane, SkyWork. Flybe, linja ajrore më e madhe rajonale e Europës, po përballet me vështirësi të shumta.


Ndërkohë, kompanitë ajrore kryesore që këto kompani të reja kishin si synim që t’i prishnin punë, po ecin lart e më lart. Dy vitet e fundit financiare kanë parë fitime rekord në tre grupet më të mëdha ajrore të Europës, në atë të Lufthansas, Ryanair dhe IAG-ut (kompania që ka në pronësi British Airways dhe Iberia).


Michael O’Leary, drejtuesi ekzekutiv i Ryanair, kompania ajrore më e madhe europiane me kosto të ulët, mendon se industria ajrore po zhvendoset drejt pesë grupeve kryesore ajrore, Lufthansa, IAG, Air France-KLM, Ryanair dhe easyJet, që kontrollojnë 80% të trafikut ajror të kontinentit.


Ai parashikon se edhe shumë prej kompanive ajrore të mesme do të blihen prej tyre brenda një periudhe pesëvjeçare. Kështu për shembull, Norwegian dhe TAP Air Portugal mund të blihen nga grupi IAG; Lufthansa po shqyrton blerjen e Wizz Air të Hungarisë; Alitalia, një prej kompanive ajrore italiane e cila është përballur me vështirësi financiare, mund të bashkohet me Air France-KLM. Edhe analistët e tjerë bien dakord me parashikimet e z. O’Leary.


Numri i madh i linjave ajrore në Europë nuk bazohet kryesisht te mbështetja e shtetit. Sepse nga gjashtë kompanitë e mësipërme, vetëm Air France-KLM ka qeveritë e Francës dhe Holandës si aksionerë të saj. Përkundrazi, suksesi i tyre pasqyron rëndësinë e shkallës, shpjegon Kenny Jacobs, drejtor i marketingut në kompaninë ajrore Ryanair.Pesha nuk ishte gjithmonë një avantazh në të kaluarën. 

Kur çmimet e karburantit u rritën para recesionit të 2007-‘09, linjat ajrore me aeroplanë të vjetër dhe që donin sasi të mëdha karburanti, shkurtuan kapacitetin e tyre, ndërkohë që po krijoheshin linja të reja ajrore me aeroplanë më efikasë. Ndërsa tani, kompanitë e para ajrore po rriten më me shpejtësi sesa tregu në përgjithësi.Linjat ajrore më të mëdha janë më të afta për të përballuar kostot më të larta të karburantit, të marrin çmime më të ulëta nga furnizuesit si për shembull nga firmat e kateringut apo nga ato që prodhojnë pjesë të ndryshme për aeroplanët, dhe janë gjithashtu më të afta për të marrë me një çmim më të ulët (si në rastin e blerjes ashtu edhe në rastin e qiramarrjes), aeroplanë të rinj me efikasitet më të lartë të karburantit. 

Ndërsa linjat më të vogla ajrore e kanë më të vështirë për të konkurruar me kompanitë e mëdha ajrore në këto drejtime.Linjat ajrore rajonale dhe operatorët e fluturimeve charter janë përballur me më shumë vështirësi në këtë drejtim. Të parat, të cilat janë të specializuara në fluturimet e shkurtra midis aeroporteve të provincave të vogla, duke përdorur avionë të vegjël, janë goditur nga zgjerimi i linjave ajrore më kosto të ulët, të cilët përdorin avionë të mëdhenj dhe mbi të gjitha me kosto më të ulët për pasagjerët.


Shumë operatorë charter, të vegjël për të konkurruar me kompani të mëdha si Ryanair, janë duke hequr dorë totalisht nga bizneset e tyre.Aeroplanë, trena dhe oligopoleRregullatorët e aviacionit në Komisionin Europian, krahu ekzekutiv i BE-së, argumentojnë se biznesi ajror i Europës është më konkurrues nga ana strukturore në krahasim me atë të Amerikës. Po rritet edhe numri i qyteteve të cilat kanë aeroporte sekondare në mënyrë që të mos rritet dominimi i një linje të vetme ajrore. 

Hekurudhat konkurrojnë me linjat ajrore në rrugë me distanca më të shkurtra. Shefi i transportit në Komisionin Europian, Henrik Hololei, është gati të ndërhyjë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar pesë kompanitë më të mëdha ajrore të Europës që të mos bëhen më dominuese në industrinë ajrore.Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës së Britanisë kërkon të reformojë ndarjen e sloteve në Aeroportin e mbigarkuar të Heathrow në Londër, duke ia vështirësuar kështu grupit IAG rritjen e pjesës së tregut në mbi 55% që ai ka aktualisht. 

Të gjitha lëvizjet e mësipërme do të ndikon duke mos lejuar që edhe hapësira ajrore europiane t’i ngjasonte më shumë asaj amerikane. Por forcat e tregut favorizojnë konsolidimin dhe rezistenca ndaj saj duket më shumë si një ide utopike sesa e realizueshme

Parashikimi i motit për datën 5 Maj, ja çfarë pritet |Shtypnews.al |

Parashikimi i motit për datën 5 Maj 2019:

Shtypnews.al


Sot priten reshje, kryesisht në mbrëmje deri nesër në mesditë. Ato do të jenë mesatare deri lokalisht intensive në gjysmën e qarqeve, ndërsa në gjysmën tjetër priten reshje intensive.
Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje deri lokalisht shumë intensive.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por pasditeve në zonën bregdetare dhe veri-lindore ajo pritet të forcohet, ku për momente do të fryjë deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale

Në bregdet: 12 / 20 °C
Në vendet e ulëta: 12 / 20 °C
Në vendet malore: 8 / 16 °C ==> Shtypnews.al

60 Mintues është revista e lajmëve më e shikuara në Amerikë, që trasmetohet në televizonin CBS. Gazetari i mirënjohur amerikan Scott Pelley, kishte realizuar një reportazh për krimet serbe në Gjakovë.

60 Mintues është revista e lajmëve më e shikuara në Amerikë, që trasmetohet në televizonin CBS. Gazetari i mirënjohur amerikan Scott Pelley, kishte realizuar një reportazh për krimet serbe në Gjakovë.
Televizioni amerikan transmeton dokumentar për krimet serbe në Gjakovë (VIDEO)
Kur NATO filloi bombardimet mbi Jugosllavinë, askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda Kosovës. Kishte rrëfime për masakra, por vendi ishte izolur dhe mbretëronte terri informativ. Tani ka një provë gjithnjë në rritje se terrori ishte më i keq se se qe mendohej. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës po përpiqet të ngritë një akuzë kundër Presidentit serb Slobodan Millosheviç. Kjo tingëllon si një rast për FBI-në dhe pikërisht këtë e bëri gjykata. Kosova tani është hetimi më i madh i vrasjeve në histori të FBI-së. – kështu e fillon reportazhin  në 60 Minutes, gazetari Scott Pelley.

Dhe kjo është skena e krimit, vendi ku FBI ka fousuar hetimin e saj. Qyteti i Gjakovës, apo ako çfarë ka mbetur prej tij, ka qenë një komunitet më  70,000 mijë banor.
Pothuajse të gjithë shqiptarët përjetuan një fushatë tre mujore tërrori të vrasjeve nga policia dhe ushtria serbe.
Sot refugjatët që kanë ikur po kthehen në shtëpi, por ky është një qytet që ata nuk e njohin më. Ky është një vend ku të gjithë kanë humbur dikë.
Në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, serbët filluan spastrimin e Gjakovës. Këtu policia serbe dogji qendrën e vjetër të qytetit, duke djegur dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve kosovarë. Shqiptarët që ishin fshehur në bodrumet e tyre u nxorren zvarrë në rrugë dhe u ekzekutuan. Të tjerë u dogjën të gjallë.


Sot qyteti i Gjakovës është shendërruar në një varr masim. Çdo ditë, gjatë gjithë ditës, familjet vijnë për të gjetur të vdekurit. Në varrezat, ata tërheqin trupa të panjohur nga toka, një nga një, duke kërkuar për një motër, një nënë, një baba, një mik. Nasmi Hoxha po kërkon vëllain e tij më të vogël.



Nesër zgjedhja e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, vendos vota shqiptare


Stevo Pendarovski, kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare, në një intervistë për VOA shprehet se ofron konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit.
“Përfshirja në shtetin dhe shoqërinë e Maqedonisë është receta e vetme për suksesin e këtij vendi për të gjithë këtu dhe shqiptarët e njohin këtë koncept,” thekson Pendarovski.
Ndërsa, Gordana Silanovska Davkova, e cila garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, dhe e vlerësuar si nacionaliste, përkundër kërkesës për intervistë nga VOA, nuk mori përgjigje. Ajo ka zhvilluar një fushatë me sulme ndaj kundërkandidatit presidencial Pendarovski dhe Lidhjes Social Demokrate në pushtet, duke i paraqitur ata si përgjegjës për shitjen, sipas saj të emrit, të popullit dhe identitetit maqedonas. Silanovska është shprehur se ajo vetë nuk do ta përdorë emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” nëse bëhet presidente, dhe se do të kërkojë mënyra për kthimin e emrit Republika e Maqedonisë.
Ndërkohë Blerim Reka i cili garoi në raundin e parë por nuk arriti të kalojë në balotazh, u ka bërë thirrje votuesve të tij që në mënyrë masive të dalin në zgjedhjet e së dielës që të tregojnë se janë faktor vendimtar në proceset euro-atlantike. Kjo thirrje u lexua si mbështetje për zotin Pendarovski të koalicionit qevetitar, ndonëse zoti Reka shprehej se nuk do të bënte tregti me votat.
Sidoqoftë, bojkoti eventual ose mosarritja e pragut prej 40 për qind të pjesëmarrjes në balotazh, do t’i bënte zgjedhjet të pavlefshme.
Kështu që kryetari i Parlamentit, në këtë rast Talat Xhaferi do të merrte përgjegësitë si Ushtrues i Detyrës së Presidentit deri në organizimin e zgjedhjeve të radhës, pas gjashtë deri nëntë muajsh. Zoti Xhaferi ka lënë të kuptohet se kjo do të paraqiste një barrë për të dhe për institucionet dhe nuk do t’i ndihmonte aspak proceset.
Ndryshe, zgjedhjet do të vëzhgohen nga 3300 përfaqësues vendas dhe mbi 500 vëzhgues të organizatave të huaja./VOA/

Adelina Ismaili nominohet në Bazel për çmimin “Femra më me influencë në Kosovë” | Shtypnews.al |


Kengetarja Adelina Ismaili së fundmi është nominuar për çmimin “Femra më me influencë në Kosovë”, në “Global Woman Summit 2019”, shkruan GazetaBlic. Tashmë dhe ==> Shtypnews.al 
Stafi "Shtypnews.al" i uron Suksese Adelina Ismaili 
Faqja Global Woman Summit ka përshkruar karrieren e këngëtares, të cilën dhe mund ta votoni duke klikuar KËTU.

Më poshtë keni përshkrimin që i kanë bërë ata këngëtares Adelina Ismaili:


"Ismaili filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovës gjatë viteve ’90. Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë. Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina lëshoi ​​shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve. Ajo ishte një nga këngëtaret e para në Kosovë të cilët arritën të preknin tema që të tjerët në moshën e saj nuk mundën.
Pas një pushimi të shkurtër, Adelina lëshoi ​​këngë të tjera që krijuan një epokë të re në industrinë e muzikës shqiptare, duke sjellë stile të reja të veshjes dhe të kënduarit në skenë, të cilat kurrë nuk ishin parë më parë. Ajo është gjithashtu shumë e njohur si një simbol i seksit për videot e saj provokative dhe shfaqjet në stacionet televizive vendase shqiptare. Këngët e saj që sollën shumë vëmendje ishin: “Amaneti”, “Qe 1 vjet e 7 ditë” dhe “Shota”. Ajo këndoi shumë këngë të dedikuara për viktimat e Luftës së Kosovës për shembull “Lavdi ushtarit tim” (Nderi i ushtarit tim). Adelina u kurorëzua Miss Kosova në vitin 1997″, shkruan në faqen e ‘Global Woman Summit’.

Adelina Ismaili



Saranda mbushet me tabela në greqisht, PDIU: Cënim i sovranitetit, të ndërhyjë qeveria dhe prokuroria


PDIU ka denoncuar vendosjen e tableva në greqisht në zonat e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit. Në një deklaratë, kjo forcë politike thotë se kjo përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.
“Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar”, thuhet në reagim.
PDIU kërkon ndërhyrjen e menjëherë të qeverisë dhe në rast se nuk e bën, sipas saj ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit.
“Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë! PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë! Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë”, thuhet në reagim.
Deklaratë e plotë PDIU-së
Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.
Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndan shqetësimin e sarandiotëve, delvinjotëve, konispolatëve por dhe Finiqit e Dropullit e çdo shqiptari që po sheh ditën me diell mosveprimin e turpshëm të qeverisë e prokurorisë përballë akteve të rënda kundër sovranitetit kombëtar.
Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë!
PDIU i bën thirrje kryeministrit Rama, prokurores Marku, ministrave Lleshaj dhe Cakaj, të mos bëhen bashkëpunëtor të Jorgji Zografit, përpara se të jetë vonë!
Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë./Ora News

Friday, May 3, 2019

Kryeministri përfundon në kazanin e plehrave. Kamza fle e zgjohet me “Rama Ik”


Kryeministri përfundon në kazanin e plehrave. Kamza fle e zgjohet me “Rama Ik”


Protestat antiRama me te gjithe mjetet dhe menyrat tashme jane shtuar fal urrejtjes qe qytetaret kane ndaj qeverisjes, menyres se si ai drejton dhe nuk e durojne me kete kryeminister. 


Tani ne keto momente ne Kamez te rinjte po mbushin me parulla rruhet e Kamzes dhe jo vetem por dhe kazanet e plehrave e ku munde me thirrjet “Rama ik”. Te rinjte e LRI Kamezdhe Paskuqan po nxijne emrin e atij qe po ju nxin jeten duke mos iu krijuar asnje mundesi te bejne nje jete normale ne kete vend dhe nje pjese te bashkemoshatarave te tyre ti detyrojne te largohen nga Shqiperia.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...