S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, April 23, 2019

Blerim Latifi: Mbulimi i fytyrës mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare s’është

Filozofi kosovar dhe këshilltari i kreut të Kuvendit, Blerim Latifi, thotë se mbulimi i fytyrës në asnjë mënyrë nuk mund të jetë traditë e shqiptarëve.
Kjo pasi sipas tij, koncepti themelor i moralit tek shqiptarët ndërlidhet me konceptin e fytyrës, si në aspektin pozitiv po ashtu edhe në atë negativ.
“Secili popull i ka traditat e tij morale, konceptet themelore përmes të cilave e bën dallimin midis së mirës deh të keqes. Tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është KONCEPTI I FTYRËS. Trajtat foljore të këtij koncepti janë : “me pasë ftyrë”, “me mbajtë ftyrën çelë”, “me qenë faqebardhë”, “me kqyrë tjetrin në sy”’, ka shkruar ai në profilin e tij në ‘facebook’.
Prandaj sipas tij mbulimi i plotë i ftyrës, mund të jetë gjithçka tjetër, veç traditë e shqiptarëve jo.
“Prandaj, mbulimi i ftyrës, zezimi i ftyrës, mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare jo. Antishqiptare, 100 përqind! “, ka përfunduar ai.
Ky reagim i Latifit vjen në kohën kur nga Siria janë kthyer një numër i madh i grave kosovare të cilat kanë qenë atje bashkë me burrat e tyre, disa prej të cilëve edhe kanë luftuar krah organizatës terroriste të ISIS-it.
Mbulimi i plotë i trupit, bashkë me fytyrën dhe sytë është traditë e Lindjes së Mesme, dhe në gjuhë arabe njihet si ‘Burka’.
Burka është një veshje e gjatë dhe e lirshme që mbulon tërë trupin nga koka në këmbë, e veshur në publik nga shumë gra muslimane.

Parashikimi i motit për datën 24 Prill, ja çfarë pritet…

Parashikimi i motit për datën 24 Prill 2019:
Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Ato do të jenë kryesisht të karakterit lokal.
Era sot pritet të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 14 / 24 °C
Në vendet e ulëta: 13 /25 °C
Në vendet malore: 6 / 19 °C

Arrestohet polici i Kosovës, përdori dhunë në familje Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje.

Arrestohet polici i Kosovës, përdori dhunë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje.
Sipas njoftimit, policit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i IPK-së



:
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar sot një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.
Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.
Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

Kaos në studion e një televizoni serb, shkaku i Kosovës deshën të përleshen fizikisht

Në studion e një televizioni në Serbi, dy panelist janë përleshur mes vete kur kanë filluar të flasin për kohën e luftës në Kosovë të vitit 1999.
Debati mes Dr. Darko Trifunoviq – profesor në Fakultetin për Siguri dhe gazetarit të njogur serb Miodrag Zharkoviq në Televizionin ‘Balkan Info”, ka eskaluar në momentin kur Zharkoviq i ka thënë Trifunoviqit se të rinjtë kanë ikur nga Serbia shkaku i mikut të tij Zimmermann [Warren Zimmermann, ambasador amerikan në ish-Jugosllavi gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s].
“Kanë ikur të rinjtë shkaku i mikut tënd Zimmermann”, tha Zharkoviq.
Ndërsa profesori Trifunoviq i është përgjigjur:
“Të tillët si ti, na i sollën bombat e NATO-s”, tha Trifunoviq, duke goditur tavolinën me dorë.
“Pse po e godet mbi tavolinë? Hesht pak. Freno!”, i tha Zharkoviq.
Ndërsa Trifunoviq i është përgjigjur:
“Ti je i sëmurë. Ke nevojë për psikolog”, tha Trifunoviq, duke u ngritur për ta lëshuar studion.
“Pse po ik? Ti je një tradhtar serioz”, i tha Zharkoviq.
Ndërsa, Trifunoviq është kthyer dhe tërë kohën ka përsëritur: “Llaza Llazareviq, Llaza Llazareviq…”, duke aluduar në psikiatrin e njohur serb.
“Cili Llazë bre? A dëshiron ta tregoj unë ty Llazën?”, është ngritur Zharkoviq dhe i është afruar Trifunoviqit, duke i thënë:
“Kush e humbi Kosovën? Zimmermanni yt e bombardoi. Ku je ti në Kosovë? Mjeran! Eja me mua tash në Kosovë”, klithte Zharkoviq.
“Ku ishe ti në vitin 1999? Tradhtar ke qenë”, i është përgjigjur Trifunoviq. “Ti je një djalosh i pa edukatë dhe i sëmurë”.
Derisa dy debutuesit po acaroheshin dhe ishin buzë përleshjes fizike, udhëheqësi i emisionit gjatë tërë kohës përpiqej t’i qetësojë. Për ta qetësuar situatën u desh ndërhyrja edhe e kameramanëve.

Arabia Saudite ekzekuton 37 terroriste, dy prej tyre lihen në publik

Arabia Saudite ekzekutoi 37 të burgosur  të cilët kishin lidhje me grupe terroriste.
Lajmi u bë I ditur nga Ministria e Brendshme ndërsa fillimisht për ekzekutimet është marrë miratimi I oborrit mbreteror.
Trupat e dy prej të ekzekutuarve qëndruan për disa orë në publik, veprim që tregon ashpërsinë dhe vendosmërinë me të cilin autoritetet kanë dashur ta trumbetojnë këtë vendim.
Qeveria e konsideroi këtë gjest si një mënyrë për ti bërë të tjerët të kuptojnë cdo të thotë të lidhesh me akte terroriste dhe pasojat që mund të sjellin vepra të tilla.
Sipas autoriteteve, personat e ekzekutuar kanë përvetësuar ideologji ekstremiste si dhe kanë formuar celula terroriste me qëllim të përhapjes së kaosit dhe provokimin e përçarjeve midis sekteve.
“Këta individë janë gjetur fajtorë për sulme me eksplozivë ndaj forcave të sigurisë duke lënë të vrarë një numër të pjesëtarëve si dhe bashkëpunim me organizatat armike”, thuhet në komunikatë.

Aksidentet rrugore vazhdojnë të sjellin shqetësim ( Video)






Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë njerëzish në rrugët e vendit. Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave, bën të ditur, se vetëm gjatë muajit mars, ndodhën në gjithë vendin 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në Mars 2018, duke u rritur me 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Mars 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 176 persona nga 160 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,0%.

Gjatë kësaj periudhe, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë.
Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2019, është 483 duke mos pasur ndryshim krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Në tremujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 48 nga 47që ishte një vit më parë.


Gjatë një muaji, aksidentet rrugore në 82,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç,duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.


Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare
Në tremujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 16,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe,numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 27,5%,krahasuar me një vit më parë.

Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump

Izraeli berij te ditur se ka vendosur qe një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit te mbaje emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.
“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.
Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit – rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.
Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë “disa dekada më parë”./R.E.L

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...