Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë njerëzish në rrugët e vendit. Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave, bën të ditur, se vetëm gjatë muajit mars, ndodhën në gjithë vendin 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në Mars 2018, duke u rritur me 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Mars 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 176 persona nga 160 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,0%. Gjatë kësaj periudhe, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë. Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2019, është 483 duke mos pasur ndryshim krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Në tremujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 48 nga 47që ishte një vit më parë. Gjatë një muaji, aksidentet rrugore në 82,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç,duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare Në tremujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 16,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe,numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 27,5%,krahasuar me një vit më parë.
Izraeli berij te ditur se ka vendosur qe një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit te mbaje emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.
“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.
Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit – rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.
Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë “disa dekada më parë”./R.E.L
Donald Trump me origjinë nga Korça? Zbulohet historia tronditëse
Ka bërë bujë në media një status në Facebook i publicistit Ylli Dylgjeri.
Në faqen e tij ai shkruan: “Deklaratë bom-bë e z. Donald Trump! Në një nga takimet e fundit elektorale të shtetit Albany, z.Donald Trump deklaroi se nëse fiton postin e lartë të presidentit të SHBA-së, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Shqipëri edhe për faktin se nëna e tij, Fanika Peleshi (Phelleshy), rrjedh nga një familje arumune nga Opari i Korçës”.
Sipas kësaj deklarate supozohet që Donald Trump të jetë me origjinë shqiptare nga nëna e tij, por deri tani asgjë nuk është vërtetuar. Ngelet për t’u parë në qoftë se kandidati i ardhshëm për president ka vërtet origjinën nga Korça apo është thjesht një supozim siç ka ndodhur edhe më parë me njerëz të famshëm.

President Donald Trump speaks during a news conference, Wednesday, Sept. 26, 2018, in New York. (AP Photo/Mary Altaffer)
Presidenti i 45’të amerikan, Donald J. Trump, ka një “J” në mes të emrit dhe mbiemrit të tij, dhe ajo nuk është thjesht shkronja e parë e emrit të babait të tij, John Trump, por është shkronja që tregon prejardhjen e Trumpve nga Talinoci i Jerlive.
Gjyshi i Donald Trumpit quhej Jerli Jerliu, dhe në vitin 1888 ai ishte bërë pjesë e një konfr-ontimi me Izet Muhaxherin, i cili eskaloi deri në shkëmbim plu-mbash.
Jerliu kishte plag-osur rëndë Izetin, i cili më pas mbeti në karrocë përjetësisht.
Dhe kjo gjë e ndau në dysh Talinocin, ku një pjesë u rreshtua në krah të Jerlive, kurse pjesa më e madhe përkrah Muhaxherëve, dhe nga këtu lindi edhe ndarja në dysh e fshatit historik, Talinoc.
U.S. President Donald Trump reacts as he walks to board Air Force One to depart New York for Washington D.C. at John F. Kennedy International Airport in New York, New York, U.S., September 27, 2018. REUTERS/Carlos Barria – RC1B0E30F4C0
Jerli Jerliu qëndroi për 12 vite i izoluar së bashku me gruan e tij Sevdijen dhe të birin Jakupin, dhe qysh në fillim të vitit 1900, disa ditë pas vde-kjes së shkrimtarit Naim Frashëri, la Talinocin e Jerlive për të marrë rrugën e pakthyeshme në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me të mbërritur në ShBA, për të shlyer çdo gjurmë, Jerliu ndërroi mbiemrin në Trump, që nëse zbërthehet, etimologjia e tij, buron nga fjala shqipe “Tru” dhe shkurtesa “Mp” e fjalës angleze “masterpiece”.
E tërë kjo, pasi që këtë akt, Jerliu e konsideronte “kryevepër e trurit”. Jerliu u përkujdes që të ndërronte edhe emrin e tij, të shoqes dhe të birit.
E duke dashur që të paktën të ruante një dromcë vendlindjeje, Jerli Jerliu ndërroi emrin, duke u quajtur Jim Trump. Kështu veproj edhe me gruan Sevdijen, të cilën e quajti Jackie, kurse djalit të tij Jakupit (babait të Donald Trump), ia ndërroi emrin në John.
Jakupi i dikurshëm, tashmë i amerikanizuar dhe i brumosur brenda emrit John, filloi të merrej me biznes, duke u shndërruar shumë shpejtë në njërin nga biznismenet më me nam në New York.
Ai martohet dhe në 14 qershorin e vitit 1946, bekohet me një djalë, i cili sot është në krye të superfuqisë botërore dhe emri më i përfolur në gjithë globin.
Donald (John/Jakup) Trump edhe sot nuk mohon rrënjet e tij shqiptare, ndonëse nuk preferon të flasë publikisht për këtë çështje. Por afërsinë me rrënjët shqiptare e manifeston më së miri me shoqërinë e tij të ngushtë me Bleona Qerretin dhe Behgjet Pacollin.
Trump në zemër ka një shqiponjë me dy krena, ashtu sikur Talinoci i sotëm i ndarë në dysh – në atë të Jerlive (Trumpve të sotëm) dhe atë të Muhaxherëve.
President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
Zbardhet marrëveshja e plotë që po firmoset sot nga partitë opozitare me qëllim krijimin e një koalicioni.
Deri më tani marrëveshjen e kanë firmosur, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vagjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, ndërsa pritet ta nënshkruajnë edhe parti të tjera opozitare.
Dokumenti i marrëveshjes, teksa rendit situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, ka hartuar 10 pika për të cilat partitë opozitarë kanë rënë dakord.
Kështu mes të tjerash në marrëveshje thuhet se: opozita nuk do të futet në zgjedhje deri në plotësimin e kushteve, formimin e një qeverie tranzitore, si dhe pamundësimin e zgjedhjeve nëse mbahen.
Më poshtë marrëveshja e plotë:
Sot, në Tiranë, më ___/___/2019, ne, Opozita e Bashkuar:
Duke qenë thellësisht të shqetësuar që, prej kohësh, Shqipëria ndodhet në kushtet e:
Rritjes së varfërisë ekstreme dhe papunësisë, si dhe pasigurisë për jetën dhe pronën, gjë që
Mësohet se Bindja Demokratike ka dorëzuar dokumentet në Gjykatën Civile në Tiranë, ndërkohë pritet regjistrimi i partisë së re në KQZ.
Gjithashtu bëhet me dije se kryetari partisë më të re është ish deputetu demokrat Astrit Patozi.
Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi konfirmoi dje themelimin e një force të re politike që do të quhet “Bindja Demokratike”.
Mbledhja u zhvillua në një pallat pranë Liqenit Artificial në Tiranë ka zgjatur rreth 3 orë, ndërsa përveç Patozit aty është parë edhe ish-këshilltari demokrat Fabian Topollaj.
Ndërkohë Rudina Hajdali e cila u përfol se do të jetë pjesë e partisë së re, i ka uruar suksese krijimit të kësaj force të re politike dhe mohoi të jetë pjesë e saj.
Tjetër “rrjedhje” nga LSI-ja, kush është kandidati që do të marrë mandatin e deputetit
Një tjetër kandidat për deputet ka dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Mësohet se ai është Klajdi Qama nga lista e LSI në Berat. Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t’u betuar më pas në seancën e radhës plenare.
Nuk janë të paktë deputetët e rinj që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit. Deri më tani opozita e re ka 23-deputetë, por 10 prej tyre nuk kanë pranuar që të bëjnë pjesë në asnjë prej grupeve parlamentare.