S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, April 9, 2019

Grabitja në Rinas, policia qëlloi me armë zjarri një prej hajdutëve | Shtypnews.al |

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me grabtijen e ndodhur mesditën e sotme në Rinas.
Një nga grabitësit e autoblindit që transportonte para në Rinas është qëlluar për vdekje nga Policia e Shtetit.

/Shtypnews.al/

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ende nuk është bërë identifikimi i tij.
Kjo për shkak se grabitësi nuk kishte asnjë mjet identifikimi me vete.
Autorët të veshur me rroba ushtarake dhe të maskuar kanë grabitur një makinë blind të transportit të parave.
Dyshohet se janë vjedhur 2 milionë euro.
fotot 

Shtypnews.al

KPK shkarkon kryeprokurorin, ai kërcënon: Po nuk të futa në burg, mbaje mend… | Shtypnews.al |

Shtypnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit.
Në përfundim të seancës, pas replikave me trupin gjykues, prokurori Edison Ademi edhe ka kërcënuar:
“Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.

Dyshimet për kryeprokurorin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me precedentë penal.
Nga ana tjetër, Kryeprokurori mohoi gjetjet e KPK-së, ndërsa e nisi mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund të jenë ndikuar në hetimin e tyre nga një person i dënuar për trafik narkotikësh.
“Kam informacione nga publiku, se një person i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ka një të afërm në KPK, ka ndikuar në hetim, në mënyrë që të më dëmtojë”, tha Ademi dhe më pas, vazhdoi me kërkesat dhe mbrojtjen e tij. Ndërkohë, KPK, në fillim të seancës, bëri të ditur se hetimi për prokurorin ishte mbyllur vetëm në dy kritere, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale.
Në lidhje me kriterin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), ka dorëzuar raport negativ për prokurorin, duke konstatuar deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, sa i takon marrjes me qira të një prone për 99 vite. Ndërkohë, nga hetimi i Komisionit, janë konstatuar pasaktësi lidhur me deklarimin për apartamentin me sipërfaqe 130 metra katrorë në Vlorë, të blerë në vitin 2012 në vlerën 45 mijë dollarëve.
Nga hetimi, janë evidentuar paqartësi edhe për një apartament ku ka jetuar në vitin 2003. Sipas komisionit, subjekti e ka porositur verbalisht këtë apartament në vitin 2002 dhe është tërhequr në vitin 2003. Më tej, relatorja tha se prokurori ka deklaruar në deklaratën veting shpenzime në vlerën e 800 mijë lekëve për mobilie, ndërsa në deklarimin e vitit 2005 shuma është deklaruar 500 mijë lekë.
Problem është konstatuar edhe në blerjen e 2 makinave, shpenzimet për të cilat nuk arrinte t’i justifikonte. Sa i përket vlerësimit profesional, është konstatuar se nuk ka problematika me aftësitë profesionale dhe organizative. Por, në lidhje me etikën janë evidentuar dëshmi të rreme për njohjen dhe kontaktin me dy persona të proceduar penalisht.
“Në lidhje me shtetasin F.D., u konstatua se për të në vitin 2011, është regjistruar procedimi penal për armëmbajtje pa leje. Hetimi është marrë nga subjekti dhe nga numri i telefonit të tij, është lënë takim me personin F.D., por nga pyetja që i ka bërë komisioni, subjekti ka mohuar njohjen me të. Kështu, duket se subjekti ka pasur njohje me këtë person dhe pavarësisht kësaj, ka marrë në dorë hetimet e çështjes ndaj tij. Duket se subjekti nuk ka deklaruar fakte të vërteta në lidhje me njohjen”, tha relatorja për njërin nga rastet.
Ndryshe, Edison Ademi e ka filluar karrierën në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 2004 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndërsa në vitin 2015 ai është emëruar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Shtypnews.al

Monday, April 8, 2019

Kalendari historik: 9 prilli. | Shtypnews.al |


9 Prilli është dita e 99 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 266 ditë.

193 – Septimius Severus shpallet Perandor romak nga legjionet e tij në Iliri. Në vitin 191, Severus kishte marrë nga perandori Kommodus komandën e legjioneve në Pannonia të Ilirisë. Kur Kommodus u vra më 192, postin e perandorit e mori Pertinaksi, por Garda Pretoriane nuk e deshi dhe e vrau, duke shpallur Severin perandor. Severi rridhte nga familje e pasur me prejardhje romake italiane nga ana e nënës dhe prejardhje fenikase nga i atit.
1241 – Mongolët fillojnë pushtimin e Evropës. Në Liegnitz, ushtria mongole ndeshet me trupat polake dhe gjermane dhe i mposht ata. Fitorja ishte e plotë dhe komandanti  mongol Baidar urdhëroi njerëzit e tij për të filluar mbledhjen e veshëve nga armiqtë e vrarë.
1413 – Henry V, 27 vjeç, kurorëzohet mbret i Anglisë – ai qëndroi mbret deri në vdekje në moshën 35 vjeçare (1422). Legjendat thonë se Henri bëri një jetë të shkujdesur; ai u bë i pavdekshëm nga Shekspiri, dhe pjesërisht për shkak të armiqësive politike. Por dokumentet historike thonë se duke filluar në gusht 1417, Henry V futi përdorimin e gjuhës angleze në qeveri. Ai ishte mbreti i parë britanik që filloi të përdorë anglishten në korrespondencën e tij personale që prej pushtimit Norman 350 vjet të shkuara.
1860 – Francezi Edouard – Leon Scott de Martinville bën regjistrimin më të herëshëm të njohur të zëri të njeriut me aparatin e tij të quajtur fono-autograf. Martinville (1817-1879) ishte librashitës në Paris dhe shpikës amator; ai e kishte regjistruar aparatin në zyrën e patentës në Francë që më 25 mars 1857.
1865 – SHBA, Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë së Konfederatës  me rreth 27 mijë ushtarë i dorëzohet gjeneral-lejtnantit Ulysses S. Grant, të ushtrisë së Unionit, duke i dhënë fund luftë civile amerikane.
1867 – Rezultat tepër i ngushtë; me vetëm një votë më shumë, Senati amerikan ratifikon një marrëveshje me Rusinë për blerjen e Alaskës.
1914 – Filmi i parë i plotë me ngjyra, The World, the Meat and the Devil, shfaqet në Londër.
1927 – Anarkistëve italo – amerikanë Sako dhe Vanzeti u shqiptohet dënimi me vdekje nën akuzat për grabitje me armë dhe vrasje.
1928 – Turqia miraton ndarjen e fesë dhe shtetit.
1939 – Marian Anderson këndoi tek “Memoriali i Linkolnit”, pasi nuk iu lejua të këndonte tek halla “Vajzat e Revolucioneve Amerikane.
1940 – Lufta e dytë botërore: Ushtri gjermane sulmojnë Danimarkën dhe Norvegjinë.
1945 – Në portin Italian të Barit, anija Liberty e ngarkuar me bomba ajrore,  shpërthen duke vrarë 360 vetë.
1945 – U themelua Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Energji Atomike.
1948 – Masakra në Deir Yassin.
1953 – Kompania filmike amerikane Warner Brothers e paraqiti filmin e parë 3-D, të quajtur House of Wax
1957 – Kanali i Suezit në Egjipt u pastrua dhe u hap për anijet.
1961 – Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç – pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht.
Zogu ishte shtruar në spital më 4 prill, thuajse pa ndjenja nga dhimbjet e forta në stomak. Ai ishte dobësuar jashtzakonisht. Kur u përmend, pa pranë mbretëreshën Geraldinë dhe princ Lekën. Zogu i kërkoi Geradinës t’i silte një revole sepse nëse mjekët do t’i thonin se kishte kancer, ai nuk donte të jetonte më dhe do të vriste veten. E shoqja e kundërshtoi, më kot; pastaj solli armën (pa fishekë) dhe ia la pranë, por mbreti nuk kishte fuqi as për të zgjatur dorën.
Zogu kishte qenë monark absolut, i fortë, efikas dhe, i pamëshirshëm në rast nevoje. “Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë”, ka thënë Zogu në një rast.
Historiani amerikan Raymond Hutchison do ta quante Zogun “personazhin shqiptar më të fuqishëm të shekullit XX ose gjatë shumë shekujve që nga vdekja e Skënderbeut të madh më 17 janar 1468”.  Leksografi i njohur Stuart Edward Mann, hartues i fjalorit historik Albanian-English, shkruante në paraqitjen e gramatikës së tij shqipe (1932), se “ardhja e Zogut në krye të vendit si president dhe pastaj si mbret, ishte një fillim i mbarë”.
Mbreti krijoi administratën dhe makinerinë e një shteti modern shqiptar; gjatë presidencies së tij, kodi i vjetëruar penal Osman u zevendësua me Kodin e Napoelonit; vendi përparoi në çdo fushë të rëndësishme; ai zhduku banditërinë e trashëguar; përkujdesje i kushtoi arsimit publik; qindra të rinj u dërguan me bursa jashtë shtetit në universitete evropiane (ironikisht mes tyre ishte edhe Enver Hoxha), dhe kur diplomoheshin, ata kthehesin në atdhe ku Zogu i vendoste në poste administrative.
Gjithashtu, gjatë mbretërimit të tij, mbreti Zog u rezistoi përpjekjeve nga Italia për vendosjen e fashizmit në Shqipëri, derisa Musolini u detyrua ta pushtonte, si dhe mbajti marrëdhënie të mira me vendet fqinje.

1963 – Winston Churchill bëhet i pari i huaj qytetar nderi i SHBA-së. Shtatë persona të huaj janë nderuar me këtë titull nga Kongresi amerikan; 5 pas vdekjes; dhe dy, Sir Winston Churchill dhe Nënë Tereza, gjatë jetës së tyre.
  • 1991 – Gjeorgjia u pavarësua nga Bashkimi Sovjetik.
  • 1992 – Ish drejtori në Panama, Manuel Noriega, u dënua me 30 vite burgim.
  • 1999 – U vra presidenti i Nigerisë, Ibrahim Baré Maïnassara.
  • 2003 – Trupat Amerikane hyjnë në Bagdat.
  • 2008 – Parlamenti i Republikës së Kosovës miratoi Kushtetutën.

Lindje

  • 1821 – Sharl Bodler, poet simbolist francez
  • 1872 – Léon Blum, politikan francez (vdiq më 1950)
  • 1877 – Lef Nosi, politikan dhe atdhetar shqiptar
  • 1933 – Jean-Paul Belmondo, aktor francez
  • 1947 – Isa Kastrati, Dëshmor i Kombit
  • 1967 – Sam Harris, autor amerikan

Vdekje

  • 1483 – Edward IV, mbret i Anglisë (lindi më 1442)
  • 1626 – Francis Bacon, filozof anglez (lindi më 1561)
  • 1961 – Ahmet Zogu, politikan shqiptar, kryeministër, president dhe mbreti i parë i Shqipërisë.

Festa dhe përvjetore

  • Beteja e Koshares
  • Dita e Kushtetutës së Kosovës

Ekonomia e vendit ‘primitive’, sektori i bujqësisë dominon me 19% | Shtypnews.al |

Shtypnews.al

Shtypnews.al

Edhe pse Shqipëria nuk plotëson as 50% të nevojave të konsumit të brendshëm me prodhime bujqësore, sektori i bujqësisë ka peshën më të lartë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Europë, madje me një diferencë të thellë. 

Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore që i përkasin vitit 2017, bujqësia zuri 19% të PBB-së me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Europë




Sicc shihet nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është së paku 6 herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale.


Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%. Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së.


Gjithashtu Shqipëria u rendit 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane.


Sipas statistikave të Bankës Botërore, struktura e ekonomisë së rajonit ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dominohen nga shërbimet, të cilat zënë nga 51-71% të ekonomisë në varësi të vendeve.
Shqipëria edhe pse ka 316 kilometër vijë bregdetare, industria e shërbimeve zë peshën më të ulët në ekonomi në vetëm 51%, në krahasim me vendet e tjera. Në Maqedoni, sektori i shërbimeve zë 64% të ekonomisë, në Malin e Zi mbi 71% për shkak se vendi fqinjë e ka zhvilluar ekonominë bazuar në industrinë e turizmit nëpërmjet modelit të resorteve.
Në Bosnjë, sektori i shërbimeve zë 64.8% të ekonomisë, në Serbi 59%, ndërsa në Kosovë 57.4%.
Ndryshe nga rajoni, bujqësia paraqitet dominante në strukturën ekonomisë shqiptare. Edhe pse vendi ynë është një importues neto i prodhimeve bujqësore, ka copëzimin më të lartë të tokës në krahasim me rajonin dhe me një zhvillim spontan të paorganizuar, pesha e bujqësisë në strukturën e ekonomisë është gati sa trefishi i rajonit.

Shtypnews.al

Manifaktura është ajo që bën diferencën. Në rajon, kjo degë ka dyfishin e peshës në krahasim me Shqipërinë. Në vendin tonë, ajo zë vetëm 5.6% të peshës në ekonomi, ndërsa në Bosnjë 13.2%, në Kosovë 13.2% në Maqedoni 11.8% të ekonomisë, në Malin e Zi, 4.9% dhe Serbia ka peshën më të lartë të manifakturës në ekonomi, me 19.1%/Monitor 

Shtypnews.al


Parashikimi i motit për datën 9 Prill 2019: | Shtypnews.al |


Shtypnews.al

Parashikimi i motit për datën 9 Prill 2019: Shtypnews.al
Sot priten reshje të dobëta, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat ato priten të arrijnë deri mesatare.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 11 / 14 °C
Në vendet e ulëta: 9 /12 °C
Në vendet malore: 3 / 9 °C 

Shtypnews.al

Pse disa njerëz janë më inteligjentë se sa të tjerët?

Shkencëtarët nuk kanë mund të pajtohen nëse inteligjenca në përgjithësi mund të matet dhe nëse po, atëherë nëse kjo varet nga gjenetika, apo përvoja jetësore.  

Por, një studim i kryer në materialin gjenetik te 80.000 njerëz, shkencëtarët zbuluan 40 gjene, të cilat disa njerëz i bëjnë më inteligjent, transmeton kp.


Pas këtij zbulimi, numri i përgjithshëm i gjeneve të mençura është 52. Por, siç thonë shkencëtarët, këto gjene shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të inteligjencës së përgjithshme ose mungesën e saj, por studimi i këtyre gjeneve, prej të cilëve shumica janë të rëndësishme për zhvillimin e qelizave të trurit, mund të na ndihmojë që të kuptojmë se në cilën mënyrë inteligjenca është “e ndërtuar” në tru.Rezultatet tash për tash shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të çështjeve interesante, se pse disa njerëz janë më të mençur se sa të tjerët, por njohuri të mëtejme për lidhjen ndërmjet inteligjencës dhe gjeneve ndoshta mund të sjellë përfundimisht “deri tek ajo që të zëvendësohet mungesa e inteligjencës te disa persona”. 


Daniel Posthuma nga Universiteti Vrije në Amsterdam, konsideron se manipulimi i gjeneve për të rritur inteligjencën është diskutabile, pasi kjo mund të ketë pasoja të paparashikuara dhe të padëshiruara.“Para se shkencëtarët të vendosin për ndryshimin e gjeneve për të rritur inteligjencën, duhet t’i dinë të gjitha për këtë proces”, ka thënë Posthuma.

Studentja në Departamentin e Fizikës në UP, Ardiana Bushi, është pranuar në CERN, në njëri nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.

Shtypnews.al

Studentja në Departamentin e Fizikës në UP, Ardiana Bushi, është pranuar në CERN, në njëri nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë nukleare.Ardiana Bushi 

Shtypnews.al


Ardiana është përzgjedhur në mesin e 1424 aplikantëve nga e gjithë bota, për të kryer praktikën në programin “CERN Summer Student Programme”.
Përzgjedhjen e saj, fizikanja e ardhshme e quan si një ëndërr të bërë realitet. 

Sipas saj, arritja e këtij suksesi ka qenë e vështirë, sidomos për një studente nga një vend i vogël siç është Kosova. Mirëpo, për këtë sukses, Ardiana u është falënderuese edhe profesorëve të saj në UP, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi.

Shtypnews.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...