S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 18, 2019

Me Parlamentin e krimit e turpit Shqipëria nuk meriton të jetë vend i BE



Nga Edmond Stojku
Gjej rastin ta falenderoj për prezencën e shpeshtë në Bashkinë e Kamzës te kryetares se LSI, Monika Kryemadhi.
Kjo tregon interesimin jo vetëm të kryetares se LSI, Monika, por dhe të Kryesisë dhe të gjithë partisë për këtë Bashki. Sepse kjo Bashki është Bashkia e gjashtë në vend, e cila ka në të vërtetë moshën më të re në të gjithë Republikën, pikërisht për këtë arsye do doja sot ti prezantoj me krenari në fakt ekipin politiko-elektoral të LSI këtu në Kamëz.
I gjithë ky që shihni është ekipi i cili do të sigurojë fitoren dhe një mandat deputeti në zgjedhjet që do të vijnë. Sot do doja ti thosha një sekret Kryetares që kam pasur në dorë t’ia them dhe personalisht por dua t’ia them publikisht. Unë kam qenë në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Tiranë në numrin 21. Sinqerisht ndihem i nderuar që kam qenë në atë listë, kam falenderuar Kryesinë, Kryetarin në atë kohë, z.Meta që isha present në atë listë sepse për mua ishte vlerësim shumë i madh.
Sot dua ti them Kryetares, sipas gjithë atyre që kemi dëgjuar këto kohë në media që edhe unë kam këshilltarët e mi. këshilltarët e mi nisin nga Fushë Kërçiku, vazhdojnë me Babrru qendër, dalin poshtë Paskuqan 1, Paskuqan Vresht, zbresim më poshtë në Paskuqan 2, pastaj vijnë në Laknas, ka në Frutikulturë ka në Bulshesh. Nuk ka vend që nuk ka.
Natyrisht dhe në Bathore sepse është zemra e Kamzës. Dhe të them të drejtën të gjithë këshilltarët e mi të dashur që ndodhen këtu dhe ndoshta rrallë ndonjë mund të mos jetë, kur i pyeta, ç’të bëj me mandatin që mund të më ofrojnë më thanë: Në këtë Parlament të krimit, as ti as ju, as një nga ne nuk mund të jetë prezent sepse ky nuk është vetëm Parlamenti I krimit, ky është dhe parlamenti i turpit. Sepse ky u turpërua, pikërisht me deputetët zëvendësues.
Është hera e parë që ekziston si koncept kjo fjalë. Pra për herë të parë në politikën shqiptare ne morëm vesh që ka dhe deputetë zëvendësues. Dhe mu kujtua një film i kohës së Enverit, Zëvendësuesi i Grave. Pra miqtë e mi, këshilltarët e mi, pjesa më e rëndësishme e LSI së Kamzës më thanë, në Parlamentin e krimit ti nuk ke pjesë.
Por nga sot e tutje ky do të quhet Parlament i krimit dhe Parlament i turpit. Dhe pikërisht për këtë arsye ne nxorëm konkluzionin që të rindërtojmë nga fillimi ekipin elektoral sepse zgjedhjet janë afër, sepse janë zgjedhje Parlamentare. Sepse ky Parlament është ilegjitim.
Se ky Parlament ka dal jashtë funksionit, ky është një Parlament që jo vetëm nuk i ka 140 deputetë, por është një parlament që ka brenda vetes deputetë që është pozita, ka dhe deputetë zëvendësues, pra Parlament me rezerva, pra të gjithë miqtë tanë duhet ta kuptojnë një herë e mirë që pa rrëzuar këtë Parlament të krimit dhe të turpit Shqipëria nuk do të bëjë përpara, pa rrëzimin e Parlamentit të krimit dhe të turpit.
Shqipëria nuk meriton të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe po nuk e rrëzuam këtë Parlament të krimit dhe të turpit, ne nuk mund të rrëzojmë dot varfërinë, injorimin, terrorin që ekziston në këtë vend, terroi i shtrirë në të gjitha fushat e jetës, është e turpshme që sot në vitin 2019 të deklarohet në popullatë kam frikë të marr pjesë në miting, kam frikë të deklarohem se jam në këtë parti, as në kohën e vulëhumburit frika nuk ishte kaq e madhe, por kjo frikë është kaq e madhe sot sepse kërcënohen njerëzit me bukën e gojës, kërcënohen njerëzit pikërisht për atë që ata kanë më të shtrenjtë, për misionin e familjes së tyre.
Unë ju bëj thirrje, ka ardhur koha ti themi jo frikës, ta shmangim frikën, frika nuk është e jona, frika nuk na takon neve, ne sot këtu jemi me një mision, pra ne nuk jemi thjesht në një fushatë elektorale, ky që po ju them sot është mision, misioni është më i madh se një fushatë elektorale, misioni është të largojmë rilindjen, këtë kufomë e cila po qelb dynjanë, të largojmë urgjent këtë sekt kriminal, i cili po e shkatërron këtë vend, po e shpopullon këtë vend.
Ti themi jo qeverisë së krimit, qeverisë së turpit dhe mbasi të largojmë këtë qeveri të vij një fushatë elektorale, ku të gjithë forcat politike të tregojnë vlerat e tyre, në radhë të parë vlerat njerëzore dhe mbiu to të vendosim vlerat politike
Garantoj Kryetaren e LSI-së Znj. Kryemadhi, garantoj deputetët prezentë, garantoj kryesinë e LSI-së që ekipi i LSI Kamëz, nuk lë dot pa e përmendur dhe Paskuqanin se aty kam qenë më parë koordinator, do ti siguroj me patjetër një mandat Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe këtë mandat do ta marrin që sot, mbi këtë mandat do kërkoja të na e dinte për nder edhe një herë ju falënderoj shumë për prezencën, do të jemi bashkë si çdo ditë, do vazhdojmë të punojmë përsëri çdo ditë deri në fitoren tonë përfundimtare, largimin e qeverisë së krimit dhe të turpit dhe fitoren me patjetër të mandatit të deputetit në Kamëz. 
Faleminderit
 
Video Player
 
Video Player

Friday, March 15, 2019

Robert Delija: Më 16 mars në protestë për t’i mbajtur të rinjtë dhe të rejat këtu, në Shqipëri


Përshëndetje të gjithëve,
Në emrin tuaj dua ti uroj mirëseardhjen Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit. Nuk dua të zgjatem shumë, unë dua të tregoj dy arsye personale pse do jem nesër në protestë.E para unë do të protestoj për të gjithë familjarët, miqtë, kushërinjtë të cilët kanë emigruar jashtë Shqipërie dhe enden sot fatkeqësisht rrugëve  dhe azileve të Europës. Dhe pavarësisht kësaj ata nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Dhe unë nesër do jem para Kryeministrisë për të protestuar. E dyta unë do protestoj për projektin e Unazës së Re. Shumë nga ju nuk e dinë që ai projekt nuk shtrihet vetëm në Astir. Fatkeqësisht do shemben dhe qindra shtëpi në Paskuqan dhe një nga ato shtëpi, do jetë dhe shtëpia ime. Dhe nesër bashkë me familjarët e mi do të dal në protestë që ta largojmë këtë sëmundje nga Shqipëria. Doktor Mondi e di shumë mirë që më e mira e mundshme është që sëmundjet të parandalohen dhe jo të kurohen. Kështu që nesër ju ftoj të protestojmë të gjithë së bashku para Kryeministrisë.

Fjala e Edmond Stojkut në takimin me strukturat e LSI në Bashkinë e Kamzës

Fjala e Edmond Stojkut në takimin me strukturat e LSI në Bashkinë e Kamzës

Mirëmbrëma,
Nuk kam çfarë ti shtoj më shumë fjalës së Kryetares së LSI-së por gjej rastin ta falenderoj për prezencën e shpeshtë në Bashkinë e Kamzës. Kjo tregon interesimin jo vetëm të kryetares por dhe të Kryesisë dhe të gjithë partisë për këtë Bashki. Sepse kjo Bashki është Bashkia e gjashtë në vend, e cila ka në të vërtetë moshën më të re në të gjithë Republikën, pikërisht për këtë arsye do doja sot ti prezantoj me krenari në fakt ekipin politiko-elektoral të LSI këtu në Kamëz. I gjithë ky që shihni është ekipi i cili do të sigurojë fitoren dhe një mandat deputeti në zgjedhjet që do të vijnë. Sot do doja ti thosha një sekret Kryetares që kam pasur në dorë t’ia them dhe personalisht por dua t’ia them publikisht. Unë kam qenë në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Tiranë në numrin 21. Sinqerisht ndihem i nderuar që kam qenë në atë listë, kam falenderuar Kryesinë, Kryetarin në atë kohë, z.Meta që isha present në atë listë sepse për mua ishte vlerësim shumë i madh. Sot dua ti them Kryetares, sipas gjithë atyre që kemi dëgjuar këto kohë në media që edhe unë kam këshilltarët e mi. këshilltarët e mi nisin nga Fushë Kërçiku, vazhdojnë me Babrru qendër, dalin poshtë Paskuqan 1, Paskuqan Vresht, zbresim më poshtë në Paskuqan 2, pastaj vijnë në Laknas, ka në Frutikulturë ka në Bulshesh. Nuk ka vend që nuk ka. Natyrisht dhe në Bathore sepse është zemra e Kamzës. Dhe të them të drejtën të gjithë këshilltarët e mi të dashur që ndodhen këtu dhe ndoshta rrallë ndonjë mund të mos jetë, kur i pyeta, ç’të bëj me mandatin që mund të më ofrojnë më thanë: Në këtë Parlament të krimit, as ti as ju, as një nga ne nuk mund të jetë prezent sepse ky nuk është vetëm Parlamenti I krimit, ky është dhe parlamenti i turpit. Sepse ky u turpërua, pikërisht me deputetët zëvendësues. Është hera e parë që ekziston si koncept kjo fjalë. Pra për herë të parë në politikën shqiptare ne morëm vesh që ka dhe deputetë zëvendësues. Dhe mu kujtua një film i kohës së Enverit, Zëvendësuesi i Grave. Pra miqtë e mi, këshilltarët e mi, pjesa më e rëndësishme e LSI së Kamzës më thanë, në Parlamentin e krimit ti nuk ke pjesë. Por nga sot e tutje ky do të quhet Parlament i krimit dhe Parlament i turpit. Dhe pikërisht për këtë arsye ne nxorëm konkluzionin që të rindërtojmë nga fillimi ekipin elektoral sepse zgjedhjet janë afër, sepse janë zgjedhje Parlamentare. Sepse ky Parlament është ilegjitim.
Se ky Parlament ka dal jashtë funksionit, ky është një Parlament që jo vetëm nuk i ka 140 deputetë, por është një parlament që ka brenda vetes deputetë që është pozita, ka dhe deputetë zëvendësues, pra Parlament me rezerva, pra të gjithë miqtë tanë duhet ta kuptojnë një herë e mirë që pa rrëzuar këtë Parlament të krimit dhe të turpit Shqipëria nuk do të bëjë përpara, pa rrëzimin e Parlamentit të krimit dhe të turpit, Shqipëria nuk meriton të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian dhe po nuk e rrëzuam këtë Parlament të krimit dhe të turpit, ne nuk mund të rrëzojmë dot varfërinë, injorimin, terrorin që ekziston në këtë vend, terroi i shtrirë në të gjitha fushat e jetës, është e turpshme që sot në vitin 2019 të deklarohet në popullatë kam frikë të marr pjesë në miting, kam frikë të deklarohem se jam në këtë parti, as në kohën e Vulëhumburit frika nuk ishte kaq e madhe, por kjo frikë është kaq e madhe sot sepse kërcënohen njerëzit me bukën e gojës, kërcënohen njerëzit pikërisht për atë që ata kanë më të shtrenjtë, për misionin e familjes së tyre.
Unë ju bëj thirrje, ka ardhur koha ti themi jo frikës, ta shmangim frikën, frika nuk është e jona, frika nuk na takon neve, ne sot këtu jemi me një mision, pra ne nuk jemi thjesht në një fushatë elektorale, ky që po ju them sot është mision, misioni është më i madh se një fushatë elektorale, misioni është të largojmë rilindjen, këtë kufomë e cila po qelb dynjanë, të largojmë urgjent këtë sekt kriminal, i cili po e shkatërron këtë vend, po e shpopullon këtë vend, ti themi jo qeverisë së krimit, qeverisë së turpit dhe mbasi të largojmë këtë qeveri të vij një fushatë elektorale, ku të gjithë forcat politike të tregojnë vlerat e tyre, në radhë të parë vlerat njerëzore dhe mbiu to të vendosim vlerat politike, dhe njëherë garantoj Kryetaren e LSI-së Znj. Kryemadhi, garantoj deputetët prezentë, garantoj kryesinë e LSI-së që ekipi i LSI Kamëz, nuk lë dot pa e përmendur dhe Paskuqanin se aty kam qenë më parë koordinator, do ti siguroj me patjetër një mandat Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe këtë mandat do ta marrin që sot, mbi këtë mandat do kërkoja të na e dinte për nder edhe një herë ju falënderoj shumë për prezencën, do të jemi bashkë si çdo ditë, do vazhdojmë të punojmë përsëri çdo ditë deri në fitoren tonë përfundimtare, largimin e qeverisë së krimit dhe të turpit dhe fitoren me patjetër të mandatit të deputetit në Kamëz. Faleminderit.

|Shtypnews.al|  
(dc)

Shkëlqim Ziraj: Greqi. "AMANETI NËNËS' / Poezia Ime/. Mos e kaloni këtë Poezi pa e lexuar

                      "AMANETI NËNËS'

Bir të nisa për kurbet,të nisa me dy tri vetë,puthja ime, AMANET,kthehu sa të jem në jetë.


Shokët e tu të kurbetit,janë kthyer tek të vetit,lotët e mi ja derdha detit,dil o shpirt, i them të shkretit.


Të solla në jetë o biri im,të rrita për Shqipërinë,të dhash nder dhe bekim,Atdheu t'dha varfërinë.


Me mundime shumë të rrita,bir o djal i nënës, drita,mu dogj xhani, u zhurita,po jap shpirt nga pak përdita.


Pragu i portës qan me lotë,qan dhe shtrati që rri bosh,nëna s'po i pushon dot,bir s'mu ktheve bashkë me shok.


Zogjët kthehen në pranverë,bashkë me ta natyra çel,ti su duke asnjëherë,unë e zeza mbeta mjerë.


AMANETIN mos ma shkel,gjaku më është berë vrer,të pres dimër edhe verë,natë e ditë fle në derë.


Shkëlqim Ziraj Greqi. 15.03.2019  Për ato NËNA Shqipëtare që nisen djemt për në kurbet, por ata s'u kthyen kurrë pas!  Marr nga - /Poezia ime / 

Per | Shtypnews.al | - ( ac )

Une te shtunen do te jem ne proteste, i bindur qe nga kjo qeveri nuk kam dhe nuk kemi asnje te ardhme.



Une te shtunen do te jem ne proteste, i bindur qe nga kjo qeveri nuk kam dhe nuk kemi asnje te ardhme. 
Do te dal te protestoj per veten, femijet, bashkeshorten, familjaret e mi, per shqiptaret. Do te protestoj kundra vjedhjeve, kundra droges, korrupsionit, PPP-ve, koncesioneve qeveritareve, do protestoj kundra oligrakeve te Rames. Do dal ne shesh kunder karrigexhinjve, qe pervec xhepit te tyre nuk shofin drite tjeter.

Do dal kundra tradhetareve, kundra atyre qe nuk hapin dot gojen nga frika, kundra shefave qe detyrojne punonjesit e administratave te mbushin autobuzet per ti shkuar pas Kryeministrit.

Une do protestoj per te varfrin e te pasurin, per te rriturin e femijen, per biznemenet e per ata qe vuajne per copen e bukes, por mbi te gjitha do protestoj per Shqiperine e lire!
Bashkohu dhe ti! Eja me 16 mars ne proteste per te drejtat e qytetareve. Shkruan Dashi Cara

            Per - /  Shtypnews.al / nga - ( ac )  

Thursday, March 14, 2019

VIDEO-REPORTAZHI/ ZDF: Shqipëria, Kolumbia e Europës, krimi i lidhur me qeverinë

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë.
Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.
Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.
‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.
Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.
Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh. 
Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.
Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.
Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.
‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.
Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis. 

Shtypnews.al

Me poshte reportazhin e plote te ZDF:  

Ilaçet e skaduara në QSUT, Prokuroria nis hetimet. | Shtypnews.al |


Ilaçet e skaduara në QSUT, Prokuroria nis hetimet



Burimet bëjnë të ditur se Prokuroria po heton praktikat e tenderimeve të barnave të blera gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan stok me barna të skaduara.
Kliko per me shume info"Jemi duke hetuar se cilët janë zyrtarët e QSUT-së, të cilët kanë kryer blerjen e ilaçeve afër datës së skadencës”, sqaron burime nga prokuroria.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...