shtypnews.al
Temperaturat që kanë përfshirë të gjithë vendin, kanë sjell reshje dëbore të dendura kryesisht në Veri-Lindje dhe Jug-Lindje.
Reshjet e dëborës përgjatë natës kanë krijuar probleme te shumta në akset rrugore me të frekuentuara.
Një video e ardhur në redaskinë e Albeu.com shihet situata e rënduar e Rrugës së Kombit.
Nga zhurma e gomave të makinës dhe pamjët përreth duket qartë se prezenca e akullit është kudo, duke rrezikuar jetën udhëtarëve.
Ashtu siç shihet qartë në Rrugën e Kombit nuk është ndërhyrë me asnjë borëpastruese, pavarësisht se përdoruesit e këtij aksi u duhet të paguajnë 5 euro për të kaluar.
Këto para parashikohen që të shkojnë për mirëmbajtjen e rrugës, por mesa duket janë para të shkuara dëm, pasi shumë aksidente raportohen të kenë ndodhur gjatë 24 oreve te fundit në këtë rrugë për shkak të prezencës së akullit e borës.Shtypnews.al