S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, January 8, 2019

Stop – Te blesh 1 500 euro femijen tend, pervoja tronditese e nenes se divorcuar! (08 janar 2019)

Gjyqtari Hysi takohet me zonjën në fjalë në një lokal të Fierit. Ai merr 500 eurot dhe premtimin për të tjerat. Por “njeriu i drejtësië” kërkon edhe pak ngrohtësi nga zonja, të cilës i ka shitur fëmijën e saj.Por kalvari nuk mbaron këtu. Zonjës iu desh të hapte një tjetër cështje gjyqësore për të marrë vajzën në Francë, ku jeton edhe vetë.Psikologia Elona Mecani i kërkon 500 euro të tjera për gjyqarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat.Gjatë takimit ku jepet shuma, psikologia kërkon edhe pjesë për vete si dhe shumën e mbetur për gjyqtarin e parë.

Monday, January 7, 2019

E FUNDIT/ Dy studentët shoqërohen nga policia, zbardhen dyshimet e para (Emrat)

Dy studentë janë shoqëruar nga policia pas protestës së sotshme. Burime për Balkan Web bëjnë me dije se bëhet fjalë për studentët, Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta. Mendohet se dy të shoqëruarit, kanë gozhduar dhe kyçur dyert e Universitetetit Politeknik dhe të Juridikut.
Kujtojmë se studentët sot në protestë janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë. Ata kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve.
Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Mesazhi i ndjerë i gazetarit pas vdekjes së endacakut: Ben shpëtove, më keq po rrojmë ne

Gazetari Agim Xhafka teksa ka paraqitur vdekjen e një njeriu endacak në qytetin e tij, Korçë, i cili ndërroi jetë prej të ftohtit, ka pasqyruar gjendjen kritike në të cilën ndodhet vendi.
Policia deklaroi se viktima nuk kishte shenja dhune, por ndërroi jetë për shkaqe natyrale, diçka e pakonceptueshme kjo për gazetarin.
Xhafka shkruan se mbi viktimën Arben kishte dhunë, dhuna e të ftohtit që i futi dorën në grykë e në zemër dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën, ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanët e plehrave të Bashkisë, por policisë kjo i duket normale.
Shkrimi i plotë i Agim Xhafkës:
ENDACAKU…
Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben,i sëmurë epileptik,ishte 38 vjeç. I pastrehë prej muajsh dhe endacak nëpër lagje.
Policia deklaroi se ai nuk kishte shenja dhune,por pati vdekje natyrale. Kemi arritur në këtë ditë që shoqëria jonë vdekjen nga e ftohta ta quajë natyrale. Krejt e zakonshme i duket policisë e këtij shteti marrja e jetës nga e ftohta,nga acari. Nga pakujdesia e atyre që na marrin taksat e shohin ëndërra me fitime e me udhëtime.
Beni nuk pati shenja dhune se i mjaftoi dhuna e ngricës,që i futi dorën ne grykë e në zemer dhe ia shtrëngoi aq sa ia mori frymën,ia mori dëshirat e jetës e ia përplasi në kazanet e plehrave të bashkisë.
Beni pati shenja dhune, por policisë nuk i leverdis t’i tregojë.
Se janë grushtat e indiferencës,të harresës,të mospërkujdesjes. Është arroganca e pushtetit mafioz,që vjen ne karrike nga vota e vjedhur dhe vjedh gjithë ditën e natën veç të fryjë fitimet. Arbenin e harruan, e quajtën sikur nuk ekziston. Nuk pyetën për hallet e dhimbjet e tij. Ndaj e ftohta sa e pa jetim,pa përkujdesje,iu afrua tinëz dhe e rrëmbeu. Pa dhunë të dukshme, pa shenja, por me egërsi dhe me gëzim kriminal.
Beni sot mori udhën per tek varrezat. Ai nuk jeton më,por edhe shoqëria jonë nuk gjallon më. Ka vdekur,mbase edhe para se a ftohta ta rrëmbente atë. Se ne jemi të pakallur. Bëjmë sikur marrim frymë e heshtim. Ben, shpëtove. Më keq po rrojmë ne që akoma e ftohta nuk na ka marrë,nuk na e ka ngritur ende pusinë. Se jetojmë në një vend ku njerëzoren e ka trembur mafia dhe ku i vobekti dhe i varfëri quhet i tepërt dhe i pavlerë. S’quhet njeri…
/SHTYPNEWS.AL/ 

Nga nesër nuk ju duhen viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht
Sh/n.al/ 
Nga nesër nuk ju duhen viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht
Nga nesër nuk ju duhen viza pune për në Gjermani, mjafton të plotësoni vetëm këtë kusht
Një lajm i madh ka mbërritur për të gjithë ata shqiptarë që duan të shkojnë drejt Gjermanisë.
Tashmë nuk do t’ju duhen më viza pune për të qëndruar në
Gjermani, por veç një kontratë pune.
Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE, njoftuan sot paradite mediat vendase atje.
Ministria e Brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja, pas një kompromisi të tetorit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve Brenda koalicionit qeverisës.
Sipas Suddenutsche Zeitung, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga BE para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigrant tjetër.
Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull infermierët apo kujdesi për të moshuarit.
Sipas gazetës “Handelsblatt”, Kosova do të përfitoj pasi ka shum te pa pun dhe kan te drejt te vin tepunojn ne gjermani.
Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 8 janari 2019. Qytetarët do të punojnë me dokumente të shteteve ku jetojn, por me një kontratë të garantuar punësimi nga punëdhënësi. Në këtë listë vendesh përfituese është Kosova dhe Shqipëria.

Kryepeshkopi i shqiptarëve në Argjentinë: Prifti duhet të jetë patriot

Rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut. Njëri nga prindërit mbante mbiemrin Muzaka, ndërsa tjetri mbante atë Greco. Shumë shekuj më parë, familja e tij pat lënë Arbërinë e shkrumbuar nga luftërat dhe qe vendosur në Kozencë. 


Shtypnewss.al
“Ardhja në Shqipëri është kthim në atdheun e gjakut tim, është një takim me vëllezërit e mi, është përmbushja e një ëndrre që kam prej shumë kohësh. Jam shumë i mallëngjyer…”, thotë Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit. Kjo kishë ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai.

Dy janë qëllimet e punës sonë: të shërbejmë që shumë njerëz të ritakojnë besimin tek Zoti dhe t’i takojmë shqiptarët me vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë. Madje, synojmë që të gjitha këto t’i bëjmë në shqip”, thotë Kryepeshkopi me seli në Buenos Aires të Argjentinës. Ai tregon se në këtë shtet dhe në gjithë Amerikën e Jugut ka shumë shqiptarë, shumë arbëreshë që kanë ikur nga Italia Jugore dhe janë vendosur atje. “Ne jemi me mijëra, por shumica është e asimiluar në vendin ku ka jetuar dhe e kanë harruar pothuajse lavdinë e origjinës shqiptare. Po luftoj për t’i ribashkuar, për t’iu kujtuar origjinën. Në Amerikën e Jugut, për fat të keq, nuk flitet gjuha shqipe. Ata që e dinin nuk e kanë trashëguar, e të tjerët nuk e kanë mësuar”, tregon ai. “Zemra jonë është e hapur për të gjithë shqiptarët, kristianë qofshin këta, myslimanë qofshin këta apo edhe ateistë, sepse të gjithë këta janë vëllezërit tanë, kemi të njëjtin gjak, jemi vëllezër, si bij të nënës Shqipëri, pa dallime, pa përçarje, pa pasur asnjë lloj ngurrimi”, thotë ai. “Në kapelen time ka një shqiponjë dykrenare, sepse ajo simbolizon praninë e Shqipërisë në punën tonë në Argjentinë”. 

Ai thotë se ka komunitete shqiptare në Argjentinë, në Brazil, në Kili madje. “Për festimet tona me rëndësi është të kemi flamurin shqiptar, sepse me të është edhe prezenca e atdheut tonë, për të cilin lutemi gjithnjë. Atdheu për ne ka kontekst të dyfishtë, sepse atdheu është atdheu, si fillim e së dyti, është vendi që i lidh të gjithë njerëzit me historinë, me fytyrat dhe emrat dhe na mban afër me popullin tonë”. Sipas tij, kisha e tij punon vetëm me njerëz që kanë origjinë shqiptare e janë jashtë Shqipërisë. Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka një unitet të admirueshëm. Në Boston ka dy kisha shqiptare, njëra si pasardhëse e Nolit e tjetra e varur prej Kishës në Shqipëri. Ndërkaq, edhe në Shqipëri ka një kishë në Elbasan, që nuk ka marrëdhënie të mira me KOASH, e gjitha kjo ngaqë kryepeshkopi Anastas nuk gëzon tek të gjithë respektin e duhur për shkak të origjinës së tij më së shumti. 

“Në kishën tonë shqiptare në diasporë, ne jemi thellësisht ortodoksë, por jemi po aq thellësisht edhe shqiptarë. Të qenit shqiptar është pjesë e ‘nostro rason d’esere’. Jemi Mitropolia Ortodokse Shqiptare në Diasporë, identiteti ynë është shqiptar, ‘nostro rason d’esere’ (arsyeja jonë e ekzistencës) është që t’u shërbejmë shqiptarëve dhe dashamirësve të shqiptarëve. Secili komb ka të drejtën e besimit. Unë vetë nuk dua që një prift i imi, pra i kishës sime, të jetë prift i mirë, por të mos jetë patriot. Unë dua një prift të mirë patriot, që ta dojë Shqipërinë, që ta dojë popullin tonë dhe të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Një ndër projektet tona për të ardhmen është që ne të mësojmë të flasim mirë shqipen dhe që t’ia themi popullit liturgjinë në shqip”, thotë ai/ Shtypnews.al/

Sunday, January 6, 2019

Kush dëbohet nga Gjermania dhe kur?

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer synon dëbime më të shpejta të atyre azilkërkuesve që kryejnë vepra penale. Por rregulloret se kur një azilkërkues duhet të dëbohet janë mjaft të detajuara.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer (CSU), azilkërkuesit duhet të dëbohen menjëherë, në rast se ata shkelin ligjin në Gjermani. Së shpejti, Seehofer do t'i paraqesë qeverisë gjermane propozime të reja për ndryshime të caktuara ligjore. Kërkesat e tij vijnë pas një sulmi të javës së kaluar në qytetin bavarez Amberg. Më 29 dhjetor, katër azilkërkues të alkoolizuar nga Siria, Afganistani, Irani të moshës 17-19 vjeç sulmuan kalimtarë në rrugë duke i qëlluar. 12 vetë u lënduan.
Aktualisht në Gjermani nuk ka të dhëna, se sa vetë dëbohen pas kryerjes së një vepre penale, në tërësi vitin e kaluar ka rënë numri i dëbimeve. Në gjysmën e parë të vitit 2018 u dëbuan 12.300 vetë, krahasuar me vitin 2017, një rënie me 2%. Edhe ligji gjerman si rregull i ndalon dëbimet, nëse personi që do të dëbohet, kërcënohet nga tortura apo vdekja në vendin e origjinës, ose nëse jeta e tij vihet në rrezik për shkak të fesë, racës, nacionalitetit, bindjes politike apo përkatësisë në një grup social.
Kush dëbohet nga Gjermania?
Të huajt që duan të jetojnë në Gjermani kanë nevojë për një leje qëndrimi, refugjatët dhe azilkërkuesit marrin vetëm një leje të përkohshme qëndrimi, për sa kohë, që trajtohet kërkesa e tyre. Në rast se kërkesa e azilit refuzohet, ata nuk kanë më të drejtë qëndrimi dhe duhet ta braktisin Gjermaninë brenda një afati të caktuar, (jo më larg se 6 muaj). Nëse ky afat skadon, atëherë ata dëbohen me detyrim nga Gjermania në vendin e origjinës.
Çfarë ndodh me të huajt që kryejnë krime?
Një person, i cili gjatë kohës së trajtimit të kërkesës së azilit dënohet me burgim të paktën deri në tre vjet, duhet teorikisht të dëbohet. Për personat e tjerë, që dënohen për vepra penale të vogla, ose nëse ata shihen si kërcënim për rendin publik, vendosin autoritetet vendore për dëbimin e tyre. Vendimi i tyre bazohet në dy faktorë: Sa e rëndë ka qenë vepra penale e kryer dhe sa e lartë është nevoja për mbrojtjen e të dënuarit që duhet dëbuar? Një person, që ka kryer vetëm shkelje ligjore, dhe që në vendlindje kërcënohet nga tortura apo vdekja nuk dëbohet. Tek një i huaj me familje gjermane me një vend pune të caktuar, shansi për dëbim është po ashtu i vogël, nëse ai nuk ka kryer një krim të rëndë.
Një rregullore e përgjithshme thotë, se të huajt që të paktën dënohen me dy vjet heqje lirie mund të dëbohen. Edhe një vit dënim përbën arsye dëbimi, nëse vepra penale e kryer është pjesë e një katalogu veprash penale, që u krijua pas sulmeve të Vitit të Ri 2015/2016 në Köln. Atëherë një grup migrantësh afrikanoveriorë apo arabë sulmuan apo ngacmuan seksualisht femrat. Ky katalog përmban vepra penale si lëndim trupor, delikte seksuale apo rezistencë kundër autoriteteve përmbaruese.
Kush vendos se kush dëbohet?
Dy autoritete e kanë kompetencën për dhënien e vendimit të dëbimit nga Gjermania  - zyra e te huajve, që është pjesë e qeverive të landeve federale dhe Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF. Në shumicën e rasteve zyra e të huajve është përgjegjëse për dhënien e zbatimin e urdhëresave të dëbimit, por në procesin e trajtimit të kërkesës së azilit, është BAMF, që ka po ashtu të drejtë, pas refuzimit të kërkesës, të kërkojë dëbimin. Edhe në raste të tilla, zbatimin e bën zyra e të huajve të landit federal, ku qëndron personi.
Për shkak se ka shumë njerëz që nuk duan të largohen vullnetarisht, zyra e të huajve thërret si ndihmë policinë. Procesi i dëbimit është detyrë e kontrollit kufitar, dëbimet kryhen nga Policia Federale, që siguron kufijtë e vendit. Por autoritetet mund të bëjnë edhe kërkesë në gjykatë për „mbajtje në burg para dëbimit" që mund të zgjasë deri në 18 muaj. Kjo, në rast se ata kanë të dhëna se personi mund të fshihet.
A kanë të drejtë të prekurit të apelojnë vendimin?
Po. Personat, të cilëve iu është refuzuar kërkesa e azilit, mund të ankohen tek Gjykata Administrative, që verifikon vendimin e autoriteteve. Por atyre që iu është refuzuar kërkesa „dukshëm e pajustifikuar", kanë vetëm një javë kohë të apelojnë, të tjerët vetëm dy javë. Vitet e kaluar, punonjësit e mbingarkuar të BAMF duket se kanë marrë vendime të gabuara vitet e fundit. Shumë azilkërkues ankimojnë vendimet, e deri në vendimin e gjykatës mund të qëndrojnë në Gjermani.
Cilat janë arsyet që sjellin shtyrjen e dëbimit?
Mes atyre që janë të detyruar të braktisin Gjermaninë, shumë nuk dëbohen, kur janë të sëmurë fizikisht apo kanë probleme psikike, ose sepse u mungojnë dokumentet e identitetit, si pasaporta apo karta e identitetit. Por edhe personat që fillimisht lejohet të qëndrojnë, mund të dëbohen. Kjo ndodhi me refugjatët e luftërave të Ballkanit në vitet 90-të. Refugjatët nga ish-Jugosllavia duhet të ktheheshin në shtëpi, pas stabilizimit të situatës në vendlindje.
/DW/

Kryepeshkop Aleksander I Shqiptarve - Bir i Shqiponjës

Te dashur Miq dhe Shoke, Vëllezër dhe Motra Shqiptarë, atje në vend të botës ku ata janë:
Sot, 6 Janar 1882 / 2019, 137 vite më parë, më 6 janar 1882, në Ibrik-Tepe (Qytezë) të Edrenesë, lindi vigani i Shqiptarisë, KryepeshkopTheofan Stilian Noli, e Madhe, Kryepeshkop, Shkrimtarit, Historianit, Perkethyesit, Politikanit, Shqiptarit Organizator i Kishës se pare Autoqefale Shqiptare, që me pasion e duan Atdheun e tij Shqiptar, dashuri, unë luftojnë, jetoi dhe vdiq për Shqipërinë.

Alejandro Greco


 I perjetshem qofte kujtimi i tij!!! Fan Noli jeton e do të jetojë, është i pavdekshëm në zemrat e në shpirtin e Shqiptarëve!!! Njëri ndër mendjendriturit , që ka ekzistuar në kohën e Shqipërisë së atëhershme dhe njëri ndër politikanët më të suksesshëm të këtij Populli. Unë luftoj, dhe do të luftojë për një Kishë që është e pavarur Ortodokse Shqiptare, si Kishë që ëndërroi Fan Noli, unë pajtohem që unë nuk dua të jetë një koloni ose një Kishë që huajt vartëse, unë ëndërr dhe lufta për një Kishë që i shërbeni Perëndisë dhe të Popullit Shqiptar, në Shqipëri atdheut tonë, dhe në të gjitha vendet në botë ku  është dikush me gjak Shqiptare...

Të gjithë Shqiptarët janë Vëllezër të mi, përtej të cilit ata i përkasin fe apo ideologji politike, ne të gjithë jemi Vëllezër gjaku. Ose ne jemi ajo që ne duhet të jetë: Patriotë Shqiptarë, ose ne jemi asgjë. Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!!
Vazhdimësisë ime Apostolik, vjen direkt i Fan Nolit, përmes Peshkopët që shuguruar Episcopally Peshkopë të tjera, dhe këto, nga ana tjetër, Peshkopët e tjerë shenjtëruar në një linjë të pandërprerë që arrin mua, unë jam krenar për këtë, dhe kur më fronëzuan Peshkop, Vazhdueshmëria Apostolike e Fan nolit u kthye tek një Shqiptar, dhe për Shqiptarët; dhe për ne këtu, sot, së bashku me të Krishtlindjeve sipas Kalendarit Julian, më 6 Janar - dhe 5 mars, përvjetori i vdekjes së Fan Nolit - është një parti e madhe...  Rroftë Bashkimi Kombetare!!! Rrnoft Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Rrnoft liria e Shejt Rroft Dardania Sacra!!! Rrofte Republika e Çamerise!!!  Une jam krenar per ty, Flamuri Kuq e Zi me i
bukur ne bote!!! Rrnoft krejt Shqiptarija - Pelazgo - Illyrian nje nga shtetet me te vjetra nket planet dhe askush smund te na hup faren!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Zoti ju Bekoft Kombin Tonë!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

Kryepeshkop  Aleksander I Shqiptarve - Bir i Shqiponjës
Kancelari i Senatit i Lartë i Akademisë së Arteve të Bukura, Letërsisë, Shkencës dhe Kulturës "Kryepeshkop Fan Noli".

NDAJME ME LEXUESIT TANE TE Shtypnews.al

me Krenarinë dhe me Rrespekt më të madh që kemi për Alejandro Greco i Urojm Shendet dhe ne 

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...