S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 26, 2018

Deklaratë e Këshillit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni: Populli shqiptar patjetër të jetë shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni

Populli shqiptar patjetër se do të jetë shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore, për të ardhme më të sigurt të këtij shteti dhe të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Qeveria aktuale në Maqedoni, Parlamenti dhe faktorët politikë në pushtetin aktual, nëse nuk do të krijojnë klimë politike pozitive dhe do t’i shpërfillin kërkesat e shqiptarëve, të parashtruara organeve të pushtetit dhe faktorit ndërkombëtar nga Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë dhe përmes amendamenteve nga partitë politike opozitare të shqiptarëve në Maqedoni, në lidhje me avancimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik të popullit shqiptar, si dhe për zgjidhjen e drejtë të statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, jo si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve në këtë shtet, Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, në bashkëpunim disa subjekte politike dhe faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit, do të kërkojnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së që të vlerësojë nëse ndryshimet e reja kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespës paraqesin shkelje të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare.
Drejtësia ndërkombëtare ka parime dhe presim që ta jep mendimin e saj të paanshëm në lidhje me këtë çështje. Shqiptarët në Maqedoni janë i vetmi popull autokton në këto hapësiar, përbëjnë shumicë të konsiderushme në këtë shtet, afër 40% të popullisë së përgjitheshme dhe kanë kontribuar sa edhe të tjerët, ndoshta edhe më tepër, gjatë historisë për krijimin e shtetit të sotëm të Maqedonisë, prandaj nuk mund të konsiderohet si pakicë kombëtare, ndërsa statusi i gjuhës shqipe duhet të definohet me Kushtetutë si gjuhë zyrtare në përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar, jo si gjuhë pa emër dhe identitet, të cilën e falsin mbi 20% e qytetarëve në vend, siç pretendojnë disa forca politike destruktive, jodemokratike, me mentalitet të së kaluarës kundërhistorike dhe joqytetëruse, të cilat nuk i kontribojnë bashkëjetesë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes popujve në këtë shtet, as frymës dhe orientimit evropian të Maqedonisë, stabilitetit, paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. 

Me thikë e goditi burrin dhe foton e poston online: Jam bishë…

Një grua postoi një selfie të frikshëm me ish-bashkëshortin e saj në sfond, të cilit i kishte ngulur thikën. Ngjarja u regjistrua në Rusi.
Olga Vaori postoi foton duke u thënë miqve: Duket se jam bishë.
25-vjeçarja është arrestuar, edhe pse dyshohet për vetëmbrojtje të justifikueshme të tepruar.
Ajo theri ish-bashkëshortin Oleg Smirnov pasi ai tentoi ta mbyste pas një sherri.
Çifti kanë një fëmijë 1 vjeç. Oleg iu nënshtrua një operacioni në bark dhe tani është mirë. Gruaja rrezikon një dënim me një vit burg.

Kryetari i Kumanovës, Dimitrievski: Kërkesat për gjuhën shqipe janë nacionaliste!

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski komentoi për Top Tema propozimet e partive shqiptare ASH dhe BESA për amendamentet për gjuhën shqipe dhe cështjet shqiptare për një barazi.


I pyetuer se a është momenti që të hapen edhe këto çeshtje dhe të përfshihen edhe këto amendamente për çeshtjet shqiptare, ai tha se këto kërkesa janë politikë e partive shqiptare për të përfituar votëbesim në elektoratin e tyre. Ai i konsideroi si nacionaliste, retrograde dhe që kthejnë vendin në të kaluarën.
“Ky akt është luftë votëbesim në elektoratin shqiptarë monoetnike , të dalin nga kjo gëzhojë dhe të mos merren me politikat e së kaluara…Do të kemi spekulime në opinion, do të nxiten emoicionet dhe nacionalizmi… 


Për nacionalizëm dijnë më shumë se ne vetë qytetarët. E drejtë e çdokujt është të jetë nacionalist, ajo është çështje personale. Për këto çedhtje tanimë janë teknike që janë zgjidhur me disa ligje”, theksoi Dimitrievski, duke shtuar se Kumanova është model se si bashkëjetohet dhe se sipas tij, Maqedonia ka kushtetutë qytetare dhe jo dy etnike./FOL

Saimir Tahiri thyen heshtjen, nesër pritet të mbajë konferencë për media

SHTYPNEWS.AL

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të dalë nesër në një konferencë të papritur për median. Burimet e Ora News konfirmojnë se pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Hotel “Rogne”r për të prenotuar një sallë për një konferencë për median, e cila është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10. 30.


Nuk dihen detajet apo arsyet e thirrjes së kësaj konference.


Tahiri është tërhequr nga jeta publike. Ndonjëherë poston në rrjete sociale foto të shoqëruara me tekste që shpesh janë quajtur si mesazhe që Tahiri ua përcjellë kundërshtarëve të tij.


Hetimet ndaj ish ministrit Tahiri janë shtyrë deri me 17 janar, në pritjë të letërporosive nga Italia. Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve, ndërkohë që politika shqiptare “
vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat. (r.m.)

Kjo bibliotekë përbëhej nga 4000 deri në 5000 tekste të ndryshëm, duke filluar që nga librat e historisë

Nga (GENCI XHAKAJ 2016) 

/Biblioteka e Libohovës/

Biblioteka Libohovës ishte një pasuri .


Kjo  përbëhej nga 4000 deri në 5000 tekste të ndryshëm, duke filluar që nga librat e historisë e ata letrarë, e deri te dokumetat e rëndësishme, të cilat familja Libohova i kishte mbledhur e ruajtur përgjate gjithë historisë së saj të lavdishme, që nga shekullit të XV, duke vazhduar në periudhat e mëvonshme në të cilat kjo familje ka qeverisur Janinën

Kjo bibliotekë . 


Me djegien e saj u shua edhe një pjesë e historisë së shqipërisë dhe e popullit shqiptar.

Pesë zakone që vetëm njerëzit mirënjohës i zotërojnë

Pesë zakone që vetëm njerëzit mirënjohës i zotërojnë

Ndonjëherë kur përballemi me vështirësi që na sjellë jeta, është shumë e thjeshtë të përfshihemi nga negativiteti dhe keqardhja.
Ne shpesh përqendrohemi më shume seç duhet në anën negative të situatave dhe harrojmë të jemi mirënjohës për atë që kemi.
Mirënjohja është nga ato gjëra që duhet ta bëjmë pjesë të përditshmërisë sonë. Këto janë pesë zakone që zotëron një njeri i çiltër dhe mirënjohës.


Ata i kushtojnë kohë edhe nuhatjes së një trëndafili
Njerëzit e çiltër përqendrohen në disa detaje të vogla të cilat shpesh konsiderohen si të parëndësishme. Është e thjesht t’i neglizhosh të gjitha gjërat e bukura që na rrethojnë, por nëse ndalon për pak dhe bëhesh i vëmendshëm, do të kuptosh që jeta është një dhuratë e çmuar të cilën duhet ta vlerësosh maksimalisht.


Janë mirënjohës me njerëzit e tjerë
Njerëzit e sinqertë gjithashtu vlerësojnë bashkëjetuesit e tyre dhe çdo gjë që bëhet për ta. E thëna e një “Faleminderit” është mënyra më e bukur për të krijuar kofidenca më dikë.
Mendojnë për humbjen ose vdekjen herë pas here
Të menduarit rreth humbjes së njerëzve të afërt dhe se sa e pasigurt është jeta, mund t’ju ndihmojë të vlerësoni më shumë atë që zotëroni, shkruan /bota.al./


Do të falënderoni zotin për çdo ditë që ju falet dhe për faktin që jeni zgjuar të shëndetshëm sot.


Gjërat e mira i konsiderojnë si dhurata
Mirënjohësit nuk nënvlerësojnë asgjë. Nuk pretendojnë dhe nuk ndihen sikur dikush u ka për borxh ndonjë gjë, ose që janë të përcaktuar për të qenë më lart.


Ata i përmendin gjërat e mira
Njerëzit e çiltër e shprehin mirënjohjen e tyre jo vetëm për tu treguar të sjellshëm, por sepse kanë nevoja ta bëjnë një gjë tillë.

Thursday, October 25, 2018

Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerzimin! Është detyra e jona të kujdesemi për fëmijët që nuk kanë përkrahjen e nënës

Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerzimin!
Është detyra e jona të kujdesemi për fëmijët që nuk kanë përkrahjen e nënës dhe të babait!
Dajana vuante nga sëmundja e skoliozës.

Ajo kishte një masë tumoriale në shpinë e cila ishte kthyer në rrezik serioz për jetën e saj. Të vetmin që mund të kujdeseshin për të ishin gjyshi dhe gjyshja sepse prindërit nuk i kishte njohur kurrë! Ajo kishte nevojë të menjëhershme për operacion sepse çdo ditë që kalonte kthehej në rrëzik për të! Dajana kërkoi ndihmën e Shqiptarëve të cilët reaguan menjëherë duke i mundësuar operacionin dhe duke i shpëtuar jetën. 

Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerzimin! Zoti ju shpërbleftë.
Nëse dëshironi të bashkoheni me nismat bamirëse këto janë të dhënat e kontribimit: 

Nderkoh dhe video' mos harro shpërndanjeni. Faleminderit 

Paypal: fondacionifirdeus1@gmail.com






Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...