S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, October 24, 2018

Hapen hapësirat e reja të Ambasadës së Sllovenisë në Maqedoni

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia nga Sllovenia ka mjaft për të mësuar, sepse ka model të suksesshëm ku Maqedonia do të përpiqet, për shkak se dëshiron të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së me demokraci evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo nuk do të jetë lehtë, por do ta bëjmë. Rruga nuk është e lehtë, në secilin rrugëtim është më lehtë kur miqtë janë me ne. Kjo është rast special dhe këto janë hapësira më të mëdha të Ambasadës. Do të përpiqemi që edhe miqësinë tonë ta bëjmë më të madhe nëse kjo është e mundur”, tha Dimitrov.

“Gënjeshtrat ministrore”. Edhe ky vit mund të shkojë huq, për sa i përket çështjes së lëvizjes së lirë të qytetarëve në vendet e BE-së-...

Edhe ky vit mund të shkojë huq, për sa i përket çështjes së lëvizjes së lirë të qytetarëve në vendet e BE-së. Kosovarët ka gjasa të mbesin të bllokuar edhe për një kohë, sepse procesi i liberalizimit të vizave, mund të mos përfundojë ashtu siç parashikonin dhe premtonin zyrtarët më të lartë të shtetit – shkruan-  /Gazeta e Re/ & /Shtypnews.al/



Paralajmërimin për zgjatjen e mëtejshme të procesit, e dha vet Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha. Për të përditshmen ‘Zëri’ ajo citohet të ketë thënë se nëse nuk sigurohen shumica e votave për ta siguruar liberalizimin e vizave “vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë.”
Por, siç e kujtojnë lexuesit, ishte vet kjo ministre e cila në nëntor të vitit të kaluar deklaronte se i vetmi kusht i paplotësuar ka mbetur çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, çështje për të cilën atëbotë ajo bënte thirrje që të mbyllej sa më parë. Gjithsesi Ministrja Hoxha nuk ka qenë më e zhurmshmja për sa i përket kufirit me Malin e Zi. Presidenti Hashim Thaçi e Kryeministri Ramush Haradinaj, kanë qenë në krye të kësaj liste. Ata madje shpeshtuan frazën që pas kalimit në parlament të demarkacionit, kosovarëve së shpejti do t’ju hiqej regjimi i vizave.
Sidoqoftë, “Demarkacioni” duket të mos ketë qenë kushti i vetëm, ndërsa një fazë e rëndësishme e lobimit te anëtarët e Këshillit të Ministrave, del të jetë fort e rëndësishme në këtë moment. Agron Hoti Këshilltar në Ministrinë e Integrimeve për Gazeta e Re tha se:
“Ministria për Integrim Evropian në koordinim të ngushtë me Kabinetin e Kryeministrit, menjëherë pas publikimit të Raportit Vlerësues të Komisionit Evropian për plotësim të kritereve për liberalizim të vizave, ka përgatitur një koncept dokument për të lobuar nëpër Shtete Anëtare të BE-së dhe institucione të BE-së për ta përmbyllur këtë proces. Takimet individuale me Shtete Anëtare të BE-së dhe institucione të BE-së janë duke vazhduar, fushata për vetëdijesim të opinionit në Kosovë është duke vazhduar ashtu siç janë duke vazhduar takimet me ambasadat e vendeve të Schengenit në Kosovë. Sigurisht që ka shumë shtete që janë pro liberalizimit të vizave dhe ka të tilla që kanë hezitime. E institucionet tona janë duke vazhduar me aktivitete lobuese që të hiqen hezitimet duke kontribuar kështu në ndërtimin e konsensusit mes shteteve anëtare të BE-së për heqje të vizave. Tani për tani nuk mund të flasim për efekte, por vetë fakti që Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë votuar në favor të heqjes së vizave janë indikative për këtë proces maratonik.”
Hoti siguron që pjesa e punës nga ana e institucioneve të Kosovës, është kryer, ndërsa votimi nuk është një proces që varet nga to.
Diskursi i zyrtarëve të lartë ka ardhur duke u ndryshuar, qysh kur Bekim Çollaku, ish ministër i këtij sektori, festonte liberalizimin e vizave me shampanjë në zyrën e tij, një lajm sensacional asokohe, i cili doli të ishte një gënjeshtër ministrore e radhës. Pasardhësja e Çollakut, Dhurata Hoxha, ndërkaq, disa vite më vonë në një intervistë për ‘Zërin’ në njërën prej pyetjeve vijonte ta cilësonte çështjen e ‘Demarkacionit’ si pengesë kryesore në kuadër të procesit:
“Procesi i përcaktimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka nxitur shumë debate në Kosovë. BE-ja si kriter të padiskutueshëm sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën ka vënë demarkacionin me Malin e Zi dhe kjo çështje nuk ka kthim prapa. Demarkimi i kufirit duhet të përfundojë dhe të gjitha instancat e BE-së e kanë bërë të qartë se ky kusht mbetet dhe nuk do të ketë liberalizim të vizave pa plotësimin e këtij kushti, si dhe luftimin e korrupsionit. Sa i përket konsensusit nacional, e kam fjalën për një konsensus i cili duhet të ekzistojë pavarësisht dallimeve partiake, agjenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe të gjithë të kemi një konsensus të brendshëm. Klasa politike në vend, kur bëhet fjalë për interesin shtetëror dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit, duhet të dalin përtej petkut partiak.”
Izolimi i gjatë, është një standard i padrejtë, i vënë ndaj Kosovës, pasi që vijon të mbetet i vetmi vend në rajon, ndaj të cilit nuk është larguar regjimi i vizave. Me gjithë problemet e mëdha me të cilat ballafaqohet republika më e re në Evropë, sipas njohësve të këtyre proceseve, progresin e saj në shumë fusha, nuk mund ta mohojë askush. Greqia, Rumania e Ukraina, janë një referencë për këtë njohës. Por shumë qytetarë, të cilët ndihen përsëri të mashtruar, nëpër rrjete sociale kanë thënë se zyrtarët e shtetit duhet të japin llogari për premtimet e tyre të mëdha.

Mijallkov-Janakievskit për zgjedhjet e vitit 2013: Shqiptarët i kam shtrënguar fort


Bisedat e përgjuara telefonike gjatë muajit mars të vitit 2013, shfaqin në tërësi planin e detajuar të VMRO DPMNE së për të fituar zgjedhjet lokale e sidomos në Qendër ku siç thotë Mile Janakievski, ka patur luftë të vërtetë. Në një bisedë të përgjuar telefonike që e publikoi PSP-ja në gjykimin për rastin Titanik, dëgjohen marrëveshjet e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov me partitë shqiptare, BDI dhe PDSH. Politikanët shqiptar kanë ofruar ndihmë për fitoren e kandidatit të VMRO DPMNE-së gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2013 në Qendër. Roli i BDI-së dhe PDSH-së ka qenë që ata të sigurojnë së bashku 800 vota, prej gjithësej 15 mijë sa planifikonte të sigurojë VMRO-ja.
Në një prej telefonatave të ish drejtorit të DSK së Sasho Mijallkov me ish ministrin e  Transportit Mile Janakievski, Mijallkov thotë se BDI edhe PDSH do sigurojnë njerëz që do të lobojnë dhe dërgojnë me makinë çdo familje që do të votojë për Vlladimir Todoroviçin e VMRO-së.
SASHO MIJALLKOV, ISH DREJTOR I DSK-SË (I AKUZUAR)
Shqiptarët i kam shtrënguar fort. Thaçi do më japë sigurt njerëz . Me këta të BDI së edhe pak do shoh. Aktivistë do të shkojnë të dërgojnë njerëz me makina në vendvotim. Jemi marrë vesh me Ademin dhe Thaçin. Operuesit tanë së bashku do të shkojnë në terren, derë më derëE njëjta skemë është dakorduar edhe me Thaçin. Secili do na sigurojë nga 400 votues”.
Kryeorganizatori i skemës së mbledhjes së votuesve është ish ministri i Transportit Mile Janakievski, i cili pretendon të arrijë të nxjerrë 15 mijë votues që do të votojnë për kandidatin e VMRO së. Ish ministri i informatikës Ivo Ivanovski së bashku me zëvendësen e tij Marta Arsovska Tomovska, i kanë siguruar të dhënat e detajuara për çdo të punësuar në sektorin publik dhe shtetëror, ndërsa sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev, i cili e ka drejtuar qendrën analitike të VMRO-së,  e ka mbajtur evidencën për çdo listë shtesë së votuesve. Listë votuesish VMRO-së i kishte dorëzuar edhe ish drejtori i Telekomit Zharko Llukovski. Sipas bisedave të përgjuara që u lëshuan në sallë, ai ka dorëzuar listë prej 2 mijë votuesve për Qendër.
Mile Janakievski jo vetëm që kërkon listë të të punësuarve nga shteti, por shkon deri aty sa të kërkojë edhe emrat e personave që u janë dhënë grante 3 mijë eurosh për nisjen e biznesve të vogla për ti detyruar që të votojnë. Janakievski angazhon njerëz edhe për trysni ndaj arsimtarëve dhe profesorëve.
MILE JANAKIEVSKI, ISH MINISTËR I TRANSPORTIT (I AKUZUAR)
“Po bëjmë listë prej 15 mijë personash që do të votojnë për kandidatin e VMRO së. Të gjithë ne duhet të japim kontribut. Bëj presion sa mundesh. E di se sa e kemi me rëndësi Qendrën”
Disa kompani të mëdha poashtu dëgjohet t’i kenë dhënë VMRO-së lista të votuesve. Mes tyre është edhe Telekomi i Maqedonisë. Ish drejtori i saj Zharko Llukovski i ka dorëzuar VMRO-së një listë prej 2 mijë votuesish, të punësuar në Telekom. Janakievski madje ka insistuar që disa të punësuar në Komunën Qendër, të vjedhin listat e votuesve që nuk kanë dalë në rrethin e parë të votimit, që t’u bëjnë trysni për të dalë në rrethin e dytë. Edhe pse e paralajmërojnë se kjo paraqet vepër penale, ai insiston që të merren.
Ish ministrja e Brendshme nga ana tjetër, është interesuar për votimin në Kumanovë. Ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Goranço Savevski dëgjohet t’i raportojë Jankullovskës se çfarë ka vërejtur nëpër Kumanovë gjatë ndjekjes së ish kryetarit të Kumanovës Zoran Damjanovski. Ndjekja ka shkuar deri aty sa operuesit e Savevskit në terren, kanë lexuar nga buzët e personave që janë takuar me Damjanovskin, ose që të paktën janë dëgjuar të flasin diçka mirë për Damjanovskin. Por ka ndodhur edhe që të përgjohen disa qytetarë të Kumanovës që janë parë ose dyshuar se e përkrahin ish kryetarin nga radhët e LSDM-së.

Tuesday, October 23, 2018

Faqja me 10 milionë ndjekës në Facebook i bën hit në botë tolerancën ndërfetare në Shqipëri



Video blogeri arabo – izraelit Nuseir Yassin, që ka në posedim faqen e Facebook’ut, ‘Nas Daily’, ka realizuar një video për tolerancën ndërfetare në Shqipëri, video e cila është bërë hit në këtë rrjet social në gjithë botën.
Në këtë video, të formatit njëminutësh siç i bën Nuseir, paraqitet Shqipëria si një shtet me katër fe të ndryshme, por që askush nuk e sheh si të huaj tjetrin, dhe të gjithë e identifikojnë vetën si shqiptarë, shkruan gazetametro.net.
Nuseir e paraqet këtë si vlerë të rrallë të kombeve në botë, ku një popull ka disa fe të ndryshme, por njerëzit e atij vendi, lidhjen me Zotin e kanë krejt personale, dhe nuk u pengon feja e tjetrit.


Sunday, October 14, 2018

Operacion kundër ndotjes. Arrestohen 9 shtetas, sekuestrohet kamioni me mbetje fasonerie



Policia e Krujës ka arrestuar 9 shtetas, të akuzuar për ndotje të mjedisit, pasi gjatë prodhimit të gëlqeres, në mënyrë të përsëritur përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e banorëve të zonës.

Gjatë operacionit policor që pa t’u viheshin pranga shtetasve Lulian Agiçi, 38 vjeç; Mirgen Sheta, 37 vjeç; Atdhe Sula, 43 vjeç; Ilir Sula, 34 vjeç; Bajram Sula, 64 vjeç; Liradin Kraja, 61 vjeç; Fatmir Shullazi, 47 vjeç; Ilir Babasi, 48 vjeç; si dhe Dalip Islamaj, 49 vjeç; që të gjithë banues në Krujë; u sekuestrua edhe një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.


Mbetjet e fasonerisë, por edhe plastikë e rrezikshme, do të përdoreshin për djegie në furrat në pronësi të shtetasit Ilir Babasi. Për shtetasit e mësipërm, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës ka marrë materialet në dorëzim për veprën penale të “ndotjes së ajrit” të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Para ndeshjes vendimtare, stërvitje dhe shëtitje në bregdet për kuqezinjtë




Stërvitja e fundit në resortin “Tropikal” gjatë paradites së të shtunës dhe më pas udhëtimi drejt Izraelit. Kombëtarja i mbylli përgatitjet për duelin në Ligën e Kombeve në Shqipëri, megjithatë, ashtu siç e ka traditë, trajneri Kristian Panuçi do të zhvillojë edhe një seancë shkrydhëse përpara ndeshjes.
Këtë paradite, kuqezinjtë pritet të zbresin për afro 30 minuta në fushë, për një stërvitje të lehtë dhe që më tepër shërben për të mbajtur të gjithë lojtarët në formë. Më pas, stafi i Kombëtares ka planifikuar një shëtitje në qytetin bregdetar të Ashkeonit, aty ku Kombëtarja është akomoduar.
Pas mbërritjes në Izrael, skuadra ka qëndruar gjatë gjithë kohës në hotel dhe të vetmit që u larguan nga vendi ku kuqezinjtë janë grumbulluar ishin trajneri Panuçi dhe kapiteni Mavraj, të cilët zhvilluan konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes. Ashkeoni është një qytet rreth 60 kilometër larg Ber Shevas, aty ku, këtë të diel në orën 20:45 do të luhet ndeshja. 

Saturday, October 13, 2018

Shqipëria gati për Izraelin, ja si pritet të jetë formacioni!



Shqipëria do të udhëtojë mesditën e sotme drejtë Izraelit, për të luajtur ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndaj kombëtares vendase. Kjo sfidë është mjaftë e rëndësishme për të vijuar më tej rrugëtimin në këtë kompeticion të UEFA-s, por njëkohësisht për të shpresuar në një kualifikim në Euro 2020. Paraditen e sotme është parashikuar të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore në Durrës, ku trajneri Christian Panucci, do të ketë mundësi të mendoj ndoshta edhe për formacionin. Skuadra niset sot në orën 14:30 nga Tirana drejt Izraelit, aty ku  në mbrëmje, në orën 19:45, do të mbahet dhe konferenca e zakonshme për shtyp e trajnerit dhe kapitenit të skuadrës.
Edhe pse u provuan disa lojtarë të rinj pak ditë më parë në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në formacionin e titullarëve pritet të rikthen shumë nga lojtarët që nuk luajtën në atë ndeshje. Hysaj, Basha dhe Memushaj pritet të jenë që nga minuta e parë. Porta pritet t`i besohet Thomas Strakoshës, që u la pushim ndaj Jordanisë, sakaq Mavraj dhe Gjimshiti pritet të mbajnë peshën kryesore në qendër të mbrojtjes, Hysaj në krahun e djathtë ndërsa Binaku ka një “sfidë” me Lenjanin, pasi ky i fundit dha sinjale pozitive në ndeshjen kundër Jordanisë.
Në mesin e fushës Xhaka dhe Basha pritet të jenë që nga minuta e parë e lojës, pasi nëse trajneri do të veprojë me 4-2-3-1, ata janë lojtarët më të mirë të mundshëm për të bërë lidhjen mes mbrojtjes dhe mesit të fushës. Në treshen  kryesore të mesfushës pritet që Grezda të jetë titullar i padiskutueshëm, ndërsa në qendër Memushaj dhe në krahun e djathtë mbetet Gavazaj. Ndërsa sulmi pritet t`i besohet Rey Manajt, edhe pse Bekim Balaj është gjithashtu në formë të mirë.
Sakaq trajneri do të ketë në dispozicion, dhe duhet t`i gëzohet faktit që Andi Lila, Sabien Lilaj, Kastriot Dermaku, Myrto Uzuni, Egli Kaja, Etrit Berisha dhe Alban Hoxha gëzojnë forëm të mirë.  Nisur nga ato që u deklaruan nga vetë lojtarët pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, gjasat janë që Shqipëria të rreshtohet me një tjetër skemë, ndoshta me 4-2-3-1, duke parë edhe nivelin e kundërshtarit. Kështu trajneri Panucci do të ketë më shumë mundësi të kontrollojë prapavijnë por njëkohësisht, kjo është dhe skema që i dha fitoren në ndeshjen e parë ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”.

Nga Lulian Hoxhaj

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...