S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 11, 2018

Tragjedia | Atak kardiak, futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare



Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Suedi, aty ku futbollisti shqiptar, Labinot Harbuzi është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje, ndërsa 32-vjeçari ndodhej në banesën e tij, ku jetonte së bashku me prindërit.
Harbuzi pësoi atak kardiak, ndërsa për t’a rikthyer në jetë nuk mjaftoi as ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, e cila u njoftua nga i ati i futbollistit. Lajmi tronditës u bë i ditur nga gazeta më e madhe suedeze, “Aftonbladet”.
Lojtari nga Peja ka qenë mjaft i njohur në shtetin skandinav, ku është aktivizuar me përfaqësueset suedeze të moshave, ndërsa është vlerësuar edhe nga një legjendë si Zlatan Ibrahimoviç. Harbuzi ka kaluar një karrierë të pasur, duke luajtur për Malmon, Fejnordin e Gençlerbirligi, ndërsa së fundmi u aktivizua në Malajzi me Melaka Junajtid.
.....
Disa vite më parë, ai ishte një prej yjeve që përfaqësuesja e Kosovës shpresonte të afronte. Ëndërr e cila nuk u realizua asnjëherë, ashtu si edhe dëshira e Labinot Harbuzit për të vazhduar të luante futboll, edhe pse ishte pa skuadër prej afro dy vjetësh. Ndarja e papritur nga jeta e mesfushorit me tipare sulmuese la gjithçka pezull dhe mbi të gjitha një dhimbje të madhe për familjen dhe për të gjithë shqiptarët.

Masakra në Mat, shkon në tre numri i viktimave, në pranga autori

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e masakrës së ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli të Matit.
Tanimë si pasojë e ngjarjes tronditëse numërohen tre të vdekur dhe një i plagosur.

Rreth orës 17:30 është konfirmuar edhe viktima e tretë, që është shtetasi Hamit Buçi, ndërsa më herët kishin ndërruar jetë Erzen Alija, punonjës i bashkisë, dhe kolegu i tij Mentor Hoxha.
Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ndërsa Buçi dhe Alija ndërruan jetë pak orë më vonë, ndërkohë që po transportoheshin drejt spitalit.
Policia arrestoi ndërkohë autorin e dyshuar të krimit të trefishtë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha, banues në Shëlli të Matit.
Ai u kap dhe arrestua në një urë në Burgajet, afro 1 orë larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që ishte në ndjekje nga 40 forca policie.
Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit,  mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.
Punonjësit e bashkisë Mat kishin shkuar për të hapur rrugën në fshat por janë konfliktuar me autorin e dyshuar Kujtim Koxha, i cili ka hapur zjarr në drejtim të tyre.
Njoftimi paraprak i policisë:  
Burrel
Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat
Forca te shumta policore në ndjekje të tij.
Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.
Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.
Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje. Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Zagoria prej gati një viti është shpallur Park Natyror Kombëtar, por pylli i vënjave në Hoshtevë-...

Zagoria prej gati një viti është shpallur Park Natyror Kombëtar, por pylli i vënjave në Hoshtevë dhe pyje të tjerë në të gjithë krahinën janë dëmtuar shumë vitet e fundit.

Prandaj edhe kërkohet që zona të mbrohet dhe që ligji të zbatohet me përpikmeri, në bazë edhe të statusit të vecantë që krahina e Zagories ka përfituar, në mënyrë që të mbrohet flora dhe fauna e saj e pasur dhe që kjo ti sherbejë më pas Zagories për të shtuar edhe turizmin në të.
---------------------------Ndiqeni dhe -( Video) si më poshtë

Ndiqeni dhe -( Video) si më larte...!

Khabib ka mik kampionin shqiptar, pak muaj më parë rrezikoi jetën bashkë me të

Khabib Nurmagomendov është sportisti më i përfolur i momentit. Rusi u shpall kampion bote pas atij dueli shumë të përfolur ndaj McGregor. Khabib është mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Ndër 356-të njerëzit që ai ndjek nga llogaria e tij është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Ilir Latifin, u cili bën pjesë tek artet marciale mike në UFC, tek peshat “light heavyëeight”.



Rusi ka njohje me shqiptarin, pasi pas përfundimit të ndeshjes e uroi, ndërkohë që në sulmin ndaj autobusit të bërë nga McGregor disa kohë më parë, ata ishin së bashku në autobusin që u godit nga irlandezi.
T Cara ju paraqet dhe videon si me posht..! "Ndiqeni"  

Khabib ka mik kampionin shqiptar, pak muaj më parë rrezikoi jetën bashkë me të


Wednesday, October 10, 2018

Grezda: Kurrë s’më ka ndodhur në karrierë ajo që më ndodhi në ndeshjen e sotme

Grezda: Kurrë s’më ka ndodhur në karrierë ajo që më ndodhi në ndeshjen e sotme. 


Eros Grezda ka folur për “Supersport” pas ndeshjes ndaj Jordanisë, duke u shprehur se ka luajtur edhe i dëmtuar pasi kishte marrë një goditje në kavilje.

Trajneri deshi të provonte diçka të re. Kishim shanse por nuk ishte pasqyra jonë. Nuk zhvilluam ndeshje të mirë dhe nuk u ndjeva mirë e nuk isha në formë pas një dëmtimi në klub që mora.
Në ndeshjen me Izraelin do të jem në formën më të mirë besoj dhe do të bëjmë më mirë. Me trajnerin asim shumë dhe te e fundit kualiteti nuk është kryesoja.
Po dhe 100% dhe maksimumin do të shpërblehet.
As sot nuk e dhamë 100% dhe shpresoj të jemi në maksimum ndaj Izraelit. Të gjithë më njihni dhe loja ime me shpinë nuk është më e mira.
Kisha kohë pa luajtur dhe me Rejnxhërsin kam luajtur pak minuta. Këtë pozicion që kisha sot e kam luajtur vetëm kundër Spanjës.
Nuk ishte ndeshja ime më e mirë dhe shpresoj të përmirësohem.
Rasti i humbur? Ishte një aksion i bukur i nisur nga Gavazaj dhe provova të gjej cepin e portës dhe ishte një gabim teknik.
Ishte edhe rasti i penalltisë dhe kurrë në karrierën time nuk kam pasur ndërhyrje më të fortë nga mbrapa. Ishte penallti e pastër”, u shpreh Grezda.

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças, Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hakërrim
Shpërndajeni këtë që ta lexojnë dhe të tjerët..!


Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!
Dhe kërkoni me ballhapur komb i varfër t'ju thërres'
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'
dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!
Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!
Ç'na pa syri, ç'na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor' të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr' e qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull', shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit' që nis e vrëret do mbaroj' me bubullimë,
ky i sotmi zër' i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit' për goj'!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor'
nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,
ësht' i syrit në lot mëkuar, ësht' i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
- Ali Asllani

Si u ‘cmenden’ Lenc Vangjeli dhe Muç Nano kur doli videoja në Opinion qe ‘fut’ ne burg Taulant Ballen-....

Si u ‘cmenden’ Lenc Vangjeli dhe Muç Nano kur doli videoja në Opinion qe ‘fut’ ne burg Taulant Ballen

Pasi deputeti i PD Salianji nxori video qe dogji dhe përvëloi dëshmitarin e prokurorisë që mbronte Agron Xhafën duke thënë se atij i kishte bërë presion drejtori policisë Ardi Veliu, në vend që të kuptonin se si ishte manipuluar hetimi, Nano dhe Vangjeli u hakërryen me sharje dhe ofendime për opozitën duke e braktisur rrolin e gazetarit që kërkon të vërtetën dhe duke marrë rrolin e militantit.
Në vënd që të pyesnin se si qe e mundur qe personi ku prokuroria kishte mbështetur gjithë akuzën fallco dilte në këtë mënyrë, ata u hodhën me sulme personale ndaj Salianjisit me fjalët më fyese dhe duke e parë si mjerimin e opozitës.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...