S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, September 28, 2018

URGJENT SHPERNDAJENI KETE APEL PER NDIHME NE MENYRE QE TE PERHAPET SA ME SHUM

Urgjent shperndajeni ket, kjo esht Majlinda Deneku.
 Ju mund te kontaktoni me ta dhe vet ...! 







Pershendetje, un jam Majlnda Deneku Jam invalide me kan dal dy gjendra ne fytyr skam munci te bej analizat te operohem jemi nje familje shum e varfer ju lutem me ndimoni me sa do pak analizat bejn 150 euro operimi 4500 euro nese ka ndo nje prind ta ver dor ne zemer kam shum dhembje llogaria bank NGB BANK IBAN AL 49901221920046564930­016018 majlnda kadri deneku llogaria sherben vetm euro.  
Jam nga Lushnja

Situata me zjarret vijon që të jetë problematike në vend. Pas Lezhës, Kavajës dhe Pukës është shënuar një vatër zjarri edhe në Patos.

Situata me zjarret vijon që të jetë problematike në vend. Pas Lezhës, Kavajës dhe Pukës është shënuar një vatër zjarri edhe në Patos.

 Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe masive në fshatin Novoselë të Patosit në njësinë Administrative Zharrëz.

Sipas të dhënave për Report Tv nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe sera, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa mjete të zjarrfikëses.

Ministrja e Mbrojtjes deklaroi sot se në 17 dite janë shënuar, jo pak por 91 zjarre, ndërsa pjesa më e madhe janë me qëllim dhe autorët do të arrestohen, ndersa policia ka marre nje plan masash.

Thursday, September 27, 2018

Publikohet fotoja brutale, shikoni si e dhunoi djali i deputetit Xhisiela Malokun


Kjo foto i jep fund dyshimeve për skandalin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.Kjo është pamja e vajzës ditën pas rrahjes nga Rrexhep Rraja, siç është paraqitur në polici.
“Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë përball Hotel Boci, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe më theu, duke më thënë me kë do dalësh sot. Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.”, thotë Xhisiela në dëshminë e saj.
Më tej ajo tregon se është rrahur brutalisht çka dëshmon edhe kjo foto.

“Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën. Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku”, tregon e reja.
Ajo tregon se e tërhoqi dëshminë sepse Rexhep Rraja e kërcënoi me vdekje: “Ata janë fis kriminelësh rrinë gjithmonë me pistoletë, unë nuk e kam babain më është vrarë në vitin 1997, jetoj me mamin dhe motrën. Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në komisariat e Krujës, kam bërë një deklaratë tek inspektori i zonës shtetasi Sabri Dani, këtë deklaratë e ka firmosur dhe motra ime A. M. tek deklarata kemi shkruar që nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty me doli një person tullac dhe mu prezantua si shefi i madh dhe më tha që ‘ai që të të do të rref’, atë ditë dhe më kishte rrahur shumë Rexhepi, mbaj mend që isha bërë me gjak. Dua të shpjegoj që kallëzimi i radhës është ai i datës 21.07.2018, në komisariatin Nr.3 në Tiranë, këtë radhë nuk kam firmosur deklarata që i kam zgjidhur problemet, por kam kallëzuar për përndjekje shtetasin Rexhep Rraja”.

Kur kanë shumë fruta, norvegjezët i vendosin jashtë oborrit që kalimtarët t’i marrin



Kualiteti i jetës ndryshon nga vendi në vend, dhe në këtë pikë, norvegjezët dihet që qëndrojnë shumë mirë.
Një detaj se si janë edhe shumë socialë me njëri tjetrin, është vjelja e pemëve. Kur pemët u sjellin norvegjezëve shumë fruta, ata i varin ato jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të mund të shërbehen me to. Nuk është çudi pse Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale.

Shmanget sulmi terrorist në Holandë 7 të arrestuar. Po planifikonin një seri atentatesh


Shmanget sulmi terrorist në Holandë

7 të arrestuar. Po planifikonin një seri atentatesh











Forcat e anti-terrorit në Holandë shmangën një sulm të madh terrorist që pritej të kryhej me disa shpërthime dhe masakra me armë zjarri. Në prangat e policisë përfunduan 7 persona.
Ata po tentonin siguronin automatikë kallashnikovë dhe materiale për ndërtimin e bombave. Autoritetet holandeze raportojnë se disa prej të arrestuarve janë arrestuar edhe më herët se kanë tentuar të shkojnë të luftojnë në Siri. Tv Klan

Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Greqi

Ngjarje shokuese në familjen shqiptare në Greqi 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në qytezën Amfissa në Greqi, ku është abuzuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare me aftësi të kufizuara. Vajza është përdhunuar nga babai i saj, me origjinë shqiptare.
Ngjarja u zbulua ditën e djeshme, kur 16-vjeçarja u dërgua në spital me dhimbje të forta. Aty mjekët mësuan se ajo kishte mbetur shtatzënë. Gjatë gjithë kësaj kohe, vajza me aftësi të kufizuara e kishte mbajtur të fshehtë tmerrin që kishte përjetuar.
Përdhunimi nga i ati u konfirmua edhe nga mjekët përmes analizave të ADN-së. Pas konfirmimit, burri shqiptar u arrestua nga policia greke. /tvklan.al

“Do të zhdukim familjen”, oficeri Nuhu tregon takimin në lokal me deputetin Rraja (video)

Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Ish-oficeri Nuhu deklaroi se njerëzit e deputetit Rraja e kërcënuan për të mos vazhduar hetimin ndaj Rexhep Rraja, djalit të deputetit Rrahman Rraja. Ndërkohë, që ky i fundit sot në një prononcim për Tv Klan mohoi që të ketë njohje me ish-oficerin Nuhu.
Aktualisht, Emiljano Nuhu ndodhet në një vend të Bashkimit Europian, ndërsa vendndodhja e saktë nuk bëhet me dije për arsye sigurie.
Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?
Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Whatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.
Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?
Emiljano NuhuE njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.
Pyetje: Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?
Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publikon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.
Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?
Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.
Pyetje: Si hyri në komisariat?
Emiljano NuhuSa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.
Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?
Emiljano NuhuKa kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.
Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?
Emiljano NuhuPunonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.
Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?
Emiljano NuhuËshtë e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.
Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?
Emiljano NuhuKa qenë disa herë.
Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish të dashurës së tij. /tvklan.al

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...