S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, June 25, 2020

Xhoi Jakaj: Sa e dhimbshme për Shqiptarët kur nê vitet 2020 kanë më shumë se kurrë nevojë për Shtetarë të nivelit lartë dhe Politikane që mendojnë ndonjëherē edhe për popullin e tyre.

Xhoi Jakaj

Sa e dhimbshme për Shqiptarët kur nê vitet 2020 kanë më shumë se kurrë nevojë për Shtetarë të nivelit lartë dhe Politikane që mendojnë ndonjëherē edhe për popullin e tyre.

Politika botërore ka ndryshuar qasjen e saj ndaj vendeve të ballkanit dhe mençuria e diplomacia e politikës ka marrë tjetêr udhë,sot kërkohet drejtësi, urtësi e ndershmëri në vendimarrje e jo luftë kodoshësh, e kam unë e ke ti ?

Po të endesh ndër vite me memorien tënde  të gjesh një Politikan të ndershëm që nuk është i përfshirë korrrupsion, marrëveshje të pista e i kthyer në multimilirader për shkak të abuzimit me pushtetin zor se e gjen?!

Nese në ditët e sotme thua Politikan, kjo fjalë ka marrë dy kuptime, ose hajdut klasi ose idiot i shitur , e i padobishëm për askend që shkon pas erës së pushtetit për dy perfitime personale!

Sa keq që klasa politike në Shqipëri e Kosovë termin Politikan e bënë fjalë të pështirë të papelqyeshme dhe me një korrotacion negativ, kur duhet të jetë krejt e kundërta, një Politikan pikësëpari në parimet e tij të ketë mbrojtjen e kombit,shtetit,territoreve dhe popullit që të ka besuar ta drejtosh!

Pêr aq kohë sa nga njeri normal si të gjithë,pas 4 -vitesh si Deputet, si Minister, Bashkiak,Drejtues i një dikasteri ke bërë milirada dhe familja jote jeton në luks të shfrenuar, kurse ish komshiu yt vuan për bukën e fëmijeve, nuk blen dot medikamentet nëse është i sëmurë, nuk bën lekët e muajit për të paguar taksat se ja ke vënë ti litarin në fyt me politikat e tua antisociale për t'u pasuruar vetë dhe soji yt, nuk do mend as kalem thotë populli për të mos besuar te asnjë nga ky soj e sorollop politikani...

Por populli vazhdon varfërohet për ditë e më shumë, kurse politika zhvat ngahera më shumë

Ah popull o popull kur do ngrihesh i zhveshur nga idealizmi i tepruar dhe ti rrëzosh të gjithë përdhe ,që të mos ngrihen kurrë,pasi Politikani Shqiptar është pa fe,pa ide, pa atdhe deri sa nuk la det, mal,truall ,monumente kulture, as histori kombi ,pa e privatizuar.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...