S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, June 25, 2020

Berisha-Meta-Rama; mbyllin me Alaudin Malajn dosjen CEZ të vjedhjes së 900 milionë eurove, gjyqtari ikën me turp nga drejtësia

Alaudin Malaj mbyll me turp karrierën e zezë në drejtësi, vendos për pushimin e çështjes së vjedhjes së 400 milionë eurove të shqiptarëve nga Berisha, Shkëlzeni, Nuel Kalaj dhe banda e ministrave dhe drejtorëve në bashkëpunim me CEZ, dosja e dytë e vjedhjes së 500 milionë eurove nga Rama, Gjiknuri dhe Ahmetaj, u mbyll në heshtje, shpëtoi edhe Meta që vodhi me Kastriot Ismailajn miliona euro

Dosja CEZ përfaqëson vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar. Kupola politike shqiptare, në bashkëpunim me disa sekserë dhe kompaninë çeke CEZ, u kanë vjedhur shqiptarëve rreth 900 milionë euro. Dosja CEZ ndahet nga dy pjesë. Pjesa e parë përfshin shitjen e 75 % të aksioneve të OSSH tek kompania çeke CEZ në mënyrë korruptive, favorizimin më pas të CEZ me njohjen e borxhit të keq, çmimin e energjisë elektrike, vjedhjen me fatura fiktive etj. Vjedhja në fazën e parë është mbi 400 milionë euro. Për këtë vjedhje, janë kallëzuar penalisht Sali Berisha si koka e aferës, Nuel Kalaj si sekser kryesor, Shkëlzen Berisha si sekser i dytë, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe një bandë drejtorësh dhe zëvendësministrash që kanë bërë letrat e vjedhjeve.
Vjedhja në fazën e dytë është sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit 479 milionë euro. Vjedhjen e dytë, më e madhe se sa të parën, e kanë bërë Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët firmosën një marrëveshje me CEZ në dëm të Shqipërisë. CEZ na detyrohej me dokumente rreth 400 milionë euro, ndërsa Rama me Gjiknurin dhe Ahmetajn, i dhanë edhe 95 milionë euro të tjera CEZ nga paratë e shqiptarëve. Berisha me grupin e tij dhe Gjiknuri, janë kallëzuar penalisht për këtë vjedhje. Madje Berisha është kallëzuar tre herë, ndërsa për Damian Gjiknurin, dosjen në prokurori e dërgoi Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Të dy grupet nisën një lojë politike duke akuzuar njëri-tjetrin se cili ka vjedhur më shumë. Por, në të njëjtën kohë, bënë një pakt që dosjet të mbylleshin pa kaluar në gjykim, që loja të mos bëhej e rrezikshme. Dosja e Gjiknurit u mbyll pa zhurmë. Dosja e Berishës me shokë, po mbyllet me debate false nga qeveria Rama, për të krijuar idenë se po kërkon të luftojë korrupsionin. Fillimisht të gjithë prokurorët kërkuan mbylljen e dosjes. Më pas ishte gjyqtari Lazër Sallaku i shkallës së parë që mbylli dosjen. Dje, një trupë gjykuese e Apelit në Tiranë, me në krye Alaudin Malajn, la në fuqi vendimin e Lazër Sallakut, duke vulosur mbylljen e dosjes CEZ, për fazën e parë të vjedhjes nga Berisha me shokë.
Me këtë vendim, Alaudin Malaj e ka mbyllur me turp karrierën e tij të zezë në drejtësi, duke i bërë shërbimin e fundit kupolës politike të korruptuar të Tiranës. Malaj nuk u ngrit kurrë në nivelin e një gjyqtari, që mbron interesin publik dhe pasurinë e shqiptarëve, por e përdori çekiçin e drejtësisë për t’u pasuruar. Kjo është arsyeja se pse Vetingu e ka shkarkuar nga detyra si të korruptuar, por Malaj po merr vendimet e fundit, deri kur t’i komunikohet shkarkimi.
Historisë së vjedhjes me CEZ, nuk mund t’i mungonte kurrsesi Ilir Meta, i cili fshihej pas një kompanie që vidhte paratë e shqiptarëve bashkë me CEZ. CEZ bënte fatura vjedhjeje, kompania DIA me Kastriot Ismailajn mblidhte paratë, duke i ndarë më pas. Kompania e tij DIA, kryente mbledhje fiktive të borxheve, ndërsa nga buxheti i shtetit rimbursoheshin paratë e presupozuara si të arkëtuara. Pas kësaj skeme fshihej Ilir Meta. Vetëm me një SMS të zbuluar, Ilir Meta i kërkonte Ismailajt 200 mijë euro me një dorë. Ismailaj u dënua me 11 vite burg dhe iu sekuestruan 4 milionë euro. Ilir Meta i shpëtoi edhe këtë herë ndëshkimit. / Pamfleti

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...