S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, June 25, 2020

Një ndër historitë më të bukura që keni lexuar! Drejtësia e Omerit r.a mes drejtuesit të Egjiptit dhe njeriut të thjeshtë

Në kohën e Omerit r.a shokut të ngushtë të profetit Muhammed alejhi selam, Egjipti u çlirua dhe banorët u bënë muslimanë. Amr Ibn As ishte drejtuesi i Egjiptit, ai ishte shoku i Profetit Alejhi selam. Amr Ibn As kishte një djalë dhe pas disa vitesh që qëndroi në krye të vendit në Egjipt u bë një garë me kuaj. Djali i tij ishte garues në garë së bashku më garuesit e tjerë. Kjo ishtë një eveniment i madh sepse mblidhte të gjithë popullin. Filloi gara dhe në fund të finishit për të dalë fitues ishin dy konkurentë, djali i drejtuesit të Egjiptit dhe djali i një njeriu të thjeshtë. Djali i njeriut të thjeshtë e kaloi atë dhe doli i pari, fitoi garën. Të gjithë njerëzit duartrokitën dhe përshëndetën fituesin ndërsa djali i drejtuesit bëri një veprim të nxituar dhe të gabuar. Ai i nxehur i shkoi fituesit afër dhe e goditi me një shkop të madh në shpinën e tij aq fort saqë për pak nuk i rrodhi gjak. Edhe i tha djalit të thjeshtë që fitoi:
– U bëre ti të fitosh?! A e di ti kush jemi ne?! E di ti kush është babai im?U bëre ti të më kalosh mua?!
Kjo skenë ndodhi në mesin e të gjithë njerëzve dhe të gjithë u çuditën ndërsa djaloshi u turpërua shumë. Uli kokën dhe iku me lot në sy tek familja e tij. Kur hyri në shtëpi e pa babai që djali i tij ishte i mërzitur dhe po qante dhe i tha: çfarë ke bir?!
Djali i tha: U turpëruam baba!
– Çfarë ndodhi?!
Dhe djali i tij ia tregoi të gjithë historikun e ngjarjes. Babai shkoi tek dijetarët e vendit dhe ju tha:
– Familja ime është turpëruar. Familjes sonë i është bërë padrejtësi më jepni një zgjidhje. Dijetarët e habitur i thanë:
– Çfarë ka ndodhur?!
Ai ia tregoi të gjithë ngjarjen. Me habi të madhe dijetarët i thanë:
– Sot në botën Islame ndodh padrejtësi?! Dhe Omeri r.a është i pari i besimtarëve në Medine?! Shko shpejt dhe ankohu sepse ai është i drejti i madh dhe është në ndihmë të nevojtarëve.
Babë e birë i lanë të gjitha punët dhe u nisën drejt Medinës së Profetit Muhammed alejhi selam ku në atë kohë i pari i muslimanëve ishte Omeri r.a i drejti. Pasi e takuan Omerin r.a i pyeti:
– Çfarë ju ka sjellë ju nga Egjipti?!
– O Prijësi i Besimtarëve, turpërimi dhe padrejtësia që na është bërë!
Omeri r.a i ngrihej gjaku shpejt dhe i pyeti menjëherë:
– Çfarë padrejtësie?!
– U tupëruam nga djali i Amr Ibn Asit që ti e ke vendosur të parin e Egjiptit!
– Çfarë ka ndodhur?!
– U bë gara, djali im doli fitues por ai ma goditi djalin shumë dhe u turpërua në sy të njerëzve.
 Uluni aty dhe mos lëvizni sa t’i thëras dhe ata të vijnë.
Omeri r.a i dërgon letër Amr Ibn Asit dhe i thotë: ” Lëri të gjitha punët, vendos zëvendësuesin tënd, merre djalin dhe hajde shpejt në Medinë.”
Amr Ibn As sapo e lexoi letrën dhe pa se duhet të shkonte me djalin e pa që aty kishte diçka. E thiri djalin dhe djali i tha: Baba kam bërë një padrejtësi! Ai i tha:
– Bir, tek Omeri r.a s’ka tolerancë.
U nisën drejt Medinës. Sapo mbërritën atje Omeri r.a i thiri të dyja palët edhe pse Amer Ibn Asi ishtë shoku i profetit Muhammed alejhi selam.
Omeri r.a ju tha:
– Këta më janë ankuar sepse ka ndodhur kjo ngjarje, si mendon ti? E pyeti djalin.
– Kështu ka ndodhur tha djali.
– Çohu ti që more goditjen dhe godite me shkopin tënd djalin e Amr Ibn Asit! Merja hakun ose fale. Ai që fal është më afër devotshmërisë.
Ai nuk e fali edhe e goditi me shkop me aq fuqi saç e kishte goditur.
Omeri i drejtë tha:
– Edhe babain, edhe babain sepse ky e ka fajin që e ka llastuar. Sepse prej pushtetit të tij ndodhi kjo gjë.
Djali i tha:
– Jo o prijësi i besimtarëve jam i kënaqur e vendosa drejtësinë nuk kam gjë me babain. Omeri r.a e nxori Amr Ibn Asin përpara dhe i tha:
 Dëgjo këtu! Kur i robëruat ju njerëzit kur Zoti i ka krijuar në barkun e nënës të lirë. A nuk e di ti Amr se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij?!
– Po Prijësi i besimtarëve por fëmija ta merr fytyrën edhe faqen.
Zoti na bëftë të drejtë, modestë dhe dijetarë!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...