S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, January 24, 2020

Kompanisë së Sandër Lleshit i duhen 51 makina me kilometrazh 0, ofron 1.2 milion Euro!


Kompanisë së Sandër Lleshit i duhen 51 makina me kilometrazh 0, ofron 1.2 milion Euro!

Nga  Nikoleta Kovaci 

Kompania e ruajtjes fizike, Illyrian Guard’ që administrohet nga Ministria e Brendshme dhe ministri përkatës, kërkon makina me qira që të jenë madje me kilometrazh . Ata kërkojnë jo pak po 51 mjete për një afat 4-vjeçar. Madje mjetet janë të ndara në fuqi të ndryshme motorike.
Kjo kompani, e cila u themelua një vit më parë, zotërohet 100 për qind të aksioneve nga shteti shqiptar dhe që ofron shërbime me pagesë ndaj palëve të treta publike. Po ashtu ofron shërbime edhe për privatin në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Ja çfarë mjetesh i duhen kompanisë së Sandër Lleshit

Sipas të dhënave mësohet se ‘Illyrian Guard’ ka kërkuar që të marrë me qira 51 mjete për një afat 4 vjeçar dhe për këtë, fondi limit i vënë në dispozicion është rreth 1.2 milionë euro ose 146 milionë lekë.
Duke u bazuar në specifikimet teknike vërehet se kërkohen 9 automjete me motor 1.2 benzinë dhe që duhet të jenë me zero kilometra.
Së dyti kërkohen 10 automjete me motor 1.6, naftë edhe këto me zero kilometra. Një grup tjetër prej 9 automjetesh kërkohet me një motor 1.4 benzinë. Pjesa më e madhe e flotës prej 23 automjetesh kërkohen SUV me kilometrazh zero, motor 2.0-2.2 naftë. Edhe pse specifikimet e automjeteve janë për katër kategori të ndryshme me vlera të ndryshme nga njëra tjetra, një mesatare e përllogaritur në bazë të fondit limit dhe numrit të automjeteve rezulton se në krye të katër viteve kompania do të paguajë rreth 23 400 euro për secilën prej tyre.
Qëllimi i procedurës është pajisja e strukturës dhe personelit të IG, me mjete transporti bashkëkohore, të sigurta e të përshtatshme për larmishmërinë e terrenit ku do të operohet, të cilat ofrojnë kushte optimale pune për të mundësuar kryerjen sa më efikase të detyrave dhe ngarkesën e punës që mbart shërbimi i kompanisë!

Krijimi i ‘Illyrian Guard’

Kjo shoqëri, sipas vendimit të qeverisë, u regjistrua në QKR në prillin e një viti më parë. Në specifikën e saj u përcaktua se do të ofrojë shërbime të ruajtjes fizike dhe juridike, publik dhe privat. “Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a ishte 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. Asokohe u tha se autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.
Shoqëria “Illyrian Guard”, sh.a., ofron shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucionet në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore”- përcaktohej   në VKM, ndërsa vetëm një ditë më parë gazeta “Fjala” zbardhi projektligjin që pritet të kalojë në Parlament në të cilën thuajse urdhërohen punonjësit e policisë që janë mbi moshën 55 vjeç të punësohen me gjysmën e pagës tek kjo kompani. Nuk dihet nëse kalon ky projekt ligj në parlament, pasi punonjësit e policisë do të kenë probleme serioze me pagesën dhe daljen në pension!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...