
Fill pas shpërndarjes së fletushkave te TEG-u, njerëz me kapuçë të paguar nga Samir Mane sillen rrotull Logut të Shkëndijës, duke bërë foto dhe njollosur me të zezë murin rrethues. Na vjen keq që të tillë fakirë nuk gëzojnë dot festat me familjet e tyre, por i shërbejnë me devotshmëri të padenjë kryeoligarkut.

Reagime të tilla nuk do të na bënin përshtypje sikur të mos shoqëroheshin me implikimin e policisë së shtetit. Në asnjë rast ajo nuk ka marrë masa kundër prishësve të fasadave, të cilët nuk kanë asnjë mesazh për të dhënë përpos fshirjes plot ankth të emrit të Samir Manes. Përkundrazi, policia e shtetit dhe policia bashkiake po shërbejnë si reparte të gatshme mbikëqyrjeje, marrjeje me forcë dhe gjobitjeje të aktivistëve. Ato nuk po mbrojnë njeri, por vetëm interesat e oligarkut që ka në listën e pagesave qeverinë, partitë, median dhe të gjitha institucionet publike.
Sidoqoftë, neve nuk na shkon ndër mend ta ulim ritmin e aksioneve në mbrojtje të minatorëve të Bulqizës. Nuk do të lëmë vend pa e thënë të vërtetën e madhe dhe dramatike: Samir Mane shtyp minatorët!
Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni gjatë ditëve në vijim në luftën e gjatë kundër oligarkisë!
No comments:
Post a Comment