S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, December 15, 2019

Hungari-Serbi, prej sot kontrolli minimal doganor - | Shtypnews.al |

Për shkak të festave të fundvitit, ministritë e Punëve të Brendshme të Hungarisë dhe Serbisë kanë arritë një marrëveshje mbi kontrollin minimal doganor për udhëtarët, duke filluar prej sot deri më 15 Janar. Administratat doganore të dy vendeve gjithashtu kanë ra dakord që qytetarëve tu lehtësohet kalimi i kufirit.
Nd/Komandanti i policisë kufitare në Horgosh, Nenad Zhivkoviç, tha se do të zbatohet kontrolli minimal nëse do të ketë fluks të madh të lëvizjes së njerëzve dhe makinave, fluks i cili, sipas tij, pritet të filloj gjatë javës së ardhshme situatë kjo që zakonisht vazhdon deri në fund të muajit janar.
Edhe doganat kanë mbështetur këtë vendim të dy policive. Doganieri Mirolub Stojkoviç është është shprehur për Televizionin publik të Serbisë, RTS, se kontrolli në vendkalimin Horgosh do të zbatohet në minimumin e tij ligjor.
“Pra, nga 15 dhjetori deri më 15 janar, kotrolli do të jetë minimal,” tha Stojkoviç. Në fund, të dy policitë kufitare si dhe doganat kanë theksuar se kanë numër të mjaftueshëm të njerëzve dhe janë të sigurt se nuk do të ketë probleme.

Shtypnews.al



No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...