S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, December 23, 2019

Bill Clinton: Nënë Tereza më bëri ta dua kombin shqiptar-...

Përgatiti Altin Kocaqi. Fjalët e Presidentit të ShBA-së, Bill Klinton, kur u shpreh se “Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar; ndihem krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, tregojnë qartë se ajo e kishte shpalosur zemrën e saj arbënore edhe para personaliteteve të mëdha, duke iu folur për vendin prej nga e kishte origjinën, duke i njohur me historinë e këtij populli të lashtë e heroik, si dhe problematikën që mbartte mbi shpinë. https://kastriotet.al/?p=134&fbclid=IwAR19NNGym2A125N48PlzEvKAlihaMEgHhysYv-BnMRhcytYo2LKSNS0Sr_c Kudo ku shkonte, Nënë Tereza e tregonte me krenari prejardhjen e saj. Këtë e dëshmojnë shumë nga letrat dhe shkrimet e saj. Ajo e mbante gjithnjë në zemër atdheun e saj, asnjëherë nuk qëndroi indiferente ndaj fatit dhe gjendjes së popullit shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Madje, kujdesi i saj shprehej jo vetëm nëpërmjet lutjeve të vazhdueshme në ndihmë të kombit shqiptar, por edhe duke e çuar zërin te personalitete të shumta botërore në mbështetje të popullit të saj dhe lirisë së Kosovës, si dhe demokratizimit të Shqipërisë para viteve 90 të shekullit të kaluar. Pjesë nga librii i ri i politologut edhe studiuesit Gjon Keka Recensa e librit nga Dr.Don Lush Gjergjit Gjon Keka: Nënë Tereza – Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave” “Edhe një shkrim, botim, libër kushtuar Nënës Terezës, mos është gjë e tepërt, pas më se 200 titujve dhe botimeve në gjuhë të ndryshme anekënd botës? A thua ka ende diçka të re, që mund të shkruhet dhe të thuhet për Nënë Terezën? Këto dhe pyetje të ngjashme kanë një përgjigje, nëpërmjet këtij botimi, në të cilin Gjon Keka, së pari, gjen një titull të qëlluar dhe kuptimplotë, duke e cilësuar atë si “Arbënorja e famshme e të gjitha kohërave”, shprehje kjo që, më së miri, cilëson lidhjen tonë të lashtë me ilirët, paraardhësit tanë, pastaj arbërorët gjatë shekujve dhe, së fundi me ne, shqiptarët e sotshëm. Cilësimi “e të gjitha kohërave” ia jep asaj dimensionin gjithë-njerëzor dhe hyjnor, si Nënë Universale, që tashmë i ka tejkaluar kufijtë e kohës dhe të hapësirës; është dhe mbetet Nënë për çdo njeri.

Thursday, December 19, 2019

Rezistenca Rinore protestë para Kryeministrisë kundër censurës, televizorë, pranga e “gjoba” përfundojnë në kazanë


TIRANË

Dhjetëra studentë të Rezistencës Rinore kanë protestuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë kundër censurës. Një ditë pasi parlamenti miratoi paketën antishpifje, studentët janë organizuar për të kundërshtuar këtë paketë që i jep kontroll më të madh AMA-s dhe AKEP-it mbi mediat.
Të rinjtë kanë vendosur disa televizorë në tokë, pranga e etiketa ‘gjobë’ dhe më pas janë shtrirë rreth tyre me shirita të zinj në gojë e pankarta të shumta me mesazhe kundër censurës.
Më pas ata i kanë hedhur në kazanët e mbeturinave që janë të vendosur anash kryeministrisë.
“Disa të rinj, studentë të organizuar në rezistencë rinore po protestojnë kundër paketës anti-shpifje. Simbolika e tyre janë disa televizorë, pranga dhe etiketa ku shkruhet gjoba”, tha në një lidhje live gazetari Osman Stafa.
Arben Meta një prej përfaqësuesve të rezistencës shpjegoi dhe simbolikën e përdorur dhe iu bëri thirrje atyre që e mbështesin paketën anti shpifje të mendojnë për fëmijët dhe nipat e tyre.
“Rikthim i nenit 55 të Republikës Popullore të Republikës së Shqipërisë për agjitacion e propagandë. Ky ligj ishte një nga arsyet që diktatura qëndroi aq gjatë në këmbë. Dy janë shtyllat kryesore të demokracisë: e para është gjykata dhe drejtësia që ne e dimë si ka përfunduar dhe e dyta është media e lirë që ne po e shikojmë se si po e pëson. Këta televizorë janë për t’i treguar zotit Kryeministër që në qoftë se ne para disa viteve kishim vetëm një kanal që ishte TVSH sot kemi një kanal televiziv nga i cili do përcillen të gjitha lajmet që është ERTV. Këtë nuk mund ta pranojmë, ndryshe ne do t’i kthenim kurrizin aspiratës sonë për në BE. Kam një mesazh për të gjithë mbështetësit e kësaj pakete, mendoni për fëmijët tuaj. Ky është kthim i një diktature moderne”, tha përfaqësuesi i studentëve.

Wednesday, December 18, 2019

Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte:

Nga- Ervin Goci
Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte: 

1. Jane sulmuar gazetaret drejtperdrejte dhe aktiviste, apo dhe komentues neper faqe, duke i quajtur "shpifesa". Ne fakt mesazhi eshte qe ketu te gjithe shpifin, a thua se shpifja e Kryeministrit eshte njelloj me shpifjen e perdoruesve ne rrjet.

2. Kane sulmuar direkt aktivisten Xhulia Aliaj, Adriana Kalaja, duke i arrestuar apo ne tentative sepse kane shprehur lirshem konsideratat e tyre, a thua se ata jane ndonje organizate e rrezikshme qe perdor komunikimin virtual per mobilizim rekrutesh.

3. Kane mbyllur nepermjet makinerise se TROLL-save apo terminatorit me emer "acromax", faqet "Brryli Broadway", "JOQ" per shqetesime te shprehura online, apo video autentike te papergenjeshtruara nga njeri, madje te perdorura dhe per prove nga autoritetet per te kryer arrestime.

4. Shperndahen fonde nga buxheti i shtetit te sherbetoret e qeverise, se kane veshtiresi per dixhitalizimin, kur ata vete kane nja 15 vite qe e kane mbire dixhitalizimin ne Shqiperi, dhe kur mediat lokale jane ne vdekje klinike.

5. Nderhyhet fare pa teklif direkt ne punen e Autoritetit te Mediave Audiovizive, duke fikur dhe ndezur çelesin e transmetimit dixhital sipas qejfit, nderkohe qe AMA eshte teresisht e pavarur nga qeveria me status, sepse eshte "autoritet" me pergjegjesi te renda per tregun mediatik dhe jo zgjatim i qeverise.

6. Eshte ndertuar nje ushtri me profile te rreme (Trolls) dhe (Fake Accounts) te cilet fusin dhe qarkullojne, qofte permbajtje origjinale, qofte duke u angazhuar me komente/share/like/report/, per te çensuruar mesazhet kritike dhe per te mbiekspozuar mesazhet e qeverise. Keta avatare jane me mish e kocka, vetem se 1 trup vlen dhjetra prezenca virtuale, pra ushtri.
Shenim : te gjithe keto fantazma qe nuk i ka pare njeri kurre me sy, paguhen nga taksat tona.

7. Shfrytezohet gjendja e jashtezakonshme per te kercenuar mediat, madje shtyhet sipas qejfit, duke e lekundur token me vendim qeverie apo me votim ne Parlament.
Keto jane vetem disa nga format e drejtperdrejta, per te mos filluar me format e terthorta. #megazetaret #mbronifjalenelire#joçensures
         >>>>>>            

>>> Shtypnews.al <<<





Shtypnews.al

Sunday, December 15, 2019

Krasta nuk iku. Krastën e larguan. Ndiqeni videon ku flet vet Andi. Vlersimet i beni vet ju

🇦🇱🇦🇱   Sh🇦🇱typnews.al 🇦🇱 🇦🇱 

Krasta nuk iku...... 
Krastën e larguan. 
Si shumë të tjerë.   


Shtypnews.al


Krastën e ndaluan të fliste, të thoshte të vërtetën. Por kot e kanë. A prangoset liria? A ndalohet dot përhapja e të vërtetës?!
Ai është transferuar aty ku e vlerësojnë, në Kosovë. Nga sot do të shfaqet në ekranin e T7 në Prishtinë.

Ja vlen ta shpërndajmë monologon e sotëm të tij në T7 për tu treguar diktatorëve e për tu dhënë zemër shqiptarëve që fjala dhe e vërteta nuk mund të prangosen kurrë!
(c) Video nga televizioni T7

Hungari-Serbi, prej sot kontrolli minimal doganor - | Shtypnews.al |

Për shkak të festave të fundvitit, ministritë e Punëve të Brendshme të Hungarisë dhe Serbisë kanë arritë një marrëveshje mbi kontrollin minimal doganor për udhëtarët, duke filluar prej sot deri më 15 Janar. Administratat doganore të dy vendeve gjithashtu kanë ra dakord që qytetarëve tu lehtësohet kalimi i kufirit.
Nd/Komandanti i policisë kufitare në Horgosh, Nenad Zhivkoviç, tha se do të zbatohet kontrolli minimal nëse do të ketë fluks të madh të lëvizjes së njerëzve dhe makinave, fluks i cili, sipas tij, pritet të filloj gjatë javës së ardhshme situatë kjo që zakonisht vazhdon deri në fund të muajit janar.
Edhe doganat kanë mbështetur këtë vendim të dy policive. Doganieri Mirolub Stojkoviç është është shprehur për Televizionin publik të Serbisë, RTS, se kontrolli në vendkalimin Horgosh do të zbatohet në minimumin e tij ligjor.
“Pra, nga 15 dhjetori deri më 15 janar, kotrolli do të jetë minimal,” tha Stojkoviç. Në fund, të dy policitë kufitare si dhe doganat kanë theksuar se kanë numër të mjaftueshëm të njerëzve dhe janë të sigurt se nuk do të ketë probleme.

Shtypnews.al



Tuesday, December 10, 2019

Friday, December 6, 2019

"Pershendetje JOQ! ISHIM MIRË KUR ISHIM KEQ...!!!



Në 2017 Qeveria Shqiptare e vlerësoi qendrën e Permetit si zonë të mbrojtur, për të mbrojtur kryesisht disa objekte fetare. Zona e mbrojtur përfshin lagjet Shenkoll, Varosh(Kinemaja e Vjetër) dhe Teqe por këto lagje në qendër të qytetit janë keqadministruar prej vitesh dhe janë braktisur.
Prej 15 vitesh jetoj në një nga lagjet në qendër të qytetit turistik të Përmetit dhe në këtë lagje nuk kam parë asnjë investim nga bashkitë ndër vite.(lagjia Varosh pas bankës Raiffeisen në qendër të qytetit).
Bashkia Përmet, me fondet dhe të ardhurat e saj po investon për: Rikonstruksionin e brendshëm të kësaj lagjeje njësoj si bashkitë e mëparshme ku bëhej sheshimi i tokës dhe me pas hidhej një shtresë çakull.(më shumë zhurmë sesa punë).
Lagjia në dimër zhytet nga pellgjet me ujrat e shiut dhe në behar bllokohet nga makinat që parkojnë me shumicë."


Tuesday, December 3, 2019

Modeli i turqise po sillet ne shqiperi me median...

Shumë portale dhe media vijojnë të mbyllen në Shqipëri, gazetarët heshtin.
E turpshme dhe e pafalshme për çdo gazetarë që heshtin, ata gazetarë vërtetë qenkan kazana që shiten dhe blehen lehtësisht.
Duhet të reagojmë sepse po dhunohet fjala e lirë dhe po tentohet tashmë hapur instalimi i diktaturës në Shqipëri.
O sot o kurrë të reagojmë !
Shkruan Media Independent

Sunday, December 1, 2019

Ja kush duhet te arrestohet para gazetarëve

Ata që duhen arrestuar para gazetarëve

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri ka të drejtë që kërkon nga mediat të mos përhapin panik. Ka të drejtë edhe kur kërcënon me arrestime sepse përhapja e panikut është krim i rëndë. Por, para se të arrestojë gazetarët, duhet t’u hedhë prangat vrasësve. Dhe e ka shumë të lehtë.
Së pari, të fillojë ata që morën paratë publike për godinen e kovaleshencës. Arkitektin që projektoi, ndërtuesin dhe inxhinierin që e ndërtuan. Më tej ta shtrijë zinxhirin e përgjegjësisë te supervizori që e mbikqyri dhe pastaj zyrtari i shtetit që e mori në dorezim dhe e certifikoi. Abuzimet apo neglizhenca e këtyre i morën jetën kryekomisarit.
Pas kovaleshencës, të kërkojë përgjegjësinë te zyrtarët që dhanë leje për ndërtimin e hoteleve mbi rërën e bregdetit. Ndërtuesit që thyen ligjin duke shkelur lejet. Zyrtarët e shtetit që mbyllën sytë dhe ata që amnistuan shkeljen e ligjit. Këta janë vrasësit e dhjetëra njerëzve të pafajshëm.
Në Thumanë të arrestoje ata që duhet të kontrollonin ndërtesat pas tërmetit të shtatorit. Të tjerët që duhet të ndalonin banoret të riktheheshin përsëri aty. Këta janë vrasësit e dhjetëra të pafajshmëve të tjerë.
Zoti kryeministër, pasi të kesh mbaruar me vrasësit, ke gjithë të drejtën të arrestosh cilindo që përhap panik. Sepse të mos nisësh asnjë hetim apo verifikim se kush janë përgjegjësit që vranë 50 njerëz të pafajshëm, ky është krim edhe më i madh se përhapia e panikut.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...