Zv.kryeministri Erjon Brace ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës para Parlamentit, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Përmes një postimi në Facebook, Erjon Brace ka publikuar fotografitë e aktivitetit të Lushnjës, teksa i ka bërë thirrje opozitës se nëse “Popull doni, popull do keni” duke nënkuptuar pjesëmarrjen e madhe sipas tij në aktivitetin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
“POPULL DONI, POPULL DO KENI! #LUSHNJASOT #Respekt pafund për çdo lushnjar te thjeshte, punëtor dhe i ndershëm që refuzon dhunën dhe destabilitetin. Paqe, Besim, Pune e Mirëqenie për çdokënd ne ketë vend!”- ka shkruar Brace.
No comments:
Post a Comment