S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, February 26, 2019

Basha: Nuk e njohim policinë, mosbindje civile nga jugu në veri

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti një fjalim tek selia e PD-së, në mbyllje të protestës së sotme. 
Nuk e njohim Kuvendin dhe as Policinë e Shtetit e cila u keqpërdor duke hedhur gaz ndaj qytetarëve, tha Basha. Ai bëri thirrje për mosbindje civile.Gjatë pasdites së sotme u zhvillua një protestë masive e opozitës e organizuar brenda pak orëve, pasi Gramoz Ruçi vendosi të thërrasë parlamentin në seancë plenare. Policia hodhi gaz lotsjellës duke bërë që shumë qytetarë të pësojnë komplikacione shëndetësore. 

Në përfundim të seancës, deputetët dolën nga dera e pasme e parlamentit, ndërsa protesta u mbyll pa konfrontim mes protestuesve dhe deputetëve.Basha tha se protestat do të vijojnë nga veriu në jug. Ai akuzoi Policinë e Shtetit se ka shkelur ligjin duke helmuar popullin protestues. 
“Ne nuk e njohim Kuvendin, as Policinë. Mosbindje civile nga jugu në veri”, deklaroi Basha.

Nuk e njohim Kuvendin dhe as Policinë e Shtetit e cila u keqpërdor duke hedhur gaz ndaj qytetarëve, tha Basha. Ai bëri thirrje për mosbindje civile. 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...