ROSU mbrëmë ka arrestuar tetë serbë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të strukturave të inteligjencës serbe.
Burime të Ballkani.info brenda PK bëjnë të ditur se arrestimi i tetë serbëve është bërë në Brezovicë.
Ata ishin të kamufluar si shpëtimtarë.
| Shtypnews.al |
“Këta tetë persona kanë hyrë në Kosovë të enjten. Qëllimi i tyre ishte vëzhgimi dhe mbajtja nën kontroll e qendrës së skijimit me rekomandim të shtetit serb”, thotë burimet.
Ballkani.info po ashtu i ka siguruar edhe emrat e këtyre pjesëtarëve, të gjithë serbë nga Serbia, si dhe fotografinë e tyre dje në Brezovicë, pak para largimit nga aty.
Udhëheqës i këtij grupi është Bogiq Bogdanoviq.
Bogdanoviq është pjesëtarë i formacionit SAJ (Njësia Speciale antiterror e Serbisë).
Arrestimin e tetë serbëve e ka konfirmuar edhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ndja dhe ne të Shtypnews.al ju ftojm që ta shpërndani këtë, Faleminnderit.!
Për - Shtypnews.al (A. Cara)
No comments:
Post a Comment