S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, August 30, 2020

E dinte se ishte prekur nga Covid-19, 55-vjeçari udhëton me autobusin e Tiranë-Kakavijë, e kapin grekët


Një ngjarje ne permasat e skandalit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë. Shtetasi Gj Teska, 55-vjeç, i cili kishte kryer tamponin në një laborator privat, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Megjithëse e dinte se barte virusin Covid-19, i infektuari ka udhëtuar me dhjetëra pasagjerë të tjerë me autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë.


Laboratori privat pas përgjigjes pozitive të pacientit me Covid-19, sipas protokollit ka njoftuar Insitutin e Shëndetit Publik në lidhje me rastin, në mënyrë që për këtë pacient të përsëritet tamponi dhe të merren masa me 55-vjeçarin.

Siç duket ISHP ka neglizhuar rastin dhe për pacientin nuk është marrë asnjë masë, ndërkohë që as policia e palës shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, nuk e ka evidentuar rastin e pacientit me Covid-19.

Shtetasi Gj Teska është ndalur në palën greke dhe menjëherë, është bërë transporti i tij me ambulancë, ndërkohë që me ndryshimet në kodin penal në vendin tonë rrezikon edhe burgun.

Sipas ligjit, çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet. Ndërkohë që i infektuari rrezikon të dënohet, nga deri në 5 vite burg, për ‘përhapja me dashje e COVID-9’.

Artan Fuga: Grekët janë të dashur, miqësorë, të bukur dhe s’duhet t’i sulmojmë, ne jemi si minjtë e mbledhur rreth Lanës


Nisur këtej edhe sikur fare të mos cënohen interesat detare të Shqipërisë, fakti që vendi fqinj mik, Greqia e bukur, shteti i një kombi mik dhe mikpritës i shqiptarëve “rritet”, Shqipëria ka nevojë të reflektojë, të arsyetojë, të masë, të shqetësohet për mirë a keq, dhe jo të thotë “nuk ka problem”. “Rritja” e komshiut sigurisht është dobësimi yt, por pastaj tjetër është sesi krijohen aleancat dhe energjitë më pas. Unë nuk e di nëse politikanët tanë dhe sidomos qeveritarët e dinë teorinë e shkollës realiste të gjeopolitikës, të themeluar nga Lakostë. Nëse u duhet edhe teoritë e Aronit, Lakostës, etj., mund t’i qëmtojmë me kujdes! Por shkolla realiste e gjeopolitikës ka argumentuar se gjeografia është një një shkencë për të bërë luftë! Nuk ka nevojë të alarmohemi. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë arsësye për t’u acaruar sepse janë shtete të dy popujve miq që jetojnë pranë e pranë prej shekujsh të tërë. Por, nëse Greqia do të “rritet”, sigurisht nuk është sepse Uliksi do të bëjë shëtitje me varkë nëpër detin Jon duke mos gjetur dot rrugën e kthimit në Itakë! Sigurisht që shteti fqinj ka interesa ekonomike, financiare, ushtarake, turistike, etj. Nga kjo pikëpamje ne e kemi për detyrë si shtet i Natos si vetë Greqia të dimë çfarë raporti i ri vendoset mes nesh dhe Greqisë në planin e strategjisë të mbrojtjes dhe të sigurimit të rrugëve të kalimit në detin Jon, me rëndësi mesdhetare dhe botërore. Kjo sigurisht nuk është vetëm çështja jonë sepse interesat e vendeve të Aleancës të Atlantikut të Veriut janë gjithashtu aktive dhe në lojë. Në fjalën e zotit kryeministër grek në Parlament pati edhe nota nostalgjie sepse deklarimi i tij sigurisht bën pjesë në një ëndërr kombëtare. Të gjithë popujt e Ballkanit, mirë a keq, me delir, a me realizëm, me miqësi, a me dhunë, ushqejnë të njejtën ëndërr të “rriten”. 

Por, nuk ka zbuluar kot psikanaliza që kalimi në realitet nis me censurimin e ëndërrave kur ato sidomos krijojnë neuroza të ndryshme. Edhe ne si popull në të kaluarën kemi ëndërrime të rritjes, ndofta jo në dete, por në tokë patjetër. Sepse ne e kemi harruar detin dhe nuk kemi aq lundërtarë që nga Teuta e këtej. Por, ëndërr rritjeje kemi pasur dhe kemi. Imagjinoj një grup deputetësh nga këta të komisionit të edukimit dhe medias që në këmbë ngrihen në Komision dhe njeri prej tyre deklaron: Njoftoni Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi se ne do të “rritemi”! Sigurisht komshinjtë tanë grekë, italianë, kombe të zgjuar dhe me humor, do të mbanin barkun me dorë nga të qeshurat! Prandaj ajo “ëndërra e rritjes” e detyron politikën shqiptare të jetë e kujdeshme dhe ta analizojë mirë semantikën e retorikës politike, duke hequr dorë nga një lloj sigurie e shtirur sikur i ka të gjitha krizat e botës në dorë! Mos harrojmë se jemi një komb e shtet i vogël, mikroskopik në popullsi dhe territor, sado i lavdishëm dhe heroik në tradita! Ka vend që politika qeveritare të dijë edhe të vërtetat e mëdha që ka përpunuar Fridrih Ratzel i shkollës romantike gjermane të gjeopolitikës. Sado i përdorur keq që teoritë e tij kanë qenë. E them këtë sepse brenda konceptit të tij mbi shtetin si një sistem organicist, shteti i ngjan një peme që për t’u rritur lart i duhet që rrënjët të hapen sa më shumë horizontalisht. Pra nuk ka kuptim që sikurse është bërë këto ditë, çështja e “rritjes” të Greqisë mike të shihet në mënyrë abstrakte, numerikisht, jo 6 po 8, jo 8 po 12 milje!!! Ratzel thekson se çështja kufitare është një çështje që nuk lidhet thjesht me hapësirën sikur të kemi në hartë figura gjeometrike trekëndësha apo elipsoidë. Një majë mali shpesh vlen sa mijra metra në tokë fushë, një grykë vlen sa mijra kilometra, kujto Torviollin Termopilen, etj., në imagjinatën e popujve tanë, një ngushticë vlen sa mijra dallgë me shkumë deti, një minierë vlen sa pesë krahina. Pra, relievi dhe territori janë realitete konkrete dhe aspak thjesht figura gjeometrike. Prandaj, mbi gjithçka nuk duhet thënë “s’ka problem”, janë norma konventash ndërkombëtare sepse nuk janë gjeometri, janë gjeopolitikë. 

Nëse politika qeveritare nuk e kupton këtë do të bënte gabim! E në fund, sa keq më vjen që ne nuk shpallim dot programe rritjeje në det!!! Sepse suprina e detit te ne është bosh! Peshkimi, turizmi detar në anije, kërkimi i naftës, flota detare, transporti detar, janë braktisur ose asnjëherë menduar si projekte madhështore. Debatit për çështjen e hapësirave ujore me Greqinë, i është bashkuar edhe Artan Fuga. Ai i ka kërkuar politikës të ndërpresë menjëherë sulmet ndaj Greqisë. Ndër të tjera Fuga argumenton edhe situatën duke dhënë edhe një alternativë e cila sipas tij është zgjidhja e çështjes. “Menjëherë pas kryeministri grek bëri lajmërimin në Parlamentin e shtetit fqinj se Greqia do ta çojë hapësirën e vet ujore në 12 milje, te nisën debatet shpesh të hidhura, por edhe në formën e frazave goditëse të ndërsjella nga të cilat qytetari qendron i hutuar, i habitur, dhe nuk kupton asgjë! Ka edhe nga ata zemërgjerë, hyjnorë, ëngjëllorë që nuk mungojnë të shkruajnë në media duke u tallur me shqetësimin qytetar, për ta quajtur këtë thjesht një alarm i kotë, me qëllime politike ose për t’u evidentuar. Megjithatë problemi mbetet në rend të ditës dhe shumë serioz. Pikëpyetjet shumë të mëdha, kurioziteti po ashtu, shqetësimi atdhetar dhe pragmatik është për t’u përgëzuar. Sigurisht unë nuk jam asapk specialist i gjeopolitikës as i hartave dhe as edhe i teknologjive GPS, për të hyrë në detajet e çështjes apo në klauzolat e konventave ndërkombëtare. Megjithëse si cdo qenie racionale, homo sapiens, jam në gjendje t’i kuptoj edhe shpje gimet e specialistëve për konventat edhe hartat e paraqitura. Mirëpo, para se të jetë një çështje teknike, kemi një çështje politike mes dy vendeve, një çështje diplomatike dhe një çështje komunikimi ndërkombëtar. Imagjinoj në ëndërr sikur nga pesëdhjetë a gjashtëdhjetë deputetë nga ata të listave që janë në Kuvendin e Shqipërisë, të ngriheshin në këmbë dhe të duartorkisnin një fjalim patetik rreth sloganit : Shqipëria po rritet! Do t’u kisha hequr kapelen dhe do të kisha lënë lotë të më rridhnin në faqe. Dhe nëse Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, do të dridheshin nga frika nga ato çaste solemne, ndonjeri nga deputetët do të sqaronte: Mos kini frikë fqinjë të dashur sepse Shqipëria do të rritet vertikalisht, pa u cënuar juve asnjë centimetër të territorit. Do të çpojë më thellë galeritë e minierave nëntokë si edhe do të lëshojë një sondë në galaktikat e ariut të murmë, për të vendosur në yjet e atjeshëm sonda observimi të hapësirës! Pasi u zgjova nga kjo ëndërr, mendova me një lloj simpatie për fjalimin e z. Kryeministër të vendit fqinj kur e pashë dhe dëgjova te shprehej solmenisht nën duartrokitjet e deputetëve të krahut të tij, se Greqia po rritet, dhe se kjo është realizimi i projekteve sikurse e kuptova të një lloj të kaluare që m’u duk sikur simbolizonte traditën! Një shtet dhe një komb që kërkon të rritet dhe të zmadhohet horizontalisht apo vertikalisht dëshmon që ka nevojë për këtë, një lloj lebensbraum, si edhe ka energji dhe forca për ta realizuar. Kombe të tilla nga energjia që kanë janë për t’u marrë shembull. Se çfarë lidhje ka kjo gjë pastaj me konfliktin Greqi – Turqi për platformat e naftës në det, me dobësimin e kontrollit të BE ndaj politikës të jashtme të Greqisë, me një lloj gjeopolitiuke ballkanike ku një sërë vendesh, si ne, kemi status inferior me Greqinë përsa i përket integrimit europian, me politikat e sotme amerikane, me krizën në Biellorusi dhe ndërmjetësimin e OSBE atje, apo me nuk e di se çfarë tjetër, duke vazhduar ta zemë me krizat e familjes mbretërore britanike, etj., kjo është tjetër gjë. Unë mendoj që politika jonë nuk ka asnjë arsye as se përse zemërohet me shtetin tonë të dashur fqinj të Jugut, por as edhe nuk ka përse deklaron se kjo “rritje” nuk prek Shqipërinë, interesat e saj, prandaj nuk ka përse të shqetësohemi. Sigurisht ka të drejtë të shqetësohet opinioni publik, shyqyr thuaj, ka të drejtë të shqetësohet opozita, ka të drejtë të shqetësohet Presidenti i republikës, madje edhe Gjykata Kushtetuese t’i ngrejë veshët përpjetë. Pa paragjykime, pa stereotipime, por me analiza, informacione dhe shqyrtime të hollësishme dhe shumë të matura. Ne nuk mund të themi, hajde flemë gjumë sepse interesat e Shqipërisë nuk preken!!! Nëse nuk ka një marrëveshje, nuk ka një sqarim të hollësishëm diplomatik sepse pritet të vijë ministri i jashtëm grek të sqarojë shtetin tonë, ku e dimë ne se ka apo nuk ka probleme për Shqipërinë? Edhe nuk dimë gjë, por edhe e dimë që nuk ka asnjë problem!!! Kjo është një kontradiktë e rëndësishme në arsyetimin llogjik. Greqia dhe Shqipëria janë dy shtete që nuk kanë asnjë arësye që të mos i zgjidhin në interes të përbashkët çështjet e tyre. Unë nuk dua të mendoj që ndryshimi drastik i ambasadores dhe i stafit të ambasadës të Shqipërisë në Athinë, si edhe kriza e emigrantëve në kufi, të mos kenë asnjë lidhje me “rritjen” e Greqisë. Por, gjithçka bën vaki në këto kohë të turbullta dhe të pista me Covid19 në botën që jetojmë! Kryeministri grek i kërkoi ministrit të vet të jashtëm që për vendimin e marrë për “rritjen” e Greqisë, të njoftojë shtetet fqinje si Italinë dhe Shqipërinë! Vendimmarrje krejt zeusiane! E fortë, e vendosur!!! Por, duhet të jemi të qartë dhe mos fshehim hënën pas gishtit! Nuk u konsultua njëherë me Italinë dhe Shqipërinë, por fillimisht deklaroi solemnisht “rritjen” e shtetit të vet, dhe pastaj me një lloj vendosmërie neglizhuese kërkoi të njoftoheshin fqinjët për vendimin e marrë! Pra, ai e di shumë mirë se çdo rritje, edhe nëse është në det dhe nuk prek territore të tjera, është një ndryshim raporti forcash midis një shteti dhe fqinjëve të tij. I madhi i gjeopolitikës në filozofi Rajmond Aron theksonte se pushteti nuk është një vlerë absolute, por një vlerë relative, pra ka kuptim sesa më i fuqishëm bëhesh ti me një veprim ose mosveprim në krahasim dhe mbi të tjerët me të cilët je në marrëdhënie.Nisur këtej edhe sikur fare të mos cënohen interesat detare të Shqipërisë, fakti që vendi fqinj mik, Greqia e bukur, shteti i një kombi mik dhe mikpritës i shqiptarëve “rritet”, Shqipëria ka nevojë të reflektojë, të arsyetojë, të masë, të shqetësohet për mirë a keq, dhe jo të thotë “nuk ka problem”. “Rritja” e komshiut sigurisht është dobësimi yt, por pastaj tjetër është sesi krijohen aleancat dhe energjitë më pas. 

 Unë nuk e di nëse politikanët tanë dhe sidomos qeveritarët e dinë teorinë e shkollës realiste të gjeopolitikës, të themeluar nga Lakostë. Nëse u duhet edhe teoritë e Aronit, Lakostës, etj., mund t’i qëmtojmë me kujdes! Por shkolla realiste e gjeopolitikës ka argumentuar se gjeografia është një një shkencë për të bërë luftë! Nuk ka nevojë të alarmohemi. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë arsësye për t’u acaruar sepse janë shtete të dy popujve miq që jetojnë pranë e pranë prej shekujsh të tërë. Por, nëse Greqia do të “rritet”, sigurisht nuk është sepse Uliksi do të bëjë shëtitje me varkë nëpër detin Jon duke mos gjetur dot rrugën e kthimit në Itakë! Sigurisht që shteti fqinj ka interesa ekonomike, financiare, ushtarake, turistike, etj. Nga kjo pikëpamje ne e kemi për detyrë si shtet i Natos si vetë Greqia të dimë çfarë raporti i ri vendoset mes nesh dhe Greqisë në planin e strategjisë të mbrojtjes dhe të sigurimit të rrugëve të kalimit në detin Jon, me rëndësi mesdhetare dhe botërore. Kjo sigurisht nuk është vetëm çështja jonë sepse interesat e vendeve të Aleancës të Atlantikut të Veriut janë gjithashtu aktive dhe në lojë. Në fjalën e zotit kryeministër grek në Parlament pati edhe nota nostalgjie sepse deklarimi i tij sigurisht bën pjesë në një ëndërr kombëtare. Të gjithë popujt e Ballkanit, mirë a keq, me delir, a me realizëm, me miqësi, a me dhunë, ushqejnë të njejtën ëndërr të “rriten”. Por, nuk ka zbuluar kot psikanaliza që kalimi në realitet nis me censurimin e ëndërrave kur ato sidomos krijojnë neuroza të ndryshme. 

Edhe ne si popull në të kaluarën kemi ëndërrime të rritjes, ndofta jo në dete, por në tokë patjetër. Sepse ne e kemi harruar detin dhe nuk kemi aq lundërtarë që nga Teuta e këtej. Por, ëndërr rritjeje kemi pasur dhe kemi. Imagjinoj një grup deputetësh nga këta të komisionit të edukimit dhe medias që në këmbë ngrihen në Komision dhe njeri prej tyre deklaron: Njoftoni Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi se ne do të “rritemi”! Sigurisht komshinjtë tanë grekë, italianë, kombe të zgjuar dhe me humor, do të mbanin barkun me dorë nga të qeshurat! Prandaj ajo “ëndërra e rritjes” e detyron politikën shqiptare të jetë e kujdeshme dhe ta analizojë mirë semantikën e retorikës politike, duke hequr dorë nga një lloj sigurie e shtirur sikur i ka të gjitha krizat e botës në dorë! Mos harrojmë se jemi një komb e shtet i vogël, mikroskopik në popullsi dhe territor, sado i lavdishëm dhe heroik në tradita! Ka vend që politika qeveritare të dijë edhe të vërtetat e mëdha që ka përpunuar Fridrih Ratzel i shkollës romantike gjermane të gjeopolitikës. Sado i përdorur keq që teoritë e tij kanë qenë. 

 E them këtë sepse brenda konceptit të tij mbi shtetin si një sistem organicist, shteti i ngjan një peme që për t’u rritur lart i duhet që rrënjët të hapen sa më shumë horizontalisht. Pra nuk ka kuptim që sikurse është bërë këto ditë, çështja e “rritjes” të Greqisë mike të shihet në mënyrë abstrakte, numerikisht, jo 6 po 8, jo 8 po 12 milje!!! Ratzel thekson se çështja kufitare është një çështje që nuk lidhet thjesht me hapësirën sikur të kemi në hartë figura gjeometrike trekëndësha apo elipsoidë. Një majë mali shpesh vlen sa mijra metra në tokë fushë, një grykë vlen sa mijra kilometra, kujto Torviollin Termopilen, etj., në imagjinatën e popujve tanë, një ngushticë vlen sa mijra dallgë me shkumë deti, një minierë vlen sa pesë krahina. Pra, relievi dhe territori janë realitete konkrete dhe aspak thjesht figura gjeometrike. Prandaj, mbi gjithçka nuk duhet thënë “s’ka problem”, janë norma konventash ndërkombëtare sepse nuk janë gjeometri, janë gjeopolitikë. Nëse politika qeveritare nuk e kupton këtë do të bënte gabim! E në fund, sa keq më vjen që ne nuk shpallim dot programe rritjeje në det!!! Sepse suprina e detit te ne është bosh! Peshkimi, turizmi detar në anije, kërkimi i naftës, flota detare, transporti detar, janë braktisur ose asnjëherë menduar si projekte madhështore. Ne rritemi në Lanë!!! Sepse ne nuk ja dimë vlerat territorit! Por kjo është një çështje që kërkon shqyrtime të tjera dhe që unë personalisht modestisht i kam paraqitur në botimin tim, nga Papirus, “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare” ku argumentoj që ne jo vetëm jemi shtyrë nga fqinjët dhe nga perandoritë në breg të deteve, gati sa nuk na kanë hedhur në det, në kënetë, por edhe atë rryp toke që na ka mbetur, ne e braktisim duke e lënë bosh, e mbledhur si minjtë rreth Lane. Por edhe kjo do biseda të gjate në netë dimri ku brenda ka zjarr në vatër dhe jashtë Covid”, thotë Fuga

Thursday, August 27, 2020

Skandaloze/ Nxënëset me mbulesë islame po refuzohen të regjistrohen në shkolla

/A. Cara/


Këtë javë është afati për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme në Kosovë. Megjithatë, edhe këtë vit, vajzat e komunitetit musliman që bartin sh

Këtë javë është afati për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme në Kosovë. Megjithatë, edhe këtë vit, vajzat e komunitetit musliman që bartin shami, po diskriminohen dhe po u mohohet e drejta për të vijuar mësimin. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” avokati i njohur, Arianit Koci shkruan se gjatë kësaj kohe ka kontaktuar me disa nxënëse, të cilat i janë ankuar se shkollat po refuzojnë të i regjistrojnë, nën arsyetimin se sipas udhëzimit administrativ të aprovuar nga MASHTI (Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë) nuk lejohet mësimnxënia në shkollë me shami në kokë.

Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe avokatja Migena Balla e cila shprehet se nuk mund tё konsiderohet i drejtё njё akt i tillё nёnligjor qё bie nё kundёrshtim me parimet themelore kushtetuese mbi tё drejtat e njeriut, lirisё sё praktikimit tё fesё nё publik, parime kёto qё sanksionohen nё Konventёn e tё Drejtave tё Njeriut tё cilёn edhe Kosova e ka ratifikuar dhe e ka pjesё tё legjislacionit tё vet.

Migena Balla, avokate

“Sapo u njoha me udhëzimin e MASHT tё Kosovёs, direkt vura re qё nё fillim, datёn e tij: 28.01.2014. Pra ky udhёzim paska 6 vjet qё ёshtё nё fuqi nё Kosovё dhe ende qenka nё fuqi? E habitshme. Pra institucionet pёrgjegjёse, organizatat nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut, tё grave apo edhe institucionet apo organizatat fetare nuk kanё bёrё asgjё nё aspektin ligjor, pёr tё kundёrshtuar njё akt tё tillё nё shkelje tё plotё tё tё drejtave tё njeriut.

Sigurisht nuk mund tё konsiderohet i drejtё njё akt i tillё nёnligjor qё bie nё kundёrshtim me parimet themelore kushtetuese mbi tё drejtat e njeriut, lirisё sё praktikimit tё fesё nё publik, parime kёto qё sanksionohen nё Konventёn e tё Drejtave tё Njeriut tё cilёn edhe Kosova e ka ratifikuar dhe e ka pjesё tё legjislacionit tё vet.

Shqipёria ka qё nё vitin 2010 qё ka njё ligj kundёr diskriminimit dhe qё i jep tё drejtё vajzave muslimane qё respektojnё kёtё rregull fetar, tё kenё mundёsi tё marrin pjesё nё cdo hallkё tё institucioneve publike shtetёrore pёr arsim, punёsim etj, pa u paragjykuar apo diskriminuar.
Ёshtё absurde dhe primitive, aspak jo nё pёrputhje me aspiratat e vetё shtetit tё Kosovёs, i cili synon njohje nga shtete tё tjera, aderim nё organizma ndёrkombёtare e europiane, qё nё vitin 2020 akoma tё vihet nё diskutim a duhet njё vajzё qё vishet sipas rregullave tё njё feje tё caktuar, tё jetё apo jo nxёnёse e njё gjimnazi apo universiteti.”

Më tej Balla thekson se ky udhёzim jo vetёm duhet rrёzuar, por kritikon indiferentizmin e institucioneve përgjegjëse fetare dhe organizatave tё tjera për heshtjen dhe mosveprimin në lidhje me shfuqizimin e këtij Udhëzimi Administrativ.

“Arsyet pse duhet qё Kosova tё mos ketё njё kufizim tё tillё ligjor tё tё drejtave tё njeriut, janё jo vetёm ligjore po edhe humane e qytetare. Njё shtet i ri nё zemёr tё Europёs, nuk mund tё jetё ndёtuar mbi baza diskriminimi dhe shkeljesh tё tё drejtave themelore tё njeriut. Liria e praktikimit tё fesё nё publik dhe sidomos pjesmarrja e grave nё arsimin publik janё tё garantuara prej kohёsh nё Bashkimin Evropian dhe nё shumё shtete tё tjera jo anёtare tё BE.

Institucionet pёrgjegjёse fetare dhe organizata tё tjera duhet tё kishin pёrdorur me kohё mekanizmat ligjorё pёr tё shfuqizuar kёtё akt nёnligjor nё shkelje tё plotё tё vetё Kushtetutёs sё Kosovёs.
Nё njё realitet ku Kosova ka 3 deputete me veshje islame nё Parlament, njё shtet me shumicё muslimane tё konsiderueshme, tё ketё njё heshtje apo mosveprim tё tillё institucional e ligjor, nuk duket e arsyeshme.

Neni 3 pika 1.13 përcakton që ndalohet bartja e uniformës fetare në shkollë nga nxёnёsit. Por a ёshtё uniformё fetare veshja e grave muslimane? Pёrgjigjia ёshtё: Jo. Veshja e grave muslimane nuk ёshtё uniformё por ёshtё rregull obligim fetar qё ka tё bёjё me praktikimin e fesё nё publik. Uniforma ёshtё kod veshje e caktuar e njё institucioni apo organizate tё caktuar dhe jo e pёrkatёisё fetare. Veshja muslimane nuk ёshtё uniformё sikur uniformat e klerikёve apo hierarkisё fetare. Uniforma nuk lidhet me praktikimin e fesё nga individi por me pozitёn qё ky individ ka nё njё organizёm tё caktuar. Pra si mund njё qytetare e thjeshtё, tё mos marrё dot pjesё nё arsim tё mesёm apo tё lartё tё Kosovёs, vetёm pse veshja e saj, arbitrarisht dhe me nota islamofobie tё theksuar, nga injorantёt e MASHT, qenka konsideruar uniformё fetare kur nuk ёshtё uniformё?

Ku e mbёshtet arsyetimin e saj MASHT, qё nё njё nen ku ndalohet bartja e armёve apo konsumimi i drogёs nё shkollё, tё futet njё pikё qё ndalon bartjen e uniformёs fetare sic e quajnё ata, a ka llogjikё nё vendosjen e kёtyre rregullave apo thjeshtё diskriminohet e privohet nga tё drejta elementare njё vajzё muslimane si tё ishte kriminele apo drogaxhie vetёm pse praktikon nё publik tё drejtёn e ushtrimit tё fesё?”-shprehet për informim.al avokatja Migena Balla.

E pyetur nga informim.al si është e mundur, që në një shtet demokratik dhe me popullsi shumicë muslimane prej 98%, të adoptohet një dispozitë e tillë nënligjore diskriminuese, posaçërisht kur e drejta për manifestimin e fesë lidhet drejtpërdrejt me të drejtën për edukim ajo thekson se janë të shumtë faktorёt qё ndikojnё nё kёtё mundёsi.

“Muslimanёt kanё kohё qё janё nё krizё pёrfaqёsimi dhe kjo pёr shumё arsye qё nuk po i cekim kёtu. Por, duhet tё dimё qё secili prej nesh ёshtё pёrgjegjёs pёr kёtё. Nёse tё gjithё mendojmё se jemi tё pafuqishёm pёr tё ndryshuar njё realitet tё padrejtё dhe viktimizohemi gjithё kohёn vetёm duke u ankuar, nuk e kemi zgjidhur problemin. Lёvizja, veprimi, hulumtimi ligjor se cfarё mund tё bёjmё pёr tё zgjidhur njё problem tё caktuar, janё hapat e parё tё zgjidhjes.

Personalisht kam zgjedhur tё studjoj juridik me synimin pёr tu bёrё avokate, pikёrisht pasi kisha konstatuar se ne si muslimane me veshje islame, diskriminoheshim padrejtёsisht dhe na shkeleshin tё drejta themelore vetёm pёr njё copё leckё mё shumё qё kishim vendosur tё vishnim. Miratimi i ligjit kundёr diskriminimit nё 2010 i hapi rrugё drejtёsisё pёr ne, pavarёsisht implementimit tё tij nga institucione shtetёrore tё caktuara, ama thjeshtё ekzistenca e tij ёshtё njё armё ligjore pёr tё mbrojtur tё drejtat tona.

Muslimanёt e Kosovёs duhet patjetёr tё pёrdorim mekanizmat ligjorё tё ankimit dhe shpalljen e kёtij udhёzimi tё MASHT si antikushtetues, dhe nuk duhet tё heshtin apo mjaftohen me denoncime publike tё rasteve qё nuk pranohen nёpёr shkolla, por tё ndjekin cdo hap ligjor deri nё shfuqizimin e kёtij akti. Kjo nuk do shumё punё, sepse akti nёnligjor ёshtё haptaz nё kundёrshtim me Kushtetutёn, edhe sikur Kosova tё kishte vetёm 1% musliman e jo mё 98%. Njё e drejtё themelore e njeriut qё tё vihet nё zbatim nuk ka rёndёsi sa pёrqind e popullsisё e kёrkojnё atё, por thjeshtё 1 person ta kёrkojё, shteti ka detyrimin ta pёrmbushё. Por nёse ky kёrkim nuk ёshtё bёrё deri mё sot, nё rrugёn ligjore tё duhur tё ankimit, e cila pёrfundon nё Gjykatёn e Tё drejtave tё Njeriut nё Strasburg, atёherë ky diskriminim do tё vazhdojё tё jetё nё fuqi.”

I shqetësuar nga kjo padrejtësi që po u bëhet këtyre nxënëseve, është dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Gentian Serjani.

Gentjan Serjani, aktivist për të drejtat e njeriut

“Udhëzimi Adiministrativ nr. 6, 2014 i referohet nenit 22 të ligjit Nr. 04/L-032
PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, ku përcaktohet se: Rregullat e shkollës i caktojnë të drejtat dhe detyrimet e nxënësve që nuk janë parashikuar në këtë ligj apo aktet nënligjore të nxjerra sipas tij, por ato janë të bazuara gjithmonë në legjislacionin në fuqi.

Referuar këtij udhëzimi shohim se: është në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, Kushtetutëm e Kosovës si dhe ligjin.

Pasi e drejta e besimit është e drejtë qe nuk derogohet në asnjë situatë dhe për asnjë arsye”, thekson ai.

Edison Balla, aktivist i shoqërisë civile në një prononcim për informim.al ka thënë se Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është jo vetëm i padrejtë por edhe i paligjshëm.

Edison Balla, aktivist i shoqërisë civile

“Është i padrejtë sepse cënon liritë themelore të njeriut, siç është e drejta e shprehjes së divergjencave, pra dallimit mes njerëzve qoftë edhe nëpërmjet veshjes. Se të ndalosh vendosjen e shamisë, apo siç e konsideron akti administrativ “uniformë fetare” nuk është thjeshtë dhe vetëm ndalimi i një mënyre të caktuar veshje, por është më shumë se kaq privimi i së drejtës për t’u identifikuar sipas një mënyre fetare a tradicionale me të cilën ti dallohesh, përsa kohë veshja e identifikimi yt nuk bie në kundërshtim me moralin e përgjithshëm shoqëror. Dhe dihet botërisht që bartja e shamisë nuk cënon kurrsesi asnjë rregull shoqëror.

Është e trishtë në fakt që të diskutojmë akoma mbi këtë temë që është e vjetër dhe e gjithëpranuar po aq sa vetë njerëzimi. Vendet e lira e të demokratizuara e kanë pranuar prej kohësh këtë realitet, ndërsa fatkeqësisht Insitucioni më i lartë publik në rrafshin e Arsimit në Kosovë siç është MASHT-i vijon akoma t’i trembet këtij realiteti”, thotë për informim.al aktivisti Balla.

Pyetjes se a duhet të shfuqizohet ky udhëzim administrativ Edisoni shprehet se as që duhet diskutuar dhe që pret që të kërkohet ndjesë publike nga Ministri i MASHT pasi me këtë akt të paligjshëm preken mijëra familje dhe qytetarë të Kosovës.

“Unë në fakt pres që të kërkohet një ndjesë publike nga vetë Ministri i MASHT-it sepse mos harrojmë që me këtë akt të padrejtë e të paligjshëm janë prekur direkt e indirekt me mijëra familje e qytetarë të Kosovës.

Për të kaluar tek aspekti juridik. Ky akt administrativ është i paligjshëm sepse bie së pari në kundërshtim me “burimin” më të lartë juridik të Kosovës, që është Kushtetuta e saj e cila parashikon qartë si çdo kushtetutë tjetër demokratike se liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve mund të kufizohen vetëm me Ligji dhe për një interes publik.

Pra, ndalimi i regjistrimit në shkollat e mesme të vajzave që mbajnë shami po bëhet nëpërmjet një akti administrativ dhe jo me Ligj. Për ta kuptuar: Akti administrativ nuk ka fuqinë e ligjit sepse në hierarkinë ligjore është më poshtë se ligji, ndaj edhe kufizimi I të drejtave me anë të një akti administrativ është I paligjshëm.

Së dyti Kushtetuta kërkon që kufizimi i lirive dhe të drejtave të njeriut mund të bëhet për një interes publik. Pyetja është: kush është interesi publik në këtë mes. Nuk ka e nuk mund të ketë një të tillë në këtë situatë.
Gjithashtu ky akt administrativ i MASHT bie në kundërshtim me “Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut” ratifikuese e së cilës është edhe Kosova.

Kjo konventë ka parashikuar një nivel të garantimit të lirive të njeriut dhe nuk i lejon shtetet palë që të bien poshtë kësaj “dyshemeje” ku bën pjesë edhe e drejta e vendosjes së shamisë pdyshim. Madje për këtë rast kemi edhe një çështje të GJEDNJ-së (Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut) që shërben tashmë edhe si precedent i detyrueshëm për shtetet antare. Bëhet fjalë për çështjen e një studentje turke kundër shtetit turk pikërisht për të drejtë e bartjes së shamisë në shkolla, dhe kjo Gjykatë ka vendosur përfundimisht se mbajtja e shamisë është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk mund të ndalohet e kufizohet nga shtetit.

Për këto e shumë argumente të tjera ky udhëzim është i paligjshëm e duhet shfuqizuar menjëherë”, përfundon Balla.

Lejimi i mbajtjes së shamisë për femrat e besimit mysliman në shkollat fillore dhe të mesme është rikthyer si një temë diskutimesh në Kosovë.
Debatet kanë nisur që para gjashtë viteve, kur fillimisht ishte vërejtur një numër i nxënëseve që kishin vendosur shaminë, teksa ishin ende duke vijuar shkollimin e ulët apo të mesëm, dhe më pas ishte Ministria e Arsimit që kishte lëshuar një udhëzim administrativ që ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme

Ata që ndërtojnë dhe forcohen... me ata është Amerika, ne të tjerët kemi sojin Kim


Nga Fatjon Gjinaj

Ata që ndërtojnë dhe forcohen... me ata është Amerika, ne të tjerët kemi sojin Kim


Ka një tentativë monstruoze për të ndarë shqiptarët këtej Morinës me ata përtej Morinës në "NE" dhe "ATA", por teksa vihet re diçka e tillë (që me traun në autostradë, policin që nxjerr tabelën aty ku targat e mjetit nisin me "RKS", akomodimi në hotelet bregdetare, drekimi a darkimi në restorante, shëtitja buzë mbrëmjes...), krijohet përshtypja sikur "NE" nuk i duam "ATA"


Janë disa shqiptarë këtej Morinës që nuk e kanë mbiemrin "Kastrati", dhe janë bash nga ata shqiptarë që ju presin me krahët hapur e zemrën mal, ndërsa trau në rrugën tuaj për ta është shtizë në syrin e tyre;


Ka shqiptarë këtej Morinës që nuk kanë uniformë policie, as tabelë për t'ju kontrolluar se mos keni me vete diçka të paligjshme, me nivel mizerabël formimi, por nga ata që mbyllin njërin sy, ju shikojnë si princër, si legjenda të gjalla të një Atdheu i cili lum që iu ka për t'i treguar botës se shqipja u kthye, shqipja rezistoi, shqipja mbijetoi;


Ka shqiptarë këtej Morinës që nuk janë pronarë hotelesh, disa prej këtyre lord e kapo të krimit që ju presin si bankomat që nxjerr para, objekt ku shfryejnë epshet, por nga ata që mbase nuk kanë çati mbi kokë për vete, por "mirë se më erdhe në Nënën Natyrë" thonë me krahëhapur;


Ka nga ata shqiptarë që kur iu shikojnë shëtitoreve, nuk mallkojnë se iu zurët vendin, por bekojnë e falenderojnë Zotin që jeni, djem si ju mbushin shpirtin e nënave që i kanë përcjellë binjtë udhëve e të botës.


Ju po largoheni dalëngadalë, ndërsa shkoni drejt trojeve të vjetra, disa edhe në vendet rezidente, ndërsa kjo Vjeshtë vjen me një pritshmëri të madhe. Diplomacia do të kapërcejë Oqeanin në fillim të Shtatorit, teksa parashikimet janë nga më të ndryshmet, nisin nga ato që ngrejnë peshë zemrat e miliona shqiptarëve, tek ato që mbetet me lut Zotin "na jep forcë të durojmë".


Takimi i Uashingtonit prag-ardhjes është një datë që do të mbetet thellë në zemër të historisë, teksa "parashikoj" se do na pezmatojë, diçka do të na marrë por në mënyrë aq diplomatike, sa as nuk do rrokim dot armët e as nuk do shtrijmë dot dorën e një paqeje të përhershme më djallin serb. Kam përshtypjen se në atë tryezë do të vihet zemra e Ballkanit ku askush si 100 e kusur vite më parë nuk do luftojë ta shqyejë, por të marrë diçka më tepër nga ç'ka. Në atë tryezë nuk shikoj harta, por biznes. Lojë me mos u nxeh ku përcaktohen kufijtë ekonomik. 


Ndryshe, Amerika me Trump për një botë patriotike është një shpresë e madhe se kreu i Pentagonit do ju thërrasë në atë tryzë si shqiptarë të Kosovës e jo shtetarët e një populli ish- nën diktatin jugosllav. Nëse ai ulet në atë tryezë dhe flet jo për Kosovën dhe Serbinë por për shqiptarët dhe serbët, do të ishte një start i ri që Amerika u jep mundësinë shqiptarëve pas 100 vitesh të provojnë për herë të dytë ndërtimin e shtetit të tyre.


Besoj se një person që kërkon të drejtojë Amerikën edhe për një mandat, nuk i ka zyrat e Pentagonit ku liderët e Ballkanit shkojnë e shëtisin korridoreve apo konsumojnë puro e Scotch, aq më pak me fenomenin Trump, por ndryshe nga sa ky i fundit ka realizuar me vendet të tjera, në Ballkan pretendimet janë të qarta. 


Kurrë nuk ka për të pasur qetësi të përhershme mes shqiptarëve dhe serbëve apo grekëve, e këtë mungesë qetësie ata e kanë krijuar vetë për të dominuar ekonomikisht, strategjikisht, diplomatikisht, ushtarakisht. E kemi krahasuar ndonjëherë veten me to? Me ekonominë e tyre, diplomacinë e tyre, ushtrinë e tyre? Ndryshe nga folklori ynë "patriotik", ata kanë ndërtuar dhe në botën e përparuar, e sidomos Fuqitë e Mëdha kanë mbajtur gjithnjë krahun e atyre që bëjnë shtet.


Për këto arsye mendoj se në fillim të Shtatorit, diplomacia shqiptare do të dale nga Shtepia e Bardhë me kokën ulur, e ajo serbe duke u zgërdhirë vesh më vesh. E nëse ndodh kështu, Kosova diçka ka lëshuar. Shqiptarët i kanë të gjitha privilegjet, ndryshe nga 1913, që të përgatiten e mobilizohen kombëtarisht, për të marrë nëpër këmbë klasën politike, që sot e tutje të mos na marrë njeri nëpër këmbë.


Duhet të kuptojmë! Historia nuk duhet përsëritur në këto rrethana, por ndërtuar një e re aty ku udhëtonin kalorësit dhe shqiptarët që ajo përshkruan. Që diçka të mbetet në histori, nuk do të thotë që të caktosh vetëm një vend, një datë dhe një ngjarje, shpesh kjo shkencë humane përshkruan rastësitë dhe vendimet e rëndësishme që merren në rrethana të tilla duke krijuar një ngjarje.


Koha e një ngjarje të madhe ka ardhur, por fatkeqësisht mendojmë  "NE" dhe "ATA", e për më keq as "NE" vetë e as "ATA" vetë nuk kanë një vizion, se  nuk e kemi të zhvilluar ndërgjegjen për vetëvendosje.


Amerika është me të fortit, ajo ka ndikuar historikisht në ndërtimin e aleatëve të saj, ne s'kami dashur, s'kemi ditur, s'kemi mundur, ç'rëndësi ka. Por ta harrojmë që Amerika si Amerikë ti besojë një shteti të dështuar, ndaj Trump nuk rreshtohet me shqiptarët, duke na lënë në derë sa për të na bërë lëmsh, sojin e Kim.

Wednesday, August 26, 2020

Mbroni veten, familjen dhe Kombin tuaj. Nga Silvana Begaj


MBRONI VETEN, FAMILJEN DHE KOMBIN TUAJ

Nga: Silvana Begaj


Covid, Noja e plot halle ne këtej. Greku andej bëri kërrdinë
E mori çfarë kishte për të marr.

Po flas për atë Greqinë që na vodhi historinë
Po flas për atë Greqinë që na lë si qen nëpër dogana
Po flas për atë Greqinë që na ndryshon emrat 
Po flas për atë Greqinë që sa e sa shqiptarë ka torturuar e vrarë maleve
Po flas për atë Greqinë që akoma ka ligjin e luftës me ne
Po flas për atë Greqinë që ka ligje të tjera për shqiptarët
Po flas për atë Greqinë që motivon ushtrinë se si do na vrasin
Po flas për atë Greqinë që na ka marr Camërinë

Kësaj Greqie ia dhuruan detin politikanët tanë, prandaj Ju lutem militantëve! Plasini sytë kur mbroni Ata! 
Mbroni njëherë veten, familjen dhe kombin tuaj


Silvana BEGAJ

/TANI/

Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën Nga Agron Tufa!


Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën


Nga debatet e lëndimet e ditëve te fundit rreth dublimit të kauzave popullore te se Djathtes, qe po ia merr persiper e majta, duke i banalizuar ato e duke i çaktivizuar ato, ne frymën e absurdizimit të tyre, kam nxjerre nje perfundim (te vjeter), te cilin e kam artikuluar ne shkrimet e mia publike nga 2013 ne forma te ndryshme:


PD duhet te kthehet ne identitetin e mbeshtetesve te vet dhe te perfshije gjeresisht potecialet  intelektuale të djathta, qe jane te shumta e të jashtezakonshem ne Shqiperi.

 

PD duhet të riformatohet, botëkuptimisht, strukturalisht, nominalisht, në nje aleancë të gjere në gjithe spektrin e saj nga qendra e djathtas, t’u japë fund mërive e te fillojë një Lëvizje të gjere nga baza fshat me fshat e qytet me qytet, pa u ndalur, nga Jugu në Veri, deri ne diten e zgjedhjeve te pergjithshme, nese nuk do qe te pesoje shkallen e metamorfozes nga dinozauri tek hardhuca e sotme. Kjo eshte ne fakt ajo çfare ka ngjare, e qe duhet te marre fund qe tani.


PD dhe aleatet te formojne nje front te gjere e te sinqerte, te zbresin ne popull, ta shohin ate ne sy, te pranojne hapur e çiltas gabimet e dobesite e deritashme dhe te lidhin nje Besatim te ri me të, një besatim te ri, qe jep shprese, sepse vetem te bashkuar e te sinqerte mund te rrëzojmë vargmalet oligarkike financiare dhe kriminale te pushtetit te sotem. Vetem me Votë! Pa para! Pa Drogë!


PD e aleatet duhet te ndryshojne teresisht pjesen derrmuese te Bazes, deget e zeherosura, armiqesore, mercenare, me njerez të dalëboje e qe jane pergjegjës direktë të rrethit vicioz ku e kanë katandisur PD-në e te djathten deri me sot. Keto dege janë jofunksionale neper rrethe. Si mund te hysh ne zgjedhje ne keto zona intrigantesh, mizantropesh, e sulltanatesh? Ata kane krijuar ambiente acide aty dhe jane te perbuzur nga popullata.


PD duhet te heq dore nga instalimi i çunakeve pa pervoje e pa bindje, pa reputacion neper deget e partise, neper deget e lagjeve te qyteteve, te cilet nuk ndjejne asnje peshe tragjike se si eshte rrudhur e djathta në zgjedhjet e ketyre viteve.


PD duhet te heqe dore nga krijimi i vasaleve, vasalizmit, nga drejtues e perfaqesues servile, racë e shalueshme. T’u ruhet keshilltareve diabolike qe i fryjnë ne vesh, duke e devijuar fatalisht nga domosdoja, vendalinj qofshin apo te huaj.


PD duhet te ringrihet ne kembe me idealet e mbeshtetësve te vet. 


Te mos harroje se ka mbeshtetje pjesën me fisnike e me te mrekullueshme te popullit shqiptar, por mund ta humbë atë tërësisht.


PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendese per t’u berë deputete. Sepse keto Vota fitohen me zemer, me bindje e perkushtim, jo me para. Ne kete menyre ju po ngulitni traditen e kontrates me Djallin ne popull. PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen. Sepse ja, i keni ne parlament ato deputetë-viça... çfare kane bere ata deti me tash ne grazhdin e parlamentit?


PD te mbeshtetet nga njerez me pervoje e besnikë, te pakompromentueshem, qe e kane deshmuar kete qe ne ditet e para e deri sot neper rrethet e tyre nga Gjirokastra e lart

PD duhet te hapet ne shoqeri jo permes nje, dy apo tre lideresh e figurash, por me tere arsenalin qe ka e qe duhet te perfshije dhe te tjetë, sa me pare: nje formacion figurash qe flasin e kontaktojne shqiptaret jo brenda perimetrit te Unazes, por anembane atdheut.


PD duhet të sheshoje mosmarrëveshjet dhe mëritë sa me pare, me te larguarit apo të lënduarit e hershem apo te rinj, sepse e djathta duhet te gatitet ne nje beteje finale, per te ardhur ne pushtet, jo per te gezuar pushtetin si privilegj egocentrik, por per te shpetuar vendin nga degradimi, denatyrimi, deshperimi dhe tenja e nje propagande mashtrimtare e populiste.


PD dhe e djathta jane pergjegjes per humbjen e shpreses, per katandisjen e ketij vendi te bukur ne nje ferr te pabanueshëm e pa perspektive.


Jane pergjegjes sepse roli i Opozites eshte te ndale me çdo kusht rrokullisjen e vendit në theqafje, kur udhehiqet nga nje i çmendur!

PD duhet te heqe dore nga sepata e sharra ne trungun e saj!


PD dhe e Djathta, e riformatuar, e Rilindur (jo mavi) e bashkuar kanë per detyre e mision, te ndalin turrin e Shqiptareve ne arrati, ta bejne te banueshem kete vend, te dashur e te moralshem: kane per mision ta çojne atdheun tone nga NATO, në BE, jo si lyparakë, por si qytetare qe e meritojme me dinjitet!

Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozitën

Nga Agron Tufa!

Tuesday, August 25, 2020

Edi Rama, ky kopjac i pandreqshem!


Nga Bardh SpahiaEdi Rama, ky kopjac i pandreqshem! 


EDI RAMA, KY KOPJAC I PANDREQSHEM!


7 muaj në situatë sprovuese me pandeminë Covid-19 dhe Edi Rama ende nuk ka një strategji as për personelin shëndetësor, që mbetet nën kapacitete përpara periudhës vjeshtë-dimër!!! Pas javësh të tëra heshtje, Edi Rama u shfaq para mjekëve të spitalit infektiv, për t’u thënë se ka vendosur t’u rrisë pagat, një fakt që PD e ka publikuar prej kohësh, si pjesë të strategjisë së saj për sistemin shëndetësor, sapo të vijë në pushtet rrogat e mjekëve do rriten në 1200 euro ndërsa e infermjerëve në 700 euro! Por si cdo kopjac, që nuk e ka të vetën idenë, nuk di të thotë se sa do i rrisë pagat e mjekëve e infermierëve, por bën premtime elektorale duke mbetur tek niveli i retorikës së propagandës ndërkohë që për 8 vite nuk pati asnjë rritje pagash vetëm mbushje xhepash të oligarkëve!!! 

Njëlloj nuk arrin të materializojë si duhet, as sugjerimin tjetër të PD, vaksinimin falas të të gjithë popullsisë për gripin stinor! Edi Rama premtoi sot vaksinim falas të kategorive të caktuara të popullsisë, si të ishte ndonjë risi rilindase!!! Në fakt kjo ka qenë e mundur që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike dhe cdo qytetar që e përfiton e ka të qartë këtë, njëlloj sic ka edhe propagandën farsë të Edi Ramës! C’ka PD ka sugjeruar është vaksinimi falas i të gjithë popullatës për gripin stinor, në kushtet kur askush nuk e di se si do sillet Covid-19, me shfaqjen e këtij gripi! Këtë Edi Rama nuk po e kupton dot! Njëlloj asnjë fjalë për buxhetin për shëndetësinë, edhe pse e ka renditur Shqipërinë, si vendi me shpenzimet më të ulëta në Europën Juglindore, c’ka rrit pasiguritë para muajve të ardhshëm! Gropa e thellë që ka krijuar në buxhetin e shtetit për shkak të prioritizimit të PPP-vë e tenderave sekretë korruptivë, po shndërrohet në kosto për sektorin që ka më shumë nevojë në këtë periudhë, shëndetësinë! Përse nuk rishikohet buxheti për shëndetësinë? Përse konsiderohen të paprekshme koncesionet e PPP-të në shëndetësi, para një pandemie? Përse jemi ende të fundit në rajon për numrin e ulët të testimeve dhe cila është prejardhja e mënyra e sigurimit të atyre, që vazhdojnë të mbeten enigmë? Kur do plotësohen me pajisje e staf spitalet Covid 3 dhe 4, në mënyrë që “Shefqet Ndroqi” të rikthehet në profilin e vet, si i vetmi spital i specializuar për sëmundjet pulmonare?

As edhe një përgjigje, e as edhe një ide nuk ka Edi Rama për asnjërën nga këto tema të nxehta që do i kemi aty, edhe më të rënduara në muajt e ardhshëm, nëse nuk veprohet!

Rikthimi pas muajsh të tërë me ide të kopjuara keq, dëshmon se shëndeti i qytetarëve nuk është shqetësim i Edi Ramës, as në kohë pandemie, e me të panjohurën e muajve të ardhshëm! Cdo ditë në karrike, Edi Rama është kosto për shqiptarët dhe e dëshmon vetë me zë e figurë edhe përmes ERTV-së!

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...