S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, February 28, 2021

A do të jesh në terren për fushatë?!

 


A do të jesh në terren për fushatë?!


Duke qenë se jam përballur shpesh me pyetjen; A do të zbresësh në terren për fushatë?!", gjej rastin që përmes këtij statusi t'i përgjigjem kësaj pyetjeje.


" Jo, nuk do të zbres në terren për fushatë"- është përgjigjja ime.


Nuk kam zbritur ndonjëherë në fushatën e ndonjë partie dhe nuk kam kurrfarë përvoje në këtë proces.


Zbritja në terren u takon strukturave përkatëse të partive opozitare dhe anëtarësisë përkatëse.


Nëse do ta kini vënë re, në faqen time nuk ka asnjë postim të aktiviteteve të partive opozitare në vend, që ka të bëjë me fushatën e tyre elektorale apo me prezantim kandidatësh të partive opozitare, cilado qofshin këto parti.


Ka mendim opozitar kundër bordellos së quajtur Rilindje të shprehur nga unë dhe nga individë të tjerë.


Shqiptarët duhet të jenë të gjithë në opozitë me Rilindjen, pasi parandalohet instalimi i një diktature moderne; parandalohet futja e kriminelëve dhe e përdhunuesve në  vendimmarrje dhe luftohet gremisja në humnerën e një rruge pa kthim.


Post Scriptum-  Rrotacioni nuk është mrekullibërës, por nuk dënon me vdekje demokracinë e sëmurë shqiptare.


Elona Caslli

Saturday, February 27, 2021

Dua Lipa ambasadorja e re e Versaces

A Cara

Dua Lipa, një nga yjet më të njohura të pop-it të viteve të fundit, është bërë Versace Girl e re. E ngritur lart mbi rrokaqiejt e Milanos, në tabelat gjigande që e përjetësojnë atë me ikonën Medusa në duar, fotot e saj kanë bërë xhiron e mediave sociale. Donatella Versace është e gatshme të vazhdojë bashkimin midis yjeve të muzikës pop dhe Versace-s, filluar nga Gianni.

Dua Lipa është “Versace Girl” e re, e përjetësuar në një seri shkrepjesh si dëshmi e markës së njohur të altamodës; këngëtarja britanike me origjinë shqiptare është prej pak vitesh në aktivitet, por zëri i saj magnetik dhe bukuria, i kanë garantuar një ndikim të konsiderueshëm mediatik.

Këngëtarja që ka thyer rekorde është shoqe shumë e ngushtë me drejtoren artistike të maison dhe Donatella Versace ka treguar disa herë se kishte një miqësi midis të dyjave, duke e veshur atë për koncerte dhe ngjarje të shumta; kjo karakteristikë e tërheqjes së shumë yjeve të popit dhe personaliteteve të njohura në “Medusa” është një tipar familjar i firmës.

Gianni Versace ishte veçanërisht i dashur dhe i vlerësuar nga njerëz të famshëm, veçanërisht aktorët dhe yjet e popit; pas vdekjes tragjike në 1997, funerali i tij u bë një ngjarje mediatike edhe për shkak të pranisë së personaliteteve, si Sylvester Stallone, Elthon John dhe Lady Diana Spencer, të gjithë miqtë dhe admiruesit e markës.

Pse është e rëndësishme një përfaqësuese si Dua Lipa?

Sjellja e një emri si Dua Lipa në krah është e rëndësishme për disa arsye: të kesh një dëshmi të famshme është një veprim i mirë marketingu, kjo i jep besim markës.

Versace është plot me polemika në historinë e saj në botën e Haute Couture, mbajtja e kësaj tradite është shumë e rëndësishme, sepse lë të paprekur ëndrrën dhe dëshirën për të imituar përdoruesin.

Moderniteti, eleganca dhe sensualiteti i Dua Lipa përzihen me markën në sytë e shikuesit, duke lejuar të tjerët të identifikohen për një moment në një ëndërr me sy të hapur: “nëse vesh Versace, unë jam paksa si këngëtarja”.

Qentë e rrëmbyer të Lady Gaga u gjetën dhe tani ajo është e lumtur të vazhdojë xhirimet

 

Qentë e rrëmbyer të Lady Gaga u gjetën dhe tani ajo është e lumtur të vazhdojë xhirimet

Të dy bulldogët e dashur të Lady Gaga-s iu vodhën kujdestarit të saj të qenve, i cili u sulmua me armë. Grabitësit përfituan nga mungesa e yllit të popit, e cila gjendet në Romë për të xhiruar një film për Guccin. Lady Gaga ka shpërthyer në lot gëzimi me marrjen e lajmit.

Dy buldogët e Lady Gaga, të rrëmbyer dy ditë më parë, u kthyen në shtëpi shëndoshë e mirë, ndërsa rrëmbyesit bënë të mundur humbjen e gjurmëve dhe janë ende në arrati.

Gaga kishte ofruar një shpërblim prej gjysmë milioni dollarësh për këdo që mund të gjente qentë e saj të dashur.

Bëhet me dije se të dy qentë, Koji dhe Gustav, u dorëzuan nga një grua në një stacion policie të Los Anxhelos. Një zëdhënës i LAPD tha se gruaja në fjalë duket se nuk ka lidhje me rrëmbimin, por nuk është e qartë nëse ajo kërkoi, ose mori shpërblimin e premtuar. Sipas Tmz, qentë janë mirë dhe autorët e krimit janë ende të arratisur.

Sa i përket kujdestarit të qenve të dëmtuar, Ryan Fischer, ai gjendet ende i shtruar në spital.

Lady Gaga e ka quajtur atë “një hero përgjithmonë” dhe shtoi, “Rrezikove jetën, për të luftuar për familjen tonë”. Qeni i tretë, Mis Azia, arriti të shpëtojë dhe u gjend nga policia natën e rrëmbimit. FBI po heton gjithashtu për të përjashtuar një motiv politik, duke qenë se këngëtarja ka performuar në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

Historia “e verdhë” arriti të mbyllet me happy-end!

Friday, February 26, 2021

Vuçiç: Përgjigjja e Serbisë ndaj dëshirës për të njohur Kosovën do të jetë “durimi dhe toleranca”

Tan Cara 


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, por që përgjigjja e Serbisë ndaj gjithë kësaj, do të jetë “durimi dhe toleranca”.

Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë në një konferencë për media në Kurshumli, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur edhe pyetjes se a ka mundësi që statusi i Kosovës të zgjidhet në relacionin Prishtinë-Bruksel- Uashington, pa Beogradin.

“Do të shohim se çfarë do të thonë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Po e shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që do të dëshironin është që Serbia ta pranojë Kosovën. Në rast se ata mendojnë që kjo realisht është e mundur, atëherë, lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu”, tha Vuçiq.

“Më mirë t’i lëmë ata që ta tregojnë nervozizmin, ndërkaq që ne, do të vazhdojmë të merremi me fuqizimin e ekonomisë tonë”, theksoi presidenti serb.

Vuçiq e ka falendëruar popullin serb në Kosovë

Para se të bënte këto deklarata, Vuçiq bisedoi me përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, në mjediset me shumicë serbe, fitoi numrin maksimal prej 10 ulëseve për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai falënderoi popullin serb të Kosovës, duke theksuar që më shumë se 43.800 vota i ka fituar Lista Serbe, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt “ndërkohë që ata që tentuan të sjellin përçarje brenda popullit serb, kanë marrë rreth 1.300 vota. Pavarësisht që disa kanë investuar shumë para që t’i përçajnë serbët, nuk patën sukses”, theksoi Vuçiq.

Ai deklaroi që është arritur pajtimi që të rimëkëmbet Qendra klinike-spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe të ndërtohet një Qendër klinike-spitalore në Graçanicë, mjedis ky me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës.

Përveç këtyre, siç ka theksuar ai, do të punohet edhe rruga magjistrale nga vendkalimi kufitar në Jarinjë e deri në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq që Serbia do të investojë shtatë milionë euro për objektin e universitetit në Mitrovicën e Veriut.

Ndihma për serbët e Kosovës – të papunësuarve nga 200 dhe fëmijëve nga 100 euro

Vuçiq deklaroi se është arritur pajtimi që të sigurohet ndihma financiare, jo ndaj atyre që janë lajmëruar, por ndaj atyre që jetojnë në Kosovë. Ata që janë të papunë në Kosovë, siç tha ai, mund të presin ndihmën prej 200 eurove, ndërkaq që për secilin fëmijë do të sigurohen nga 100 euro.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë që suksesi i këtij subjekti politik, të cilin ai e ka udhëhequr në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nuk është vetëm fitore e tij, “por, fitore e unitetit serb”.

Ai e ka falënderuar Vuçiqin për takimin e përbashkët me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi është mbajtur në kazermën ushtarake “Kryengritja e Toplicës” në Kurshumli.

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, pasoi një takim tjetër, në të cilin përveç drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë se Serbisë, Petar Petkoviq, kryetarit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, ishin të pranishëm edhe kryetarët e organeve të përkohshme të 10 komunave me shumicë serbe, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë./REL

Eunews.al

Loja e frikshme e edvinerise!

Nga; Nikoleta Kovaçi! Loja e frikshme e edvinerise! 


Edvineria, si kasta qe perfaqeson thelbesisht monizmin brutal qe sundoi qe nga 1945, do të luftoje me çdo çmim ta mbaje pushtetin! Pasi keto 8 vite ende nuk e ka instalu krejtesisht neoideologjine enveriste! Kush s’kupton kete nuk merr vesh fare nga e keqja kancerogjene qe asht injektu ketu! 


Edvineria duhet shkule me rrenje! Ata do bajne beteje mbeshtetun te dhe nga krimi i organizuar; do serivirin krere grupesh te fuqishme kriminale te marrin me dhune vota ne zonat qe kane ma shume votues e ku jane ma te rrezikuem: Shkodra, Lezha, Vlora dhe Durresi do kthehen ne sheshbeteja te frikshme! 


Edvineria nuk smbrapset nga gjaku, nga rrenimi, nga zhdukjet, rrembimet dhe vrasjet! Madje edhe nese i dergohen mesazhe per perplasje ne zona te caktueme, edvineria nuk merr asnje mase! Ndaj shoqeria shqiptare kesaj here ka mundesi te shkeputet jo vetem nga filozofia e nje pushteti monstruoz qe sundoi 45 vjet ktu, por madje edhe duke nisur, ma ne fund, nga pastrimi i te gjithe asaj fryme qe asht mbart edhe te PD-ja, pra tek opozita, ktu nuk perfshi LSI-ne, jo si individë, per si ideologji...


Njerzit duhet te bajne kujdes! Shteti i edvinerise nuk mban asnje lloj pergjegjesie per vrasjet, jo vetem ato mafioze, por edhe ordinere... Me mend ne krye keto dy muaj i madh e i vogel: Zoti na ndihmofte!

Monday, February 8, 2021

Një mesazh për emigrantët.

 Një mesazh për emigrantët. Nga Elona Caslli


Unë nuk e di se çfarë do të thotë të jesh emigrant. E kam kapërcyer kufirin ose për punë ose për pushime, megjithatë për emigrantët dhe qëndrimet e ndryshme që ata mbajnë në rrjet, kisha dy fjalë;


Ndoshta të parë nga larg ne jemi një popull i dobët, pa dinjitet dhe mjeran për sa kohë nuk ngrihemi në revolucion dhe ndoshta ju keni të drejtë të thoni- Mirë jua bëjnë. Vetë i zgjidhni! Mos zgjidhni asnjërin prej tyre! Bojkotojini të gjithë.


Nuk kemi qënë ndonjëherë popull revolucionesh. Revolucioni i vetëm që kemi bërë është braktisja e Shqipërisë.

Ndaj, ky argumenti i revolucionit bie kryekëput poshtë. Çdo popull ashtu si çdo individ, duhet të pranojë kufizimet përkatëse. 


Thirrja për bojkotim të zgjedhjeve apo përdorimi i sloganit " Të gjithë njësoj janë" nuk i ndihmon shqiptarët, por ushqen veçse mandatin e tretë të Edi Ramës. 


Se sa e mirë ka qenë qeverisja e Rilindjes, mjafton të përmendim vetëm një fakt - 470.000 shqiptarë janë larguar.


Dhe nuk janë larguar nga mirëqënia në këtë vend, sikundër nuk jeni larguar as ju, që bëni thirrje për bojkot të zgjedhjeve.


Ju keni vendosur të largoheni. Ne kemi vendosur të qëndrojmë. Në qëndresën e qëndrimit, po përpiqemi të mos ushqejmë mandatin e tretë të një njeriu anormal, pasi zyrtarizohet përfundimisht diktatura dhe në këtë rast nuk mbështetet opozita sa luftohet pushteti absolut në duart e një njeriu të vetëm.


A do të donim ne që parlamenti të mbushej vetëm me deputetë me integritet?! Sigurisht që po. 

Ajo çka duam si popull me atë çka mundemi, janë dy gjëra krejt të ndryshme. 


Në këtë pikë tragjike ku ka rënë ky vend, e vetmja mundësi e zbatueshme dhe reale për të mundësuar rrotacionin është vota kundër Edi Ramës dhe bojkoti apo slogani " të gjithë njësoj janë" nuk ndihmon askënd, pasi sikur edhe vetëm familjarët e deputetëve Rilindas të paraqiteshin në zgjedhje, mandati i tretë do të merrej.


Post Scriptum- Nuk është aq e lehtë të jetosh në Shqipëri. Është një lloj emigracioni më vete.

Tuesday, February 2, 2021

Rama i kundërpërgjigjet ashpër kordinatorit të PE: Për ca jemi ne këtu, të hamë bar dhe të mos hapim gojën



Edi Rama
 iu kthye ashpër sot gjatë një konference për mediat Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili i kërkoi pak ditë më parë kryeministrit të Shqipërisë të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësim.

“Ça është ky, mo ça është ky? Ku flet ky, nga Babrruja? Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave, që në vendin e tyre nuk i pyet askush. Politika është cirk ku s’mbarojnë karagjozët. Une nuk e njoh dhe nuk kam përse t’i përgjigjem. I marrë me rezervë citimet. Këto të gjitha që rreshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kanë lidhje me realitetin. Si mund të përdoret njëherë termi përgojim?! Këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte të vendit tonë. Për këto nuk fajësoj Koordinatorët e BE. Unë e di kush është fajtori. Janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë.

Duan të vijnë në qeveri me pseudo-programe që janë ofendim i madh i njerëzve. Nuk kam përgojuar BE-në, kam thënë atë që thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë thonë? E dëgjoni çfarë thotë presidentja e KiE? Kjo situatë u krijua nga një qasje dritëshkurtër e palogjikshme, urdhëro ku janë rezultatet.

Nuk ka nevojë ta mbrojë Evropën asnjë koordinator i PE nga unë. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana. Mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu. Edhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Për kë flet ai për shokun e vet?! Do na tregojë se ne nuk meritojmë vaksinën pse nuk kemi dakordësi për zgjedhjet e 2019-ës?

Apo do na mësojmë që ne nuk meritojmë të vaksinohemi njësoj si në Gjermani dhe në Francë pse nuk kemi rënë dakord për 5 qershorin. Për fat të keq janë produkt “Made in Albania”, dezinformim dhe manipulim i njëanëshëm. Për ca jemi ne këtu, të hamë barë dhe të mos hapim gojën kur shohim një fakt. Mos harroni që jeni shqiptarë në radhë të parë!”, tha Rama.

Në vijim Rama bëri ironi edhe me ambasadën franceze e cila kohë më parë u detyrua të shpjegonte deklarata të keqinformuara te Kryeministrit Rama, sic thuhej nga ambasada. Ïa kanë përkthyer keq”, tha rama sot në konferencë për deklarata e tij në lidhje me depozitat e vaksinove në Francë që nuk përdoreshin atje dhe nuk i jepeshin qytetareve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama ka një retorikë të ashpër që prej dy vitesh me zyrtarët evropianë. Ai ka një miqësi të theksuar me presidentin turk Erdogan duke marrë edhe retoriken e tij me Evropën. Po ashtu Rama ka në dosje një tufë kontratash me vende arabe për koncesionimin e ndërtimeve në Tiranë tek bulveradi i ri por edhe në Durrës. e.k/DRONI.al/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...